Bruksel, Meta: Çdo gjë veç hapjes së kutive. Dade: PS nuk tërhiqet

BRUKSEL- Hapja e kutive dhe transparenca e zgjedhjeve janë bërë sërish objekt replikash mes pozitës dhe opozitës, këtë radhë në Bruksel.

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka garantuar reporterin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Nikolaos Chountis, se qeveria do të plotësojë 'çdo kërkesë të opozitës', por 'pa ndërhyrë në vendimet e gjykatave dhe pa cenuar pavarësinë e gjyqësorit', cka do te thote qe pozita vijon t'i mbetet idese se kutite nuk hapen, sepse per to eshte marre nje vendim gjyqesor.

Nga ana e saj, opozita eshte po ashtu ne te njejtin pozicion. Sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në PS, Arta Dade ka përsëritur po nga Brukseli qëndrimin e PS-së, duke deklaruar se nuk ka asnjë ligj që e pengon hetimin e zgjedhjeve.

META
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme theksohet se "Meta i shprehu raporterit vullnetin e Qeverisë dhe qëndrimin e saj tepër konstruktiv për t'iu përgjigjur të gjitha kërkesave legjitime dhe të arsyeshme që vijnë nga opozita, duke theksuar se bashkëpunimi me opozitën duhet realizuar pa ndërhyrë në vendimet e gjykatave dhe pa cenuar pavarësinë e gjyqësorit, një nga shtyllat e shtetit të së drejtës, ndërtimin e të cilit e kërkon edhe Bashkimi Evropian".

Mësohet se gjatë takimit u trajtuan çështje që lidhen me reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave dhe atij të integrimit të plotë të Shqipërisë në BE si dhe u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

Gjithashtu Meta e informoi eurodeputetin Chountis mbi përgatitjet e Qeverisë shqiptare për t'iu përgjigjur pyetësorit dhe angazhimin e saj për zbatimin e reformave të ndërmarra, e siguroi atë se Shqipëria do të përmbushë të gjitha detyrimet për liberalizimin e vizave me BE dhe do të forcojë bashkëpunimin me Parlamentin Evropian.

DADE

"Ne kemi marrë vendimin për ta kushtëzuar hyrjen tonë në Kuvendin e Shqipërisë, me hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e votave në të gjitha ato pjesë të vendit ku ka kontestime dhe prova për dhunë, parregullsi dhe manipulime"- ka thënë Arta Dade.

Sipas saj, më 28 qershor, PD dhe Kryeministri Berisha abuzuan me votat e shqiptarëve dhe me besimin e bashkësisë ndërkombëtare. Rezultati i zgjedhjeve, ku askush nuk fitoi maxhorancën, - theksoi më tej ajo,- doli pas një procesi ku opozita u përball me dhunën e shtetit, me intimidimin e votuesve, me përdorimin e hapur dhe banal të fondeve publike në interesin elektoral të njërës palë dhe me përdorimin ekstrem të administratës shtetërore dhe kapaciteteve të saj në funksion të fitores së Partisë Demokratike.

"Siç e ka nënvizuar raporti final i OSBE/ODIHR, votat e shqiptareve u numëruan në një të tretën e tyre keq ose shumë keq. Nuk ka ligj qe e ndalon investigimin e zgjedhjeve"- përfundoi Dade.

Rama: Në 20 Nëntor shembim murin e politikës së vjetër

KORÇË- Kryetari i PS-së Edi Rama ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e opozitës në 20 Nëntor në Tiranë, për të shembur atë që ai e ka quajtur muri i politikës së vjetër, që mban peng votën e lirë.

"Të mblidhemi në 20 nëntor për të protestuar me forcë për shpresat dhe ëndërrat tuaja, për të ardhmen, të cilat janë të burgosura në kutitë e votimit"- tha ai.

Në fjalën e tij në protestën e radhës në qytetin e Korçës, lideri socialist i bëri apel kryeministrit Berisha të mbajë larg duart nga kutitë. Rama ka theksuar se brenda kutive Berisha fsheh gjurmët e vjedhjes elektorale, ndaj dhe nuk do t'i hapë.

Ndërsa deputeti Pandeli Majko ka theksuar se PS nuk mund të heshtë për këtë heshtje të qeverisë që s'mund të vazhdojë më kështu.
Sipas tij, kutitë e mbyllura janë simbol i aferave të korrupsionit, simbol i keqqeverisjes së Shqipërisë.

"Në 20 nëntor të gjithë në Tiranë, bashkë, që të ballafaqohemi me qeverinë. 20 Nëntori fillimi i demonstrimit të madh të të gjithë shqiptarëve për hapjen e kutive"- tha ai.

Sipas kreut të PLD-së Spartak Ngjela se votën e shqiptarëve nuk mund ta mbajë të mbyllur një qeveri që nuk ka fituar zgjedhjet dhe e korruptuar. "Ne nuk jemi mbledhur këtu për t'u lutur, por kjo është një revoltë, sepse kjo është gjuha që qeveria ka dëshirë të dëgjojë" tha ai.
 

23 Komente

Bravo Dade.

"Partizanet vdesin por nuk terhiqen kur jep urdher partia".

Kjo parulle eshte nje trashegimi e forte e lene nga Mema juaj,Partia Komuniste.

ja dhe shoqja arta tu hap kutite smiley

http://3.bp.blogspot.com/_vC43AIa-0YU/SNSze7pFk3I/AAAAAAAADoA/3jcUCpLByHg/s400/Pandoras-Box-Print-C10100758.jpg

Qyqa Bedrije.Nuk merdhif kjo lakuriq?

E ngroh Edii           

Thuj ca te dush o Realisto, po duket qarte qe nuk e rruka fare Edi...

http://www.easyfreesmileys.com/smileys/lol-045.gif

O POlic, po allatet pse ja ke mshehur? Apo i ke frike se te duken si artileri e rende? Ashtu eshte, te jape te drejte, se po te te turet me gjithe ate artileri do te te dalin syte nga zgavrat e jarget nga goja.

Si berber qe je shko e pastroja allatet,

mbase te jep ndonje hyrje te pallatet,

se ka me shumice,

per servile e socialiste.

Berber  sa me fat je mor kodosh,ja te punesuam dhe ty.

pse koht e funit mi ?

kam qen po sme ke dallu smiley

vota eshte sexi pra, si thane 99-cat ?

te votosh osht sexi.

ene shoqja arta pranej s'merdhif, se e ngrof zjarri revolucionar i votes smiley

Opozita po ndjeke nje logjike te gabuar. Te hapen kutite do te ishte ne dem te stabilitetit te vendit. Hapja e tyre do te ngrinte pyetje te shumta per procesin zgjedhore, vendet ne kuvend do te ndryshoheshin (mundesisht) dhe vendi do te duhej te shkonte ne zgjedhje te parakohshme.

 

Askush nuk eshte i pergaditur per dicka te tille. Ne fakt ato do te c'orientonin fokusin per te plotesuar reformat per te arritur liberalizimin e vizave dhe do te fokusoheshin ne fushata, ne ndryshim te kodit zgjedhore e probleme te tjera te cilat nuk jane ne dobi te askujt. Socialistet kane bere fushate per t'iu hapur votuesve te tyre rrugen per te udhetuar drejt evropes pa viza, ju kane premtuar atyre qeverisje me te mire por kane harrur se ku mund te behet kjo. Kane harrur detyrimet e tyre ndaj votuesve te tyre por edhe mbare shqipetareve.

 

Shqiperia ka nevoje per opozite po aq sa ka nevoje per pozite, por qe te dyja te ishin funksionale, te mire orientuara dhe me perspektiva te qarta per ta ndihmuar vendin ne procesin e integrimit. Shqipetare jane lodhur nga lojera te rrezikshme si keto qe Ram, Ruci & Co po luajne. Shqiperia eshte vendi i 1001 problemeve te cilat kerkojne zgjedhje emergjente pa patur nevoje per te krijuar te tjera.

 

 

Po dhe Rama e di kete bre, dhe e di shume mire. Sa here qe dele me Ngjele karagjozin, dhe behet palaco vete perpara 30-40 pensionistave ne Korce e kutpon kaq dhe i dhimbset shume.

Po si t'ja beje? Tani ka zer be o te hapen kutite o 'ska? Keshtu mori pushtetin ne PS dhe si ajo puna, po u fute ne ate rruge eshte veshtire te dalesh.

Janë që janë aty në Bruksel, le të fusin kokën aty në shatërvan, t'i sh... maneken pissi të dy e të mbledhim mendjen.

duhet pranuar se ne budallekun e tij rama na tregoi se eshte njeri shume i afte qe te manipuloje trurin e tere socialisteve.

as nano sdo te kishe arritur te bindte ps-ne, ne kohen e tij, qe ta ndiqnin ne nje aventure kaq idiote...

Rama eshte me anti shqiptar se E Hoxha, Rama nuk do integrim ne evrope,kete e ka treguar qe gjate fushates elektorale kur u bente thirrje shqiptareve mos aplikoni per kartat e identitetit, me kete veprim kerkonte qe te deshtonin zgjedhjet,kete nuk e arriti dot, tani kapet pas alibise se hapjes se kutive.A ju kujtohet ne 2007-ten qe beri te pamunderen per deshtimin e zgjedhjeve lokale 2007.E Rama po e shkaterron PS.

hahahhahahahahaha O polic, Enveri antishqiptar? Po pse o kaqol te mos duash integerimin ne europe do te thote te jesh antishqiptar? hahahahahahaha, kjo do te thote thjesht se je antievropian.

Do apo nuk do ti kutite do te shkojne drejt hapjes. Vetem nje gje i ben ato qe te mos hapen: djegja e tyre! Por me kete rast dhe nese e ben, gati e ka gropen ku te varoset. Eshte ajo gropa qe e ka hapur vete, krateri i Gerdecit. Pastaj, i ka lene porosi ministrit duhan pires, qe si specialist i mbushjes se gropave, mbasi ta mbushe me toke argjilore, te mbjelle per qejf te vet duhan.   

Sigurisht qe dhe Enveri ishte antishqiptar more berber.

Ai  izoloi shqiptaret nga bote e beri shqiperine bukner.

 

Ti i hape kutite ne shtepine tende se te vjen Edi bashke me veteranet e mitingjeve dhe te ben namin po i gjeti mbyllur.

Duhet me cdo kusht qe ti jepet fund nje here e mire rregjimit te urryer monarko=fashist serbo-grek ne Shqiperi dhe te ndertohet demokracia e vertete ja ashtu thjeshte si e kane shumica e vendeve te Evropes Perndimore. Po keshtu, tu merren sendet dhe tokat e grabitura fshatareve "udheheqsa" te qelbur te Vicidolit, Cepanit dhe te Burgajetit.   Keta kopuke pordhamane duhet te japin llogari deri me nje per shitjet e truallit te shqiptareve tek serbo-greket.  Poshte tirania mesjetare e fshatareve te pagdhendur! Rrofte Demokracia e vertete Evropiane!

http://www.homero-simpson.com/photos/homer-simpson-elvis.gif

Gaz i botes ngado behemi ne... Po vetem ne ama... epo qo pik'e zeze!!! Duhet se s'ben te bejme spektakel gjithandej...

 

 Kshu sic duken punet evropi dhe bota mbare do perpiqen te bejne kompromis me na.. Do hapin varret anembane qe te hapim kutite na..

Ej po keta te LSI ne ditet e para pas zgjedhjeve sikur dilnin e cirresshin se do benin koalicion me Berishen pasi ky ju kish premtuar  ....  rinumerimin te votave .... !!  Tani qenkan kunder hapjes se kutive dhe rinumerimit ?? Cudi ??

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).