Vajza në BRONZ..

smileyointer; cursor:hand;width: 349px; height: 400px;" src="http://1.bp.blogspot.com/_3t0ScKe964g/SwmXiBjFFFI/AAAAAAAAANQ/dyuorKv-Vos/s400/2185675-2-trees-sigh.jpg" border="0" alt=""id="BLOGGER_PHOTO_ID_5407019438421906514" />

Shkoj shpesh të kreh flokët e mia tek kjo parukierja që zbulova para disa muajsh dhe që për fat të mirë nuk ndodhet larg adresës sime. Më në fund mendova se gjeta një parukiere që nuk të pyet tërë kohës pyetje si: ku punon, a je e lidhur apo beqare, a je e martuar apo e fejuar a ke vëllezër apo motra etj etj, gjithmonë më ka bërë përshtypje kjo nevojë a panevojshme e këtyre pyetjeve në parukeritë e Tiranës. Kështu megjithëse nuk shkoj shpesh në parukeri u bëra një kliente e besuar e kësaj të fundit. Eshtë një vajzë e re rreth26 vjeç, e veshur në mënyre moderne dhe praktike njëkohësisht. Flokët I mban deri tek supet dhe I ka bërë me disa fije të bukura bjonde, të jep përshtypjen se është e pavarur, dhe vërtet e shkathët. Disa herë kam vënë re se aty mblidheshin disa vajza që bisedonin për asgjë dhe për gjithçka, kështu duke qenë se veshët punojnë në mënyrë rebele mësova se ka një djalë 10 vjeçar dh të shoqin nuk e ka në këtu. Fenomeni I emigracionit e bën krejt normale faktin e të pasurit të bashkëshortit jashtë ndaj dhe deri këtu nuk mendoja për asgjë të jashtëzakonshme. Ndërkohë televizioni në vendin tonë është I domosdohëm si mobiljë dhe në parukeri, kështu BBF ndiqet rëndom, dhe komentet për këtë këngëtare apo tjetrën nuk kanë të sosur.
Në skenë del një këngëtare shume popullore aktualisht, Më pyet: Mos I ka bërë gjë buzët ajo?
-I them nuk e di por nuk ngjan sikur ti këtë bërë, më duket natyrshëm shumë e bukur!
Por Keti (parukierja) përdredh buzët dhe thotë:
- Aman se nuk ësht pale çfarë, shih si është veshur si …
Reagoj dhe I them:
-Ti themi gjërat siç janë për atë që po bisedonim dhe të mos e përziejmë bisedën,d he në fund të fundit sado banal të jetë luku I njërës apo tjetrës këngëtare nuk mund ti vëme nofka apo epitete pa e njohur fare atë..
Shpjegimet e mija do shkonin dhe më tej, por më dukej e tepërt për Ketin, biseda vijoi tek nevoja e gjithsecilit për të udhëtuar, ndërkohë që un po mendoja sesa kontradiktor mund te jete paraqitja apo stili modern I të veshurit me mendjen e vetë personit.. Por pikërisht e shtyrë nga kjo bisedë e shkurtër Keti filloi të më tregontëpër veten e saj..

“Më martuan të re fare.. familja isha vetem 15, fëmijë.. pas 1 viti më lindi djali por ndërkohë vetë familja ime vëllezërit e mij ishin të bindur se un duhet ta lija atë. Këmbëngulën që të ndahem, dhe un u riktheva tek jetesa me prindrit dhe vëllezërit e mij. Jeta ime ka qenë një skëterrrë e vërtetë..isha njeriu që ka faj, gjithmonë faj, tani që jetoj prej kohësh me prindërit, vëllezërit e mij dhe nuset e tyre duhet të pranoj se jam njeriu i shënjestruar i çdo dite. Prindërit e mij gjithmonë kanë mbështetur vëllezërit , në kontradiktat tona un isha në mënyrë të padiskutueshme gabim, gabim, deri aty sa te haja dru nga vëllezërit e mij ishte shumë e natyrshme, por ajo që me shqetëson tani ështe se dhe djali im duke jetuar në këtë ambient kam frikë se do te bëhet pikërisht si ata. Vellai im që eshtë 3 vjet më I vogël se unë më kontrollon në mënyrë brutale, nuk guxoj të mbaj as telefonin të hapur, pasi patjetër ai do të kontrollohet, duhet të kthehem para orës 8:30 në shtëpi sepse ndryshe un jam ajo e rrugës ajo e pavlefshmja ajo që përveç se po e mbajnë po I turpëron ata”
Këto fjalë që dolën me një rrëmbim kaq të madh, më ngjasuan me prishjen e një dige të një lumi ku nuk e ndaltë asgjë më. Një ujë I ashpër , I ftohtë, me rrëketë në ajër që mblidhte të gjithë ato shkëmbinj që haste përpara pë pyetur, pa u frikësuar , I vendosur ti japë fund një luftë me rrënje te thella sa ç’mund të ishte vetëdija e fëmijërisë. Flokët e mija sikur po shtriheshin vetë tashmë pas atij rrëfimi të ashpër.. kaçurelat besnik nuk ishin më u dorëzuan me lehtësinë më të madhe .. dhe sytë e mij vërejtën për herë të parë se si ajo vajzë të cilën e kisha pare si autoritarë, të qeshur dhe të shkathët po kthehej në një qënie më të brishtë se vete fjala brishtësi. Uli për një momënt pllakatat e hekurta që parukieret I quajnë “pjastër” dhe më kërkoi ndjesë për lotët.. ndërkohë un u vonova pak në përgjigje si shprehje e qartë e pamundësisë sime për të parashikuar një situatë të tillë sot të dielën.. I thashë.. - të lutem vetëm falje mos më kërko… Në mënyrë të drejtpërdrejtë I thashë se duhej të largohe që aty..! I them më mirë veshtirësitë që të japin shpresë sesa komfortet mizerabël, Kërko një apartament tjetër dhe jeto e lirë pa presione, pa kontrolle, pa influence dajallore tek djali yt..dhe ajo pohon me kokë por më thotë që nuk e ka të lehtë.. pasi nëse do ta bënte atë ajo do të merrte epitete të ndryshme.. qe do ta shkatërronin.. më thotë e vetmja zgjidhje është të largohem nga Shqipëria bashkë me djalin tim kështu të paktën ata nuk do të thonë që un u largova për këtë apo për atë, por sepse jeta diku tjetër është me e përshtatshmë per mua..kështu të paktën vetë opinioni do ti mbrojë dhe ata.. Një ofshamë nga ajo, që pason me një ofshamë nga unë për atë ..mbaroj. I lë 200lekë më shumë.. dhe dal, ec në të ftohtë duke menduar se për herë të parë dola nga nje parukeri pa e parë në fund veten në pasqyrë..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).