Berlini i ndarë: "Më dukej vetja si majmun në kopshtin zoologjik"

Për katër dekada Berlini ishte i ndarë. Për të kaluar kufirin duheshin viza ose leje të veçanta. Kadri Mulaj ishte ndër të paktët që kishte këtë leje. Kosovari nga Mitrovica kujton ato kohë që kaloi me të shoqen Elken.
 
Elke Müller nuk e njeh më qytetin e saj të lindjes: Shtëpitë e vjetra dhe të rrënuara nga koha e socializmit janë zhdukur. Pallate të qelqta dhe rrugë të asfaltuara janë ngritur tani rreth përqark lumit Spre në stacionin e trenit "Friedrichstraße".

"Shpeshherë them: o ç'bën leku!" Këtë e bëri kapitali", thotë shoku i saj shqiptar nga Mitrovica, Kadri Mulaj.

Koha e studimeve

Kur Kadriu, asokohe student, vendosi të vinte në Berlinin perëndimor në vitin 1978, qielli mbi këtë kryeqytet ishte i ndarë. "Si sot më kujtohen radhët e personave me qindra, që prisnin për të kaluar brezin kufitar me qëllim që të kishin 24 orë në dispozicion, sepse aq zgjaste një vizë ditore", tregon ai. Kadriu vetë ishte martuar me një gjermano-lindore dhe kishte vizë të përhershme për të dy pjesët e Berlinit. Për këtë privilegj ia kishin zili miliona qytetarë të Gjermanisë Lindore si për shembull Elke.

"Unë kam jetuar afër kufirit, në Oderberger Strasse. Po ta hidhje gurin, ai binte në Berlinin Perëndimor. Në anën tjetër ishte një kullë vrojtimi dhe aty vinin autobusët me vizitorë, hipnin në kullë e na shikonin. Mua më dukej vetja si ndonjë majmun në kopshtin zoologjik", kujton Elke, teksa rri e mbështetur në parvazin e një ure mbi lumin Spre, që shërbente si vijë ndarëse mes dy pjesëve të Berlinit.

Këtu dikur vdisje, në përpjekje për të kaluar kufirin

Elke shikon njerëzit që kalojnë mbi urë pastaj thotë: "Është shumë e çuditshme që këtu ishte kufiri. Dhe që njerëzit kanë vdekur kur kanë dashur të kalojnë. Ndërsa tani të gjithë mund të lëvizin lirshëm".  Në brigjet e lumit janë vendosur kryqe në kujtim të njerëzve që kanë humbur jetën duke u përpjekur të kalojnë në anën tjetër.

Kadri Mulaj emocionohet tek i sheh dhe kujton: "Unë atëherë kisha marrë me qera banesën e një kolegu të punës së Elkes, Chris Gueffroy. Ai ishte personi i fundit që tentoi të kalonte murin dhe u vra. Kur dëgjuam për këtë u prekëm shumë", kujton ai.

Në breg të lumit është një kryq që mban emrin e Gueffroy-it. Ai u vra në shkurt të vitit 1989. Pak më vonë u hoq urdhri për goditje në kufi, por Elke nuk u besonte organeve të RDGJ-së.

Ikja "matanë"

Në nëntor 1989 ajo u nis të shkonte "matanë", siç i thoshin gjermano-lindorët Perëndimit. Jo nga muri, por me aeroplan për në Budapest, ku mijëra bashkëqytetarë të tjerë të saj ishin grumbulluar në ambasadën e RFGJ-së. Të nesërmen Elke lexon në gazetë se ka rënë muri, por ajo nuk kthehet. "Do të doja të isha në anën e duhur, po ta ndërtonin murin sërish", thotë Elke. "Unë i thosha shoqes të qëndronte në Lindje sepse aty jeta ishte më e lirë. Ajo thoshte jo, unë dua të kaloj në anën tjetër të gëzoj lirinë, që ishte shumë e logjikshme", thotë Kadriu.

U desh të kalonte kohë derisa berlinezja të mësohej me jetën e re në qytetin e saj të panjohur: "Ishte e çuditshme, sepse ti ishe në qytetin tënd dhe nuk mund të orientoheshe në të."  Por Elke dhe Kadriu kanë mbetur në pjesën perëndimore. Nganjëherë shkojnë për vizitë në lindje për të parë ndryshimet. Lagjja e vjetër e Elkes, Prenzlauer Berg është shndërruar në një nga qendrat kryesore të artit, modës dhe muzikës. Asgjë nuk ka mbetur si më parë: pallatet janë rregulluar dhe u janë shitur biznesmenëve nga e gjithë bota, çdo gjë është shtrenjtuar, fqinjët e dikurshëm të Elkes janë detyruar të largohen për t'ua lënë vendin perëndimorëve me të ardhura të mira. "Ishte çmimi i lirisë", thotë Elke.

Autor: Anila Shuka
Redaktoi: Bahri Cani

24 Komente

Hej .Ju te Deutsche Welles.

Po na thoni ndonje gje te cuditshme.

Ju rrezuat murin tuaj dhe na ngritet nje mur neve te cilin akoma nuk pranoni ta hiqni meduke e maskuar me nje propogande aq te sofistikuar sa qe do tju a kishte zili edhe ish Bashkimi Sovjetik.

 Ju rrezuat murin tuaj dhe na ngritet nje mur neve te cilin akoma nuk pranoni ta hiqni meduke e maskuar me nje propogande aq te sofistikuar sa qe do tju a kishte zili edhe ish Bashkimi Sovjetik.

Jo vetem kaq, por na duhet te degjojme edhe fyerjet raciste te z. Sarrazin. 

Per ata qe nuk e dine: herr Thilo Sarrazin eshte funksionar i larte i partise socialdemokrate (e majte), ka mbajtur dhe mban poste te larta ne administraten shteterore gjermane. Imagjinoni se ckane ne zemer ata te CDU/CSU (te djathet) pa folur per DVU (fashiste).

Po me po i ju ka duk vetja si ne kopshtin zoologjik,tani thone duam DDR prape,se ishin mesuar palle ariu,sa i ra b.... ngushte ne kapitalizem filluan duke hedh vickla.Mire kjo po kane emigru shume nga ost deutschland ne bayern.

Lexova nje artijull interesant mbi gjermine e sotme te bashkuar.

Lindoret ndihen te zhgenjyher ne nje fare mase qe nuk jua permbushur pretendimet e tyre te 90! Nje profesor universiteti gjerman thoshte: " Ajo qe ka zhgenjyher njerezit eshte pabarazia. Ne lindjen e kaluar cdo femer kishte nje pune me ligj, arsimi dhe shkollimi ishin falas me ligj..Sigurisht mireqenia nuk ishte e larte , por kishte nje ndjenje barazie midis njerezve."

Sot pas 20 vjeteve a eshte LIRI pabarazia sociale e thelle ?

O zot.Ky eshte me komunist se Marksi,Engelsi,Lenini,Stalini,Enveri dhe Mao te marre se bashku.

Me siguri ke qene ndonje brigadier kooperative qe ke kaq nostalgji per ate kohe.

kjo o e bukra, qe nuk i merr dot se bashku ata emrat. Osht si me dash me bo komtare futbolli me lojtare te zgjedh nga volejbolli, skerma, shahu, OK n'akull, OK n'bar dhe nga hipizmi.

"Dream Team" m'i llaf. smiley

 epersine qe ka sistemi komunist ai nuk e ka keq ne thelb. po nuk di te ta shpjegoje. ai kujton se ky sistem sjell mireqenie, qe dhe ketu nuk e ka keq, vetem se mireqenien e redukton me ate materiale, prandaj sot jeton ne angli pa ju dridh qerpiku se kjo ja garanton me mire se kudo tjeter. 

 barazine e duan vetem budallenjt (te paaftet), per te perfituar ne kurriz te te mençurve (te afteve). po ti liqen per çfare e do angline, per kapitalizmin konservator apo per asistencen sociale qe te jep ?

O none o none ca analize qe bone...smiley

Jam kurioz me dit nese ka ndonje pergjigjie qe ti pret si te sigurte nga liqeni o tremeshan.....smiley

injorante e madhe dhe ti ignorantia..  smiley

Si nuk te ka mesuar gje peshku ty gjithe keto kohe?

Te ta jap nje shembull te fresket se si e kuptojne barazin sociale shqiptaret.Ka nje jave qe eshte permbyt veriu i shqiperise ndersa nje minister thote ne tv : " Eshte problem social mbytja, por ne do fillojme te eksportojme energji"..

 

 

Nuk e di pse e moret kaq me vrulle kete gje. Po e le menjane Gjermanine!

thjesht nje pyetje bej te arsyeshme. Sot pas 20 vjeteve si shqiptare qe jeni dhe shkruani ne peshk si mendoni :

A eshte pabarazia sociale  LIRI ne Shqiperi sot pas 20 vjeteve?

A eshte LIRI kur nuk ke spital ku te mjekohesh, nuk ke shkolle ku te arsimohesh, kur nuk ke siguri ku jeton, kur nuk udheton dot pa kufizime, ku nuk ke pune, ku detyrohesh te lesh shtepine per nje jete me te mire. Kur rrugaceria dhe banaliteti po shiten per zgjuarsi dhe kulture. Ku korrupsioni dhe shpifja jane legjitemuar ne sedren shqiptare.

A ka LIRi?

Po ti me te vertete pret pergjigjje? Eshte si te shkosh te spitali i budallenjve dhe te shtrosh pyetjen "Ku qendron vlera e intelektit?". Shihi poshte si ta japin pergjigjjen... njerezit e dine shume mire qe jetojne ne mes te halese se korrupsionit, but they feel great, cause its their own shit

thank you.. shpresa vdes e fundit!

Edhe pse kane kaluar 20 vjet, ka nga ato qe kujtojne se muri i Berlinit u ndertua qe te pengonte perendimoret te gezonin te mirat e lindjes.

12 % e gjermanolindorve kane nostalgji per murin.

Normal, asgje te keqe, vetem 12%, po ne Shqiperi sa kane nostaligji per diktatorin 46% , 51%, 66%, nuk dihet, eshte tabu!

Lum, duke perfitu nga nje template i gatshem i poetit: "sikur ne te nxjerrim jashte enveret brenda nesh, do zbrazeshe dhoma!"

esht difuzion i ngurte ky muhabet. ta them nje her tjeter si e qysh, kshu nga ana fizike.

 nuk eshte nostalgjia per enverin ajo (shqiptaret jane nga te vetmit popuj, te botes, te pa qeverisur kurre, pra nuk kane pranuar as dashur asnje forme qeverisje nga lart, mbreti, presidenti, komiteti, etj).

shko dhe lexo murtajen e kamyse (ate librin ne krye te faqes) ta marresh vesh pse njerezit e duan murtajen. e shpjegon tek rreshtat e fundit. 

Eh mor liqen,mire ato te sipermet enver marks stalin mao ce dun po se po ,por avash avash po na bohesh si Dalai Lama.

po mire puna ime dihet dua te behem Dalai Lama sic thua ti. Dokord!

Ti di ndonje pergjigje te asaj pyetjes sime? A ndihesh ti i lire p.sh.?

une di p.sh. ne tirane qe ka njerez qe ndihen te Lire se shkruajne ne internet naten vone, ndersa gruaja shikon porn ne digital! Edhe per kete gje vetem, per ta muri i berlinit ja vlente qe u shkaterua dhe Enveri ti digjen edhe kockat qe na la pa interent dhe porn!

 

 

 njeriu nuk eshte i lire par définition (ka lindur dmth qe te mos jete i tille). pra asnje nuk ka çe do lirine. ti vjen ketu tek peshku ngaqe nuk do te jesh i lire, ne cepin tend, ne heshtjen tende. 

eshte naivitet pra te mendosh se i lire jeton me mire, sesa te jesh i varur.

Po kete te kishe thene qe ne fillim mor Liqeno.

Ti dashke vetem porno dhe internet.

Shpresoj se i ke gjetur ne Angli.

Hahahaha, ende ekzistojne perronje te tille?! Une kujtova si ishin thare me kohe. Po kur ka pasur barazi more liqen? Ne kohen e udheheqesit tend, komandant Enverit? Ne kohen e komunizmit stalinist shqiptar u permbys nje klase, qe ishte legjitime pasi cdo gje e kishte ne baze te punes dhe meritave te tyre dhe u vendos nje klase tjeter sunduese qe meriten e vetme kishte qe ishte komuniste dhe pjese e sistemit totalitar. Ne shkolle kriter ishte biografia, ne pune po ashtu, njerezit e sistemit dhe soj-sorollopi i tyre u shprengulen nga fshatrat e humbur dhe u bene kaptere ne mbrojtje te diktatures ne Tirane dhe qytetet kryesore, deget me te mira i merrnin femijet e komunisteve etj. Per kete barazi e ke fjalen?

Jo, nuk ka patur barazi atehere, se ishte diktature e nomenklatures. Justifikim per te mos patur as tani eshte ky? Pse po vijojme diktaturen?

Kjo pune eshte si ajo historia e atij qe nga skllav donte te ishte NJERI i LIRE, nderkohe qe dy skllever te tjere i thonin qe pse do te behesh i lire, kur ne pronari na trajton mire, bile edhe ne menyre te barabarte dhe ky i shkreti ju pergjigj: ku e dini ju se cfare eshte liria, ju pervec skllaverise nuk keni provuar dicka tjeter, ju flisni per ate qe njihni.

Sot Shqiperia eshte vend i lire, i lire nese me degjon o Liqen, paj kam hall qe nuk e kupton kete fjale, eshte rishtare per ty, e ke degjuar shume vone.

Ne Shqiperi sot ke studente me shume se asnjehere tjeter, ky thote se nuk ke shkolle te arsimohesh. Funny...

 po te ishe i lire ti The Speaker nuk do te beheshe tellall (ose skllav) i demokracise (nuk po e vej ne thonjeza kete fjalen). 

do te shihje punen tende. por me duket se nuk ja ke bere vetes, ndonjehere,  pyetjen: se cila eshte puna ime ?

mos vono t'ja besh po te jete keshtu. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).