Berisha refuzon: Vazhdoni protestat, nuk i hap kutitë

Reagon edhe Jozefina Topalli: Nuk mund të guxojnë që të cenojnë ligjshmërinë dhe punën e Parlamentit

Ultimatumi 10-ditor i vendosur nga opozita për hapjen e kutive ka hasur në refuzimin kategorik të Kryeministrit Sali Berisha. Vetëm pak momente pas deklaratës së Edi Ramës, reagoi shefi i ekzekutivit. "Do të garantoj protestën e cilitdo qytetar edhe nëse protestat do të vazhdojnë tri ditë, tridhjetë ditë, tre muaj, vazhdojnë në infinit, këto janë çështje jo të miat, janë vendimmarrje që dalin tërësisht jashtë kompetencave të mia", u shpreh Berisha. Kryeministri theksoi se mbetet i hapur për dialog duke shtuar se "kam bërë një ofertë shumë serioze, por çdo gjë duhet të bazohet mbi të vërtetën dhe jo mashtrimin". Kryeministri Sali Berisha, pas përshëndetjes së protestës një ditë më parë nga dritarja e zyrës së tij në selinë kryeministrore, këtë herë zgjodhi gjuhën e fjalës për të thënë qëndrimin e tij mbi protestën që u zhvillua në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Shefi i qeverisë dhe i mazhorancës theksoi edhe një herë qëndrimin se askush nuk mund të dalë mbi vendimet e gjyqësorit, për të hapur kutitë, sepse Kolegji Zgjedhor ishte hallka e fundit ligjore e zgjedhjeve të 28 qershorit. "Të pretendosh se nuk ka vendosur gjykata në një kohë kur gjykata ka shqyrtuar në themel Beratin, Fierin etj., dhe ka vendosur se nuk mund të ketë rinumërim të pabazuar në kontekst, atëherë do të thotë të ndërtosh strategjinë tënde mbi mashtrimin dhe kjo është përzgjedhja që unë nuk e këshilloj. Pra vendimi është i formës më të prerë, zgjedhjet kanë certifikim më të plotë në historinë e këtij vendi", insistoi Berisha. Sipas tij, ata që nuk duan të pranojnë votën e shqiptarëve, kanë problem me veten e tyre. "Shqiptarët kanë votuar, zgjedhjet janë certifikuar, unë këto mund të theksoj dhe e theksova edhe dje. Në mënyrë kategorike, vendimi i gjykatës nuk do të mund të përmbyset as nga ata që unë thashë dje, as nga ai, po u ngrit lugat për t‘i ndihmuar. Të harrojnë se mund të bëhet kjo gjë", tha ai. Qëndrimit të palëkundur të Kryeministrit Berisha iu bashkua dje edhe Kryetarja e Parlamentit. Numri dy i PD-së, Jozefina Topalli, hodhi dje akuza mbi personat që cenojnë punën dhe ligjshmërinë e institucionit që ajo drejton. "Natyrisht që askurrkush as bijtë, as ministri i fundit i Sigurimit të Shtetit as ministri i fundit i Ramiz Alisë, as emrat e Xhelilëve apo ta Hamitve apo të të tjerëve, nuk mund të guxojnë që të cenojnë ligjshmërinë dhe punën e Parlamentit, të qeverisë dhe institucioneve", tha Topalli. Deklaratat, Kryeparlamentarja i bëri gjatë një ceremonie në Parlament, me rastin e 20-vjetorit të nënshkrimit të Konventës së OKB për të drejtat e fëmijëve, ku motoja e saj ishte se "askush nuk mund të cenojë sistemin e demokracisë". Në vijim të deklaratës, Topalli u shpreh se kushdo që mund të mendojë se mund të sulmojë apo të përpiqet, me instrumente të paligjshme të cenojë ligjshmërinë, natyrisht që gabohet rëndë. "Sot jemi në 20-vjetorin e rënies së murit të Berlinit dhe për ne shqiptarët e në mënyrë të veçantë për Partinë Demokratike që ishte forca që rrëzoi komunistët, byronë politike, sigurimsat e Shtetit", tha ajo.

49 Komente

Me nje fjale, nuk e rrujm per popllin.

Amani more me jeni bere me keq se politikanet qe thone: kete e do populli, ate e bejme per te miren e popullit, i gjithe populli na do, per te miren e popullit punojme,etj. etj.

Po te dale populli tjeter e te thote nuk duam te hapen kutite ti do te thuash qe Rama nuk e rruan per popullin dhe kerkon ti hape ????

Pra shprehja jote duhet te ishte :

"Me nje fjale, nuk e rruaj per ty Rama.

Si smesoi qe smesoi nje here Rama nga e kaluara? Si smesoi te flas me gjuhen e berishes per te tilla gjera?

T'pritshin arkivolin e Ismail Qemalit qe do e sillte ai simitja nga Italia dhe ta perdorshin per te trokit te dera e kryeministris!

Anything you can do, I can do better
I can do any thing better than you
No you can't, Yes I can, No you can't, Yes I can No you can't, Yes I can, yes I can

...te dy keta po e bojne balte dhe cdo gje po e ha poplli shkrete...

....qef kam te perplasen te dy koke me koke dhe mos ngrihen me....po ne mes te jete koka e Metes....motherfuckers.....

Ahere, gjyqesori i Kadijustiz duhet prishur..se bashku me kushtetucin!

se askush nuk mund të dalë mbi vendimet e gjyqësorit,

Edhe i gjo: Libanizimi i Shqiperiese perfundon ne 8 dhjetor. Nqs Berisha arrin te mbledhe te njejten sasi turrme si Rama, njeri prej tyre eshte pakashume ekuivalenti i Hizb'ul'Allah-ut (shtet mrena shtetit), dhe nuk e ka per gje te krijoje ushtri private, administrate sociale, etj etj.

 Qafo, 

etc etc etc, shume dakord! Por, imagjino qetsine qe do mbreteroje ne peshk me date 8 dhjetor! boft Sala miting dit per dite, dhe u rrethofte nga tan plecostomuset e peshkut!!!

mos ra gjo m qetsi kur boni pallatromba pa breke rrevolucjon?

Dobesia e shtetit shqiptar eshte trasheguar nga nje ndarje e shume niveleve ne shoqerise shpiptare. Ndarje qe nganjehere pret nderthorazi shtresa thelbesore qe identifikojne nje shoqeri normale.

Disa syresh identifikohen me shume ne baze te parkatesive politike, fetare , klasore, gjeografike sesa ate qytetare ose kombetare. Pervec disa pikturave te Sali Shijakut, asgje konkrete nuk eshte bere per te adresuar keto probleme. Ne nje ane njerezit ndihen te shqetesuar kur nje pale perdor identifikim e tyre prioritar si kundervenie tjetres. Tiransit psh kane te drejte qe te jene te shqetesuar kur kenget labe perdoren politikisht per te treguar evokimin e nje kohe kur vallet labe identifikonin sundimin komunist. Ne te njejten mase Gjinokatralit psh kane teresisht te drejte kur forcat ligjevendese mbizoterohen nga Tropojane etc.

Kur te zgjidhen keto probleme atehere do ulet ndjeshme ndikimi personal i njerezve te tille si Berisha dhe Rama ne jeten e perditeshme te shpitareve.

Tiransit psh kane te drejte qe te jene te shqetesuar kur kenget labe perdoren politikisht per te treguar evokimin e nje kohe kur vallet labe identifikonin sundimin komunist

Po kjo ca ishte?

Komplet e pabazume!

Tironsit kane te drejte per tu shqetsu per cfare i do rronxa e caracit. Por qe kur paskan fillu me "u perdor politikisht" konget labe?

Sa per identifikimin me sundimin komunist, me sa di une himni "par exellance" i komunizmes ka qene nje konge e nje rajoni pak na nalt se lumi Vjose! smiley

Fillonte me emrin e Enverit, dhe pershkrunte Prijsin ne nje moment pune ne Kovachane, me sa e maj men!

Lejini kto, se nuk na kane hije! smiley

P.S.

Mu nuk me rezulto' qe Sala kete rradhe e ka bo balte kete punen e krahinarizmave! Po ashtu nuk me rezulto qe nga 2005 e knej Sala i ka favorizu tropojanet mo shume se te tjeret! As tropojanet, as malsuret e tjere!

Drejt me fol!

Tironsit kane te drejte per tu shqetsu per cfare i do rronxa e caracit. Por qe kur paskan fillu me "u perdor politikisht" konget labe?

Dje e pashe ke top channel, video clipi s'eshte me me duket ose sdi ta gjej une. Kendoheshin kenget para kryeministrise. Mbase nuk eshte indikative fare qe kendohej labce ne proteste ,, por dyshoj shume se ata protestuesit mund te kendonin nji konge te Myslym Leles p sh.

Megjithate vari teneqen, kokat hongshin, deri sa dalin hala neper mitingje.

 Libanizimin e Shqiperise, qe u permend ketu, nuk besoj qe EU ta lejoje. Kjo mund te jete nje enderr e qarqeve armiqesore komshi me ne dhe qarqeve te brendeshme te lidhura me Edi Ramen dhe Sali Berishen, mirpo ne fund te fundit ngelet enderr. 

Miku yne Blendi, qe sot qenke marre me perzgjedhjen e artikujve nga shtypi per koment ketu ne PPU, Berisha as nuk hap dhe as nuk mbyll kutite, Berisha vetem respekton vendimet e gjykatave. Nese PS i drejtohet Gjykates Kushtetuese me kerkesen per hapje dhe rinumerim votash dhe kjo gjykate i jep te drejte, atehere Berisha eshte i detyruar te zbatoje kete vendim, ne te kundert nuk eshte ne dore te Berishes kjo pune, por ceshtje ligjore. Keshtu eshte puna o mik dhe jo ashtu sic na e jep ajo gazete qe preferon ti (jo pa arsye).

Kete nuk e ha Rama.Ai e di shume mire qe Gjykata Kushtetuese do te thote :

Mbi vendimet e gjykatave nuk shkelet.

Dhe pastaj Rames nuk i ngelet gje tjeter.

Ai e di shume mire qe Gjykata Kushtetuese do te thote

K'te nuk e dime!

Epo kjo eshte rruga ne demokraci. Me dhune cunat e Bllokut (nuk e kemi fjalen per cunat qe pijne kafe tek Blloku aktual) ta harrojne qe mund te cenojne nje qeveri legjitime, qe mund te cenojne voten e shumices se qytetareve dhe ne thelb te cenojne demokracine. Jo cunat e Bllokut, por edhe baballaret e tyre te ngjallen nuk mund te prekin edhe nje xham te shtetit shqiptar. Forca e ligjit ka per te rene fort mbi koken e tyre e perkrahur nga pjesa derrmuese e shoqerise shqiptare dhe nga faktori nderkombetar.

Pse qenke kaq i sigurte qe shumica e votueseve ia ka dhene voten pd-se? A vejme nje bast qe nuk eshte keshtu? Ti me jep green card apo pasaporten amerikane nese e ke dhe une te jap shtepine time ketu ne Tirane qe te vish dhe te jetosh prane Saliut.

E ke te humbur bastin me degjo mua. E di pse? Qe shumica e shqiptareve ka votuar PD-ne dhe aleatet e saj na e konfirmuan vete komisioneret e PS qe firmosen cdo procesverbal, gjykata e zgjedhjeve dhe mbi te gjitha vezhguesit nderkombetare. Tani me shume garanci se kaq, nuk besoj qe mund te gjej tjeter. Prandaj dakort jam per bastin.

Spiker, kush eshte partia me e votuar ne Shqiperi ne 28 qershor 2009?

Me sa di une, vezhguesit nderkombetar konfirmuan se te pakten nje e treta  e kutive te votimit jane numuruar keq dhe shume keq. Biles nga kjo gje une nisem per te fituar bastin me ty. Por ti sic duket keto qe thua i ke sa per demagogji, pasi nuk ke qejf te jetosh ne Tirane dhe sigurisht prane Saliut per te shijuar nga afer prosperitetin e vendit tend.

Ne me shume se gjysmen e nje te tretes te Qendrave te Numerimit shumicen ne komisione e ka pasur PS. Por kjo nuk e ka fjalen per prekje rezultati por per bllokimet qe PS dhe PD i benin njera tjetres.

Raporti i Vezhguesve Nderkombetare e tha qarte dhe prere se: NUK KA PROVA PER MANIPULIME dhe se ZGJEDHJET PLOTESUAN STANDARDET.

Keshtu qe edhe thjesht vetem me kete une e kam bastin e fituar.

Hajt se nuk eshte tragjedi pse nuk fitoi Rama, pse e perjetoni kaq rende?

je i sigurte qe e ndrro shpine tate per i green card ti plako???

Sigurisht qe jam i sigurte. Pasi nen qeverisjen e Saliut nuk je i sigurt nese kjo qe ke eshte shtepia jote. Ai po te doje ta merr, megjithese une e kam jo vetem timen, por edhe te regjistruar ne regjistrin e pasurive te patundeshme. Por ai ta merr prape me vendim qeverie dhe pastaj te thote se nese nuk je dakort me hidh ne gjyq! Eshte demokrat i papam.

c'lidhje ka gjykata kushtetuese ne kete mes???? cila do jete pyetja qe do i drejtohet gjykates kushtetuese? a lejon kushtetuta te hapen kutite kur jane lodhur te gjitha shkallet e gjyqesorit??? cfare kerkohet nga PSja eshte dicka qe zgjidhet ne parlament jo ne GJK. hetimi i zgjedhjeve dhe hapja e shume pak kutive. qysh mund te hetosh zgjedhjet kur nuk ke te drejte te besh pak verifikime neper kutite. hetimi nuk ndryshon c'ka thene gjykata eshte thjesht nje hetim nga parlamenti pa te drejte per te perseritur zgjedhjet ne asnje zone apo per te ndryshuar gje. Berisha thjesht ka frike se do dalin te palarat ne shesh dhe s'do kete me te drejte morale per te qeverisur. Mgjt duke njohur Berishen....  vetem me pistolete ne koke e zbret nga 'kali'.

 

c'lidhje ka gjykata kushtetuese ne kete mes???? cila do jete pyetja qe do i drejtohet gjykates kushtetuese?

Hmm!

Pyetja mund te jete kjo psh:

A ka te drejte Kolegji Zgjedhor te "interpretoje" nje pike ne Kodin Elektoral, pike e cila eshte takstative "on its face" dhe qe Legjislativi e ka formuluar ne menyre absolute?

Parja hedh ujin perpjete, jo me kolegjin zgjedhor qe Berisha e ka si konvikt gjimnazi bujqesor te kohes se "AY"it.

Pyetja mund te jete kjo : A ka te drejte nje komision parlamentar te hape kutite dhe te numuroje votat per te cilat kolegji zgjedhor ka marre vendim per mosnumurim? 

Po pse keni kaq shume frike nga rinumurimi i disa kutijave? Nuk bo burri keshtu, vec nese nuk jeni bura!

Caktuan 20 mije antare te PS per ti numuruar dhe po kaq per ti vezhguar.

 

aaaa ti dmth thua qe kolegji zgjedhor ishte gabim kur s'lejoi hapjen e ketyre kutive me kerkesen e dy anetareve te KQZ??? te te them te drejten nuk jam shume i qarte sec ndodhi apo sec thote ligji shqipetar per ate pike. Mgjt perseri ne nje tjeter afrim per zgjidhjen e situates... perse do te qe gabim nje hetim parlamentar qe do te verifikonte disa kuti??? nga ana legale s'ka pengese sepse ky komision s'ka te drejte te ndryshoji rezultatin zgjedhor apo te perplaset me vendimin e gjykates, qe eshte perfundimtar. thjesht hetohen parregullsite dhe nese jane hedhur firma qe vertetojne vertetesine e numurimit ne qendra qe ka gabime "te qellimshme" te ndiqen ligjerisht anetaret e atyre komisioneve qe kane firmosur.

 

keshtu vendos nje fare standarti dhe heres tjeter do mendohen dy here kur te firmosin anetaret e komisioneve... ne jemi nje shoqeri ku mbreteron rrushfeti a nuk do ndihmonte nje hetim i tille????

aaaa ti dmth thua qe kolegji zgjedhor ishte gabim kur s'lejoi hapjen e ketyre kutive me kerkesen e dy anetareve te KQZ???

Korrekt

te te them te drejten nuk jam shume i qarte sec ndodhi apo sec thote ligji shqipetar per ate pike

With all due respect, per cfare je duke diskutu at'here? 

xhorxho... komisioni llafazanor*, nuk ka fuqi ligjore te ndryshoje rezultatin, jo. Dhe, PO! Hetimi llafazanor, gjithnje ne nje ambjent demokracie ideale, ku e  verteta dhe vullneti i popullit eshte mbi gjithshka, rezultati i hetimit te komisionit zgjedhor, mund te coje ne biruce te burgut te gjithe ata komisionere qe kane abuzuar me voten e popullit, ata politikane qe kane udhezuar komisioneret te veprojne ashtu, anetaret e kolegjit zgjedhor qe shkelen ligjin, dhe ne fund, edhe gjykatesit qe i certifikuan zgjedhjet.

Askush te mos fantazoje kot!!! Mos krijoni iluzione te kota.

Shqiperia eshte republike llafazanore, llafazanori eshte institucioni fuqiplote. Llafazanori mund te beje gjithshka! Llafazanori mund te rrase ne burg te perjetshem gjykatesin me hyjnor ne Shqiperi, jo me te mos kete fuqi te ktheje nje vendim te rendomte gjykate... vari leshte!

Jo po kushtetuta keshtu, jo po kushtetuta ashtu... llafazanori i ben varrin dhe kushtetutes kur t'i doje qejfi.

Thuaj thjesht, nuk do Berisha dhe grupi qaflesh llafazanor qe i rri si langua nga mbrapa lepe-peqe.

* = Parlamenti®©

Per 'kadijustiz' per c'tjeter?

With all due respect, per cfare je duke diskutu at'here? 

une jam duke diskutuar qe ne parim nuk eshte antikushtetuese te kete nje komision parlamentar qe te hetoji te gjithe aspektet e zgjedhjeve. 

Or zotni, Parlamenti ben kushtetuten, parlamenti e hedh ne plehra po t'i doje qejfi. Ku pjerdh parlamenti ca thote kushtetuta!!! Po desh parlamenti te hetoje nje gje, edhe kunder kushtetutes qofte, jo e heton, po e shkerrmoq fare ne e bo ne kushtetuten me fol me vete mrapa.

Kur ke te besh me kushtetuta qe jane sa per te fshire menderen, athere ajo qe thua ti vlen.  Realisht ama nje kushtetute e vertete dhe e drejte, duhet te jete ligji suprem i cdo shteti dhe jo vetem pushteti legjislativ, por cdo pushtet duhet ta peshoje cdo veprim te tij kunder kushtetutes.

jo aq e thjeshte sa thua ti rulez. nese je ne UK si une ndoshta ndikohesh nga sistemi legal ketu sepse ajo qe thua qendron katercipterisht ketu. nejse mos te hapemi ne debate pa fund...

Pse nuk eshte ashtu? Pse nuk qenka ashtu ne Shqiperi?

Kushtetuta nga Llafazanori u be. Llafazanori i ben dhe varrin po te doje.

pra e thjeshte.

e para duhet te kesh numurat e duhura ne parlament, shumica e thjeshte s'te ben pune si ne UK ku me nje shumice te thjeshte ndryshon c'te duash (UK ne fakt s'ka fare K te shkruar). pastaj opinioni publik , nejse po flas sikur shqiperia eshte demokraci e pjekur!!! Ke te drejte shoku praktikisht llafazanori eshte ZOT

Prandaj PS i kerkon Sales te ngrihet komisioni i hetimit te zgjedhjeve.

I kerkon tani komision, se me perpara thoshte tjeter gje. Me pare donte rinumerim, tani dalin e ja fusin pordhes publikisht qe nuk duan numerim, por thjesht hetim. komision parlamentar ja ka ofruar Berisha qe kur filloi te qyrravitej PSja. Bile ia premtoi komisionin me shumice nga PS-ja. Hap kutite... nuk du kshu, du ashtu, jo ket po at... vari leshte, se o nuk ja kane idene se ca kerkojne, ose nuk kane bythe ta thone ate qe kerkojne dhe PSE!. Gjithsesi, kjo nuk me intereson fare mua. une personalisht jam per rinumerim te votave ne te gjithe Republiken!

Dhe ne lidhje me ate qe nisa, qe po thoshe dhe ti me siper, shumica ne parlament per te shkalafitur fare kushtetuten e per t'i permjerre siper, sidomos per problemin ne fjale, e ben kur te duash, boll te bjere dakord Berisha. E nese Berisha bie dakord per hetim zgjedhjesh, nuk ka pse te mos bjere dakord per rinumerim, gje qe behet automatikisht. Pra, nese sot per Berishen eshte antikushtetuese, kur te hapen kutite mbas kulisave, kur te dale qe gjykata eshte nje cope haleje dhe gjykatesit jane fekalet brenda halese, as mos t'i shkoje mendja kujt se neser-pasneser do tolerohet ai lloj gjykatesi i korruptuar deri ne palce. Burgu ka per ta pritur me apo pa amnisti! Nese Rama ja arrin asaj qe do me kete lloj proteste, kur te dale rezultati qe thote Rama, kush mund te siguroje qe neser nuk del populli ne shesh te kerkoje lincimin e mashtruesve, hajduteve te zgjedhjeve dhe krimineleve elektorale.

eshte pune m...jalti aty, se nuk ka absolutisht politikan te ndershem, dhe I VETMI QE E HA gjithmone, eshte populli jone debil dhe stoik ne teveqelizem. I paepur fare eshte.

I VETMI QE E HA gjithmone, eshte populli jone debil dhe stoik ne teveqelizem. I paepur fare eshte.

"Kushtetuci" mer "Kushtetuci"...kshu ngazellenin malsoret e mbiShkodres kur qeveria e JeniTurqve shpalli nji si bicim kushtetute te re ne 1909. Ta rrasin aty ku s'hyn (le qe cer flas une?! ne bothe t'shqyptarit po hyjn t'gjitha kto kohet e fundit).

Te nderuar admin ! Ju uroj per radhen qe ndiqni duke i prure njeri pas tjetrit smiley

Tellalli ka ardhur pa u bere pis neper te vjellat e mirtingut qe ka ndjekur duke ruajtur pijanecet neper cadra. Tani a kemi ne te drejte te kuvendojme me te  apo jo ?

Ja psh..... Jo cunat e Bllokut, por edhe baballaret e tyre te ngjallen nuk mund te prekin edhe nje xham te shtetit shqiptar..... na njofton plot entuziasem , se Shkelzen Berisha ne bllok me gjith cunat qe kane kafet ne qender te "Ish bllokut" te byroisteve nuk mund te thyjne dot xhama edhe sikur tu ngjallen baballaret . Mos ka vdeke gje Saliu apo e ka fjalen per ate te vjetrit  "ish" ?

Ka edhe nje gabim logjik ne te shprehur se ata te paret "prisnin koka " nuk thynin xhame . Trimat e Sales PO , thyjne xhame , sulmojne me qivure institucionet ... I paskan bere keq duhmat e rakise dhe te ngrenet e te vjellave dhe ndoshta shprehet keshtu . Ka qene plot frymezim ore !

E ka thene ihere Namik Dokle kete punen e Sales maje kalit kur eshte ne pushtet.

Ashtu eshte e ka thene Namik Hoti, por sa me shume kohe kalon aq me shume vertetohet shprehja kryeveper e zotit Namik.

Namiku ishte njish per ner...

Dhe thoni pastaj qe ky nuk eshte pjelle e diktatures!!!

Video

Shenim: vini veshin te minuta 1:40-1:50...

Jo vetem ky, por te gjithe udheheqsat post komunist jane te tille.  Ka pasur vetem nje burreshteti Shqiperia, te tjeret s'jane vecse kopje pa ngjyra te Veros.

Berisha e ka gabim.

Me qe Rama ve kusht hapjen e kutive qe te hyje ne parlament ,propozoj qe edhe PD ti veje nje kusht PS per hapjen e kutive.

Dhe ky kusht te jete :

" Ne pranojme hapjen e kutive me kusht qe ne daten 5 dhjetor ju deputete te PS me ne krye Ramen te protestoni lakuriq."

Ne se dalin,halla i pacin kutite.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).