Bashkia privatizon Sinagogen e Sarandes

Sinagoga, konflikt në qendër të Sarandës mes arkeologëve e bashkisë

SARANDË- Arkeologë vendas, izraelitë e francezë që punojnë për zbulimin e tërësisë së një prej sinagogave më të rralla në Ballkan e Mesdhe, Onhezmit të lashtë janë përplasur sot me përfaqësuesit e pushtetit vendor në Sarandë.

Të cilët, si shprehen vetë studiuesit ndalohen të vijojnë punimet në këtë monumet me pretendimin se toka eshte "prone private e hipotekuar nga disa qytetare".
Studiuesit shprehen të shqetësuar, pasi bashkia ka nisur një shkresë në Ministrinë e Kulturës, me të cilën ndalohen vijimi i punës, pasi prona është private dhe e hipotekuar.

"A mund të hipotekohet muri rrethues i shekullit të V-te pas Krishtit nga banore moderne te kujtdo qyteti qofte ai, kur monumentet dhe territori rreth tyre eshte prone e trashegimise kombetare?"- thonë studiuesit që punojnë në këtë monument.

Projekti shqiptaro-izraelit, i drejtuar nga dy profesoret e njohur Gideon Foerster dhe Ehud Netzer me Etleva Nallbanin dhe Kosta Lakon, synon zbulimin e ketij monumenti te shquar te historise se hershme te hebrejve te diaspores, gjate shekujve te V-VI te pas Krishtit. Vendosja e ketij monumenti ne qender te qytetit te lashte (dhe atij modern), prane portes lindore te keshtjelles, permasat e tij dhe dyshemete me mozaik, deshmojne rolin e rendesishem te luajtur nga ky komunitet ne jeten e portit te Sarandes dhe ne maredheniet midis qendrave porte te Mesdheut antik.

Deshmite tekstuale te 521 pas Krishtit, te zbuluara ne varrezen e Venoses ne Itali, shtojne te dhenat mbi jeten aktive midis komunitetit te Sarandes dhe atyre te Italise, duke hedhur drite mbi hebrenjte e Sarandes te kryesuar nga Jishai.

Ekipi i perbere nga arkeologe e studius, shqiptare, izraelit e franceze synojne gjate ketij misioni te trete punimesh (1-21 nentor 2009), me vendim te KKA te dates 4 maj 2009 (keshillit kombetar te arkeologjise te kryesuar ng Ministri i Kultures) te zbulojne teresine e monumentit, funksionin e tij, periudhen e instalimit te komunitetit hebraik dhe kohen e braktisjes dhe te transformimit te tij ne kishe kristiane.

Nxjerrja ne drite e ketij monumeti kaq te rendesishem ne historine e Antikitetit dhe kthimi i tij ne nje prej monumenteve me te vizitueshem te Shqiperise, eshte i rendesise se vecante.

Ne nje qytet turistik si Saranda ku ka mbytur betoni e ndertimet, ku semaforet e vizat e bardha nuk njihen nga banoret e turistet vleresimi i trashegimive te tilla te rralla, perbejne te vetmen frymemarrje per turizmin kulturor.

Shkresa e bashkisë Sarandë:

Bashkia përmes një shkrese ka sqaruar se "nga monitorimi që i bëmë territorit administrativ të bashkisë evidentuam se nga struktura të institucionit tuaj kanë filluar punimet në zonën arkeologjike të Sinagogës, pa marrë leje ndërtimi nga KRRT-ja e këtij institucioni.

Në lidhje me punimet që kërkoni të kryeni ju sqarojmë se:

Në zbatim të ligjit "Për Urbanistikën", për lejimin e punimeve duhet të paraqitni pranë Drejtorisë së Urbanistikës Sarandë dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor për lejimin e këtyre punimeve".
Ju bëjmë me dije se këto punime zbatohen mbi pronë private të hipotekuar të disa qytetarëve, të cilët kanë paraqitur ankesa e leje ndërtimi pranë institucionit të bashkisë.
Deri në sqarimin e çështjes punimet janë pezulluar.

 

11 Komente

Ngjarja mund te jete vertete flagrante dhe e pakuptimte por menyra si eshte paraqitur problematika ne kete shkrim eshte edhe me shume per te ardhur keq! Autorja s'e ka absolutisht idene si qendron ndarja e pergjegjesive ndermjet bashkise (pushteti vendor) dhe ministrise (pushteti qendor) ashtu sikurse nuk e ka te qarte cfare do te thote ne fund te fundit privatizim... Lere pastaj kur mundohet te ndertoje argumente per rendesine e objektit ne trashegimine kulturore...

Bashkia privatizon Sinagogen e Sarandes

Deri në sqarimin e çështjes punimet janë pezulluar.

Mire qe nuk ja ke vene titullin:

Bashkia e Sarandes zbon cifutet nga qyteti! smiley

Miqesisht, i' cike mo kujdes here tjeter, qe mos humbesh kredibilitetin e dashamirseve!

Qe mos i japesh material edhe seksionit "ke sheshi, ke sheshi"

 

P.S.

Did you drink from that bottle?

No, did you?

Did he say: No, Jew! smiley

Woody Allen!

 

 tok e xanum!

tunel i xanum!

Sinagog e xanum!

te sheshi te sheshi, oh.. Shesh i xanum!! smiley  

Qafo, një theori që kam dëgju, thotë se të kristianët e atyre zonave, janë në të vërtetë me origjinë hebreje. Di gjo ti?

Unë jam gati me e pre lafshën për vedi. smiley

Si ka mundesi qe jane cifute.Une e di qe e mbajne veten per greke dhe si pasardhes te Aristotelit!Po cdo te thote greku pastaj,kur keta sarandiotet te dalin cifute me origjine?

Sa per konfliktin,mesa di une pronaret e tokes jane pronare te siperfaqes se tokes dhe jo te pasurive nentokesore.Natyrisht nese do te dilte nafte te ate vend,pronaret do te kompesoheshin me cmimin e tregut dhe toka do ti kalonte ne pronesi shtetit.

Tani qe kjo nentoke permban nje thesar tjeter,sic eshte kjo sinagoge,procedura duhet te jete e njejte.Sinagoga eshte pasuri kombetare dhe jo e personave qe kane token.Shtati duhet te ribleje kete toke me cmimin e tregut dhe kuptohet me kete duhet te ndalojne te gjitha nderimet qe po behen atje.

Ndertoheni pallatin diku tjeter.Sinagoga duhet te shpetoje sepse ne long run do te jete edhe pike turistike,ku israelitet e pasur te vijne ta vizitojne kete thesar te kultures se tyre.Me kete rast fiton edhe Saranda qe behet me e njohur ne bote.

Prandaj zgjidhje eshte shume e thjeshte:Jo vetem ketu po kudo qe germimet nxjerrin gjera te antikitetit ndertimet duhet te ndalen,toka duhet te shtetezohet dhe zona te ruhet si monument kulture.Saranda nuk ben perjashtim!

Ka i llaf sikur Fterra kan pas qen 'donme', ose ekuivalenti asmon i 'konversos' dhe 'marranos' ne Iberi.

Une e solla kete artikullin duke ditur nje problem me te hershem me Sinagogen.  ne 2005 kur ish Kryeministri nano mori vendim per pastrimin e te gjitha kioskave dhe ndertimeve pa leje mbi dhe perqark Sinagoges  pati nje rezistence shume te forte nga bashkia. Nje nga shkaqet qe ne mesuam ne ate kohe ishte se Kryetari i Bashkise Sarande kishte vete nje ndertese dy kateshe te bera para se te behej Kryetar pa leje dhe donte ta privatizonte.

 

ky ka qene nje konflik i njohur atehere dhe me sa duket Kryetari po vazhdon me te njejtin stil

 

auroni

Qafir Arnaut; "....Ka i llaf sikur Fterra kan pas qen 'donme', ose ekuivalenti asmon i 'konversos' dhe 'marranos' ne Iberi.."

Fterriotet/fterrasit, Qafir, qysh ne kohe te Zogut dhe te Enverit, njiheshin si hajdutet me te tmerrshem te jugut.  

ki krietari i bashkisë të shkon në burg more.

ki krietari është një kriminel me nam si i thomi ne në gjirokastër qen bir qeni more? 

Po pse o qen bir qeni do të privatizosh sinagogën more ?

Po pse o qen bir qeni nuk do që në Sarandë  të ketë turizëm të zhvilluar more?

Po pse o qen bir qeni, me një fjalë këlysh buce, do të vjedhësh një pasuri kombëtare more?

i paskan dhene 1 yll  smiley

1.shenje proteste ndaj artikullit te auronit?

2 ndaj peshkut?

3 ndaj sinagoges ?

4 ndaj bashkiakut

me mrekullojne keto votat smiley

p.s

e vetmja ndihmese qe mund te japin peshqit per kete ceshtje, eshte  te  japin apo te mos japin yje smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).