Bashkësia Katolike Shqiptare në Itali

>smiley>>smiley>I adhuruar që herët, kulti i Zojës së Shkodrës u shndërrua në mit në vitin 1467. Sipas legjendës, Zoja e Shkodrës, një afresk i hershëm i Shën Mërisë me Krishtin në krahë, që zbukuronte kishën e Zojës në të hyrë të qytetit, u shkëput nga muri dhe fluturoi drejt perëndimit, për të shpëtuar nga njollosja islamike, gjatë rrethimit të Shkodres nga ushtritë osmane. Shtegtimi i mrekullueshëm i afreskut përfundoi në një qytezë te vogël pranë Romës, Genazzano, ose Gjenacanë, siç e thërresin besimtarët katolikë shkodranë.

 

Në Gennazzano, si edhe në lokalitetin e quajtur Castiglione Tinella, në rajonin e Piemontit, kulti i Zojës është adhuruar pandërprerje, prej pesë shekujsh. Këto njëzet vitet e fundit edhe më fort se më parë, falë valës së re të emigracionit Shqiptar, për anëtarët e së cilit Zoja e Shkodrës është shndërruar në një simbol shumë të rëndësishëm. “Edhe ajo, ashtu si ata,” thotë don Pasquale, duke shpjeguar suksesin e kultit të Zojës ndër emigrantët Shqiptarë “është një pelegrine, e cila i ndjek bijtë e saj në emigrim.”

 

Fytyra e re e katolicizmit Shqiptar në Itali

 

Kulte të hershme, pra dhe tradita shekullore, por besimi katolik ndër Shqiptarët e Italisë ka sot edhe një fytyrë të re, atë të qindra të rinjve e të rejave, studentë e punëtorë që kanë përqafuar rishtaz fenë e Krishterë. Ashtu si mjeku i ri Andrea Skanjeti, i cili, së bashku me të motrën Anamarinë, gjithashtu e diplomuar në Universitetin e Torinos, drejton tashmë prej disa vitesh grupin e të rinjve katolikë Shqiptarë të qytetit.

 

“Vetëm në kishën e Romës që i është caktuar bashkësisë Shqiptare,” pohon don Pasquale, “këtë viti kemi 13 kandidatë për t’ju bashkuar fesë së krishterë. Ndërsa në Torino, disa vite më parë, ndër 30 të pagëzuar natën e Pashkëve, 20 syresh ishin Shqiptarë.”

 

Komuniteti katolik Shqiptar në Itali luan një rol të rëndësishëm për imazhin e mbarë bashkësisë Shqiptare. “Shpesh është diskutuar mbi identitetin kulturor në dhe të huaj, mbi vështirësitë që janë hasur sa herë personat janë deklaruar shqiptarë, pasi paragjykime të pamotivuara e kishin pështjelluar e bërë të vështirë integrimin edhe në vendin e punës,” thotë don Pasquale. “Sot, këto paragjykime janë kapërcyer e në shumë raste janë shndërruar në lavdërime për ta, aq sa në shumë vende ata duhen e falenderohen. Krenaria dhe shpresa pra, zgjedhohen së bashku me foljen “integroj”, aq sa ta bëjnë bartëse të një limfe të re jetësore edhe në Kishën italiane.”

 

Benko Gjata, Torino

benkogjata@gmail.com

 

26 Komente

Ku i bie kjo zone? Ne Veri te Italise?

Në Gennazzano, si edhe në lokalitetin e quajtur Castiglione Tinella, në rajonin e Piemontit, kulti i Zojës është adhuruar pandërprerje, prej pesë shekujsh

Genazzano (me nje n) ndodhet prane Romes, ndersa Piemonte eshte nje krahine ne veriperendim te Italise, ne kufi me Francen...

Komuniteti katolik Shqiptar në Itali luan një rol të rëndësishëm për imazhin e mbarë bashkësisë Shqiptare. “Shpesh është diskutuar mbi identitetin kulturor në dhe të huaj, mbi vështirësitë që janë hasur sa herë personat janë deklaruar shqiptarë, pasi paragjykime të pamotivuara e kishin pështjelluar e bërë të vështirë integrimin edhe në vendin e punës,” thotë don Pasquale. “Sot, këto paragjykime janë kapërcyer e në shumë raste janë shndërruar në lavdërime për ta, aq sa në shumë vende ata duhen e falenderohen. Krenaria dhe shpresa pra, zgjedhohen së bashku me foljen “integroj”, aq sa ta bëjnë bartëse të një limfe të re jetësore edhe në Kishën italiane.”

Falenderoj Zotin qe kam qene teper i llastuar nga jeta, per te vuajtur paragjykimin. Perkundrazi ne Itali kam aq miq e vellezer qe mbajne peng vendimin tim per t'u vendosur ne nje ane apo ne nje tjeter te Adriatikut.

Megjithate jam shume dakort me paragrafin qe citova dhe me gjithe artikullin ne pergjithesi.

Falenderoj autorin, studentin shqiptar qe na solli kete artikull te bukur ketu tek peshku.

Fjalet e teperta jane varferi. Mbi te gjitha ne kete kontekst. Keshtu qe, po e mbyll me kaq.

 

Ju pershendes te gjitheve me keto vargje te Bibles qe me dolen tani, ne dy gjuhe, shqip dhe italisht:

9 Edhe unë po ju them: lypni e do t’ju jepet, kërkoni e do të gjeni, trokitni e do t’ju çelet. 10 Sepse, kushdo lyp, merr; kush kërkon, gjen; atij që troket, i hapet dera. 11 Dhe, cili prej jush që është babë, po i lypi djali peshk, në vend të peshkut do t’i japë gjarpër? 12 Ose, nëse i lyp vezë, do t’i japë akrep? 13 Nëse, pra, ju, edhe pse të këqij, dini fëmijëve tuaj t’u jepni dhurata të mira, sa më tepër Ati qiellor do t’u japë Shpirtin Shenjt atyre që ia kërkojnë!”

Luka 11, 9-13
 

9 Ebbene io vi dico: Chiedete e vi sarà dato, cercate e troverete, bussate e vi sarà aperto. 10 Perché chi chiede ottiene, chi cerca trova, e a chi bussa sarà aperto. 11 Quale padre tra voi, se il figlio gli chiede un pane, gli darà una pietra? O se gli chiede un pesce, gli darà al posto del pesce una serpe? 12 O se gli chiede un uovo, gli darà uno scorpione? 13 Se dunque voi, che siete cattivi, sapete dare cose buone ai vostri figli, quanto più il Padre vostro celeste darà lo Spirito Santo a coloro che glielo chiedono!».
 

Luca 11, 9-13

Kulti i Zojes

Kulti i Zojes se Keshillit te Mire (Pajtore e Shqiperise) eshte ndoshta ai me i fuqishmi ne gjirin e bashkesise katolike Shqiptare, ne Shqiperi dhe ne bote.

Zoja ka kisha dhe sanktuare qe i dedikohen ne Shkoder, Genazzano (Rome), Castiglione Tinella (Asti), Genova, Mynih, Madrid, SHBA, etj.

Se fundmi, ne Korrik te vitit 2009, Papa Benedikti XVI bekoi personalisht nje ikone kushtuar Zojes ne kopshtet e Vatikanit.

Procesionet

Aktualisht, ne Itali Zojes se Shkodres i dedikohen 2 procesione ne vit, secili prej te cileve shenon pjesemarrjen masive te emigranteve Shqiptare te fese katolike.

Njeri prej tyre, ai me i njohuri, zhvillohet ne Genazzano, zakonisht ne fund te Majit, fillim te Qershorit. Ndersa tjetri, me pak i njohur per publikun e gjere, por shume i frekuentuar nga besimtaret katolike te emigruar ne veriun e Italise, zhvillohet ne lokalitetin e quajtur Castiglione Tinella, ne Provincen e Cuneos, ne Rajonin e Piemontit (prane Torinos dhe Astit).

Fotoja e postimit me lart eshte realizuar ne 3 Maj 2009 pikerisht ne Castiglione Tinella.

 

jam kurioz  te di se ku e ka ne Genova Zoja e kishelles se mire santuarin ose nje kishe.

ps.per stud. shq.

u shkëput nga muri dhe fluturoi drejt perëndimit, për të shpëtuar nga njollosja islamike,

Ca eshte ky artikull ekstremist smiley Si njerez qe dime te shkruajme  e te lexojme, a nuk duhet te promovojme bashkejetesen fetare?

A nuk bene te njejten gje Arbereshet te cilet jane padyshim krenari kombetare dhe nje nder arsyet me te forta qe ne kemi shtet sot? Historia eshte e tille.

Ne Rome ekzistojne edhe sot 5 fshatra (n'fakt qyteza) ku banoret flasin shqipe te vjeter, dhe jane ngulur aty qysh ne kohen e Kastrioteve.  

Sipas legjendës, Zoja e Shkodrës, një afresk i hershëm i Shën Mërisë me Krishtin në krahë, që zbukuronte kishën e Zojës në të hyrë të qytetit, u shkëput nga muri dhe fluturoi drejt perëndimit, për të shpëtuar nga njollosja islamike, gjatë rrethimit të Shkodres nga ushtritë osmane.

Afresku fluturoi....por qyteti ra ne duart e osmanllinjve dhe Islami triumfoi ne Shqiperi. Kurse ato katolike qe iken.....nuk di si mund ti quajne ato Shkodrane qe jane katolike ne keto dite. A jane te "njollosur" keto katolike apo jane vertet produkt i tolerances ne Islam dhe vete mirekuptimit te tradites nderfetare shqiptare?

“Vetëm në kishën e Romës që i është caktuar bashkësisë Shqiptare,” pohon don Pasquale, “këtë viti kemi 13 kandidatë për t’ju bashkuar fesë së krishterë. Ndërsa në Torino, disa vite më parë, ndër 30 të pagëzuar natën e Pashkëve, 20 syresh ishin Shqiptarë.”

Kandidate per tu bere Kristian?

Kjo u be si puna e partive politike.....qe mbas shume kohesh dhe duke pare kontributin e antareve dhe militanteve te tyre - i hedhin ne listat zgjedhore per ndonje post te vogel ne pushtetin lokal apo me lart.

Pra te pranohesh pjesetar i Kristianizmit duhet patjeter te punosh drejt kandidatures tende!! Sa kontrast ben kjo me fene Islame.

Ne Islam njeriu behet musliman duke deshmuar se Zoti eshte Nje dhe Muhamedi eshte i Derguari i Tij!

 

 

 

Shiko, une jam dakord me faktin qe ne njefare pike, ne Shqiperi u vendos harmonia mes besimtareve te feve te ndryshme. Kurse episodi qe rrefehet ketu ka ndodhur ne nje kohe perplasjesh te medha.

ketu ne nje gazete te Londres (metro) kam lexuar 2 here qe i benin reklame disa fshatrave shqiptare ne Itali, me shume ishin ne Sicili, per disa lloj festash dhe gatimin

Ne Itali ka sot 60 komuna me perberje kryesisht arbereshe. Te gjitha jane te vendosura ne rajonet e Puljes, Kalabrise, Sicilise, Molises dhe Basilikates (rajonet jugore te Italise).

Ngulime arbereshe qe i kane mbijetuar procesit te asimilimit kemi pastaj ne te gjithe Italine, nga veriu ne jug, por nuk jane shumice popullate ne territoret ku ndodhen.

Procesi i shpernguljes drejt Italise ka filluar ne shekullin e XV dhe ka vazhduar deri ne te XVII-in.

Shkodranet e viteve per te cilat flet legjenda e Zojes u shperngulen ne mase drejt Italise. Ata u vendosen thuajse te gjithe ne Venecia dhe rrethinat e saj, pasi ishin nenshtetas te Venedikut (Shkodra ishte qytet i Venedikut). Ata jane asimiluar krejtesisht. Sot ne Venecia ka shume e shume rruge e rrugica me emra Shqiptare.

 

Duke marre shkas nga disa komente te postuara ne kete teme dua te hedh per diskutim nje reflektim.

Ne Itali jetojne sot mbi 500 mije emigrante Shqiptare. Po ti referohemi statistikave zyrtare, qe e ndajne popullsine Shqiptare ne 70% myslymane dhe 30 te krishtere (ortodokse dhe katolike), i bie qe rreth 350 mije prej tyre te jene me origjine myslymane, 75 mije me origjine katolike dhe 75 mije me origjine ortodokse.

Tani, nga te dhenat qe kam une, katoliket Shqiptare jane te vetmit qe jane organizuar ne bashkesi fetare edhe ketu ne Itali.

Myslymanet, pavaresisht numrit kaq te madh te tyre, nuk di te jene organizuar ndokund ne bashkesi fetare.

Kjo krejt ndryshe nga bashkesite e tjera me origjine myslymane ne Itali, si p.sh. ajo Egjiptiane, Marokene, Algjeriane, Tuniziane, etj., te cilat jane shume te organizuara dhe takohen rregullisht ne cdo cep te Italise per te celebruar ritet e tyre fetare.

Si e shpjegoni kete fakt?

Ta shpjegoj une Studento.

Muslimani ne fakt nuk ka nevoje te antaresohet apo te krijoje bashkesine e vet fetare duke pasur parasysh prej nga vjen, si ne shembullin qe permendet ju ne lidhje me Marokenet etj.

Ne Angli p.sh muslimanet shqiptare kane me shume se 10 vjet qe takohen rregullisht per te festuar dhe me e rendesishmja per te mesuar rreth fese se tyre (duke patur parasysh qe shumica e emigranteve ne Angli kane jo me shume se 10 vjete ketu)  Kjo ne fakt behet (ne rastet qe di une) thjesht me metoda vullnetare. Ka edhe nga ato bashkesi fetare muslimane shqiptare te rregjistruara qe nuk mbledhin asnje simpatizant.

Arsyja pse shqiptaret muslimane ne Itali nuk kane bashkesine eshte ajo cfare thashe me lart.

Ne Angli p.sh muslimanet shqiptare kane me shume se 10 vjet qe takohen rregullisht per te festuar dhe me e rendesishmja per te mesuar rreth fese se tyre

Me duket se po gjeneralizon. Pse nuk thua qe ka nga ata shqiptar musliman qe njeh ti qe e bejne nje gje te tille, por merr persiper te flasesh per te gjith muslimanet shqiptar ne angli, a thua i njeh te gjith personalisht ti, apo ky qe po thua eshte nje fenomen kaq i njohur e publik, sa mund edhe ta perdoresh sikur te jete ndonje fakt i pranuar gjeresisht keshtu!

Une mund te them, qe ata shqiptar ne Angli (qe kam pare une) qe identifikohen me vetedije te plote si musliman jetojne te gjith nje jete te rreme, nje etni te rreme, nje race te rreme, nje kulture te rreme. E ke pyetur vehten ndonjehere perse vetem ne Angli na dolen keta shqiptar musliman kaq besimtare? Ja ta them une persen, sepse ne Angli i kan strehuar shqiptaret fillimisht ne xhamira me njerez nga kombe qe nuk kan asnjegje te perbashket me shqiptaret pervec emerimit fetar si musliman. Sepse ne Angli ka nje komunitet shume te fuqishem musliman qe sla me shqiptar pa i ofruar kuran, dhe pa u perpjekur ti shplaj trute. Shume shqiptar nisur nga fakti qe nominalisht ndihen musliman gjeten tek keta rreckaman te europes miq ne fe, neper metropolet ku endeshin verdalle.

ke te drejte se shume shqiptare u strehuan neper Xhamia ne 98-2000, dhe me sa di Une nje social i Finsbury Park'ut e kishte bere udhe qe ti drejtoje ne xhami. Tani nga ajo gje disa Shqiptare jane bere me musliman se vete arabet

Perqindja qe thu ti eshte bere ne baze te origjines familjare. Nuk merren parasysh ateistet dhe ne 75% mysliman ka plot (kam frike se jane ne maxhorance bile) qe respekti per muhamedin eshte thjesht nje repekt per nje tradite te familjes dhe kaq.

Une tash po rrezikoj e po them se konstitucioni shpirtrore i shqiptareve ne thelb eshte europian edhe ne aspektin e fese, perkatsia myslimane e cenon deri diku ate ndaj dhe nuk i afeksionon shume ideja e organizimit ne ket bashksi fetare

 RESPEKTET E MIJA PER MYSLYMANET SHQIPTARE

Ka edhe nga ata qe s'besojne o Student. Keta ne c'perqindje t'i fusim?

E me thene te drejten, disa nga ata qe organizohen ne kisha e ne famulli shpesh e bejne kete per interesa ekonomike dhe, sic thua ti, per qellime integrimi. Feja mbizoteruese ne Itali eshte katolicizmi dhe mbas debatit te fundit per heqjen apo jo te kryqit neper shkolla, ti e kupton shume mire sa e fuqishme eshte Kisha katolike edhe brenda shtetit laik italian. 

Sikur shqiptaret qe praktikojne fene myslymane te organizoheshin e te frekuentonin xhamite (ndoshta disa prej tyre edhe e bejne), me frymen qe mbizoteron sot ne Itali, s'do ta kishin aq te thjeshte jeten.

ti e kupton shume mire sa e fuqishme eshte Kisha katolike edhe brenda shtetit laik italian.

S'me rezulton as konstitucionalisht, por as realisht qe Italia eshte laike.

PS: Me laicitet nenkuptoj nder te tjerash, por ligjerisht "ndarjen e fese nga shteti", ose ose sekularizem (si shqiperohet tamam kjo?)

Te pakten qe nga 1948 me Kushtetuten Republikane Kisha dhe Shteti jane te ndare ne Itali. De facto kjo kish ndodhur qe ne 1870 ...

Paguhet me taks kishe atje apo jo?  Mesohet feja ne shkolla publike? 

Pa hyre ne hollesi te pakteve Laterane etj. 

Jo, jo, jane te gjitha me zgjedhje (fakultative).

Une jam plotesisht i ndergjegjshem per faktin se ka nje pjese (me siguri shumice) njerezish ne Shqiperi qe nuk besojne, pra mund ti klasifikojme, nga kjo ane, si laike.

Po per arsye logjike mendoj se keta i gjejme si brenda bashkesise myslymane, ashtu edhe brenda atyre te feve te tjera.

E pranoj gjithashtu edhe argumentin se ne Itali eshte me e lehte te jesh katolik, apo laik, sesa i ndonje feje tjeter.

Por ky fakt nuk i ka penguar myslymanet e kombesive te tjera qe jetojne ne Itali te organizohen dhe shume mire madje.

@Student, me fal po tani e vura re repliken tende. Besimi fetar ne formimin e nje 35-vjeçari shqiptar s'mund te krahasohet kurrsesi me ate te nje iraniani psh. Apo jo? Prandaj, supozoj (po mund ta kem edhe gabim), per nje emigrant shqiptar eshte me e thjeshte te ndjeke rrjedhen.

Une jam plotesisht i ndergjegjshem per faktin se ka nje pjese (me siguri shumice) njerezish ne Shqiperi qe nuk besojne, pra mund ti klasifikojme, nga kjo ane, si laike.

Il termine laico nell'accezione moderna del termine ha significato di "aconfessionale", ossia di slegamento da qualsiasi autorità ecclesiastica di confessione religiosa.

Negli ultimi anni il termine laico viene invece utilizzato in maniera talvolta impropria per indicare un generico agnostico o ateo. Tale uso è semanticamente scorretto, in quanto laico ha significato di svincolo dall'autorità ecclesiastica, ma non inficia la professione di una particolare confessione religiosa: per cui si possono distinguere laici credenti[1] da laici non credenti.

Etj... http://it.wikipedia.org/wiki/Laico

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).