Banorët e Roskovecit në protestë: Të zbardhet vrasja e Xhindit

Banorët e Roskovecit kanë protestuar sot për zbardhjen e vrasjes së ish-deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi. Gjashtë muaj nga vrasja e bujshme, policia nuk ka venë ende në pranga autori, ndaj bashkëqytetarët e tij kanë parë të udhës të ngrenë zërin. Protesta vazhdoi e qetë për rreth 2 orë, më pas shume qytetare kanë firmosur një peticion, me anë të të cilit bëjnë kërkesë për zbardhjen e vrasjes. Ky peticion iu dërgua krerëve më të lartë të shtetit, si Presidentit Bamir Topi, Kryeministrit Sali Berisha, Kryeprokurores Ina Rama, etj.

Kërkesën për zbardhjen e vrasjes e ka bërë disa herë publikisht edhe Partia Socialiste dhe familjarët e të ndjerit Xhindi. Strukturat policore dhe të prokurorisë kanë deklarua disa herë se hetimet janë ë rrugë të mbarë, por asgjë konkrete nuk është dhënë mbi motivet dhe autorin. Shumë persona janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshmi, por askush nuk ka deklaruar gjer më sot se kush mund ta ketë vrarë Fatmir Xhindin. Rreth krimin u hodhën shumë hipoteza nga Prokuroria, por fakti që nuk është arritur tek autori, e bënë të dyshimtë çdo hipotezë për vrasjen e ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Ish-deputeti i PS-së, Fatmir Xhindi u vra në derën e shtëpisë së tij, më 2 maj të 2009-ës. Xhindi kishte qenë në një takim paraelektoral në fshatin e tij në periferi të Roskovecit dhe kishte pire një kafe me bashkëfshatarët. Në darkë rreth orës 21:00 të asaj dite, ai u qëllua me breshëri automatiku duke mbetur i vdekur në vend.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).