Arrestohet oficeri i policisë, ndihmoi Dritan Dajtin

TIRANE- Një inspektor në Drejtorinë e Policisë së qarkut Durrës është arrestuar pasi akuzohet për dhënie ndihmë të Dritan Dajtit.

Dajti u prangos më 7 gusht të këtij viti në qytetin e Durrësit. Gjatë operacionit për arrestimin e tij Dajti ekzekutoi 4 policë.

Mariglen Muca është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pas një hetimi të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Kirimeve të Rënda
Gjykata e Krimeve të Rënda kishte firmosur masën e arrestit burg ndaj inspektorit të policisë.

Ngjarja e rëndë për të cilën akuzohet Dritan Dajti ndodhi më 7 gusht 2009, pranë pistës “Iliria” në Durrës. Agjentë të skuadrës speciale operacionale që mbanin nën vëzhgim të shumëkërkuarin Dajti, u hodhën në veprim duke tentuar t’i vënë prangat. Por, i kërkuari u përgjigj me plumba duke ekzekutuar Fatos Xhanin, shefin e skuadrës së operacioneve speciale, Saimir Duçkollarin, Altin Dizdarin dhe Kastriot Feskon. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë dhe Ledion Mara, që ndodhej në një makinë me Dajtin. I dënuari për vrasjen e biznesmenit Agim Beqaj, pronari i “Besa Construksion” në vitin 1999, mbeti i plagosur me dy plumba dhe u paralizua në këmbën e majtë. Në vitin 2003 mundi të arratisej në mënyrë spektakolare nga Gjykata e Tiranës, dhe prej atëherë dyshohet të ketë drejtuar një grup kriminal që i vinte gjoba bizneseve dhe merrej me trafik droge. Në pranga përfundoi Erges Xhoxhi, kunati i autorit të masakrës.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur dhe dy muaj hetimet për dosjen “Dajti”, me qëllim kryerjen e disa veprimeve të tjera për zbardhjen e masakrës së 7 gushtit.

3 Komente

U deshen qe te vriteshin kater oficere per te gjetur lidhjet e Dajtit me policine. Plehra, kafshe, injorante.

Lul Berisha me shoke bonte ca donte ne Durres per vite me radhe, po keshtu edhe kundershtaret e tij. Ne Tirane sa here i eshte "kopsit" dosja Shullazit me shoke (miqe te Dajtit) dhe asgje. Perkundrazi, policet qe e krushin shume ishin ato qe e hashin. Po keshtu ndodh kur policia mbushet me "besnike" mitingashe, sa here qe ndron ministri. 

 Ne nje artikull te meparshem mesuam se ky Dritani, zoteronte dokumenta policie, dhe se ne telefonin e tij gjindeshin dhe emra politikanesh dhe drejtues a nenpunesa te shtetit. Kjo tregon se nje pjese e politikes dhe shtetit aty jane te inkriminuar. Po keta pse nuk i nxjerr gazeta. 

Nje pjese?  E gjithe klasa politike eshte e inkriminuar ne nje menyre ose nje tjeter!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).