Arrestohet Belegu, njeriu i Priftit

Arrestohet Belegu, njeriu i Priftit, që denoncoi gazeta “TemA”

Para pak më shumë se një muaji gazeta “TemA” dhe “Faktori Plus” nisën një seri denoncimesh për këshilltarin më të afërt të ministrit të ri të Energjitikës, Dritan Prifti. Bëhet fjalë për Eduard Belegun. Dje ai ka përfunduar në pranga, pasi gjykata ka lëshuar një urdhër-arresti pas procedimit penal që ka nisur Prokuroria e Elbasanit, një vit më parë. Bëhet fjalë për të paktën 6.5 milionë dollarë abuzime me kompaninë “Darfo”.

 

Arrestimi

 

Belegu, njëkohësisht dhe zyrtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, prej disa kohësh ishte nën hetim. Kjo nuk e ka penguar Priftin që ta marrë në staf si këshilltar të ngushtë atë. Gazeta “TemA” denoncoi se Belegu ishte, jo vetëm njeriu që qëndronte pas “Darfo”-s, por dhe njeriu që kishte ngritur një perandori ekonomike, me firma që kryesisht operonin në fushën që mbulon vetë Dritan Prifti. Ky i fundit fillimisht nuk denjoi të përgjigjej për faktet e publikuara nga gazeta “TemA”, por u shfaq një ditë në krah të minatorëve të Bulqizës duke u thënë që “Darfo” u kishte shkaktuar njëmijë të zeza atyre dhe shtetit, ndaj do t’i hiqej licenca.

Prifti foli pa marrë parasysh se ka në staf njeriun që qëndron pas këtyre shkeljeve. Kur gazeta “TemA” ia ripërsëriti këtë gjë, ai tha se këto ishin shpifje.

“Gazeta “TemA” ka disa ditë që sulmon me shpifje METE-n dhe punën që po bëhet për vendosjen e rregullave të ndershme në treg dhe respektimin e ligjit për mbrojtjen e konsumatoreve të karburantit nga spekulantët apo mbështetjen e minatorëve me kushte më të mira të sigurisë së jetës. Mero Baze po e përdor gazetën e tij për gjobë-vënie ndaj nëpunësve të shtetit për interesa të tij private. Na vjen keq që Mero Baze është katandisur sot në një zë të pabesueshëm për publikun, duke përdorur lirinë e shprehjes për presione të ulëta ndaj shtetit dhe për interesa private”, - tha Prifti, pa sqaruar aspak qëndrimin e tij ndaj Belegut.

Sot gazeta risjell fakte që dëshmojnë implikimet e Belegut te kompania “Darfo” dhe të tjera kompani, si kulmi i kapjes së shtetit.

 

 

Prifti merr këshilltar njeriun që kontrollon biznesin e mineraleve dhe hidrokarbureve

 

tema.al

13.10.2009

 

Kabineti i ministrit të Ekonomisë dhe të Energjitikës është shndërruar në folenë më domethënëse të mënyrës se si do të punojë kjo ministri. Ministri Prifti ka emëruar për këshilltar kryesor të tijin Eduard Belegun, i cili është aksionar, pronar dhe përfaqësues ligjor në kompani që merren me shfrytëzim minierash, hidrokarburesh, import dhe eksport mineralesh dhe pajisjesh për miniera, guroresh, tregtim lubrifikantësh etj.

Praktikisht, z. Belegu është i përfshirë në të gjitha llojet e bizneseve që kanë të bëjnë me Ministrinë e Ekonomisë dhe ç’është më e rënda, ai është një njohje e vjetër e ministrit të Ekonomisë, pasi ai ka qenë drejtues dhe përfaqësues ligjor i kompanisë famëkeqe “Darfo”, e cila ka marrë në vitin 2001 të drejtën koncesionare të shfrytëzimit të minierës së kromit në Bulqizë. Duhet thënë se tërë dokumentacioni i këtij koncesioni është përpiluar nga qeveria e atëhershme Meta. Koncesioni, ndër më të këqijtë në Shqipëri, ka qenë ai i “Darfo”-s. Kjo kompani shfrytëzoi pa skrupull punëtorët dhe minierën dhe nuk investoi as 1% të asaj që kishte parashikuar në kontratë me qeverinë. Janë në memorien e qytetarëve vdekjet në galeritë vrasëse të “Darfo”-s. Qeveria e zotit Berisha premtoi ta çlirojë Bulqizën dhe minatorët nga ky makth, madje u fol për gjoba të jashtëzakonshme që do të merrte “Darfo”. Në fakt, “Darfo” u detyrua ta shesë koncesionin, por këshilltari i tashëm i Dritan Priftit mbeti aty përfaqësues. Edhe Ilir Meta u shfaq i përulur para minatorëve në fushatë, kur u fut në galeri e bëri premtime për ta, duke pasur në partinë e tij e tashmë në qeveri njeriun që ka përfituar prej vdekjes dhe vuajtjeve të tyre.

* * *

Është e frikshme lista e bizneseve ku është aksionar, përfaqësues ligjor apo drejtues këshilltari i ministrit Prifti. Po përmendim disa prej tyre: përfaqësues ligjor i “Albania Chrome” ku “Darfo” ka 100% të aksioneve, përfaqësues ligjor tek “Albania Mineral Group”, e cila merret me shfrytëzim minierash, import-eksport mineralesh të të gjitha llojeve, shfrytëzim guroresh dhe ku 81% të aksioneve i ka këshilltari i z. Prifti. Po ashtu, Belegu është përfaqësues ligjor dhe pronar i gjithë aksioneve të RE-EBEL, e cila merret me tregtim me pakicë të karburanteve dhe gazit. Këshilltari i z. Prifti është aksionar te kompania “Gerold” sh. p. k., e cila merret me shfrytëzim minierash, punime gjeodezike, rilevime topografike dhe import lëndësh plasëse.

Një tjetër kompani ku këshilltari kryesor i ministrit të Ekonomisë është aksionar është “Kuarci Blace” që merret me tregtim, import-eksport ferrokromi, koksi metalurgjik, qymyr, skrap dhe mbetje metalike.

Është e qartë se ministri Prifti ka gati një skemë të qartë se si do të kontrollojë çdo qindarkë që mund të fitohet në sektorin e minierave dhe të koncesioneve në Shqipëri. Ai, me sa duket, i ka pasur gati bashkëpunëtorët. Nuk mund të flitet më për konflikt interesi, por shumë tepër. Belegu është anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar në LSI dhe ka qenë kandidat i kësaj partie për zgjedhjet e vitit 2005 dhe ato të vitit 2007 në zonën 86, ku fitoi një numër të konsiderueshëm votash.

 

1.

Emri i subjektit: “Albanian Chrome” sh. p. k.

Objekti: Minierë, prodhim ferro-kromi, import-eksport etj.

Ortak: “Darfo” me 100% të aksioneve

Përfaqësues ligjor: Eduard Belegu

 

2.

Emri i subjektit: “Albania Mineral Group”

Objekti: Shfrytëzim i mineraleve të grupeve 1, 2, 3, 4, projektim dhe ndërtim minierash dhe karierash, konsulencë, import-eksport mineralësh dhe pajisjesh për minierat dhe karierat, transport nacional dhe internacional mallrash

Përfaqësues ligjor: Eduard Belegu

Ortak: Eduard Belegu me 81% të aksioneve

 

3.

Emri i subjektit: RE -EBEL

Objekti: Import-eksport dhe tregtim me pakicë i hidrokarbureve, lubrifikantëve, gazit të lëngshëm

Përfaqësues ligjor: Eduard Belegu

Ortak: Eduard Belegu me 100% të aksioneve

 

4.

Emri i subjektit: “Gerold” sh. p. k.

Objekti: Shfrytëzime minerare, punime gjeodezike, rilevime topografike, import eksport të mallrave të ndryshme, import të lëndëve plasëse

Ortak: Eduard Belegu me 4% të aksioneve

 

5.

Emri i subjektit: Kuarci Blace

Objekti: Tregtim import, eksport ferro-kromi, koksi metalurgjik, qymyr, skrap, mbetje metalike

Ortakët: Eduard Belegu me 2% të aksioneve

Iliriana Belegu me 49% të aksioneve

10 Komente

me duart te pastra

lufte kunder korrupsionit

qiviri e hajrit me standarte europiane mer lal

Po mer Elton po ky Sala paska qene budalle mer qe nuk e paska kuptu mo perpara qe LSI-a ishte faktori i perkryer per t'i arrit keto standarte.

Amon te keqen se, pavaresisht se ti e bo per shaka, ketu mund te ta marrin per seriozisht.

Si gjithmone artikulli ishte nej paçavure e nivelit te Lorenc Vangjelit.

Belego,

ja kesaj i thone pordhet e medha , grisin breket e veta. Po mir mer kaqol nuk rrije dot gjakun me ndonje hije apo donte Ministri Keshilltar Besnik? Eshte e qemotshme mer qe gjeli i ri e ha gjithmone.  Ike per i cike imazh lufte ndaj korrupsionit. smiley

Po mire trangull, po trangull per foragjere ama, jo per tarator, qysh vajte si capi ke kasapi ? Ene n`burg re, ene paret qe kishe do i lesh neper prokurore e gjyqtare, ene bizneset te shkojne per lesh.

Le qe cer merrem une me ty. Ti sot do e degjosh per here te pare qe beleg/u perkthehet ne gjuhen e memedheut ne debil/e ose budalla?

Koth, ne gjuhen e Memedheut i thone "i marre" , prej nga "m'i more mente" ose "marrina"

"Debil" dhe "budalla" jane te ndonje memedheu tjeter. Flm per mirkuptimin. 

Koth ti ke te drejte vllajo,  por keto bohen kur njeriu ka frike Ne memedhembje asht ba deti kos dhe te gjithe kane fut ka i lug ne brez. Perse te kishte frike Belegoja?

Po si mund te pranonte te rinte ne te majte,perkrah, me Edi Ramen,Dritan Prifti??...ku ai kishte Berishen dhe biznesmenin  e fuqishem qe mezi priste qe Dritani te vinte ne Pushtet!???

 Sot sdo mend ta kuptosh qe mundesia per nje pasurim galopant,me hapa gjigande krah per krah Gjyl-Qyl-Belegut,ta prish mendjen!

Politika  e politikaneve goje-shtrember,eshte arti i mashtrimit ku ne thelb qendron interesi personal ,depozitat ne pritje te parase,per tu levruar ne emer te pushtetit,direkt dhe ne pasurimin,e keshilltareve ortak te minitsrit.

Përfaqësues ligjor: Eduard Belegu ne pese subjekte te fuqishme bisnesi,plus,plus,plus dhe keshilltar Ministri,plus,plus,plus,plus,edhe antare e LSI.

Thoja bilbil thoja,thoja me te lumte goja(e shtrember) e Dritan Priftit,kur tha:

Une aleance me Edi Ramen kurrrre,me Berishen do bej aleance!!!

E pra se ngeli ndershmeria tek Edi Rama qe ta kerkonte Tan Prifti.

A i keni pare disa kompani qe bejne ca reklama ofertash dhe thone qe ofertat nuk zgjasin pergjithmone.Keshtu eshte edhe kjo puna e Priftit ne qeveri eshte nje oferte e mire nga Berisha por nuk zgjat pergjithmone duhet ta shfytezoje sa me shume dhe qe te beje kete i duheshin shoke.

A cka per tju punu Sala hajdutave te LSI..do ju qite breket..ja sa bukur e filloi me Priftin e Harvardit..ja ben rup sup dhe Ilir qypit ne ket forme.

A cfare gallate kena me pa...Sala ka per tja fut keq Ilirit..Sala ska duruar ne qeveri te tijte jo me duru socialistet e tipit Prifti.

Shume te drejte ke kopetent ashtu do jua beje dhe mire jua ben.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).