Argita: Pse klienti im Mero Baze u kthye ne armik

Vajza e kryeministrit ka publikuar per here te pare, faktin se botuesi i te perditshmes "Tema" ishte klienti i studios se saj ligjore. Tregon pse u prishen raportet mes tyre dhe "si nisi seria e shpifjeve". Rrefimi i Argita Malltezit: Mero Bazes i refuzova praktiken e shitblerjes se "Tema", binte ere pastrim parash

Argita Malltezi ka vendosur te flase, duke reaguar per hipotezen e hedhur nga e perditshmja "Tema" e cila ne numrin e nje dite me pare shkruante se vajza e kryeministrit Sali Berisha ka pasur klient te studios se saj ligjore, biznesmenin aktualisht ne gjendje arresti ne paraburgim, Rezart Taci.

Por me reagimin e saj te mbremshem, Argita Malltezi ka nxjerre dhe nje te vertete qe lidhet me protagonistin e shkrimeve ne "Tema" qe ajo i konsideron shpifje per te ardhur keq, Mero Baze.

"Ne fletushken personale "Tema", pronari dhe gazetari i saj Mero Baze, vijoi te dielen me shpifjen e radhes sipas te ciles Rezart Taci ka qene klient i studios sime ligjore", - thote Malltezi ne reagimin e saj.

Ne vijim, Argita thote se sqaron "me pergjegjesi te plote, se Rezart Taci, ne asnje rast dhe ne asnje rrethane nuk ka qene klient i studios sime". Ajo e perforcon kete deklarate kur thote se "jam e hapur t'i pergjigjem cdokujt qe pretendon se ka prova per te kunderten".

Ketu, Argita Malltezi ka zbuluar dhe nje fakt te pak koheve me pare qe lidhet me Mero Bazen, duke pohuar se ai ka qene klienti i studios se saj ligjore por kjo ka vazhduar deri kur Baze sipas vajzes se kryeministrit, kerkoi te realizoje nje praktike shitblerjeje qe studio e saj ligjore dyshonte se ishte afere pastrimi parash:

"Ne fakt, e verteta eshte se Mero Baze ka qene klient i studios sime deri ne kohen kur studioja i refuzoi te perpilonte sipas kerkesave te tij, nje praktike per rimarrjen pa shperblim te gazetes "Tema" te cilen ai me pare e kishte shitur me nje cmim qindra milionesh. Kur ne i beme te qarte se nje praktike e tille binte ere pastrimi parash z.Baze vendosi te mos ishte me klient i studios sone dhe nisi serine e tij te shpifjeve", - sakteson Argita Malltezi.

Ne perfundim te reagimit te saj Malltezi gjithsesi tregohet e vendosur ne denimin e dhunes ndaj gazetarit dhe i deshiron botuesit te "Tema", Mero Baze, sherim te shpejte: "Duke qene e detyruar te bej kete pergenjeshtrim gjej rastin te shpreh keqardhjen e thelle dhe t'i uroj sherim z. Baze si dhe te denoj ashper dhunen ndaj tij dhe cilitdo gazetari tjeter si nje akt absolutisht te papranueshem dhe qe lendon mbare shoqerine", perfundon deklarata e leshuar nga Argita Malltezi.

38 Komente

"Ne fakt, e verteta eshte se Mero Baze ka qene klient i studios sime deri ne kohen kur studioja i refuzoi te perpilonte sipas kerkesave te tij, nje praktike per rimarrjen pa shperblim te gazetes "Tema" te cilen ai me pare e kishte shitur me nje cmim qindra milionesh. Kur ne i beme te qarte se nje praktike e tille binte ere pastrimi parash z.Baze vendosi te mos ishte me klient i studios sone dhe nisi serine e tij te shpifjeve", - sakteson Argita Malltezi.

Po pse nuk e denoncoi kjo nëse dyshonte të ishte pastrim parash?

Apo duhet me u hedh ca ushqim qenve, të kenë të lehin?

 

Sepse avokati nuk mund te denoncoje klientin e tij, e as ta padise. Per nje veper te tille minimumi i hiqet licenca dhe mund edhe te perfundoje ne burg.

tani mos ja fusni kot... ti thuaj po rren si dreqi ajo, apo po paraqet keqinterpretime, apo po thote te verteten... po jo pse nuk e denoncoi!!! Nuk ka lidhje fare dhe as nuk tregon asnje gje. Ajo edhe me kaq sa ka thene, ka shkelur ligjin dhe kompetencat e avokatit mbrojtes qe nuk mund te dale ne publik per te "defamuar" mbi nje ish klient, cfaredo qe te kete ndodhur mes tyre. Nuk mund as te thote te verteten mbi materiale delikate te nje dosjeje persa kohe qe edhe nje ish-klient eshte ende i gjalle dhe interesat e tij demtohen nga nje zbulim i tille. Po nejse, ka dhene dhe ajo nje deshmi se cfare eshte avokatia dhe cfare eshte nepotizmi ne Shqiperi. Te pakten klientet e tjere te studios se saj e marrin vesh se nga cfare zyre perfaqesohen.

vari leshte kesaj pune... *

Më duket se po e ngatërron, sepse këtu nuk bëhet fjalë për gjyq që të jetë avokate mbrojtëse Argita. Këtu po flitet për tratativa ekonomike.

Nuk leshohet ne publik informacioni qe te beson klienti, o njeri! Informacioni, mbi cdo emer qe rezulton i regjistruar ne zyren tende si klient, eshte strikt, konfidencial! Denohesh nga ligji po te hapesh gojen, jo me te dalesh te denoncosh klientin tend!!! Je ne vete ti? per klientin tend nuk flet dot, edhe sikur ate qe ka thene klienti ta kete thene duke bere seks me avokateshen, apo duke qene ne plazh, apo ne disko e i dehur... Pse ja fusni kot mer aman! C'lidhje ka gjyqi ketu??? Ti e kupton se dhe kaq sa ka folur ajo ka shkelur parimet, normat, praktiken dhe gjithshka tjeter per te cilen eshte betuar?

Nuk leshohet ne publik informacioni qe te beson klienti, o njeri!

Zoto, çfarë kujton se po bën tani ajo??

Avokatë që hedhin inuendo të tilla s'kam parë ndonjëherë. Në vende të tjera s'do ia mbante të hapnin gojën edhe sikur të ishin të vërteta se rrezikonin ndonjë gjyq apo heqje license.

Lexoje deri ne fund komentin o Dori... bile, kam dy komente qe duhet t'i lexosh.

E lexova por më duket se po kundërshton vetveten me ato që thua. Hapja gojës u bë.

Pash zotin... po pse cdo gje duhet te kthehet ne debat mer aman!

Komenti qe shpreh mendimin tim personal mbi artikullin e Koha Jone, eshte vetem Homer Simpsoni!!! E merr vesh ate? Te tjerat jane pergjigje ndaj nje komenti tjeter! Lexoji dhe ato!!! Nuk po e marr vesh se cfare s'kupton aty ti mer cun... Qysh e kundershtoj veten une??? Do flasim shqip apo si eshte kjo pune?

ok ok, kerkoj falje, isha per ne pune dhe s'i kam lexuar te gjitha komentet

po dori, kur ishe rruges s'kishe kohe me lexu, tani qe ke arrit ne pune ke kohe t'pagume sa t'dush me lexu peshkun smiley

E shikon Realist luften e klasave.

Pse nuk denoncoi? pyet sherifi.

Ku dihet se Avokati mbrohet me ligj per mosdenoncimin e klientit.

Prit se ka prap, mos u merzit.

Eshte thene me kohe qe Mero e shiti gazeten 500 mije euro dhe e bleu perseri 10 mije euro,por asnje nuk eshte marre me Meron.As prokuroria qe duhet te kishte filluar hetimet.

Ja Meroja qe merr neper goje dhe shpif gjithe diten per te tjeret.

Po tani zoti ambasador.Ashtu sic kerkove denimin e Tacit (duke nderhyre brutalisht ndaj gjykatave) kerkoi prokurorise te nise hetimet ndaj Mero Bazes per pastrim parash.Apo gazetarit i lejohet te pastroje para.

Hajde zoti ambasador.E dime qe je edhe kryeprokuror i Shqiperise.Ndermerr veprimet e duhura hetimore ndaj ketij sharlatani qe veprimtarine e tij te piset mundohet tua veshe te tjereve.Ndryshe do te thote qe edhe ju jeni bashkepuntor me te.

O Drin, qe Juli ja fut kot me ate punen e denoncimit kjo nuk diskutohet. Edhe qe shit-blerja e Temes vje era pisllik qe larg fare, as kjo nuk diskutohet. Megjithate une jam plotesisht dakort me Omer-in qe qesh me te modhe.

Ke nigju ti qe t'i thote avokati, klientit "Nuk e bej kete pune se vjen era pastrim parash?" dhe klienti te merzitet e te filloi te shpifi? Po parate, qe do apstronte Mero nga i mori? A nuk i mori si ndermjetes midis qeverise dhe kompanise qe hapi casino ne mes te Tiranes? (se ata ja blene e rifalen gazeten)

Pra, eshte e sigurte qe prishja eshte bere per gjera shume me te medha, te cilat sigurisht qe asnjera pale nuk do t'i thote se del bllof. Ndaj nuk ja vle me u marre me keto gjona.

Leji ata qe e peshtynin dje (me te drejte), ta lepine sot e ta bejne hero.

Lizander.

Eshte loja kjo, Mero hedh ne gjyqe Avokaten per "shpifje".

Nuk jane rob i trashe,jo.

Nuk bej "tifozllek" per asnjeren pale, jam kunder asaj qe eshte "shkaterrimi " yne, mirsjellja qe merret per dobesi.

shume skandaloz shkrimi i Argites.

E paska bere balte fare.

Sidoqofte, duke lene Mero Kelliren menjane, nqs nuk paskesh qene Argita, te gjenin se kush merrte rrogen ke bizneset e Taqit, perkundrejt "konsulences" , pikerisht ne ato fusha ku po ja veshtiresojne jeten smiley

Kushedi sa konflikte interesi me qivirrine do te gjenin, por ligjerisht nuk besoj se do kishin ndonje gje ne dore.  Une akoma nuk di ca problemi ka ligjerisht Taqi, cfare kane ne dore kur e akuzojne, dhe intervista e Ngjeles sot ke Sheklli mu duk paranojake, e tipit : ska tym pa zjarr :O

Dhe per me teper,po pat mundsi se nuk e kam lexu shtypin, a ka pas nai reagim per faktin sknadaloz qe Tacin e mbajne brenda per nja dy shuplaka te supozuara ne pijetore, ndonese pse ne menyre absurde gjoja ka ofruar 100 mije euro per garanci, njelloj si ndonje rob qe ka vra me sepate komshinjte ?????

 

 bedrije, 

me pelqe supozimi yt se edhe kete rradhe Mero mavria ka pranuar te bej lojen e pushtetit..

I vetmi problem qe kam pas me gjith ket historine e meros, ka qen gadishmeria histerike e gjys opinionit peshkist per te denuar kolektivisht dhe pa gjyq "fajtoret" 

 Sa per shkrimin e argites, buk per peshq.

ka pas bedrije, dolen avokatet ene thane qe po e mbajne mrena kot 

 ashtu e ?

ehhhhhhhhhhhhhh.................

ehhhhhhhhhhhh them dhe une, po pa pika smiley 

Keshtu ua futen dhe me Gerdecin .

Shiku  s'me ka informue, Deviroli nje maskara, shiu s' me ka iformue , a problem ushtarak zotnie , deri ke mina me sahat. Dhe ta gezoni Mediun deputet te mbrojtur nga PESHKAQENET , jo PPU. Pra ta gezoni ate Regjim te ri RRAHES .

Shif kur te dale qe ne 90 ne zyren e R. Alise Ju eshte thene "qe ti Mero dhe ti Fari vetem do shpifni" dhe me pas  frikes se shprehur prej tyre Ju eshte thene "prapa do kini Saliun ose kedo tjeter qe do jete ne krye"

Ju jeni me penallti ..... dhe me vjen keq kesaj radhe , me siptoma te tilla edhe CHENE ?????????????

Edhe njehere . C'ne MERUA ne mexhlis ????

Merua aty eshte , mund ta rrahe cdo kalama Lagjje sepse i ka sha baben , ne cdo dite te javes. Mund ta rrahe e qelloje me pellembe cdo koleg kur ndeshet me te. Mund ta rrahe cdo kusheri a nip i pergojuar si fis etj etj pa mbarimisht . Mbi te gjitha nje spurdhiak si Meron  Fizikisht , mund ta rrahe KUSHDO  smiley

Ka rrahur SHTETI o gazetaruc !

Me para te PISTA mbeshtetet  i gjithe biznesi dhe Shqiperise ju caktua Rroli i LAVARRICES Gjigande ... Kete e di shume mire Mixha me Nanon !

Ju merreni me MERON. Merua dhe kushdo eshte "brenda " dhembeve te atij ingranazhi te stermadh qe si kollodok ose bosht mbeshtetes ka SALIUN e piramidave ,dhe kuptohet " Nuk kam si ta mohoj zotrij . Femijet e mi jane milioner "

Dhe me falni . Shihni po nuk doli Merua fajtor qe "ka provokuar dhe me pas ka goditur i pari "

Lumasiu duhet te kete shume femije por si cifutit i mungon nje peni per sejcilin , pa te cilin nuk behen milioner smiley

Shkrimin nuk e lexoj dot se me vjen per te vjelle nga argita, por i lexova komentet dhe shoh qe "zonja" ne fjale permendka nje "studio". Tashi kjo eshte arkitekte apo avokate? Kendezaj nga ne avokatet kane zyra jo studio!!!!

Dakort me bedrien, mbajtja ne burg e tacit eshte komplet nonsens, a thua se taci mund te arratiset qe ti shpetoje drejtesise. Cdo gje ne absurditet ne albanistan.

 Sot qe dit me diell; se prisja te hupte fillin edhe Idrisi smiley

Idris, 

Kom shkrujt qart mer, pse me keq-lexo? Smerrem fare me meron dhe me fijet qe e mbajne ne kembe, eshte kuti e zez Idris. Sinjalin qe perco ky funksion i panjohur por i mirsupozuar e njohim mire. Kjo na lejo te kemi nje ide mbi cfare flasim pa kaluar ne thirrje " te digjet, te digjet.. te tura me dru vucidoli" Komentet e mia rreth kesaj teme kan qene pikerisht mbi keto thirrje histerike.. kaq. 

 ku o dilli mer ?

thuji t'vij i cik knej se na ka harru fare e u mytem ne fierze u mytem smiley

 Dilli dhe shiu jane ne sinkron me qiviriun... per te miren e kombit!

1)paraliza parciale ka fillu eksportin e energjise

2)Skixofrenia e tejskajshme do ta eksportoje ne lindjen e mesme

bo vaki qe uji i tepert te jete dhe molla e sherrit qe do coj ne krisjen e dashnise se madhe PD-LSI

 llafi jot n'vesh t'perenise smiley

Vecanerisht Juve e ndiej te moraleshme t'ju them na fal he burre , se te pacam lexue pa syze smiley

Po me dugulisi mendimi se si ka mundesi te merret me Meron edhe Chenja ? Dhe qe me shtyu me fol ashtu ishte se : -cfare lesh loje te pushtetit  po bo Mero-ziu. Ai po ulerin se "i bo paraprite nonje aksidenti kur te shkoj per gjah" .

Mo lexo Bedrijen ti , se vete thote qe "rri rri dhe trazoj ujrat ka i here m'senet" smiley

Mire qe e mbylli studion ligjore se e kishte bo si bordello informale.

Mire qe e mbylli studion ligjore se e kishte bo si bordello informale.

sqarare ju lutna shum

, por i lexova komentet dhe shoh qe "zonja" ne fjale permendka nje "studio". Tashi kjo eshte arkitekte apo avokate? Kendezaj nga ne avokatet kane zyra jo studio!!!!

Flasin 'taljonce n'Tajron or Daj!

Argita, një faturë 30 milionë euroNga Tema

Argita, një faturë 30 milionë euro

Gazeta “TemA” boton sot një dosje të zgjeruar se si e bija e kryeministrit, Sali Berisha, Argita Malltezi, negocion me një biznesmen të huaj nga Lindja e Mesme për t’i garantuar atij një koncesion.

Letërkëmbimi mes studios ligjore të Malltezit dhe biznesmenit Zafar Ansar, i cili kërkon të ndërtojë një termocentral në Shqipëri, nxjerr në pah qartë se është Malltezi ajo që qëndron pas blerjes së tokave në Porto Romano, për t’i rishitur ato me çmime të kripura te biznesmenët e ndryshëm. Kjo tregon qartë se serbo-boshnjaku, Damir Fazlliç, është përdorur si sekser i familjes së kryeministrit, kur në të vërtetë pas blerjes së këtyre pronave është studio e Argita Malltezit.

Ky skandal bëhet edhe më i rëndë, për shkak se letërkëmbimi tregon se studio ligjore e Argita Malltezit, e cila është regjistruar si një person fizik, d.m.th., si biznes i vogël, lëshon fatura shumë të majme, madje kërkon që të marrë tre për qind të vlerës së investimit si pagesë suksesi. Duke ditur se suksesi është i garantuar, me një përllogaritje të thjeshtë i bie që për koncesione të tilla prej qindra miliona eurosh studio e Malltezit të marrë disa milionë thjesht duke ndikuar me emrin e babait.

 

 

Letërkëmbimi

 

Fillimisht, Zafar Ansar kërkon nga studio ligjore e Malltezit disa të dhëna të shpejta në lidhje me zonën ku do të ndërtohet TEC-i prej 120 MW. Në përgjigje, studio ligjore i deklaron atij se duhet të bëjë një pagesë prej 8150 eurosh, për 42.5 orë pune. Kështu, në formularin e pagesës, një avokat i studios së Malltezit paguhet 200 euro në muaj, ndërsa një ndihmës avokat me 130 euro (FAKSIMILE 1).

Më pas, në vijim të letërkëmbimit, ortakja e Malltezit i bën të ditur se pagesa që do bëhet në vijim të punës për marrjen e koncesionit do jetë 1 mijë euro në muaj si pagesë e detyrueshme, dhe më pas do paguhet çdo orë pune. Në rast se marrja e kontratës për ndërtimin e TEC-it do përfundojë me sukses, studio e së bijës së kryeministrit i kërkon një pagesë prej 3 për qind, që në këtë rast mund të jetë një pagesë edhe në vlerën e 3 milionë eurove, në rast se investimi do jetë të paktën 300 milionë euro.

Studio e Malltezit është e regjistruar si person fizik dhe këtë e vërtetojnë dokumentet që boton gazeta “TemA” (FAKSIMILE 2 dhe FAKSIMILE 3).

E thënë ndryshe, Argita në dokumentet e shtetit figuron si avokatja e vetme e kësaj zyre avokatie që ushtron veprimtarinë ekonomike me objekt: “Shërbime avokatie dhe konsulence”, ndërkohë që në të punojnë shumë të tjerë.

Regjistrimi i saj në gjykatë, por dhe në organet tatimore është si “person fizik”, pra si biznes i vogël që xhiron në një vit jo më shumë se 80 milionë lekë të vjetra. Në rast të kundërt, nëse kjo zyrë avokatie do të regjistrohej si biznes i madh, sikundër funksionon realisht, pasi në të punojnë më shumë se dy avokatë, kuptohet që detyrimet fiskale karshi shtetit do të ishin më të mëdha. Aktualisht xhiroja vjetore që Argita deklaron nga kjo veprimtari llogaritet në rreth 76 milionë lekë të vjetra, prej të cilave 4 milionë lekë të vjetra, sipas saj, janë fitimet e vetme.

 

 

Koncesioni

 

Pasi biznesmeni nga Lindja e Mesme paguan shumën e majme për disa orë bisede, madje edhe për e-mail-in paguan 100 euro, në lojë hyn Argita. Letërkëmbimi fillimisht ishte mes biznesmenit dhe ortakes së Malltezit, Flutura Kola. Por më pas është momenti për Malltezin, e cila nga e-mail-et shpalos qartë aftësinë e saj për të negociuar me KESH për të përshpejtuar procedurat. Në e-mail-in e fundit bie qartë në sy se Malltezi ka një nxitim për të marrë një përgjigje nga biznesmeni, për shkak se ajo kërkon që të procedojë sa më shpejt me blerjen e tokave. Kjo është dhe shumë e rëndësishme, pasi, sipas Malltezit, agjentët e saj në terren duhet të vijojnë me marrjen e pronave. Malltezi i jep disa opsione biznesmenit nga Lindja e Mesme, dhe duket qartë se bëhet fjalë për zonën industriale në Porto Romano. Komunikimi i saj me biznesmenin nis edhe me disa urime me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit, një sinjal afrimi i saj, por dhe një sinjal se ajo është një njeri që ka të njëjta bindje fetare me njeriun që kërkon të marrë koncesionin.

Gjepura!!! Nemos per shpifje, te pakten per injorance duhet ta rrasesh ne biruce kete plehre gazetar!!!

Në rast se marrja e kontratës për ndërtimin e TEC-it do përfundojë me sukses, studio e së bijës së kryeministrit i kërkon një pagesë prej 3 për qind, që në këtë rast mund të jetë një pagesë edhe në vlerën e 3 milionë eurove, në rast se investimi do jetë të paktën 300 milionë euro.

Argita mund te jete qelbesire e t'i kete te gjitha poshtersite e te atit, mund te jete zhvatese e krejt... por, qe te beje kete lloj gafe ne nje perllogaritje kaq te thjeshte arithmetike, kete nuk e besoj dot kurre! Gafa te tilla mund te beje vetem nje injorant i pashkolle; qe eshte sigurisht rasti i gazetaruceve shqiptare...

3% i 300 000 000 euro = 9 000 000 euro, dhe jo 3 000 000 euro si thote artikulli i gazetaruceve plehra te Shqiperise.

Shpifje te qelbura fare... po te qelbura ama... se m'u duk si gabim te shprehuri kur me siper thoshte: "madje kërkon që të marrë tre për qind të vlerës së investimit si pagesë suksesi. Duke ditur se suksesi është i garantuar, me një përllogaritje të thjeshtë i bie që për koncesione të tilla prej qindra miliona eurosh studio e Malltezit të marrë disa milionë"...

Faqja e zeze!!! Cfare njerezish te ndyre ka atje!

3% i 300 000 000 euro=9 000 000,dhe jo 3 000 000 euro sic thote artikulli i gazetaruceve te Shqiperise.

ne fakt duhet te jete gabim i postuesit,pasi mbreme  Mero tha se investimi ishte prej 1 miljard euro dhe perfitimi i zonjes do te ishte 30 miljon euro,gje qe dhe zonja e kishte pranuar. Mbreme Mero duke pare kamren ne sy tha se zonja kishte shpifur persa i perket faktit qe ai ka qene klient i saj dhe ne kete pike ajo i ka ngjare te jatit. Ai tha gjithashtu se studioja e Argites nuk ishte nje studio ligjore por nje vend per te bere lobingje politike. Eshte e vertete,tha ai se Taci dhe te tjere nuk mund te jene te rregjistruar,pasi ata paguajn kesh dhe ajo zyre perben evazionin fiskal me te madh te vendit duke u kthyer ne nje problem per shoqerine

Keshtu foli Mero

Jepi Qezarit ate qe i takon Qezarit.

  • Se pari :Keto sajesa te Meros nuk i ha me njeri qe, te pakten merr vesh nga interneti.Por Mero shpif duke e ditur qe ka shume qe nuk dine gje per internetin.Qe te lexosh email e nje tjetri duhet te dish pasword-in ,tja vjedhesh ose te jesh administrator i faqes ku eshte hapur email.(edhe ne se ben njeren prej tyre eshte veper penale) . Pra,praktikisht Mero mashtron si zakonisht 48 ore ne 24 ore.
  • Se dyti : Nuk shoh ne pergjigjen e dhene qe Mero te beje transparencen e shitblerjes se gazetes Tema.Gazete qe e shiti 500 mije euro dhe e bleu 10 mije euro per te cilen Argita, me shume te drejte nuk ka pranuar tja beje, se eshte vertete nje rast i paster pastrimi parash.

Mero duhet ta kishte pergenjeshtruar qe ka dashur te beje kete transaksion,por, sic duket,ka filmime qe tregojne se e ka kerkuar ta beje dhe tani mundohet ta mbuloje me perralla termocentrali.

Po prokuroria pse nuk e heton kete transaksion pastrimi parash te Meros?????????????

 

Artian, qe Argita fiton miliona me zyren e saj, i kemi degjuar me kohe, kjo qe thote Argita nuk e morem vesht, eshte e vertet se nuk ka pranuar te bej praktiken e rimarjes pa shperblim te gazete Tema?

Kete te na thote Merua, jo gjera te vjetra.

Qe thua ti, Argiten e njohim, Berishen e njohim, Meron nuk e njohim, qendron ajo qe thote Argita apo eshte nje shpifje.

Pune shpifarakesh, qe nuk duhen marre parasysh te gjitha ashtu sic jane. Ne dokumentin qe boton Baze te gjitha shprehjet permbajne "do te", pra neqoftese. Akti ose transaksioni nuk eshte kryer e studio ligjore jep cmim per te cilin nuk e ka bere, pra eshte orientues ose informues, dhe mund ta bente ne koordinance ose bashkepunim me nje zyre tjeter avokatie, si praktika te njohura ne gjithe boten e biznesit. Pra kemi nje pune te pa kryer dhe per kete, ajo jo vetem Bazes por edhe te atit nuk eshte nevoja t`i japi informacion. E dytat nuk mund te akuzohet askush se ben pune pa fatura pasi nuk do t`i paguaje taksa shteteit. Le te ndikoje mbi ligjin, mbi aplikuesit e ligjit, etj. Pra, Argita ka te drejte ne kuadrin e shpifjes.

E dyta ajo qe thote Baze qe "nuk ka qene klient ne kete zyre", mund te qendroje ( pra Argita shpif ), pasi Argita nuk ka dokumenta ose fatura taksimi per punene qe i ka bere Bazes. Pra, Baze ka te drejte ne kuadrin e shpifjes.

Deri ketu jeme ne fushen e shpifjes se dy njerzve, njeri avokat e tjetri gazetar.

Te tjerat qe vijne me pas jane hipoteza e analiza ne baze te hipotezave. Eshte mire qe ta qepin gojen e nxjerrjes jasht te budallekut e ne se kane dokumenta le t`i depozitojne ne prokurori e "le te presin qe te bjere Sala" ose ana tjeter ta coje ne gjykate "keto vjet qe eshte Sala", e le t`i xhvasin njeri tjetrit ca para "per moralitet".

Deri tani ne kuadrin e shpifjeve ka ngelur Mero Baze ,sepse asnje nga shpifjet e tij te deritanishme nuk eshte vertetuar nga prokuroria ( qe per hir te se vertetes nuk e do Berishen ).

E theksova dhe me lart.

Pse Mero nuk pergenjeshtron thenien e Argites qe ka dashur te beje transaksion qe vjen ere pastrimi parash,por kerkon te spostoje vemendjen ne gjera qe tjera qe nuk qendrojne.(Ju e dini qe email e tjetrit nuk mund te lexohen pa pasword).

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).