Argita, juriste e qeverisë

UPDATEILDKP përgënjeshtron lajmin e GSH.

Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi braktis biznesin privat dhe fillon për herë të parë karrierën e saj në administratën e lartë publike, duke u punësuar si juriste pranë Këshillit të Ministrave. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga “Regjistri i Subjekteve në funksion që mbartin detyrim për deklarim të interesave të tyre private”. Ky regjistër është publikuar së fundmi në internet nga Inspektoriati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Referuar këtij dokumenti, Argita Malltezi nuk ka më detyrimin për të bërë transparencën e të ardhurave të saj për shkak të lidhjes familjare me kryeministrin Berisha, por ngaqë tanimë ushtron funksionin e juristes pranë Këshillit të Ministrave. Në këtë regjistër nuk sqarohet data e saktë kur Argita Malltezi është punësuar si juriste pranë qeverisë. Bëhet e ditur vetëm se ajo është një nga 4168 funksionarët e lartë të shtetit shqiptar, që ka detyrimin për shkak të pozicionit të saj të punës që të bëjë deklarimin e burimit të të ardhurave, si edhe fakti se mban numrin 7512 të identifikimit në listën e nëpunësve të shtetit. 

Punësimi në 2009
 

Vajza e kryeministrit Berisha ka filluar punë si juriste pranë Këshillit të Ministrave në vitin 2009. Data se kur është firmosur emërimi i saj në këtë detyrë nuk dihet, por mendohet që kjo të ketë ndodhur brenda periudhës 1 janar – 24 korrik 2009. Në këtë konkluzion arrihet të paktën për dy arsye.

Së pari, sepse Argita Malltezi ka bërë transparencën e saj për burimin e të ardhurave për të gjithë vitin 2008, në bazë të detyrimit që mbartte si fëmijë madhor i një funksionari të lartë të shtetit, sikundër është kryeministri Berisha. Kjo mbështetur në nenin 22 të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 dhe nenit 14, pika 3 të ligjit nr.9367, datë 07.04.2005. Pra nga 1 janari deri në 31 dhjetor 2008, Argita Malltezi ka bërë transparencën e pasurisë së saj mbështetur vetëm në detyrimin ligjor si fëmijë madhor i një zyrtari të lartë, çka sqaron qartësisht faktin se deri në 31 dhjetor 2008 ajo nuk ka qenë e punësuar në administratën publike.

Së dyti, “Regjistri i subjekteve në funksion që mbartin detyrim për deklarim të interesave të tyre private”, i publikuar së fundmi në internet nga ILDKP-ja, sqaron që në titull se bën fjalë vetëm për nëpunësit e lartë të administratës publike. Pra, jo për fëmijët e tyre madhore. Ky regjistër, sipas informacionit që jep ILDKP-ja, është përditësuar për herë të fundit në 24 korrik 2009, duke bërë kësisoj të ditur se emërimi i vajzës së kryeministrit Berisha si juriste në Këshillin e Ministrave të ketë ndodhur brenda periudhës 1.01.2009 – 24.07.2009.

Shënim i Peshkut: dokumenti në fjalë ndodhet këtu

21 Komente

 hmm gazetari investigative qe te than piten smiley

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga “Regjistri i Subjekteve në funksion që mbartin detyrim për deklarim të interesave të tyre private”.

Lepuri fleka ke regjistri i bekuar  qe na konfrimoka zyrtarisht smiley

Po mire mor, po qe eshte emeruar juriste dhe jo pastruse nga e dini juve ? Kush tha qe punon ne kryeministri dhe jo ne drejtorine e peshmatjeve ? Ca investiguat me tej ?  Ca dmth juriste ? Ka hyre ne sherbim civil ? Nqs po, atehere duhet te kete hyre me konkurs, te cilet jane transparente, mundesisht emrat botohen ne gazete .  Po mire, a vajtet me u interesu i here ke departamenti i administrates shteterore ?  Po me pyet ca dmth kjo tek inspektoriate i deklarimit te pasurise  ? Po ke krieministria, ke shefi personelit etj etj    C'pergjigjje ju dhane ?

gazetari investigative , ske c'thua. 

 

 

Cja fut kot dhe ti Bedrije jo po investigimi jo po hetimi jo po interesimi. Pse me keto budalliqe do e cajne koken gazetaret tane?! Kane gazeten keta per te shit moj goce dhe e gjithe dita i iken ne shpikjen e titujve qe  ta shesin sa me kollaj produktin. Fenomeni MeroBazizmit eshte shume i perhapur ne gazetarine tone.

Dale Dale ky eshte vetem fillimi....ndonje dite do te degjojme.....

Ram Berisha eshte rrogetar i keshillit te ministrave pas vdekjes, ushtron detyren e kryetarit te dhomes se fantazmave prane Kryeministrit. Figura e tij fantazmogorike eshte ushqim shpirteror i K/Ministrit Shqiptar dhe ai me ate modestine e tij qe e karakterizon e punesoi prane kabinetit te tij dhe po i jep nje rroge modeste prej 2500 Eurosh ne muaj.....

Po maceve dhe qenve qe kane ne shpi kur do ju japin rroge keta mor njerez......?!

Shume mire qe eshte juriste e qeverise,ku eshte e keqja ketu,biles eshte fut pak me vonese,kalamojt e kryeministrit sipas jush duhet te shkojne te vjelin rrush po cfare,hej jane kalamojt e kryeministrit,ai po na mban neve qe nuk na ka asgje jo me kalamojt e vet.

 

O Brad me duket se po ngateron kryeministrin me mbretin. Ne nje mbreteri eshte mese normale bile edhe e detyrueshme qe femijet ti sherbejne oborrit mbreteror. Ne nje republike demokratike perben konflikt interesi. Ndersa ne nje republike bananesh si kjo e jona nuk di se cfare te them. Sidoqofte, kjo qe ben Argita eshte sakrifice e madhe sepse i ulen ndjeshem te ardhurat nga puna e ndershme.

Rrëzohen shpifjet e "GSH": Malltezi nuk punon në administratë

E njohur për shpifjet dhe spekulimet që pasqyron në artikujt e saj, "Gazeta Shqiptare" hodhi në treg shpifjen e radhës, sipas së cilës, vajza e Kryeministrit, Argita Malltezi është punësuar si juriste pranë Këshillit të Ministrave. Vetë Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, të cilit i referohet në artikull "Gazeta Shqiptare", ka përgënjeshtruar dje të gjitha pretendimet e ngritura nga "GSH", duke i cilësuar të pavërteta informacionet që kjo gazetë ka dhënë në emër të këtij institucioni. Konkretisht, ILDKP me anë të zëdhënësit të saj, Albi Serani ka sqaruar dje se Argita Malltezi në deklarimet zyrtare të pasurisë së saj, nuk rezulton të punojë në administratën publike. "Zonja Argita Malltezi (Berisha), për Inspektoratin e Lartë, nuk ka rezultuar asnjëherë në funksion publik në administratën shqiptare. Znj. Malltezi ka përmbushur detyrimin ligjor për deklarimin e interesave private në ILDKP, pasi sipas përcaktimit të ligjit është 'person i lidhur' me subjektin Sali Berisha, me funksion Kryeministër, bazuar kjo në nenet 21, 22 të ligjit Nr.9049, dt.10.04.2003 'Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë' dhe nenin 14, pika 3 e ligjit Nr.9367, dt.7.4.2005 'Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike'", është shprehur Serani. Ndërkohë që sipas përcaktimeve ligjore, "Kur pasuria e pjestarëve të familjes është e ndarë dhe e regjistruar si e tillë në organet e administratës shtetërore ose gjyqësore, deklarimi paraqitet veçmas nga çdo anëtar i familjes, me pasuri të regjistruar në emër të vet dhe i bashkëlidhet deklaratës së personit që ka detyrimin për deklarim". Zëdhënësi Serani bën me dije se në Regjistrin Themeltar të Subjekteve deklarues në ILDKP, "personat e lidhur" sipas kuptimit të ligjit, marrin të njëjtin numër indeksi me zyrtarin që mbart detyrimin për deklarim dhe, pavarësisht aktivitetit të tyre profesional. Ai sqaroi se rubrika "Institucioni ku ushtron detyrën" u shënohet e njëjtë me atë të vetë subjektit për efekt të referimit dhe saktësimit të lidhjes me zyrtarin. ILDKP ka sqaruar se të ardhurat e Malltezit, sipas deklarimit zyrtar, rezultojnë të jenë të gjitha nga subjekti privat ku ajo punon dhe ushtron aktivitetin e saj. Ndër të tjera, ILDKP ka vënë në dukje se për të saktësuar aktivitetin profesional të të gjithë personave të lidhur me zyrtarët, në regjistrin themeltar të ILDKP janë bashkëngjitur institucionet në të cilat ushtrojnë detyrat zyrtarët deklarues, të cilët kanë lidhje familjare. "Edhe në rastin e znj. Malltezi, e cituar sot në artikullin e 'Gazeta Shqiptare', bëhet fjalë pikërisht për këtë lloj plotësimi të kësaj rubrike. Sipas vetëdeklarimeve të dorëzuara në ILDKP, znj. Malltezi ka paraqitur si punësim dhe si burim të të ardhurave të saj, fitimet nga ushtrimi i aktiviteti si juriste/avokate në një sipërmarrje private. Për të shmangur keqkuptimet të ngjashme në të ardhmen, ILDKP nisi prej ditës së sotme saktësimin e aktivitetit profesional të gjithë "personave të lidhur" me zyrtarët, të cilët deri më tani, për efekt referimi, në Regjistrin Themeltar të Inspektoratit të Lartë, i janë atashuar institucioneve ku ushtrojnë detyrat zyrtarët deklarues me të cilët kanë lidhje familjare", sqaron zyrtarisht Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Shkrimet e publikuar në "Gazetën Shqiptare" kanë kohë që e kanë humbur besimin e opinionit publik, duke e kthyer këtë media në zyrën e shtypit të Partisë Socialiste.

BURIMI ESHTE ZEDHENESI I ILDKP-se.

Ky këtu është njoftimi nga ILDKP-ja. Titulli i postimit tend, dhe fjalia e fundit, nuk jane tek njoftimi i ILDKP. Ke hap gje media tenden o megafon, e s'na thua?

Shkrimi eshte i RD-se sigurisht o shoku agjitator, por deklarimi qe pergenjeshtron GSH-ne eshte i ILDKP-se.

Rroftë gazeta e pavarur Rilindja Demokratike!

Nuk eshte e pavarur fare. Por ne kete rast i ka kapur me presh ne dore shpifesit e GSH-se por edhe kete blog qe nuk publikon edhe pergenjeshtrimin e ILDKP-SE.

P.S. O berber, une thashe te bej pak sevap dhe te informoj miletin se me kete blog une i kam lare duart.

Pse "i RD-së sigurisht"? Sigurisht?

Dmth, ku tjetër do shkoje ti për të gjetur lajme të besueshme... ah pikë e zezë.

Sigurisht ne kuptimin qe RD e ka per detyre te beje sqarimet per kryetarin e partise qe ka dhe boton kete gazete.

Ore pse nuk i drejtohet njeri gjykates,se keshtu si po vete kjo pune,e ka kush e ka fajin,vetem gure ne traste do te kete as nje bereqet me shume.Ka gjykate,po prokurori, drejtesi....ne Shqiperi? Deri tani mesa duket,e lagu se lagu, nuk ka te sosur ketu e 20 vjet,siduket keta qe kane portat dhe kycet e thesarit,keshtu do te vazhdojne sa te mos mbesi as dhe nje kacidhe ne pasurine kombetare!

Hahaha: "Person I Lidhur me subjektin Sal Ram Berisha".!!! Ky duhet te jete titulli zyrtar i obortarrve: PIL SalRame!smiley

Me kete lloj shtypi nuk vazhdohet me gjate. Nuk eshte problemi tek ky rast, por tek fenomeni i shpifjes ne mediat shqiptare. Mire une dhe Penari qe lexojme lajme nga burime te ndryshme dhe shkojme tek e verteta pa luajtur nga kolltuku i shtepise, po i fshatari apo edhe qytetari qe ka lexuar vetem ne mengjes titullin e madh te GSH-se ne pasqyren e shtypit te tv-ve dhe asgje me shume, si do te ja beje?

Ketu ka vend te flitet per pergjegjesine e mediave ne informimin e publikut dhe qe mediat shpifese te ndeshkohen. Te ndeshkohen jo me grushta apo ndonje presion tjeter, por nga vete komuniteti i gazetareve: nga Urdheri i Gazetareve. Ashtu sic urdheri i mjekeve ndeshkon nje mjek qe shkel etiken e profesionit te tij, ashtu edhe Urdheri i Gazetareve duhet te luaje nje rol rregullues per sa i perket kesaj ceshtjeje.

 E ndave shoqerine me klasa,a?Me fshatare!! A e ke te sigurte qe i lexojne fshataret gazetat?,atje ne aren e misrit?   smiley

Te ndeshkohen jo me grushta apo ndonje presion tjeter, por nga vete komuniteti i gazetareve: nga Urdheri i Gazetareve. Ashtu sic urdheri i mjekeve ndeshkon nje mjek qe shkel etiken e profesionit te tij

Or ti c'kerkon perralla n'lesh! Ne Absurdistan i bie te ekzekutohen me varje prej llape:

1) gjykatesit

2) doktorrat

3) gazetaret

bie gjithe sistemi ashtu or Ti i Kshillit! Jo per gjo po mu po m'duket se zotrote je pro atij sistemi me argumentin dallkauk: "kshu o jeta n'xhungel"

O Bedrie ato qe kekorn ti mi moter kerkojn e qe gazetari te punoje. te mos rije kafeneve e te bej llogje e pastaj ato ti hedhe ne komputjer pasi  ka ktheyr nja 2 - 3 dopjo Wiski. Pse te lodhet ai Ai e beri punen smiley

Ndersa sa per Argiten Pse cfare ka? Bile bravo i qofte Mbretit Berisha qe po e praktikon pasardhesin e tij Princeshe Argiten. Se ka mbreter te tjere qe femijet as u a kane idene e puneve te qeverisjes dhe papritur kur vdes mbreti keta princer/princesha pa eksperience gdhihen mbreter dhe as dine nga tja mbajne Te pakten Berisha po e stervit Pirnceshen Argita te behet mbretereshe e zonja nje dite Cfare te keqe shikoni ju ketu smiley

Perpos pjeses se menyres se interpretimit gazetaresk, GSH ka kapur nje defekt te ligjit dhe menyres se zbatimit nga ILDKP-ja. Ne kuptim te ligjit, mund te interpretohet qe personi eshte i punesuar nga lidhja shkakesore qe ka me deklaruesin primar. Rrjedhimisht ka konflik interesi dhe nepotizem. Vete ILDKP e pranon kete gje ne deklarate, por ben gabim kur thote se ka nje keqkuptim, kur nderkohe duhet te pranonte qe ligji duhet bere me i sakte, dhe jo thjesht interpretuar. Pra GSh nuk e ben dot me faj se i teket ta interpretoje si do vete.

Nese do niseshim nga nje kendveshtrim me etik, atehere, "denoncimi" do ishte me i besueshem, nese do ishte parashtruar si nje "renie brenda me kembet e tua o pushtet".

Gazetarine investigative na e ka bo Penari. Rrofsh.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).