Anulohet prishja e koalicionit PDK-LDK

Partia Demokratike e Kosovës ka “anuluar” prishjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, në nivel qendror. PDK, ka lëshuar një komunikatë për media, ku ndër të tjera thekson se, kjo parti “mbetet fuqimisht e përkushtuar për stabilitetin funksional të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës dhe procesin e shtetndërtimit”.

“Zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, të lira, fer dhe demokratike dhe me gjithëpërfshirje, nuk do te mund të ndikojnë në funksionimin e mirë të institucioneve qendrore: Parlamentit, Presidentit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Partneriteti i koalicionit në nivel qendror – sipas komunikatës së PDK-së – “mbetet i konsoliduar dhe i pacenueshëm e funksional, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës dhe marrëveshjen e koalicionit deri në zgjedhjet nacionale të vitit 2011”.

“PDK do të vazhdojë përkushtimin në filozofinë e shtetndërtimit dhe unitetit në prag të procesit të Republikës së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe pritjes së njohjeve të reja dhe proceseve integruese euro-atlantike”, përfundon komunikata e PDK-së.

Telegrafi

4 Komente

ju terhoqi njeri veshin ktyre apo si ? 

Jo, vetem se mbrame, Behxhet Pacolli u shpreh se ai assesi nuk do te pranoje kete forme te koalicionit dhe se nuk intrigohet as per postin e kryeministrit apo te presidentit. Ai u shpreh per nje qeveri teknike deri ne zgjedhjet e ardhshme!

 

sot mbahet mbedhja e parlamentit e cila u prit sot te shperbehet nga presidenti! ne fakt Thaqi tentoi ta kaloi projekt-buxhetin per 2010!?!?!, seance e cila u shty per me vone shkak i mospajtimit per futje ne rendin e dites te gafave qe ndodhen mbreme!

Ky Hashim Thaci eshte palacoja me i madh i politikes shqiptare. Nuk duhet lejuar te luaje me inteligjencen dhe dinjitetin e shqiptareve keshtu dhe duhet hequr sa me shpejte nga pozicioni ku demton interesat tona.

Pajtohem plotesisht me Burim Malin, dhe nuk e di se nga e marrin ate guxim keta kvazi politikan qe te nencmojne intelegjencen e popullit. Nuk e di se kush ua dha mandatin qe vullnetin e popullit ta dhunojne aq hapur.

Shpresoj qe populli, raundin e dyte do te ndeshkoj kete sjellje te pacipe te PDK-se.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).