Ambasadori Uidhers dhe politika shqiptare

Ambasadori amerikan Xhon Uidhers (John Withers), pervecse rolit te tij si perfaqsues i SH.B.A. ne Shqiperi dhe politikes amerikane, tashme eshte bere figure permanente e politikes shqiptare.

 

Per cdo ceshtje perkrah prononcimit te figurave kryesore te politikes shqiptare eshte dhe prononcimi dhe perfshirja aktive e Uidhers, e cila per nga specifika e vet shpesh here eshte me shume ne rolin e nje aktori te politikes shqptare sesa te nje ambasadori te nje vendi te huaj, bile disa here duke shkuar pertej perfshirjes te vete figurave kryesore te politikes shqiptare per ceshtje te caktuara. Dhe njerzit tashme jane mesuar me kete, bile dhe presin se ca do thote Uidhers per x apo y ceshtje.

Kjo vihet re dhe persa i perket rastit te fundit, incidentit Taci - Baze, ku ambasadori amerikan pervec ketij rasti analizon dhe rastin e dhunimit te figurave te medias nga Tom Doshi, permend specifikisht prononcimit e Frangaj ne emisionin Opinion per rastin e Bazes, etj, duke dhene per cdo rast vleresime dhe sugjerime, sugjerime te cilat ngase vijne nga ambasadori amerikan, shpesh here interpretohen dhe si urdhera te Amerikes ndaj Shqiperise apo ndaj faktoreve te ndryshem shqiptare te cilave i drejtohen. Po ashtu dhe per ngjarje te tjera me pak apo me shume te rendesishme.

Nuk kam ndonje rezerve per specifikat e sugjerimeve te Uidhers per kete rast (perkundrazi, pasi rasti i Tacit me shume se me Bazen ka te beje me elementin e 'te fortit' dhe te 'te kapurit' ne politiken dhe biznesin shqiptar), apo per raste te tjera qe me kujtohen. Por s'ka se si te mos bjere ne sy nje perfshirje kaq aktive, e detajuar, dhe e mirekoordinuar ne kohe, dhe disa here thuajse nderyhyrje forcerisht, e nje ambasadori te huaj ne politiken vendase, qofte dhe te ambasadorit te nje vendi mik si Amerika. Kjo ne vetvete ngelet per tu diskutuar nese se pari eshte normale, e me pas nese nderhyrjet e tij ne politken shqiptare jane me shume qendrime 'amerikane' apo 'uidheriane', si dhe per efektet pozitive e negative qe sjellin.

Pervec te tjerash kjo na perforcon imazhin per Shqiperine si nje 20 vjecar (afersisht mosha postkomuniste e politikes shqiptare) handikapat, ose me te meta mendore, qe terhiqet prej menge nga dikush tjeter dhe per te kryer veprimtarite elementare te jetes se vet, sikur te ishte nje foshnje.

A eshte nje nderhyrje e tille tregues i nje perkujdesje te zellshme te Amerikes per te sjelle 'ne binare' politiken e shfrenuar dhe kokeforte shqiptare apo eshte dicka tjeter pertej nje shpjegimi kaq te thjeshte/naiv?

Se fundmi, ne vazhden e perfshirjeve te Uidhers ne politiken dhe aferat shqiptare me kujtohet dhe akuza e nje ushtaraku amerikan, Major Harrison, e me pas dhe nje kongresmeni amerikan per Uidhers, qe ai ishte i perfshire ne aferen e trafikut te armeve nga Diveroli, ose me sakte ne perpjekjet per te mbuluar skandalin, si dhe takimi i Uidhers me Mediun vetem disa ore para se New York Times te vizitonte ambjentet e municioneve te Diverolit ne Shqiperi. Ne ate kohe u be mjaft zhurme dhe pati angazhime sistematike nga ambasada amerikane per 'damage control', sapo u be e qarte qe New York Times do te publikonte nje artikull per kete ceshtje. (Me pas departamenti amerikan i shtetit e cilesoi Uidhers si te pafajshem). E permenda kete rast jo si akuze apo sulm personal ndaj Uidhers, sic bejne shpesh politikanet tane dhe mediat e tyre sipas rasteve kur ai kritikon njeren pale apo tjetren, po si nje tregues mbase te nje perfshirje 'koke e kembe' te Uidhers ne politikat dhe aferat shqiptare, me te cilat tashme duket qe eshte jo vetem i familjarizuar per te operuar si vendas, po komfort e madje teper konfident.

29 Komente

E permenda kete rast jo si akuze apo sulm personal ndaj Uidhers, sic bejne shpesh politikanet tane dhe mediat e tyre sipas rasteve kur ai kritikon njeren pale apo tjetren, po si nje tregues mbase te nje perfshirje 'koke e kembe' te Uidhers ne politikat dhe aferat shqiptare, me te cilat tashme duket qe eshte jo vetem i familjarizuar per te operuar si vendas, po komfort e madje teper konfident.

Nuk eshte fare cudi kur nje dite te rezultoje se ai eshte presidenti i ketyre aferave shqiptare.

E permenda kete rast jo si akuze apo sulm personal ndaj Uidhers, sic bejne shpesh politikanet tane dhe mediat e tyre sipas rasteve kur ai kritikon njeren pale apo tjetren, po si nje tregues mbase te nje perfshirje 'koke e kembe' te Uidhers ne politikat dhe aferat shqiptare,

s po nxirrni mesime nga rasti Mero smiley

Paske hyrë në të thella mo i ziu ti... dhe hajde kush të nxjerr. Urime për përdorimin e 'thonjzave'.

 

p.s markojeni nga afër një çikë, të shifni gallatë... sesi do i heqi thonjzat e 'akuzave' dhe 'jo sulmeve personale', më shpejt se Aishja brekët.

 

Eshte fatkeqesi per Shqiperine,gjithmone ambasadoret Amerikane i kemi pasur te korruptuar Mariza Lino,ai tjetri se nuk me kujtohet emri qe i ngeli Ingrid Gjonit ne dore dhe tani nje kontrabandist armesh si ky Widhers,fatkeqesi.

ai tjetri ... qe i ngeli Ingrid Gjonit ne dore

gjigande. e madherishme. arsye nr. 1 qe shpjegon "the notorious PPU Addiction". smiley

Ky ose vertet na do vertet dhe kerkon te sillet si nje "prind" qe jep keshilla per c'do gje , ose eshte pak i shkare e s'di ku fut hundet ..........

Xhinxhile... une e shoh edhe nga nje ane tjeter, dhe qe ta lidh pastaj me kete qe po thua ti, dhe perfundimet nxirri vete nemos dalcin vetvetiu.

Cdo gje ka lidhje me marredheniet Amerike-Shqiperi. (kesaj mund t'i pergjigjesh dhe ti, dhe mund te dale dicka tjeter nga ajo qe do them une)

Kemi nje situate, ku Shqiperia ne nje shkalle nga 1 ne 100, eshte 100% mike e Amerikes dhe ka konsiderate te tille per te. nga ana tjeter, Amerika eshte diku te, maksimumi, 10% mike apo ka konsiderate per Shqiperine. (kjo, in return)

Nese Amerika do te na konsideronte me te njejten mase, atehere une do ta kuptoja shume mire te gjithe veprimtarine e Withersit. Por keshtu si sillet Withers, te krijohet pershtypja sikur Amerika po kerkon te na pergatise per t'u integruar ne USA e jo ne BE. E fundi i fundit, kjo do kishte kuptim, por gjithmone nese nuk do behej fjale per 10% ose me pak, por po te kishte te njejten konsiderate per ne si e kemi ne per ta. Te flasim dhe te themi ate qe eshte.

Deri atehere, une mendoj qe keto nderhyrje jane thjesht CVja personale e Withersit... I ben se ka kohe te lire, i ben se ka gjetur ambjent ku mund te duket, ka gjetur ambjent ku te gjithe perfaqesueset me te larte te shqiptareve, nga presidenti, kryeministri, gjithe gjeneralet e ushtrise, gjithe gjykatesit, biznesmenet e gjithe te tjeret, i rrine gati-tu dhe kane kompleks tejet te theksuar inferioriteti. Mendoj qe kjo ka kuptim. kurse ajo qe Amerikes demek i plasi per ne, nuk e besoj fare per asnje moment.

Po 20 vjet nuk lane vende pa e ngul ate flamurin amerikan kokpalaret ..Nuk lane miting pa e valvitur edhe mbi skenderbeun e vinin..

Jam skandalizuar kur kam lexuar per raported qe ministrat ( ministrat ne pushtet) dergojn ne ambasaden amerikane ku spiunojne njeri-tjetrin..Nuk lene gje pa thene.. Apo te shikosh kryeservilin kryeminister qe i puth ne faqe e i perqafon sikur ti kete fis!

Edhe Karzai i afganistanit ka me shume dinjitet!

 

 

 

Po pse vetèm uidhers??...mos tè tjerèt janè mè tè kujdesshèm??...e keqja me tè èshtè tek ato qè nuk thotè...pèr shembull,si e ka hallin ky?? pèrse nuk deklaron..opozita duhet tè kthehet nè kuvend!!!...hahahahahahaha smileysmiley

Hiqini nga mendja idete foshnjarake per shtetin BIG BROTHER. Raportet ndermjet shteteve jane interesa.Nese ne politikat gjeostrategjike te SHBA ajo pike e globit qe quhet Shqiperi ze 10 % te interesave globale amerikane, po 10% do te cfaqet ambalzhi miqsor i interesave. Ne nje perspektive me  te gjere, si vend i vogel qe jemi, na duhet te demonstrojme me shume ndjenja proamerikanizmi, me shume dashuri, me shume zell per te afishuar kudo, kurdohere e ne cdo rast respektin per mikun e madh.

Te mos harrojme se kjo dashuri shpesh butaforike e cila merr trajta servilizmi provincial, prodhohet prej politikes dhe instrumentalizohet prej saj. Me nje fotografi me presidentin amerikan tejkalohet  nje krize, me nje takim protokollar fitohet nje fushate. Dashuria per miqte e medhenj  eshte pashmangesisht e madhe.smiley

Nese ne politikat gjeostrategjike te SHBA ajo pike e globit qe quhet Shqiperi ze 10 % te interesave globale amerikane, po 10% do te cfaqet ambalzhi miqsor i interesave.

Ti mendon qe ne interesat globale te Amerikes Shqiperia zika 10% vend? Megjithmend e ke? Je i sigurte qe nuk po ia shumezon vlerat vetes me ndonje funksion astronomik?

Shqiperia, me korrigjo nese e kam gabim; edhe ne Ballkan nuk le dot shtet mbrapa ne liste. Dhe ketu po mundohem te tregohem pak bujar dhe optimist.

E the vete Kaifas

kjo na perforcon imazhin per Shqiperine si nje 20 vjecar (afersisht mosha postkomuniste e politikes shqiptare) handikapat, ose me te meta mendore

Tani e pashe emisionin e Opinion per te cilen eshte prononcuar Uidhers ne takimin me gazetaret. Menyra se si komunikojne me njeri-tjetrin keta njerez te njohur te medias per ceshtjes e medias eshte tregues me vete per mediat shqiptare.

Per te sqaruar paragrafin e fundit, meqe disa kane qef te kapen (packa se s'ishte thelbi i shkrimit), une per vete kam dyshime per perfshirjen e Uidhers ne ceshtjen e trafikut te municioneve, qe nga fakti qe ishte se pari nje ushtarak amerikan qe e beri i pari kete akuze, e deri tek takimet Uidhers - Mediu, etj. Gjithashtu fakti qe Amerika e shpalli Uidhers te pafajshem ne kete ceshtje nuk eshte domosdoshmerisht prove e pafajesise se tij, pasi nese Amerika do thoshte qe Uidhers ishte i implikuar, i bie te pranonte fajesine, pasi ai eshte perfaqsues i Amerikes, jo thjesht nje amerikan do si do.

Po kur them s'e perdor kete si sulm personal ndaj Uidhers e kam fjalen qe kjo ne vetvete nuk do te thote qe nderhyrjet e Uidhers per ceshtje te tjera jane te drejta apo te gabuara (per nga pozicioni i nje ambasadori amerikan gjithmone, pra jo vetem ca thote, po dhe kush i thote). Kete e permenda per te thene qe duket sikur Uidhers eshte 'shqiptarizuar' si shume, eshte sic thashe 'futur koke e kembe'.

Nuk besoj se jam i vetem ne pershtypjen qe qendrimet e Uidhers disa here me duken si te presidentit te Shqiperise dhe jo te ambasadorit te Amerikes, gje e cila aludohet dhe nga fotoja qe kam vene si ilustrim. smiley

Kryesorja mendoj qe ja vlen te diskutohet jane pasojat pozitive dhe negative te nje perfshirje te tille te nje ambasadori te huaj per politiken shqiptare. Pozitivet dihen, sic jane shpesh korigjimi i kursit politik per hir te nderhyrjes thuajse forcerisht te Uidhers. Negativet besoj jane si per politiken shqiptare qe ngelet foshnjerore dhe pa dinjitet, po dhe per popullin qe pret cdo gje nga te huajt, nga jashte.

Per me teper nuk e di se sa shume apo pak perfshihen ambasadoret perendimore ne vendet e tjera te bllokut ish-komunist, apo te vendeve ne zhvillim (pervec Kosoves qe pak a shume bejne ligjin) qe te bejme nje krahasim dhe te themi nese se pari kjo eshte dicka e zakonte, e me pas nese eshte normale.

Withers eshte i frustrum kohet e fundit sepse duke qene tifoz i R. Sox nuk ka gjo me t'keqe te shofesh Yankeet te dalin kampion...

Seriozisht, une e kuptoj qe ne jemi akoma te ul ne banken e nxensesit te fillores dhe degjojme mesuesit te na flasin per demokracine po nderhyrja e Withers i jep nji sherri banal nji tjeter dimension. Cfare tjeter kerkon Withers te beje Berisha pervec denimit te aktit dhe cfare tjeter pervec prangave mund t'i vihen Tacit?

Me teper sesa faj i Withers & co. eshte faji i klases tone politike qe per sa here perplasen (dhe kjo ndodh cdo dite), pasi thone te tyren, presin me padurim te degjojne c'mendojne nderkombetaret qe pastaj t'i interpretojne ato sipas interesit...keta vendosin standartet me te larta te mundshme te servilizmit dhe mungeses te karakterit

Nuk i di se cfare kapitali intelektual eshte ne poseidimin tuaj, e c'fare bekgroundi nga ana e familjes mundet te kete ndikuar ne formimin tuaj si analiste politike. Po si peshq qe jemi dhe diskutojme politiken e amerikes ne kafenen e PPU do te dua tju tregoj fabulen qe na tregonte nje here nje student vietnamez ne UT. ( eshte pralla me zogun e vogel ne nje mengjes te acarte po ngrinte nga te ftohtit, kur nje buall qe kalonte prane i beri nje BAJGE TE MADHE dhe e mbuloi. Aty ngrohte u gjallerua dhe ngriti koken larte). Nje sqifter atje lart e pa dhe e rembeu. E ngriti ne qiell dhe zogu nxori Tre konkluzionet e jetes: 1- Kur je i vogel te gjithe te dhjesin. 2- Kur je i dhjere, pse e ngre koken lart? 3- Jo te gjithe qe te dhjesin te duan te keqen...

Po kur je i vogel, pa mend dhe i dhjere koke e kembe cfare duhet  bere?

I ke gabim moralet e fabules... Jane vetem 2 dhe jo tre.

Jo te gjithe qe te dhjesin te duan te keqen, dhe

jo te gjithe qe te nxjerrin nga m...jalti te duan te miren.

Gjithsesi, c'lidhje ka me temen? dmth, si ia ben lidhjen ti qe po e thua...

Zotrules, me vjen keq, mos  i numurova gje gabim konkluzionet (ne ligjerate te drejte) qe me tregoi studenti vietnames ketu e nja tre dekada perpara? Nuk eshte e veshtire per te kuptuar vartesine  e neneshtrimit te politikes dhe politikaneve shqiptare nga te huajt ne pergjithesi dhe Amerika ne vecanti. Mbase duhet te thellohet me shume peshku..

Gjithesesi edhe keshtu ...jo te gjithe qe te nxjerin nga m...jalti te duan te miren... mua me pelqeka. Ka vend ti gjendet interpretim...

Secili popull e meriton atë ambasador amerikan që ka.

Epo trima PPU -je ....

Dil sterese jo Limanit

P perfaqesuesi i Ameikanit smiley .

Nje tufe tycash patriote nga te sabahut ose antikomuniste te oreve te para te hequr prej hundesh nga Xhibizmi.

I nderua Zotrules ...perfundimi me konkret eshte ai i Bardhit  sepse e tregoi dhe historia jone e Republikes Popullore . smiley

Jo te gjithe qe te dhjesin te duan te keqen ...eshte nje dhe vetem nje . Ndersa : Kendo Muze trimerite e ARQILE-VE kordhetare  smiley ... Hiqju Tujte.  

Te vish ne drejtimin e vendit me vota te vjedhura (ne jo me pak se 1/3 e kutive te votimit numurimi eshte kryer keq ose shume keq - thote nderkombetari) do te thote te uzurposh/pushtosh vendin. Pra minimalisht je nje okupator qe padrejtesisht kerkon te qeverisesh shumicen. Nga ana tjeter nderkombetari, mbasi te ka lene dopio gjashten ne dore per numurimin shume te keq te votave, te thote se luften me ozurpatorin duhet ta besh ne kuvend !!!!!! Une deri me sot nuk di qe ne ndonje vend te kesaj bote, pushtuesi te luftohet me mjete demokratike. Aq me teper kur ky pushtues eshte edhe perserites.  

More zoteri qe ha ushqim burgu.Edhe ne kete 1/3 zonave raporti nuk thote qe i vodhi PD,por i kane numuruar keq ose shume keq komisioneret e te dy partive si dhe shton qe nuk ka prova per vjedhjen e votave.Pra mos i konsidero votat e PS ato.

Prandaj mos u merzit shume.Thone qe ushqimi burgut eshte permirsuar dhe ti do te vazhdosh deri ne 2013 ta hash.

Po vazhdoi me kete kokforci lideri yt do te duhet te presesh 2017.

Rotllak, kur minimalisht 1/3 e votave jane numuruar keq dhe shume keq dhe kur raporti midis 2 koalicioneve rezultoje pothuajse 50% me 50% do te thote qe detyrimisht zgjedhjet duhet te perseriteshin. Meqe PD-ja, pra pushtuesi nuk do, atehere le te bind te pushtuarit se nuk i ka pushtuar duke hapur kutite per rinumurim. Meqe nuk duan, do te thote qe kane ndermend te rine me forcen e dhunes. Pra dhuna hiqet me dhune, se me mjete demokratike eshte dicka qe stonon.

atehere le te bind te pushtuarit se nuk i ka pushtuar duke hapur kutite per rinumurim.

Qe te bindet Edi,i thuaj te therrese antaret e tij te komisioneve ne keto zona ,qe jane rreth 6 mije.Ti mbledhe ne pallatin e sportit dhe ti pyese se cili prej tyre i ka shitur votat.

Shume dakort me kendveshtrimin tend ne lidhje me ambasadorin. Per mu kjo duhet te shihet pozitivisht sepse tregon se jemi ne sferen e interesave te tyre. Nje vend i vogel si i yni per mendimin tim ka shume nevoje per nje gje te tille. Ja te marrim si shembull kosoven, te gjitha argumentat per nderhyrje ne emer te principeve te humanizmit,demokracise,lirise etj per mu jane prralla (persa i perket europes sidomos)Nderhyrja erdhi sepse gjendja ne Kosove percipitoi ne at menyre qe mund te interferonte direkt ne interesat e tyre. Injorimi dhe indiferenca do ishin shume me te demshme per ne them une

Kosove percipitoi ne at menyre qe mund te interferonte direkt ne interesat e tyre.

Ore mire se per te thene na e the, po a na e shpjegon dot; cilat jane keto interesat e tyre?

Me pak fjale nje destabilizim i rajonit prekte direkt interesat e tyre,kaq thashe se e kuptojshe vete ti

smiley

Do te te pyes prape ketu... cilat jane interesat e tyre? Nuk eshte se po e bej per te te vene ne veshtiresi apo per te te hedhur poshte mendimin, po dua te di se per cfare interesash e ke fjalen ti.

Dhunimi i gazetarit eshte i pa falshem, nuk eshte koha e vetegjyghesise,dhe organet e drejtesise duhet te gjykojne ashper kete veprim. Nga ana tjeter edhe gazetaret duhet te ndergjegjesohen  shkrimet e tyre duhet ti mbeshtesin ne fakte reale.Mendoj se ligji per  ti denuar gazetaret per shpifje duhet te ekzistoje dhe i forte.

Zoti Withers.

  • A do te dale homologu yt ne Serbi te kritikoje Kusturicen per dhunim te gazetareve?
  • A do ti jape urdher prokurorise serbe te arrestoje Kusturicen?
  • A do ti jape urdher gjykates ta mbaje ne burg Kusturicen
  • A do ti thote se nga kjo varet niveli demokracise ne Serbi?

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).