Ambasadori gjerman: Tre pikat ku ngeleni pa viza

Ambasadori gjerman, Bernd Borchardt, vizitoi pikën e kontrollit kufitar Muriqan në kufi me Malin e Zi së bashku me ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha. Duke folur për mediet, ai tha se kishte një lajm të mirë, se po bëhet progres për sa i përket informatizimit të policisë. Por Borchardt ishte shumë i ashpër, kur numëroi lajmet e këqija. Sipas tij, për të arritur te liberalizimi i vizave duhet luftuar korrupsioni, trafiqet dhe krimi i organizuar. Borchardt, duke iu referuar organizmave ndërkombëtarë, tha se në këto fusha, Shqipëria është shumë prapa.

“Falënderoj ministrin e Brendshëm, Basha, për mundësinë për të vizituar nga afër pajisjet e instaluara së fundi në kufirin me Malin e Zi, të cilat duhet të japin një kontribut në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe përmirësimin e menaxhimit të kufijve. Në mars të vitit të ardhshëm Bashkimi Evropian do të dërgojë në Shqipëri një mision vlerësues, i cili ndër të tjera do të verifikojë, nëse këto pajisje përmbushin standardet e domosdoshme për një liberalizim vizash.

Parimisht mund të them: Gjermania e mbështet një liberalizim vizash për Shqipërinë, sapo kushtet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian të jenë përmbushur. Vetëm në vitin 2009 ne kemi vënë në dispozicion mbi 1 milion euro për të mbështetur Shqipërinë në përmbushjen e kushteve si lufta

kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafiqeve të qenieve njerëzore dhe lëndëve narkotike dhe përmirësimin e menaxhimit të kufijve.

Për sa i përket përmbushjes së parakushteve ka lajme të mira dhe të këqija. Te lajmet e mira përfshihen ndër të tjera progreset e dukshme këtu në aplikimin e teknologjisë së informacionit në fushën e policisë dhe atë kufitare.

Por, nga ana tjetër, ka edhe lajme të këqija: Para pak ditësh indeksi i korrupsionit i Transparency International, i njohur në mbarë botën, konstatonte një përkeqësim të situatës në Shqipëri. Raporti vjetor 2009 i EUROPOL shënonte se Shqipëria ende shërben si qendër grumbullimi dhe transporti për shpërndarjen e heroinës në Bashkimin Evropian. Raporti i Progresit i Bashkimit Evropian në tetor 2009 arriti në përfundimin se përpjekjet e qeverisë shqiptare për të luftuar krimin e organizuar ende janë në një fazë fillestare dhe se përpjekjet për të luftuar pastrimin e parave duhet të intensifikohen më tej.

Progreset në këto fusha janë parakusht për liberalizmin e vizave. Përfitoj nga rasti të inkurajoj qeverinë shqiptare për të thelluar përpjekjet në këto fusha, në mënyrë që më në fund regjimi i vizave të hiqet. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në këtë rrugë”, - tha Borchardt.

Qëndrimi i fortë i Borchardt vjen pasi qeveria ka nisur një fushatë sulmi ndaj opozitës se është ajo që po pengon procesin e liberalizimit të vizave.

Gjermania ka dëshmuar shpesh pozicionin e saj të qartë për reforma të plota për të arritur integrimin.

Një ditë pasi mediet bënë të ditur lajmin se Shqipëria do jetë jashtë listës së vendeve që përfitojnë lëvizje pa viza, ambasadori gjerman tha se sinjali që erdhi nga Komisioni Evropian në lidhje me regjimin e vizave ishte shumë i qartë.

Borchardt tha se nuk duhet të jepen premtime boshe, por duhet të plotësohen kushtet që qytetarët e vendit të lëvizin lirshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Përgjigjja e tij është një qëndrim i fortë ndaj reagimeve krejt qesharake të qeverisë sonë, e cila, pasi dështoi në përmbushjen e kritereve për të lëvizur pa viza dhe pasi e përdori fort si kartë elektorale atë, vazhdoi mashtrimet, edhe pasi u bë e qartë se kishim dështuar.

Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, tha se do jetë mesi i vitit që vjen momenti kur shqiptarët do të lëvizin pa viza. Kurse ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, shkoi dhe më tej, kur thotë se Shqipëria është përpara fqinjëve në përmbushjen e kritereve për të lëvizur pa viza.

Pikërisht për të sqaruar këtë moment, ambasadori gjerman tha se vendet e tjera të rajonit kanë plotësuar kushtet, ndaj dhe kanë marrë sistem të ri lëvizjeje.

Zyrtarët shqiptarë nuk kanë preferuar asnjëherë gjatë këtyre viteve që të sqarojnë se cilat kanë qenë kushtet që kemi plotësuar dhe cilat jo.

Në deklaratën e përgatitur nga Komisioni Evropian ditën e publikimit të vendimit thuhet se Shqipëria dhe Bosnja nuk kanë arritur të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, kushte kryesore këto për të përfituar liberalizimin e vizave.

26 Komente

Vetem nje pyetje kam per ambasadorin :

Ajo heroina qe u grumbulloka ne Shqiperi per tu shperndare ne BE nga cili shtet kalon per te ardhur ne Shqiperi?

Pergjigja eshte e thjeshte : Nga Maqedonia te ciles ju i hoqet vizat.

Sa per ty Mero turp qe gezohesh per mos liberalizimin e vizave.

 

acarues artikulli , se ambasadoret sigurisht qe acarues jane perhere.

fuck them !

Tirona me siper i ka ra gozhdes ne koke. Bile jo vetem kaq, po edhe indeksi i korrupsionit qe permend ky miku, pak a shume aty aty eshte midis Shqiperise dhe vendeve te rajonit.

Intervistuesi do bente mire ta pyeste si i vajti filli karrieres se z.Thilo Sarrazin mbas intervistes qe ky i fundit dha  per LE LETTRE INTERNATIONAL?

 Keta jane ambasadore te pavlere.

Keta nuk jane anetare te PD-se. Duan edhe te ndegjohen. Duhet perjashtuar nga Partia ai Luli Bashes qe  shoqeron nje komunist qe nxin realitetin.

E pe ci beme atij te parit qe na klasifikoi te korruptuar ? Edhe ty mo ki merak ,ta tregojme ne komisionin vitin qe vjen.Do te bejme ca poezi qe gjithe Gjermania te habitet. 

Na ka thone baba mue-nae , qe jemi me te paret ne luften kunder korupsionit . Ti car do mo ?

Ehe gjithmon fajin na e kane te tjeret aspak faj ne vete. Faji u ben gune dhe se veshi njeri. Kapitalistet e djallit qe gjithmon na e kane patur me hile . E ka pas thone xhaxhi raft me paste Te jetojme e punojme si ne rrethim se jemi te rrethuar nga armiq te brendeshem e te jashtem. Duke jetuar e punuRr si ne rrethim do te na duket se ne jemi ne rregull dhe bota qe na ka rrethuar e ka fajin. Edhe bar hame ne shqiptaret por faji nuk e marim kurre persiper

Me cilin mik ishe "rrethuar" ti? Cili ta donte te miren?(Shqiperise, e theksoj) Cilin shtet ke patur mik ti atehere. Cili shtet qe te rrethonte atehere nuk te kishte pushtuar. Cili shtet qe te rrethonte atehere nuk kishte pretendime territoriale kunder territorit tend kombetar!!! (dhe kane akoma, qe ta dish)

Po pranoje nje here qe nuk eshte pune faji. Nuk te do Evropi dhe pike, jane rraciste kunder shqiptareve dhe pike! Perdoreni pak mendjen bre, se mund t'ju zbuloje mrekullira te botes "rreth nesh", me gjere, dhe te gjithe realitetit. Do te njiheni me veten tuaj, o i nderuari Toko!

Amb gjerman ka te drejte per gjithcka qe thote pavaresisht se na vjen hidhur ne. Ne fund te fundit ne do futemi ne BE vetem kur te flasim dhe sillemi me respekt dhe perultesi dinjitoze ndaj cdo kritike te arsyeshme qe na adresohet. Deri atehere vazhdoni sharjet e kafeneve ndaj cdo ambasadori apo politikani te huaj.

patriot; " .... Intervistuesi do bente mire ta pyeste si i vajti filli karrieres se z.Thilo Sarrazin mbas intervistes qe ky i fundit dha per LE LETTRE INTERNATIONAL? ..." 

 

ç'a o ky, dhe çfar interviste ka dhone, na e jep/nxirr dhe neve, te morrim vesh seç bohet n'Shqipri. 

Sa per vizat djema, nuk eshte puna tek droga, korrupsioni, por tek vete Buall Mavria, i cili nuk e kupton se duhet te iki nga ai post e t'ja lere nje tjetri/tjetres ate detyre. Buall Mavria, nuk e kupton se shumica e politikanve kendej ne Europe, e urrejne ate ose me e pakta nuk kane ndonje respekt a simpati per te. Ata e takojne pa deshire (ndonse me buzeqeshje) ate, sepse ai eshte vetzgjedhur ne ate detyre si kryeminister.  Sikur Buallit ti vijne mente e te terhiqet per nje moment nga posti kryeministror, shifeni po nuk ndryshoj qendrimi i EU ndaj Shqiperise. Por a kupton gje valle Mavria. 

Ambasadori thote: "indeksi i korrupsionit i Transparency International, i njohur në mbarë botën, konstatonte një përkeqësim të situatës në Shqipëri."

Kjo eshte per perceptimin e korrupsionit e ketu ka te drejte.Por keta te Europes kujdesen shume dhe i kushtojne rendesi te madhe perceptimit nga publiku te korrupsionit,pra me pak fjale nuk duan qe publiku te thote qe ne shtetin e tyre ka korrupsion.Dhe ja kane arritur duke qene ne krye te listes se vendeve ku perceptimi eshte i vogel.

Por kur vjen puna ne korrupsionin real,te cilin nuk e permendin ne fjalimet e tyre,vendet e BE jane dy here me keq se vendet e Ballkanit Perendimor.

Shikoni Barometrin e korrupsionit 2009 bere po nga e njejta organizate prestigjoze TI.Le ti shohim me rradhe :

  • Korrupsioni ne partite politike.Nga vendet Europjane udheheqin korrupsionin: Finland, Greece, Hungary,Italy,Serbia (qe mori liberalizimin),United Kingdom.
  • Ne sistemin gjyqsor udheheqin korrupsionin : Armenia, Bulgaria, Croatia, FYR Macedonia (ju dha liberalizimi vizave).

Qytetaret qe deklarojne se kane paguar ryshfet gjate 12 muajve te fundit:

  • Vendet antare te BE 5 % deklarojne se kane paguar ryshfet
  • Vendet e Ballkanit Perendimor 3 % deklarojne se kane paguar ryshfet (Ballkanit Perendimor i prish pune Serbia qe e ka nga 13 % deri ne 22 % dhe kesaj Serbie ju hoqen vizat)

Keto jane faktet e kesaj Organizate Prestigjoze qe ambasadori nuk ja permend dhe qe asnje gazetar joni nuk e pyet.

O po pike e zeze. Ai tjetri ta thote me troc se s´ka: "ploteso kushtet, te te hap rruget! Po ne prape nuk duam". "Jo! Ti na hap rruget, se ne nuk i plotesojme dot ato kushtet, perndryshe ti je rracist!"

Popull zvarranik, qe nuk ngrejti dot surratin me teper se lartesia e bythes se tjetrit. Kujtuat se jithcka behet me lobing si puna e futjes ne NATO?

Tirona.

I ke rene pikes, po ky Meroja pse nuk e pyeti ambasadorin " me vize dhe furnizojme europen me heroin, ku qendron e keqja se  e furnizojme pa vize" ?

Ky artikull do kthehet tek PPU ne korrik '10, eshte i pavlere se helbete Meroja e ka shkruar, po do e kthej per ato qe kane memorien e shkurter.

Po nuk na le europa bre gjermane qe ti plotesojme kushtet!! Europa do droge, kurva,krah te lire pune,dhe ne te zinjte ja cojme,...pastaj na thote luftoni kontrabanden dhe trafikun. Pastaj evropa mer me qera vilen e kunates se kokmunistrit dhe na thote luftoni korrupsionin....na ka gjetur belaja ,sdim ca te bejme.

Per copat e mishit qe ngelen duke ja vene fajin ambasadoreve, kur do ti futesh tjetrit ne shpi rregullat i vendos ai, me corape qe qelbin lagjen sdo tjetri me t'fut n'shpi, kaq e thjeshte eshte kjo. Masnej, se ka pranu i tjeter qe simas teje i kishte corapet me t'qelbta, eshte puna e vet. Po s'te pelqeu, mbaji inot, mos ja shif mo deren

Swedo, dhe ti Pedro, dhe gjithe te tjeret qe filozofokan... Eshte konsumuar shume here ky debat; mesa duket, nuk keni ndermend te komunikoni me llogjiken tuaj, i keni hequr vize perfundimisht dhe po ju shkruajne duart ne menyre te pavarur nga cerebrumi.

po ju bej nje pyetje, keshtu, shoqeruar me kafe:

Cfare kushti i ka vene evropi POPULLIT SHQIPTAR.

Ma postoni ketu, dhe me gjeni NJE REFERENCE TE VETME. Pliiiz.

Pastaj, veten me dhembe henkshi po te doni.

E cfare rendesie ka TIA? As edhe nje. Nuk ka pse ta permende kush, as ta citoje... ka gjithkush se ke te citoje:

Berisha: Ne Tirane, mafia me e rendesishme e Europes
29/11/2009 15:20

 Ne Tirane, mafia me e rendesishme e EuropesEdhe ne diten e Clirimit nuk ka munguar retorika e ashper politike. Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar serish ashper kreun e opozites, Edi Rama.

Ne nje konference shtypi, teme e te ciles ishte lajmerimi per shtyrjen e kuvendit te PD-se per ne 14 dhjetor, Berisha deklaroi se nuk ishte penduar per akuzat ndaj Rames, duke i forcuar ato, kete radhe ne aspektin politik. Ai e cilesoi kreun e bashkise si drejtuesin e mafies ne kryeqytet.

“Ne Tirane eshte e vendosur mafia me e rendesishme ne Europe. Por mos harroni nje gje se shefi i lavatrices se parave te pista u be kreu i PS-se. E dija se ky zoteri cdo gje do ta perdorte per te mos u futur ne zgjedhje. Nuk do te thote qe une nuk jam i ndjeshem ndaj rolit te opozites por ajo eshte ne momemtin me te keq ne histori”, theksoi Berisha.

Ai shtoi gjithashtu se nuk mund te beje rolin e gjykates per ceshtjen e hapjes se kutive. “Nuk mund te pranoj te gjykoj vendimin e gjykates, sepse pas kesaj ata do kerkojne lirine e Aldo Bares. Ndonese, po te mos ishte vendimi i gjykatave, une fitoja nje mandat tjeter ne Fier. Parlamenti dhe KQZ do zbatojne kushtetuten. Nese ka ndonje qe do te qendroje me lideret steril te votave, le te qendroje me ta, por kushtetuta dhe ligji do zbatohen, kjo nuk ka komente”, perfundoi shefi i qeverise. topi.

Si duket, TIA duhet te jete e paligjshme, ose ose e ligjshme, po meqe nuk punon per Berishen, Berisha i gllaberon punet. Neser pasneser, do i vare ne litar per pastrim parash. Me falni, do i shkule dhembe e dhemballe me dare ketyre parapastruesve te TIAs...

Kur flet TIA, Berisha thote, jo, perceptim, ja fusin kot, jo po, i di une ato puuun.

E paska patur fjalen qe perceptimi eshte i gabuar, dhe korrupsioni e mafjozlleku qenka shume me keq sesa thote TIA.

Kam deshire ta marre TIA njehere kete deklarate per baze... se nuk vjen nga nje qytetar i thjeshte, vjen nga nje sqap brenda vathes. Pastaj te na beje pak llogaritjet TIA se sa vende pas fundit te listes mund te renditet Shqiperia...

O u befsh kercu, o kamikazi i Shqiperise demokratike... Edhe kur nuk e sulmon njeri kete shtaze, shkon e i hap varrin vetes...

zotrules, kete debat ti e ke konsumuar sipas stomakut tend dhe jo sipas atij te te tjereve.

Nuk e kuptoj, se nga te rrjedh gjithe ai mllef, qe e quan tjetrin rrace e poshter dhe kelysh sllav? E njeh ti ate burrin e botes? Pastaj ku eshte i bazuar mendimi yt, se po na behet ndonje diskriminim rracial?

Tani mos na bej sofizma, nese BE-ja kushtet ia ka vene qeverise dhe jo popullit. POPULLI SHQIPTAR perfaqesohet nepermjet qeverise shqiptare, se me dike do te hyje ne tratativa BE-ja, dhe ky dikushi nuk jam as une e as ti.

Para disa vitesh, shteteve te Ballkanit perendimor iu dha nje Road Map, mbas se ciles do te arrihej heqja e vizave dhe kalimi i lire i qytetareve te Ballkanit Perendimor ne shtetet e BE. Te gjitha shtetet, perjashto Shqiperine dhe Bosnie-Hercegovinen, i plotesuan te gjitha kushtet e vena dhe per ata do te aplikohet heqja e vizave. Ceshtja eshte e thjeshte fare: le te plotesohen ato pika, qe i plotesuan fqinjet tane, qe te hiqen vizat.

Se cilat jane ato kushte, meqe qeveria shqiptare i mban sekret ato dhe nuk i tregon, merre e lexoi ketu me lart, se i ka thene troc ai burri i huaj, qe ti e quan kelysh sllav, kurse dikush tjeter i krahason me fashistet.

 

O Pedro.. pyetja eshte kjo: a ka nje element standartesh te dyfishta ne kto kushtet e heqjes se vizave? ose ne cdo kusht qe KE ngre per Shqiperine? A mundesh ti me siguri e sinqeritet te thuash se jo, nuk ka?

 

si edhe, shume gjera behen me lobbying. a nuk ishte serbia ajo qe u akuzua para ca kohesh per lobbying per liberalizimin e vizave per Shqiperine e Bosnjen?

 

KE nuk eshte thjesht nje klub, eshte nje klub klubesh. Bosnja e Shqiperia nuk jane klube, jane aktore qe si perkasin ndonje klubi, me deshiren per tu bere antare te KE-se, klubit te klubeve.

twintip, nuk mund te them, nese ka standarte te dyfishta nga ana e BE per kete ceshtje, sepse nuk jam une ai qe i ka ne dore keto gjera.

Ata, qe u moren me kete ceshtje, thane qe nuk ka standarte te dyfishta, se te gjithe shteteve u eshte dhene e njejta Road Map, dhe se nga kontrolli i komisionit perkates, dolen ne perfundimin, qe vetem Shqiperia dhe Bosnia, nuk i kane plotesuar keto kushte. Mua nuk me mbetet gje tjeter, vetem t´ju besoj atyre.

Prej kujt eshte akuzuar Serbia, se bente lobbying kunder Shqiperise per heqjen e vizave? Nga e ke kete informacion? Cfare fuqie ka Serbia ne BE, per manipuluar, suedezet, francezet, hollandezet dhe gjermanet?

Uluni me kembe ne toke dhe analizoni edhe njehere gjendjen politike ne Shqiperi dhe atehere dilni ne perfundime.

Une pergjigje nuk i jap, sepse nuk jam une ai qe jap pergjigjet. As ti nuk je ai qe ben pyetjet. Une e ti jemi spektatore, qe e ndjekim teatrin nga larg.

Me vjen paksa habi me driteshkurtesine e disave, te cileve u punon truri me lidhje te shkurtra.

Jo or jo, ti po te duash mos jep pergjigje, dhe perdor cfaredo justifikimi qe te vjen ne mendje; nuk eshte fare problem; por, une jam ai qe te bera pyetje; JAM. Do apo s'do, di apo s'di, te intereson apo jo t'i pergjigjesh ti. Dhe vjen e flet pastaj per driteshkurtesi dhe lidhje te shkurtera. Nese jemi spektatore, ik e mbaji komentet me ata qe jane ulur ne karrige afer teje; dhe nuk do kishe fare nevoje te me drejtoheshe hic; sepse ti, dhe une, qenkemi te painteresuar per keto gjera. - thua ti; kurse une them qe JAM i interesuar, dhe nuk te lejoj as ty e as njeri te flase ne emrin tim apo te jape pergjigje ne emrin tim.

Dhe gjeja e fundit, une teatrin nuk e ndjek fare nga larg; se s'ka rendesi ku jam, shqiptar mbetem gjithmone; dhe nuk ka rendesi si me trajtojne mua te huajt, per cdo shqiptar qe trajtohet keq, jam trajtuar keq dhe une.

Nejse, meqe ishim te spektakli, do dilja te gjaku. ca kane, ca s'kane.

Vizat, Maqedonia-Serbia e Mali i Zi marrin “ok” te henen
29/11/2009 17:25

Vizat, Maqedonia-Serbia e Mali i Zi marrin “ok” te henen Te henen, Ministrat e Brendshem te Bashkimit Europian miratojne propozimin e Komisionit per heqjen e vizave Shengen me Ish republiken Jugosllave te Maqedonise, Malin e Zi dhe Serbine.

Vendimi hyn ne fuqi 20 dite pas botimit ne fletoren zyrtare, qe do te thote se qytetaret serbe, malazeze e maqedonas, te pajisur me pashaporta biometrike mund te festojne Krishtlindjet jashte vendit te origjines.

Megjithese Shqiperia dhe Bosnja nuk bejne pjese ne grupin e vendeve perfituese per heqjen e regjimit te vizave, ministrat e Brendshem te te dy vendeve jane ftuar ne ceremonine zyrtare te henes nga presidenca suedeze. Inisiativa per Stabilitetin Europian vlereson se heqja e regjimit te vizave per Shqiperine mund te arrihet dhe perpara korrikut 2010, nese progresi i pershkruar ne leter nga autoritetet shqiptare do te rezultoje dhe ne terren nga ekspertet europiane. Alexandra Stiglmayer, eksperte ne Inisiativa e Stabilitetit Europian shprehet:, "Shqiperia dhe Bosnja kane bere shume progres muajt e fundit.

Tani, Komisioni duhet te vleresoje kete progres, qe ne shpresojme se do ta beje sa me shpejt, e me pas Komisioni do te beje nje propozim legjislativ. Nese gjithcka shkon mire, Shqiperia dhe Bosnja mund te kene ndoshta nje regjim pa viza ne prill-maj te vitit te ardhshem edhe pse data me reale e synuar duket korriku". Per Kosoven vleresohet emergjente dhenia e nje udherrefyesi te ngjashem per te nisur procesin e lehtesimit e me pas liberalizimit te vizave.

Ekspertet thone se mosnjohja e pavaresise se Kosoves nga disa shtete te BE-se nuk ndikon per procesin e vizave Shengen. "Politika e vizave s'ka te beje fare me ceshtjen e statusit. Komisioni po negocion aktualisht me Tajvanin, per te lene menjane kerkesen per vize ndaj qytetareve te Tajvanit dhe Tajvani nuk njihet nga vende te vecanta te BE-se. Ndaj nese eshte e mundur qe t’i ofrohet heqja e vizave Tajvanit, atehere eshte e mundur qe kjo gje t'i ofrohet dhe Kosoves", shton Stiglmayer.

Procesi i liberalizimit te vizave perfshin udhetimet afatshkurtra, kryesisht turistike, jo me shume se 90 dite te qytetareve te rajonit ne vendet europiane te marreveshjes Shengen. Per nje qendrim me afatgjate ne keto shtete, apo per te punuar ne vendet e BE-se, qytetaret duhet t'u drejtohen serish sherbimeve konsullore. Heqja e regjimit te vizave ben te mundur levizjen e qytetareve pa marre vize te posacme Shengen, por cdokush mbetet subjekt i vleresimit nga autoritetet kufitare per refuzim te kalimit.

 zotrules, cfare kushti i kane vene popujt europiane QEVERISE SHQIPTARE? Kuptohet, pergjigjen shoqeroje me referenca

Si kuptohet kjo, se iu ktheva nja 2-3 here dhe prape s'po e marr vesh... Shqiptaret ta kene shkruar kete??? hier ui gou:

Bosnia and Herzegovina (BiH), however, slipped further in the scale and remained the most corrupt country in the region. On the basis of its score of 3.2 this year, down from 3.0 in 2008, BiH shares 99th place with...

zotrules, cfare kushti i kane vene popujt europiane QEVERISE SHQIPTARE?...

Të luajë pastër pa ekuivoke dhe pa dredha rrolin e LAVATRUIÇES s[ parave. Të tjerat ...vijnë pas kësaj! Ne kemi rrolin e një kopshti ekzotik me nuanca patriotike por ingranazhet duhet te vayhdojnë .

Me kujtove një histori shumë të ngjashme. Me një mikun tim shkuam diku në një pikë turistike malore . Na pritën shumë mirë po me racion .

Miku im si muhabetçi e solli biseden tek halli i shefit të objektit , që kuptohet ishte leviyja prej andej në qztet , tel Turizmi .

Po filani të ndih -ju hodh miku im .

Ou ! Po ai e ka në dorë.

Pas kësaj bëmë be për atë që do hamë e pimë dhe ...do marrim me vete.Por vur re se tani është ngjashmëria. E takuam atë që lishte ne dorë pimë dhe kafe  por nuk i tha asgjë .

Ore po thuaj o burrë . Ti idhe llafin atij . Si do i dalësh prap para ? - i them unë si i zgjuar !?

Ti - më tha mua - nuk merr vesh nga dunjaja. Po lëvizi ai kush do na presë prapë ne atje ?

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).