A po i kthehet lexuesi letërsisë shqiptare?

Menjëherë pas ‘90, të nxitur nga privimi, lexuesi shqiptar u "turr" i uritur pas letërsisë së huaj. Asaj që u ishte mohuar, që qarkullonte fshehtas nën dorë, që dikur përbënte rrezikun e madh. Libraritë u mbushën me tituj të huaj, me bestsellerë, me libra që në botën e jashtme bënin bujë. Pak rëndësi kishin vlerat e vërteta. Në këtë situatë, u duk se letërsia shqipe ra në një hulli të pashpresë. Rreth 20 vjet më pas, situata duket e ndryshuar. Këtë të bën ta besosh katalogu i këtij panairi, që më së shumti lajmëronte promovime autorësh shqiptarë, të bëjnë ta besosh botuesit që po i kthejnë vëmendjen kësaj letërsie dhe autorëve të saj. Në theks vihen promovimet e shumta të këtij viti të emrave të njohur shqiptarë dhe mirëpritja që u kanë bërë lexuesit. Për momentin, prishja e raporteve me letërsinë e huaj nuk mund të pretendohet, aq më tepër që në vetvete botimi, promovimi dhe shpërndarja e letërsisë shqiptare vazhdon të vuajë nga problemet e shumta. Botues dhe shkrimtarë japin mendimin e tyre lidhur me fenomenin.

Mira Meksi - Shkrimtare

Mungesë orientimi për vlerat e reja letrare

Për mua, një nga problemet e letërsisë shqipe, mbetet promovimi. Nuk e di se si mund të zgjidhet, por them që libri duhet të shkojë te lexuesi. Ai duhet ta dijë që ka dalë në librari një libër i ri. Ndodh që nuk ka një stendë të veçantë, e cila të flasë veçanërisht për librin e ri. Ne nuk kemi librarë të përgatitur që të dijë të flasë për këta libra, ndaj edhe kur lexuesi shkon është i çorientuar në morinë e botimeve dhe nuk ka një entitet që ta drejtojë, të paktën t‘i japë një lloj informacioni për librat që kanë dalë. Në Shqipëri, ne e kemi shumë të paqëndrueshëm dhe të brishtë sistemin e vlerave dhe kjo për shkak të kritikës letrare që gati nuk ekziston. Ndodh që këtë e bëjnë revistat letrare të tilla si "Mer Licht", që pothuajse nuk ekzistojnë, të cilat do të ndihmonin që të promovojnë dhe të vendosin nga një gur në ngrehinën e sistemit të vlerave. Mbetet në dorë të botuesve shqiptarë që të bëjnë atë lloj publiciteti që libri të shkojë te lexuesi. Ndërkaq, një tjetër problem i rëndësishëm është edhe shpërndarja. Bëhet fjalë për një problem që haset në thuajse çdo shtëpi botuese këtu te ne. Kjo për shkak se nuk ekziston një sistem i mirëfilltë siç ekziston në botë, apo qoftë edhe në vendet fqinje. Politikat botuese duket se mungojnë, nuk ka këshilla ose borde që të shërbejnë për botimin, duket sikur ka një lloj kaotizmi në këtë kuadër.

Fatmir Toçi- botues, "Toena"

Letërsisë shqipe i mungon promocioni

Për fatin e mirë vë re një tendencë të përmbysjes së raportit letërsi e huaj-letërsi shqipe, në favor të letërsisë shqipe. Nëse në fillim të viteve ‘90 dominonte letërsia e përkthyer dhe u harrua letërsia kombëtare, në këto dy-tre vitet e fundit kemi shkuar ndoshta në një ekuilibër. Unë mendoj që ky panair ndoshta është i pari ku vihet re një ndryshim i këtij ekuilibri në favor të letërsisë kombëtare. Po të shprehem më qartë vetëm për shtëpinë time botuese, 80 për qind e botimeve (ne botojmë mbi 150 tituj të rinj në vit) kanë qenë letërsi kombëtare. Asaj i është bërë promocion mjaftueshëm, si një pjesë e rëndësishme që i mungon kësaj letërsie, së cilës në fakt nuk i bëhet promocioni i duhur. Unë kam ndjekur me interes edhe një debat që është zhvilluar para disa kohësh, ku sulmohet letërsia kombëtare. Personalisht jam i mendimit se nuk është se neve na mungon letërsia kombëtare, por ne nuk dimë ta promovojmë sa duhet për t‘ia bërë të qartë botuesve të huaj që kjo letërsi përkthehet. Duhet të ketë mekanizma institucionale shtetërore, që edhe letërsia shqiptare të duket interesante, sepse vlerat janë. Por ne deri më sot, nuk kemi ditur dhe nuk po dimë ende si t‘i bëjmë të ditura dhe të njohura te botuesit e huaj vlerat e letërsisë shqipe.

Arian Leka - botues, "Ideart"

Botuesit po i qasen vlerave të letërsisë shqipe

Le të heqim iluzionet që letërsia shqipe mund të përmbysë raportin me letërsisë e huaj, sepse edhe për përmasat gjeografike dhe për numrin e popullsisë do të jetë gjithnjë e përfaqësuar më pak. Përkthime do të ketë gjithnjë e më shumë, por shoh një prirje që edhe disa botues të tjerë po i qasen disa prej vlerave të letërsisë shqipe. Nisur nga përvoja personale, këtë vit "Ideart" mes 24 titujve të botuar enkas për panairin, 11 janë autorë shqiptarë. Disa prej tyre e kanë librin e parë dhe kemi dashur t‘i përkrahim, ndonjë tjetër si Ledia Dushi i është rikthyer vlerave të dikurshme dhe po boton librin e tretë me poezi. Sollëm poezitë dhe esetë e Petro Papakostës që botohen për herë të parë, tregimet dhe esetë e Elian Taninit, librin studimor politologjik të Luljeta Prognit dhe mes tyre dua të veçoj romanin e Zija Çelës "Sos; zemra një buzëqeshje" dhe romanin e Mira Meksit "E kuqja e demave", i cili brenda pak kohe njohu botimin e tretë. Kjo do të thotë që këto janë kontribute të letërsisë shqiptare.

Flutura Açka - botuese e "Skanderbeg books"

Vështirë të konkurrohet letërsia e huaj

Duket sikur botohet pak letërsi shqipe, por ajo që botohet më së shumti është cilësore, përjashtuar ata që humbasin në tërë këtë mori titujsh. Është e vështirë që letërsia shqipe ta konkurrojë atë të huaj për shkak të titujve e për më tepër që ne nuk arrijmë të sjellim më të mirën e mundshme në Shqipëri. Por ka një lëvizje pozitive, janë konfiguruar autorët dhe ka shtëpi botuese që merren ekskluzivisht, botojnë dhe promovojnë autorë shqiptarë. Mendoj se kjo është një sipërmarrje për t‘u lavdëruar, sepse jo të gjithë e bëjnë këtë. Ka botues që në fillimet e tyre kanë nisur të merren me letërsinë shqipe dhe më pas e kanë braktisur atë, por duket se gjërat kanë filluar të ndryshojnë për mirë.

Ben Blushi- shkrimtar

Lexuesit po i rikthehen letërsisë së tyre

Besoj se urinë që ne kemi pasur për letërsinë e huaj pothuajse kemi arritur ta shuajmë në këto 20 vjet, e kemi konsumuar atë letërsi që na u ndalua për 50 vjet. Tani njerëzit po i rikthehen shijeve të letërsisë së tyre. Kjo është e vërtetë për çdo lloj arti, përfshi edhe muzikën, letërsinë, dramën apo qoftë edhe pikturën. Nevoja që ka shoqëria shqiptare për të bërë artin e vet besoj se po rigjallërohet edhe fakti që gjithmonë e më tepër autorë shqiptarë dominojnë tregun e librit më shumë se autorë të huaj, përveç rasteve spektakolare kur ka autorë që kthehen në bestseller botërorë. Për sa i përket vlerave, aq kohë sa unë vetë jam një autor shqiptar nuk mund të paragjykoj letërsinë shqipe, e cila sigurisht që ka një rrugë të gjatë për të bërë, por unë jam i bindur që po e rimerr veten sepse nuk është më një letërsi e izoluar. Letërsia shqiptare e para viteve ‘90 ka qenë e izoluar nga bota, letërsia shqiptare sot nuk është e izoluar, autorët jetojnë njësoj si të jetojnë diku tjetër dhe nuk janë të privuar nga informacioni apo nga letërsia bashkëkohore e huaj. Në këtë pikëpamje kanë avantazhe që letërsia shqipe po i shfrytëzon gradualisht.

Stefan Çapaliku - shkrimtar

Lexuesit shqiptarë kanë seleksionuar vlerat

Besoj se ekziston një nivel më i lartë i letërsisë shqipe krahasuar me atë çka ndodhi pas viteve ‘90 për arsyen e vetme se edhe letërsia si çdo fenomen tjetër iu nënshtrua një seleksionimi natyral të saj. Në përgjithësi kemi një reduktim të numrit të njerëzve që shkruajnë. Më së fundi u kuptua se letërsia është një maratonë e jo një garë shpejtësie, kështu që në këtë garë të gjatë jetuan ata që u treguan më rezistentë. Në këtë kuptim mendoj se letërsia shqipe ka më pak shkrimtarë, por më të mirë. Por sigurisht që promovimi i saj nuk zgjidhet vetëm përmes organizimit të panairit, i cili vazhdon të jetë në hullitë e panaireve të para ku kemi një inventar vjetor të të gjitha botimeve dhe në një farë mënyre një magazinë të madhe të shitjes së librit. Kjo zgjidhet përmes hapjes së tregut të librit shqiptar, që nuk po ndodh aq shpejt sa ne e kishim menduar në fillim.

26 Komente

A po i kthehet lexuesi letërsisë shqiptare?

Keshtu nga keto intervistat duket sikur e anasjellta është më pranë të vërtetës, dmth që, letërsia shqiptare po i kthehet lexuesit.

Nejse e rëndësishme që të dy po bëjnë lëshime dhe po i afrohen pikëtakimit smiley

Dua t'i them dy fjale, ne udhetim e siper rruggeve te atdheut :

Kam marre librin me poezi te Indrit Sinanaj, "Okul Defteri". Nuk kam lexuar ende veçse parathenien, nga vete autorja. Nuk mund te rri pa thene keto fjale :

Parathenia, per mua, eshte e shkelqyer, e shkelqyer, e shkelqyer. Ka qene nje befasi tejet e kendshme kur e kam lexuar. Nqs do ta lexoni pa e pare emrin e autorit, me siguri qe do te mendoni se keni te beni me nje autor te njohur europian. Nje rrjedhshmeri mendimi, nje elegance fjale, nje meditim i hijshem dhe i zhdervjellte mbi poetin dhe krijimin e tij. Shkurt, e kam uruar me zemer qe te kete sa me shume suksese.

Do te kisha dashur shume t'ia them keto fjale ne prani, por ja qe nuk u be. Sidoqofte, e rendesishme eshte qe letersia shqipe ka filluar te rizgjohet. Disa verejtje dhe kritika te ashpra qe kam bere lart e poshte duhen rishikuar. Letersia shqipe, si dhe perkthimet, kam pershtypjen se ka nje hop cilesor, dhe per kete me vjen shume mire.

Per me gjate, do te mundohem te flas njehere tjeter, kur te jem me me nge dhe jo restoranteve te dynjase.

Dy mesazhe personale :

@ jerusalem : te lumte !

@ Ll. : te lutem, me hiq kufizimin e postimeve se nuk jam aq i keq sa ç'dukem. Kjo u vu re dhe nga te thenat e pothuaj gjithe banoreve te Tiranes.

Bie dakord me gjithe postimin, si edhe me kerkesen qe i drejtohet Ll.

me siguri qe do te mendoni se keni te beni me nje autor te njohur europian.

Na ler mer djale rehat se sapo vendosem qe lexuesi po i kthehet letersise shqiptare.

Pres nje kopje te librit qe sapo penelose ne flori. Shpresoj-per ty-qe do i mbuloje aspektativat e mija qe ngrite me ato shkronjezat e arta.

 À bientôt!

mungojne akoma shume gjera, nga kultura deri te shperndarja. toena mburret se boton 150 libra ne vit ashtu si ai qe mburret se ka shit 150 ton sheqer.

pike

 

Vese,

Duhet ta blesh vertete librin, qofte dhe vetem per parathenien. Dhe nuk ndryshoj asnje fjale nga ç'thashe me lart. Kur me pelqen diçka, s'e kam per turp fare ta them qe me pelqen. Nese sherbej per te mprehur nje shije letrare te tjetrit, psh te Veses, e perse jo ? do te me vinte shume mire. 

Ik o ik.... se ti më more më qafë mu.

Gjeta filmin Clair de femme në internet, e s'po gjej dot titra. smiley.

 

Pou-ke

te blesh librin vetem per parathenien eshte si te blesh thiun per gezof. smiley

PS Ti sheh Clair de Femme, Pou-ke? Hahaha! Ah, la vie, la vie...

 

Ne shqip jane botuar nje grusht librash te mire, por nuk shoh te kete ndonje "letersi shqiptare" ende. Librat e mire jane fenomene spontane, teper te rralle per 20 vjet dhemokraci. Lexuesi shqiptar ben mire te ktheje syte nga letersia cilesore, pa e vrare mendjen nese eshte shqiptare apo jo.

Lexuesi shqiptar ben mire te ktheje syte nga letersia cilesore, pa e vrare mendjen nese eshte shqiptare apo jo.

.

Clair de femme ?

Po kur ta lexosh dhe romanin ?! Nje mrekulli. Deshironi ca rreshta nga romani ? Mirepo jane jashte teme dhe do t'i fshijne dhe do te ha ndonje denim tjeter.

Eshte vone tani por do te kisha thene disa pershtypje mbi panairin.

Vese, me çmimet e librave tane, sidomos te vellimeve me poezi, eshte mekat te mos blesh diçka vetem per parathenien prej 4-5 faqesh.

Nje persh per panairin vallahi duhet Hurb, sidomos nga ti. E pres.

Unë titrat po tia gjeja do isha i kënaqur.

Ti pse nuk e bën mbarë njëherë si gjithë njerëzit; hap një blog e hidh çfarë të duash në të. As ankohesh dot më pas se të fshijnë postimet, asgjë.

p.s Hidh ca rreshta hidh, ia pres dorën e djathtë Ll-së po i fshiu. Se të majtën se përdor ai smiley

Ore c'eshte kjo pyetje idiote? Letersia eshte SHQIP or QIP jo SHQIPTARE!

 Mua me duket se ky termi, Letersi Shqiptare, Letersi angleze eshte pak i vjetruar, te pakten ne menyren se si e perdorim ketu. Botaa eshte shume me interaktive tani se sa ne kohen kur letersite kishin identitete te percaktuara kombetare, dhe shkrimtaret perpiqeshin te ecnin ne traditen e parardhesve te tyre historike. Tani ka me kuptim kur behet fjale per autore shqiptare, ashtu sic flitet per autore nga vende te tjera, vecanerisht nga ato te vogla. Dhe une them se nese kemi dy-tre autore shqiptare bashkekohore qe na pelqen t'i lexojme, kjo eshte mese e mjaftueshme. Mbase me vone, mund te krijohet nje letersi me tipare ballkanike ashtu si letersia latino-amerikane, dhe nese ne te do kete 1 a 2 perfaqesues shqiptare, kjo do jete gje e madhe, pasi mos harrojme qe ketu futet edhe letersia greke ( qe i ka dy atre nobeliste) dhe isj-jugosllacia gjithashtu me nobeliste dhe me nje tradite kulturore goxha te zhvilluar

1. Dua(-m) rreshta. Dua(-m) mrekullira.

2.Pershtypjet mund te lexohen dhe neser. C'rendesi ka ora? Ti shkruaji.Jam kurioze ne fakt...

3.S'eshte çeshtje çmimi por vendi; s'kam me vend per gezof thiu ne biblioteke.

A ka dhe do te vazhdoje te kete letersia karakter/identitet  kombetar? Apo eshte koncept i tejkaluar i socrealizmit?

Pastaj ne ate qe quhet letersi ballkanike si mozaik i prodhimit letrar ne kete hapsire besoj i kemi 2 apo 3 zera perfaqsues edhe pa pat cmime nobel. 

them se problemi i letersise shqiptare fillon qe kur autoret fillojne te etiketohen si ballkanike, europiane apo  marsiane!!!!!

 

 

une s'kam arrite me e kuptu asnjihere pse duhet me pase letersia etikete. letersia asht letersi dhe sa me pak kombetare te jete aq me e mire eshte. historia eshte ajo qe merret me qeshtjete e kombit.

pastaj nese e shohim nje liber nga ngjarja qe tregon se sa shqiptar jane personazhet apo vendet, atehre mua me ka ra me lexu shume pak letersi per shqiptaret. gjithnje me eshte dhene pershtypja qe secili nga shkrimtaret tane shkruan duke patur parasysh nje audience parisiene. rralle shkruajne per hir te tregimit te nje historie, apo sepse nje poezi i shperthen nga shpirti.

ndaj asht ma e nevojshme qe kur te shkruhet, te kihet parasysh se njerezit qe do te lexojne nuk jane injorante qe presin mend prej teje po njerez qe dashje pa dashje krahasojne mendimet e tyre me te tuat.

"dhe sa me pak kombetare te jete aq me e mire eshte"

 

po pikerisht shkinaks, kete doja te thosha me lart, letersia e mire i kapercen kufijte e lokales

@ J.

... dhe per kedo qe kerkon titra frengjisht, keni me qindra dhe mijera ne kete website qe, ca kohe me pare, e kam hulumtuar mire kur isha dhe une njefare keqyresi filmash. Tani qe jam afer pensionit, filmat me duken si perralla (ama jo si te miat qe me fshihen lart e poshte pa pike meshire).

http://davidbillemont3.free.fr/Sous-Titres%20Cb.htm

Fatkeqesisht, titrat e filmit ne fjale nuk gjenden aty. Ose do me duhet mua pastaj ta zhbiriloj nga origjinali. Nejse, pas Vitit te Ri mbase, "vit i ri, histori e vjeter", siç thone pleqte.

____________

Pershtypjet e mia nga panairi 2009, ishin keto :

1 - Hapjen nuk e pashe. Nuk me kishin ftuar. Dmth, kot te genjej. Por nga Telua mesova se kishte qene vete koka e kokave, Ismail Kadare, disa here rresht kandidat i çmimin Nobel. Ismaili tha se kishte bere ca gjera te bukura per panair, me ngjyre jeshile te mbyllur, ose ngjyre bari i ujitur mire, kurse Kadare tha se nuk do te shkruante me per komunizmin dhe se i kishte ardhur shpirti ne maje te hundes duke perfytyruar gjera qe ai s'i kishte pare kurre. Psh, telat me gjemba, ai nuk e kishte ditur nese lulka qe formojne gjembat ishte ne forme fluture trefleteshe, apo dyfleteshe. Gjithsesi Ismaili dhe Kadare rane dakort ne fund qe blicet e fotografeve çlirojne nje nxehtesi te madhe e cila te bezdis shume ne dite-netet e buta te Tiranes.

- Dita e dyte, e premte, asgje per t'u shenuar. Te vjella, marrje mendsh, dhe male, male, male te pafundme, pastaj drita, drita, drita makinash te pafundme dhe ne fund qetesi, qetesi, qetesi hoteli me uje te ngrohte brenda, dhe me nje TV picirruk ne nje cep muri ku kercenin, kercenin, kercenin papushim.

- Ne diten e trete te panairit, dite e shtune, qellova ne te njejten kohe me vete kryeministrin shqiptar, zotin Sali Berisha, dhe me ish-presidentin shqiptar, zotin Alfred Moisiu. Te parit i ika ne vrap, ngaqe ai shoqerohej nga nje topth njerezish te medhenj, te nxire ne kostume, dhe nga ca shkopinj te gjate mikrofonesh qe i rrinin mbi koke. Ecja e tyre behej mbrapsht, ndersa e imja behej perpara por me koken prapa per t'i ikur dallges. Dhe keshtu, rashe nga shiu ne bresher, u gjenda hunde me hunde me Alfred Moisiun, i cili ishte fshehur ne nje cep te Toenes dhe kundronte i permalluar foton e tij te madhe bardh e zi, alias Ben Gourion ne ditet e pavaresise.

_______

Me te hollesishme, pershtypjet jane keto :

- Kishte shume njerez. Lexues, antilexues, vajza, antivajza, familjare, antifamiljare, gjithçka perzihej. Stendat ishin vendosur shume ngushte, per shkak te rrudhjes se vendit (more po, kush djallin i arketon parate e Pallatit te Kongreseve, kongresmenet valle ?)

- Pashe fytyra te gezuara, asnje lypes brenda, plakat qe shisnin çorape te leshta me motive popullore, diku aty jashte, nuk hynin asnjehere brenda nga frika mos shtypeshin ne vende te papershtatshme dhe iu ringjalleshin deshirat e harruara prej kohesh.

- Botimet : ishin te larmishme, me shume emra autoresh, vendas dhe te huaj, ne pergjithesi te nje cilesie te mire, qofte dhe nga ana e shtypjes. Dukej se librat nuk vuanin me nga shtypja tip "Murtaje" ku shtypshkruesi ia rraste nje dopio raki mes dy faqeve te doktorit te shkrete ne lufte me minjte.

- Autoret vendas : me lane pershtypje te mire, kishte emra te rinj, dhe qe duhen zbuluar, dhe qe me vjen shume keq qe nuk kane aq jehone ne mediat shqiptare.

ESHTE E TMERRSHME QE ENDE NE SHQIPERI NUK KA NJE EMISION LETRAR KU TE FTOHEN KRIJUESIT E RINJ QE TE SHFAQEN DHE SHFAQIN PUNEN, IDETE DHE STILET E TYRE.

Krijuesit shqiptare, te mire, te keqinj, medioker qofshin, kane te drejte te kene nje hapesire mediatike ku te perballen me vetveten e tyre dhe t'i japin lexuesit nje mundesi per vleresimin e tyre. I miri e tregon veten gjithmone ; por edhe i keqi gjithashtu ; mediokri po e po. Te gjithe e tregojne veten siç jane, kur ata perballen me gjera thelbesore. Mashtrimet pijne uje vetem ne menyren e te puliturit te syve apo ne shqiptimin e fjales "substancialisht", por ato nuk ecin kur njerezit flasin per gjera te thella te ndertimit te tyre te brendshem.

Andaj, eshte e ngutshme, mendoj une, qe letersia shqiptare te filloje veteshoshitjen e saj nepermjet zoterimit te nje hapesire televizive sidomos, ku imazhi mund te jete nje percjelles i mire i asaj çka jemi apo nuk jemi.

- Botimet e huaja : ne pergjithesi, perkthimet preknin te gjitha fushat, kishte mjaft emra autoresh, nga te gjitha kontinentet, por eshte per te ardhur keq qe shtepite botuese nuk kane nje plan afatgjate ne lidhje me krijimin e profilit te tyre. Nje autor e gjeje te perkthyer nga 5-6 shtepi botuese. Kjo sjell njefare hutimi te lexuesit dhe madje njefare ndjesie jo serioziteti. Ne kete pike, pershtypje me te mire me beri Skanderbeg Books ku ajo merret me ca autore te cilet i shpie (ne pergjithesi) deri ne fund. Shperndarja e nje shtepie botuese ne qindra emra nga nje titull, mendoj se nuk eshte aq e sakte, qofte dhe nga ana tregtare.

Gjithashtu, te bie ne sy mungesa e kolanave, apo profilizimin i shtepive te botuesit. Eshte e pamundur qe te perballosh (ne afatmesem dhe afatgjate) rreptesine e tregut kur nje shtepi botuese boton edhe "Si te rrisim bletet", dhe "Xhon Kenedi, trim mbi trima". Kesi lloj kapercimesh, mendoj une, jane te destinuara ta denojne nje shtepi botuese.

Per t'u permendur, ne kete pike, eshte shtepia "Ideart" qe kishte nje kolane botimesh filozofike ku kishte shume emra filozofesh te njohur. Por kisha pershtypjen se kjo kolane ishte menduar per nje shtrese te gjere lexuesish dhe jo per studime te mirefillta. Me teper ishte per t'i dhene nje filozofise qasje praktike (dmth qe te lexohej nga te gjithe). Ishte dhe nje shtepi tjeter botuese nga Maqedonia e cila kishte bere ca perpjekje ne percjelljen e disa filozofeve te degjuar (shtepise ia harrova emrin, perfaqesuesi ishte Arber Celiku).

- Organizimi : per mua, jo dhe aq i mire, megjithese, sipas mendimit te pergjithshem, ky ishte panairi me i mire deri tani (dhe kjo duhet pershendetur). Disa gjera te vogla qe mund te ishin bere nga organizatoret, jane keto : te shtypnin nje plan te panairit. Vete une duhet te verdallosesha lart e poshte per te gjetur nje shtepi te veçante, kur nderkohe mund te kisha pasur ne dore nje skice ku te orientohesha. Gjithashtu, nga ana e shtepive te botimit, duhej menduar me mire shtypja e fletushkave me botimet e tyre me te reja apo me specialitetin e tyre. Nese me duhej te kerkoja nje autor apo nje titull, une nuk dija si ta gjeja sepse katalogjet ishin pothuaj te paqene. Mund te permend ketu Omsca-1 qe zoteronte nje lloj fletushke te tille.

Organizatoret mund te kishin pajtuar me shume hapesire, libri nuk eshte patate apo spec qe duhet shtrydhur deri ne qindarken e fundit, prandaj ata duhet te mos e kishin ndjekur dhe aq shume logjiken financiare. Une nuk di si do te kishte vajtur puna nese aty do te kishin ardhur shtepite botuese kosovare, maqedonase, malazeze. Dhe keshtu vijme tek problemi i letrave shqipe anembane ku levrohet shqipja.

E tmerrshme mungesa e shtepive botuese kosovare, nuk e mora vesh perse nje heshtje e tille. Ceshtje interesash, parash apo hapesire, kete nuk e di. Por me erdhi shume keq.

Mungesa e hapesires kishte sjelle pastaj dhe mungesen e aktiviteveve te ndryshme si konferenca, lexime publike, animacione te ndryshme te rinjsh, e pse jo, copeza teatri te luajtur nga amatore. Dashuria per letrat vjen ne te gjitha menyrat, dhe keto nuk duhen anashkaluar.

Per t'u pergezuar ishte qe pashe shume te rinj, studente, gjimnaziste, qe me sa duket e kane kuptuar se letersia eshte nje menyre NDRYSHE, dhe jo vetem kaq, por ndoshta eshte VETE menyra.

_________

Po e postoj njehere kete se po me fiken dritat dhe me pushon zemra. Me vone, me te pare e me te bere, kemi dhe gjera te tjera.

Dita e mire duket qe ne mengjes, dhe kjo dite u pa qe do ishte me diell qe pas vleresimit objektivisht pozitiv per librin me poezi te Sinanajsmiley Pershkrimi i panairit me rezulton shume afer atij qe kam ne mendje e me vjen mire qe cuditerisht nuk na tregove ndonje perralle te tipit Pearl Harbour, apo nga ato mbi rrjetin e ujrave te zeza dhe kanalizimeve  te Parisit, pershkrim alla Hugo.

smiley

Miremengjes Heteroglossia, vertet qe kohet e fundit i kam rralluar perrallat. Jo se me ka ikur fyrmezimi sepse kete gje e kam pasur ne tradite, deri ne brezin e katert nga nena dhe brezin e trete nga babai kemi qene perralltare. Psh, mbaj mend gjyshin tim kur me tregonte nje perralle qe i kishte ndodhur atij vete :

Nje dite te bukur maji, gjyshi kishte marre udhen te zbriste ne pazarin e gjese se gjalle. Me vete kishte dy dele te bardha, qe siç duket nuk pillnin, dhe ai kishte menduar se dy fryme me pak ne shtepi do te thoshte dy gota konjak me shume. Mirepo, papritur, duke ecur bregut te lumit, atij i kishte dale perpara nje bolle e madhe, e gjate, dhe tejet e vendosur te mos ia hapte udhen. Gjyshi ishte ndalur dhe kishte menduar se nuk do te ishte e mençur qe ai te perballej me bollen. Megjithate, bolla nuk e kishte vleresuar kete gjykim te shendoshe te gjyshit tim dhe i ishte hedhur ne kembe, duke iu mbeshtjelle ketij te fundit ne dy-tre rrathe. Lenda me te cilen perbehej bolla ishte tejet elastike dhe e pamundur te hiqej tutje. Atehere gjyshi ishte kredhur ne ca mendime filozofike te llojit : "si ndodh qe nganjehere, edhe kur nuk duam, edhe kur i shmangemi, ne i kemi kembet te lidhura ?" Kjo çeshtje, ne dukje e pazakonte per shumicen e te vdekshmeve, lidhej prekshmerisht me vete historine e jetes familjare te gjyshit, lidhje e cila e beri gjyshin te mendoje per nje thike te vogel qe ai e mbante gjithmone me vete. Kjo thike, qe per nga madhesia nuk kishte kurrfare domethenie, i kujtonte atij nje stergjysh te tij i cili, nga pafatesia apo butesia e tij, kishte rene ne nje bashkeshorte te cilen ai nuk e donte aspak, dhe qe ia kishte lidhur kembet aq keq sa vetem thika i kishte shkaterruar punet. Ne keto mendime e siper, gjyshi im i kishte dhene bolles nja dy goditje duke e ndare ne katersh. Pengesa ishte hequr. Dy delet shterpe veshtronin skenen me nje lloj perzierje frike dhe joshjeje, jo aq te pavetedijshme mbi gjestin e gjyshit tim tek vriste bollen. 

_______

Ja, kesi perrallash me tregonte dikur gjyshi. Nga ku dhe talenti im. Sidoqofte, ne kete teme, ku tashme vura ne dukje nje talent tjeter (Indrit Sinanaj), e qe ne nje kohe tjeter, do te mundohem te hap njelloj bashkebisedimi me idete e saj, eshte gjithashtu dhe vendi ku desha te flas per nje roman shqiptar te cilin e perfundova sot.

Megjithate, jam duke u munduar a ben apo nuk ben qe te flas. Sepse qasjen apo menyren me te cilen do te flas, e kam tashme ne koke.

Ideja eshte kjo : çfare duhet te bejme kur nuk na pelqen nje roman ? Cili eshte qendrimi yne prej lexuesi, kur kemi tashme njefare marredhenie te afert apo te larget me autorin ?

Kjo pyetje e fundit, une mendoj se duhet pertypur mire, sidomos ne kete faqe interneti, sepse shpesh here jemi gjendur perpara medyshjesh te tilla : une e njoh autorin, por libri i tij nuk me pelqen. Atehere, t'ia them apo mos t'ia them ? Dhe nese po, ne ç'menyre ?

I dashur Hurbi,

Jam e sigurte qe nuk i ka shpetuar vemendjes tende te kujdesshme fakti qe une i kam qejf metaforat e analogjite, aq shume sa ndonjehere mendoj se kete e kam zhvilluar si sistem per te organizuar kujtesen e rritur mbamendjen.

Si ndodh qe nganjehere, edhe kur nuk duam, edhe kur i shmangemi, ne i kemi kembet te lidhura ?

Fatkeqsisht metafora e mesiperme me tingellon tejet cliche, njeriu mund ti kete kembet e lidhura por ama mendjen e ka te lire! Duke ta thene kete drejtpersedrejti i jap pergjigje edhe pyetjes tende nese autorit i duhet thene qe libri i tij nuk te pelqen.

E dashur,

Eshte e vertete se, nisur nga nje kendveshtrim teorik, mendja nuk roberohet kurre, perveç ne rastet kur ajo i nenshtrohet nje bombardimi sistematik me ide te tilla qe te formojne nje sistem : bombardim komunist, nazist, nacionalist, apo tjeter. Por ne jemi larg kesaj. Mendja jone, per fat te mire, sot nuk bombardohet nga asgje. Ajo eshte e lire te marre ç'te deshiroje. Megjithate, po te zbresim ne nje rrafsh praktik, gjendja na paraqitet krejt ndryshe.

Kam dashur te di gjithmone lidhjen e brendshme mes kater elementeve : trup, shpirt, zemer, mendje. Une nuk jam filozof dhe nuk do te dija te flas me autoritet ne kete fushe. Por le te paraqes disa hamendje, thjesht si njeri pa lidhje ne ca koordinata x,y,z,t, te percaktuara.

Stergjyshi i gjyshit tim, pa e ditur as vete, eshte gjendur nje dite ne shtrat me dike qe ai nuk e donte. Kjo nuk eshte diçka qe duhet bere gurgule, mendoj une dhe, bashke me mua, dhe shume prej jush. A mos qenka hera e pare qe dikush rri me dike qe nuk e do ? Aspak. Bota eshte e mbushur me shembuj te tille, madje nuk jane as shembuj por shumica. Ky stergjysh kishte qelluar nje katil, nje i pashpirt, dhe e ka zgjidhur kete situate me anen e perdorimit te nje thike. Eshte kjo thike ajo qe i vjen ndermend gjyshit tim kur sheh kembet e lidhura nga nje bolle e fuqishme.

Mirepo koherat kane ndryshuar, per fat te mire. Sot thika eshte nje relike dhe jo me nje shpetuese situatash. Sot ka menyra te tjera, te buta, njerezore, dhe krejt te pranueshme nga opinioni publik.

Sidoqofte, kjo eshte vetem ne dukje : sepse, edhe pse nuk besohet dhe aq, menyrat e sotme mbeshteten mbi nje shoshitje sfilitese, copetuese te kater elementeve qe permenda me lart.

Le te mendojme se gjendem ne situaten e meposhtme :

Im ate ka shkruar ca fije letre te bardha. Dhe me thote, me tere çiltersine e nje babai, qe te bej çmos t'ia botoj. Kur filloj te lexoj fletet, shoh se im ate nuk eshte me teper se nje shkrues i gjore qe kalon diten ne shkarravina. Cfare duhet te bej une si djale i urte dhe i mire qe jam ? Si duhet t'ia mbush mendjen atij qe shkrimet e tij nuk vlejne per tjeter veçse per te mahnitur xhaxhain tim, dmth vellain e tij, krejtesisht analfabet ?

Si duhet te çlirohem une nga bolla ime, dhe ku ta gjej thiken ?

Nuk besoj se eshte e lehte kjo. Mendja ime, vertete eshte e lire, ajo mund te mendoje ç'te doje, madje dhe te vrase mizorisht tim ate, por diçka fizike, tokesore, me shtrengon dhe me mban te lidhur pas gjerash krejt te rendomta.

Vrarja e bolles eshte diçka problematike ne mjediset tona shqiptare, dhe me gjere. Edhe ne France, eshte i njejti problem. Vetem se atje ke aq shume zgjedhje.

Te pershendes smiley

Hurbi, pershtypjet e tua nga Panairi m'u duken shume afer te mijave. Kemi pare te njejtin Panair me c'duket smiley Per shtese mund te ankohem per kafenene e mjerueshme te katit te dyte, per faktin qe kishte me pak stenda se vjet, si edhe per hapesirat per paraqitje librash, te cilat ishin te vogla e s'mbanin me shume se njezet vete.

Nga burime te sigurta di qe kete vit botuesit i kane paguar Shoqates se tyre shifra te kripura per hapesirat brenda Pallatit te Kongreseve, por fakti qe botuesit s'ankohen hapur tregon qe (dikur dhe diku) nga nje gisht e kane ngjyer edhe ata.

Jam e kenaqur per listen e librave qe munda te sjell ne shtepi, mes te cileve edhe fjalore, mjete pune pra...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).