A duhet ngritur një shtëpi përkthimi në Shqipëri?

A duhet ngritur një shtëpi përkthimi në Shqipëri?

Oliverta Lila, Arjola Hekurani

A ka ardhur koha për një shtëpi përkthimi në Shqipëri? Këtë pyetje shkrimtarja Mira Meksi e shtronte në një artikull të botuar më 24 tetor në gazetën "Shqip", në një artikull me titull "Një histori e denjë për roman". Nxitja kishte ardhur nga një shkrim kushtuar "Shakespeare and co", librarisë anglofone ngritur në breg të Senës, ku krijuesit nga e gjithë bota vijnë të qëndrojnë, të punojnë, dialogojnë e promovojnë letërsinë franceze. A mund të "përkthehet" ky model në realitetin shqiptar? Sa është mundësia reale për të ngritur një organizëm të tillë, ku më së pari do t‘i shërbente promovimit të letërsisë shqiptare, asaj të krijuar nën perden e 50 viteve regjim apo edhe kësaj bashkëkohores? "Ca më tepër ka ardhur koha që në Shqipëri të krijohet një shtëpi përkthimi. Ndërkohë që shtete, kultura dhe gjuhë të mëdha e kanë ndier nevojën, që prej 35 vjetësh, të ngrenë institucione të tilla, për ne shfaqet si një ngut jetik: është i mirënjohur fakti që përkthimi letrar, në mbarë botën, është një nga zejet më të vështira dhe më të keqpaguara; përkthyesit letrarë nga gjuha shqipe në gjuhët e huaja numërohen me gishtat e dorës. Ekzistenca e një "strehe" të tillë mikpritëse dhe efikase në vendin tonë, do të qe një motivim i sigurt për ta dhe për punën e tyre, në dobi të përhapjes dhe promovimit të letërsisë shqipe në botë", shkruante Meksi, duke e zhvilluar argumentin e marrë që në fillim. Në një rimarrje të dytë të argumentit, duke e parashtruar atë te disa përkthyes shqiptarë që lëvrojnë brenda vendit, por edhe tek ata të huaj që përmes shqipes i janë qasur edhe letërsisë tonë, dalin më së pari një sërë problemesh e parametrash të paarritura në përkthim. Për Edmond Tupen, Donika Omarin apo Pirro Mishën ideja është për t‘u përkrahur dhe e vonuar në realizim. Nga ana tjetër, te të tre gjen skepticizëm kur u duhet që argumentin ta vendosin në realitetin shqiptar. Vihet së pari në dyshim standardi që ne kemi për përkthimet, e drejta që disa njerëz i kanë dhënë vetes të bëhen pjesë e kësaj kategorie, heshtjet apo jehonat e shtirura. Ndërsa diskutimi shtrihet më tej në mundësitë reale të strukturave organizuese të një shtëpie përkthimi. Mëdyshjes i bashkohet edhe përkthyesi gjerman, Hans-Joachim Lanksch(prej tij kanë shkuar te publiku gjerman poezitë e Martin Camajt, Ali Podrimes, Azem Shkrelit etj.), por arsyet e tij lidhen me indiferentizmin e botuesve të huaj ndaj letërsisë shqiptare, vështirë të pranueshme nëse në mes nuk ka ndonjë emër të njohur. Për Lanksch janë më të pranueshme politika kulturore(duhet të vijnë së pari nga Ministria e Kulturës) që promovojnë e mbështesin botimin në vend të përkthimit.

76 Komente

Une mendoj qe duhet te ngrihet nje shtepi perkthimi nga "shqipja" e medias ne Shqip.

 A mund të "përkthehet" ky model në realitetin shqiptar?

Pse e paska kuptuar Shqiptari qe paska nje mesazh per te percuar nder 'greket'? Se mire fermeri u be Francez e tani deshiron ta beje piratin anglez te lexoje frengjisht...po kto 'barinjte' tane c'paskan kete deshire?

Kjo ide nuk është aq e vështirë sa duket. Duhet shoqatë për përkthyesit në fillim, që të vendosë standartin në vend për përkthimet. Në ShBA, përkthimi nuk ka standarte qeveritare, por nëse bëhesh anëtar i shoqatës amerikane të përkthimeve ATA, biznesi shtohet dukshëm. Aq më tepër nëse arrin të japësh provimin dhe të marrësh dëshminë e përfundimit të tij. E keqja është se gjuhë si shqipja janë tepër të parëndësishme, kështu që nuk ka provim për to.

Ka përkthyes tepër të aftë shqiptarë që mund të përkthejnë letërsinë në anglisht, frëngjisht e spanjisht, të cilët e kanë bërë këtë gjë vullnetarisht deri tani. Interneti ka disa përkthime interesante të letërsisë shqipe në anglisht, kryesisht poezi.

Përkthimi është muskul që duhet ushtruar vazhdimisht se po e le, të la. Ndoshta këta përkthyes që mund të ndihmojnë me letërsinë e artikuj të tjerë në të mirë të atdheut, do të pranojnë të shpërblehen me përparësi në kontrata shtetërore (aty ku bëhen vërtet paratë se me letërsi nuk të del gj&eumlsmiley, libra të  zanatit, etj etj. Po ashtu, një çertifikatë anëtarësie ose aftësie, (përveç diplomës së fakultetit) do t'u jepte përparësi në punën e tyre.

Shteti nga ana e tij mund të subvencionojë ekonomikisht një antologji letërsie çdo vit në tre-katër gjuhët botërore kryesore me poezi, tregime e pjesë novelash e romanesh.

Përkthyesit vetë, sidomos ata me shkrim, janë kafshë vetmitare nga natyra, dhe të vështirë për t'u mbledhur në një vënd të gjithë njëherësh, por edhe ata do ta vlerësonin shumë një strehëz ku herë pas here të gjejnë një kafe, muhabet të hajrit, fjalorë pa fund dhe lidhje interneti pa lekë. Besoj se edhe paratë e mbledhura nga anëtarët do të ndihmonin në këtë drejtim.

 

Po pse nuk ka akoma shtepi perkthimi ne Shqiperi?

Zotrules, pse kaq skeptik?

Ti vete je partizan i flakte i gjuhes dhe drejtshkrimit te saj, tani kur kerkohet dicka e tille, ku perkthyesit te kene nje strehez ku te mblidhen e te rrahin mendimet, qofte dhe per njecke fjale te vetme, na del kunder?!

 noshta priste nai propozim per shpi publike, ku te shifte femra te prangosura dhe te perulura smiley

Ti do kala mi xhan ,ene mrene te knojne kumriet me i qind zera smiley

 shi katnari dreqit,

ngele qi ngele ziliqar smiley

Nari - nari po ne pleqni po mesoj me perkthy edhe ca llafe te emigrantit qe i bi gjermanishto-inglishte . Jo si ty qe vetem kumrijshe di smiley

 po n'pleqni te kruhet ere Idris, se kur ne qi jena t'rij, as per kumrishte skina nevoje e as me perkthy hic smiley

ne shkojme direkt'e'n'teme smiley

E mi xhane e . Je nga Rapet ti dhe e zotno Rrapishten . Te ka qellu gjak i xefte . E ke msu gjuhen ne natyre . Po me gjuhet e huja o nrysh mi . E perdor si ne pleqni edhe ne rini smiley . I soj perkthen mi dreq, nuk bohet fjale per prapsi si mendon ti smiley

Nuk jam aspak skeptik. Thjesht per mua gjerat kane rradhe. Dhe shtepia e perkthimit nuk vjen gjekundi as ne liste e as afer listes. Absolutisht nuk them se nuk jam dakord, jam bile shume dakord. Thjesht ka rradhe. Dhe po ta marresh ashtu, nese do na duhej te hapnim nga nje shtepi per cdo gje qe ka nevoje shoqeria shqiptare, do behej Shqiperia pellembe e shtepi.

Te hapesh shtepi perkthimi ne nje vend qe nuk ka akademi shkencash, ne nje vend qe urren kulturen, historine dhe gjuhen e vet, ne nje vend qe ben gjithshka per te shkaterruar cdo pasuri te veten, mua me duket te pakten ironike dhe tallese. Sidomos kur lexon gazetat, ndjek lajmet neper media, e cdo gje tjeter, si eshte perdhosur shqipja sot, perkthimi eshte i fundit problem me te cilin kemi per t'u hasur ndonjehere; nemos kurre.

Ne nje fare menyre po them dhe kete tjetren: kur "perkthyesat" te mesojne shqip, te shkruajne pa gabime, te flasin pa gabime, te eleminojne ne maksimum huazimet, atehere po, atehere le te hapet pallati apo akademia e perkthimeve; jo thjesht shtepia. Deri ne kohen kur shqiptaret te kene mesuar shqip, une jam dakord te mos kemi asnje gje tjeter.

E solla kete artikull ne vazhden e diskutimit te hapur prej Finisterres dite me pare, por edhe sepse perkthimi eshte nje ceshtje qe e kam fort per zemer. 

Kam lexuar reagime te ndryshme pro dhe kunder idese se kesaj shtepie, dhe secila pale sjell argumentat e veta. Vetem se dicka ende nuk kam arritur te kuptoj, pse i eshte vene theksi vetem perkthimit nga shqipja ne gjuhe te tjera, kur dihet katerciperisht sa calojne dhe perkthimet nga gjuha e huaj ne shqip, kur debatet ndjekin njeri-tjetrin  per  aksh perkthim apo aksh perkthyes qe ende nuk di shqip, por asnjehere nuk arrihet ne nje perfundim te sakte.

Une jam pro ngritjes se kesaj shtepie, sepse vertet perkthyesi eshte nje kafshe vetmitare, sic thote Bleta, por ama gjithnje nevojitet komunikimi me dike tjeter, sepse jo gjithnje shfletimi i fjaloreve apo shfletimi i teorive te perkthimit, apo krahasimet e perkthimeve qe mund te beje individualisht perkthyesi, arrijne te te ndihmojne ne arritjen e nje pjekurie profesionale.

Edhe per dicka tjeter, rastesisht pashe tek ALSAT, emisionin mbi kete ide. Me pelqeu qendrimi dhe biseda e paqte e pjesmarresve, por ama nuk mund te bie dakord me njerin prej tyre, per me teper qe eshte dhe perkthyes. Nder te tjera zoteria ne fjale tha: "Ne kemi nevoje qe kur te na  shihni ne rruge ( behet fjale per lexuesit, besoj) te mos na shtypni me makine ... se ashtu ka ndodhur njehere, isha me ca perkthyes dhe desh na shtypen...  por te na buzeqeshni." ?!?!?!

Nuk ka nevoje t'ju shpjegoj habine time ne kete rast, por pa dashje mendova vetem dicka: Zoteria do te jete perkthyes, apo VIP? Ne do te jete VIP, te behet politikan a kengetar...

Jo, zoteri, perkthyesi nuk ka nevoje te jete VIP e ta njohin si fytyre, apo ta ndjekin paparacet nga pas se ku shkoi e me ke ishte, ky eshte protagonizem i semure, perkthyesi ka nevoje qe kur te thote emrin e vet, personi perballe t'i thote "Ah, ju e keni perkthyer filan liber? Me pelqeu shume" ose ka dale ky liber i perkthyer nga akth perkthyes dhe lexuesi te rende ta bleje. Klio Evangjelin, Klara Kodren, Donika Omarin, Amik Kasoruhon, te ndjerin Dritan Cela e te tjere qe s'me kujtohen tani (nuk po permend Shvarcin dhe Meksin per arsye qe dihen tashme) nuk i kam njohur kurre per fytyre, por nuk do kishte liber te perkthyer prej tyre qe s'do ta lexoja me kenaqesi.

 

Mendoj se jo.

Ky eshte parimi tregut te lire "E perkthej si te me doje qejfi".

Krijimi i nje organizmi te mirefillte perkthyesish "shtepi perkthimi" do te grumbullonte mjaft dallkauke qe kushedi kur do ti linin te tjeret /me te afte te merrnin fryme.

Besoj se do te kemi nje shtepi te tille, pasi te rregullohet me ligj , fusha e perkthimeve ligjore.

(Praktikisht, zbatimi i parimit -ne fillim Miset pastaj ekonomia , i sherbeu jashtezakonisht shume tregut te mishit te bardhe)

+18

"Krijimi i nje organizmi te mirefillte perkthyesish "shtepi perkthimi" do te grumbullonte mjaft dallkauke qe kushedi kur do ti linin te tjeret /me te afte te merrnin fryme."

kjo qe ke shkruar ti ndodh dhe me autoret ( shkrimtaret shqiptare), mblidhen dhe levdojne njeri-tjetrin dhe shterngojne rradhet fort...

"kjo qe ke shkruar ti ndodh edhe me autoret (shkrimtaret shqiptare), mblidhen dhe levdojne njeri tjetrin dhe shtrengojne rradhet fort..."

pikerisht lali. imagjino nj e komunitet te tille te ngjashem ne brigjet e senes... i her me gocat e xhajes se sales i her me burrat e tezes se edit.

 

Biznes ore si te gjithe bizneset . Kush ka leverdi merret . Kush nuk eshte i zoti te nxjerre buken e gojes apo fitime me te , do emisione televizive qe te shquhet me nje nga vetite qe e gezojne tashme me MIJRA e QINDRA MIJRA Shqiptare dy apo me shume njohje gjuhesh te detyruara edhe nga programet mesimore te vendeve ku banojne .

Po qe se flitet per perkthyes letrar ndryshon puna . Nga vlere 100% ai lloj  perkthimi eshte 99% pasion e deshire. Po qe se mbeshtetesh per te siguruar jeten ai eshte Dembelizam .

 C'do te jete kjo shpia e perkthimit? Nuk e kuptoj si koncept... Dhe pse hidhet ideja ne publik? 

Chene, ideja eshte hedhur nga M. Meksi ne nje shkrim te sajin... E ke dhe ketu tek peshku... http://www.peshkupauje.com/2009/10/nje-h...

Une po e mbeshtes si ide per arsyet qe kam thene me lart. Nuk e di se si do te funksionoje, ne rast se do te arrije te ngrihet, ka gjasa te dal e zhgenjyer, meqenese e perfytyroj si nje vend ku perkthyesit te mblidhen e te bisedojne shtruar per problemet qe hasin gjate punes se tyre, por mund te perfundoje edhe ashtu sic thote 18, dmth. nje vend ku njerezit te pijne kafe e te shahet njeri apo tjetri. smiley

 Anah,

Bibloteka kombetare ka sherbyer prej kohesh si nje shtepi perkthyesish. Mua me kane ndihmuar edhe me Kinezcen atje smiley thjesht per informacion kjo... 

Pastaj, mbeshtetja e shtetit ne kete fushe do te tingellonte qesharake nese do te kemi parasysh qe shteti ka retushu gjith sistemin e akumulimit, ruajtjes dhe percimit te dijes ne Shqiperi. Harakiri me i fjale..

 

 

Do kete shku nonje rrote mulliri nga jashta shtetit ne Memedhembje dhe perc-on ide te reja smiley

idriz, kemi plot rrota mulliri ketu brenda, ndaj s'presim t'i importojme nga jashte, madje kemi eksportuar me mijera... smiley

idris ckemi ? smiley pse je kaq i keq njehere smiley

Po n'radhe te pare nuk kemi kembana pat thene prifti,keshtu qe a kemi cfar perkthejm asht puna. Kultura eshte nje djalog i madh tha MM dhe ose jemi jashte ose jemi brenda ketij djalogu e per te qene brenda na duhen perkthyesit, por para perkthysve na duhen kuvendare me dignitet ne sofren e madhe te kultyres.

se kum'onat jon shit per bronx n mal t zi.se prifti shkoi ke dru'te se e nisi xhaxhi veri. se jusuf vrionin e vrau icik shum ky burgu funit. se hafiz ali korcen e rrasen mren' ene nipat e vet njelen pa shkoll. se cdo sistem qe vje heq qafe eliten kundershtuse kshu qe shpetojn vetem karrocaxhi't bojaxhi't ene kto t shkretet s'din me i shpreh vlerat e kalit me llafe t mdho'ja. se mo t mencmit e momentit s kon lidhje fare me pop'llin e vet dhe kte fakt e justifikojn duke qujt cdo gjo qe ato se kuptojn ose si vje per shtat si anadollake dallkauke jenicere greke komuniste kineze etj etj etj etj. se me shkrujt i gjo t thjesht per qe'fin tat ktu ke peshku te vi'n kritiket e artit ene te sekuestrojn kallomin e hudhjes se shurres. se shkrimtaret qe kena, dun me bo si perendimore me zorr dhe cdo gjo qe del me zorr ta shpif dhe s'ke ca ti perkthesh.

se ku lexova me i ven per martin camaj, kur kishte shku me apliku per i pun m duket. e kishin py't per profesjonin e babes. i kishte thone bari. ajo zoja kishte ngrejt syte si me e perserit ene i her pytjen. po po bari zoje i kishte thon burri huj.

kurse kto artistet e mdhej t shqipnise bojn sikur kon lind ke komet e kulles eifel.

me falni se harrova pak ores siper pjanos.

me falni se harrova pak ores siper pjanos.

Hehehe! smiley

Masnej u bo: kam harru oren ciper saksofonit!

Mondan, po jo shume! Me karar! smiley

krypa me gjell mer krypa me gjell

ene gjella me karar... se bohesh 157 kile masanej

hiq kaptinen prej frigoriferit qozimo se po t pellcet kolesteroli per veshesh

Na per te miren e Memedhmbjes munohna i nerum flo .

Dhe po qe se ja kam fute kot si zakonisht , i kerkoj falje te nderuares Ana se na nga te eksportumit jena dhe ishim..... deri sa pa na importu prap smiley .

fajin e ka terxhumani ...keshtu tha qemoti kur bente SUPERVEPRAai mo  smiley

 Na per te miren e Memedhmbjes munohna i nerum flo .

Flo eshte goce ere qafthym smiley 

me ngateron me florin smiley

 po ska brina pleqnija jo smiley

nga kto ka smiley

ta hudh i pet dhe un? po sikur e7e te perdorej per kete qellim? internet po. libra po. fjalore po. venibukur po. ja u be dhe kjo pune. beni nje faqe ne internet, lini diten dhe oren per ndonje takim institysjonel, pastaj cdo gje vazhdon vete ne menyre spontane dhe tlirshme. per te apliku per fonde mshtetse dhe bursa ekselonse keni miren; ketu do vuni pak nga mungesa e lirise por do ta shisni me evro.

jam femer une idriz  smiley

hahaha... ca bo kshu mer burr se le nom. dil mer iher anej kullotave, mlidh ca lule mer jau ene bjeri knej.

E me mire se nga nxitimi nuk kisha vu gjusluket.

Aman dhe ti flo sa ve re ..pernjehere ne sulm sikur nuk e di une cfare je smiley . Po na u bo menja BURRE mi . E  lexo Bijen ti ? Po aty e ka menjen ...ke gjuha qe perkthen.

Cer dreq gjruje osht ajo mi smiley Perfito nga shqipja dhe ktu e ka me te nrejte Huri qe thote .... "perkthimi i mire eshte si fyelli bariut ne Lugje. Po e nigjun dhente e dhite rrijne rrotull"

Po kush lexon sot gjera te vlera .....thuj . Na fal mi na fal !

idriso, se tani e pava une, i falur qofsh smiley

Hurbi,

po shperngulem ketej per te vijuar diskutimin:

 

Hurbinek - 13 Nën 2009 - 10:42am

Po pertoj tani te gjej ate temen e Albert Camus, ku flisnim per perkthimin, por meqe kam ne dore Murtajen e famshme, ja ç'thuhet ne faqen 6, ne fund te paragrafit te pare (made in V. B.) :

Deshirat e rinise jane te vrullshme dhe kalimtare, ndersa veset e me te pjekurve jane te kufizuara gati gjithnje ne nje mbremje qejfi mes shokesh, ne nje grup qe sillet me shpoti, ne nje rreth kumarxhinjsh, ku shuma goxha te medha vertiten ne loje sipas fatit qe percaktojne kartat.

___

Ja origjinali (made in Albert C.) :

 

Les désirs des plus jeunes sont violents et brefs, tandis que les vices des plus âgés ne dépassent pas les associations de boulomanes, les banquets des amicales et les cercles où l'on joue gros jeu sur le hasard des cartes.

___

Ja perkthimi i ri (made in H.) :

Deshirat e me te rinjve jane te vrullshme dhe te shkurtra, ndersa veset e me te moshuarve nuk i tejkalojne shoqatat e lojtareve te petankës, gostite e ndeshjeve miqesore dhe mjediset ku vihen baste te medha mbi trillin e kartave.

_______

Tani krahasoni perkthimin VB me ate H., shikoni dhe origjinalin AC, dhe pastaj kush me ndriçon per ca gjera, ka nje embelsire te mire ne qender te Tiranes :

1. ç'do te thote "mbremje qejfi" mes shokesh ? Fundja, çfare dime ne per qejfet e atyre pleqve ?

2. Nga djallin na doli kjo puna e "grupit qe sillet me shpoti" ?

________________

Italisht:

... I desideri dei più giovani sono violenti e brevi, mentre i vizi dei più anziani non superano le associazioni di bocciomani, i banchetti tra i camerati e i circoli dove si gioca forte d'azzardo alle carte.

Pekthimi im:

Deshirat e me te rinjve jane te vrullshme dhe kalimtare*, ndersa veset e me te moshuarve nuk shkojne pertej shoqerive te lojtareve te lojes me gjyle* (?), gostive mes shokesh dhe rretheve ku luhet kumar me letra e kercet para e madhe!

 

*breve - eshte nje cast i shkurter ne kohe ( deshira te shkurtra nuk ka, kalimtare, po.)

*giocare a bocce - e kam hasur dhe ne nje film qe kisha ne dore para ca kohesh - ne fjalor ishte perkthyer loje me gjyle, por mund te perdoret dhe ajo qe ke thene ti, prandaj kam vene pikepyetje. (gjylexhinj smiley )

 

Per ato pyetjet qe ke ngritur ti nuk di c'te te them, u pa puna do ta blej vete embelsiren. smiley

Dmth, kjo eshte aresye e mjaftueshme per te hapur shtepi perkthimi? nuk arrij ta shoh dot lidhjen...

Zotrules,

shpjegimi me lart nuk ka lidhje direkte me shtepine e perkthimit, por me ate fjali qe Hurbineku e kishte perkthyer nga "Murtaja" tek tema e Kadarese, dhe meqe ketu po flasim per perkthim, une e transferova ketu, per te mos ngaterruar temen atje.

Megjithate, ka nje lidhje te terthorte me shtepine e perkthimit, pasi nese do te ekzistonte nje strehez e tille, ku perkthyesit t'i diskutonin keto gjera "mes vedit" ( dmth, si e perkthej une, e si e perkthen ti  aksh gje), mbase s'do na lindte nevoja t'i diskutonim tek peshku.

E derisa te biesh dakord ti me lunatikun, te mos perkthehet asnje liber ne shqip... jo se e kam problem une personalisht mosperkthimin e librave; se per mua ka nevoja te tjera kombi shqiptar tani, dhe e kam fjalen per nevoja jetike, egzistenciale, e jo "shpirterore" se c'na thenka nje francez apo nje gjermen apo nje ameriqen... te cilet per veten e tyre keto nevoja i kane zgjidhur para 60-70 vjeteve.

Per mua, letersia duhet te marre vendin e vet ne kete moment qe po kalon kombi jone. T'i pershtatet momentit dhe nevojes se momentit. Nese ka libra per t'u perkthyer qe te ngrene lart moralin e kombit, qe te rrisin ndergjegjesimin e masave per kete problematike, - vetevleresimin, psh, atehere le te perkthehen... dhe nuk ka asnje lloj problemi si e perkthen ti, qe luan me gjyle apo thjesht me domino...

po shtepia e perkthimit c'hyn ketu???

Ana, dhe qofte kjo hera e fundit qe brockullis per perkthimin te peshku, brefs mund te jepet fare mire me fjalen jeteshkurtera, ndersa loja e pleqve nuk ka pse pershtatet as me bocet, as me gjylet - sepse ne Shqiperi pleqte apo te rriturit nuk luajne kesi lojrash (edhe po te luanin, nuk do te doja qe te ndryshohej loja e origjinalit, te pakten keshtu e konceptoj une perkthimin - ne cilindo rast, 'pershtatja' me duket e keqe). Sa per parane e madhe (qe une e kisha konceptuar 'luhet lek i madh' smiley ) dhe kumarin, mendoj se fjala hasard (au hasard balthazar) ka rendesi dhe duhet perkthyer, dhe jo aq lojshmerisht si ne rastin e perkthimit 'trill' - shans a fat, shqipot te dyja i perdorin shume.

Sa me shume perkthime shof, aq me shume me mbushet mendja qe agron tufa se ka pas dhe aq keq kur ka thene qe filozofet gjermane s'duhen perkthyer. Per bixhoz bohet llaf, edhe asnjeri nga perkthyesit se thote tamam, eshte e qarte, ngaqe s'kane lujt ndonjehere bixhoz smiley

Ore, kush e perkthente Dostojevskin meqe ra llafi? smiley

ou? te sfidoj kur te duash, buy-in 2000 L smiley (ma perkthe pak bajinin).

sot ne darke, private table, emri swed1 kodi per te hyre tropizma, edhe e shofim sfiden smiley bajin ne shqip nuk egziston, quhet "kavo" nje kavo eshte equal me aq sa blen kur fillon loja smiley

swed1,

meqe e shoh qe ia thoke mire kesaj pune, a mund te me ndihmosh me terminologjine ne shqip te kesaj loje, pasi kam has shume veshtiresi, kur me eshte dashur t'i perkthej.

 

p.s. ja nje arsye qe duhet shtepia e perkthimit, mund te dale ndonje perkthyes kumarxhi dhe une-profania marr leksione... smiley

Ana, e shkrujta iher ene m'humbi komenti smiley

Nejse, Po thoja qe per mu do ishte "N'tavolinen e bixhozit luhet loje e madhe", s'permenden letrat, as trillet e fati e ku di une. Sidomos me keto te fundit e prish fare, se cohet Dostojevski nga varri dhe te thote "kush je ti mer bir qe do te permbledhesh 1 miliarde properties te letrave ne nje fjale smiley

Edhe po pyesja te komenti qe mu zhduk, po flasim per perkthim a per bixhoz? se une nga perkthimi s'marr vesh per vete. smiley 

sher swed, me trishton ideja e asaj tavoline private bosh: per fat te keq gjate gjithe kesaj fundjave do te martojme malon dhe une pasi te kem kercyer me kepucet e kuqe deri ne tretje te sholles do te jem shume e deshiruar per verdhushkat e tua, shtruar ne nje tavoline me te madhe dhe me pak virtuale, fatkeqesisht jo jeshile. vertet, themi te organizojme nje nate teksane se shpejti, je i ftuar paraprakisht.

 thanks a lot, mezi po pres smiley

Trop, me pelqen jeteshkurtra, por duke kaluar nga shifrat tek perkthimi, me behen punet corbe dhe per qamet se me binte nder mend nje sinonim tjeter, di vetem qe i shkurter s'ma mbushte mendjen.

Persa i perket "gjylexhinjve" ( sa po me pelqeka qo fjala - me ngjan si qylaxhinj smiley&nbspsmiley  do te thuash qe mund ta leme ne origjinal dhe ta shpjegojme me nje yllkez?

per ate fundit, kumarin, prandaj s'e perktheva "rrethe kumarxhinjsh", sepse doja te theksoja kumarin. kercet para' e madhe - luhet lek i madh - s'me duket se ka shume ndryshim, vecse tek fjala luhet qe lidhet me lojen e kumarit - po do te perseritej dy here " ku luhet kumar - luhet lek i madh".

 

Shtepi perkthimi ka ne Tirane,eshte tek rruga e Durresit,gjykata e vjeter.

Me duket se ata perkthejne vetem per ceshtje noterie, dmth. perkthime zyrtare, certifikata e te tilla gjera ( kam qene njehere atje, me duket se ka emrin e nje zonje, apo gabohem?

flutra smiley

...and sons."  po nuk doja t'ia thosha emrin, per ceshtje etike. smiley

c'etike mi gru

ato emra te shpallur ne tabela reklamash ne rruge te madhe jane smiley

ne spo themi nai gjo te keqe actually, perkundrazi smiley

e me mire dhe ti, mo e bej tragjike, re laco.... smiley

 

 

Ckemi Ana H,

vetem per te shpjeguar sepse mendoj se ideja per nje shtepi perkthimi nuk ben fort sens per mua pasi perkthimi si krijimi apo botimi ne pergjithesi jane te ndikuara thellesisht nga tregu dhe si te tilla debati duhet pare nese ka interes nga individe apo botues/sipermarres qe te promovojne nje ndermarrje te tille si nje biznes i mirefillte apo projekt jo fitimprures. Por, nese e kuptoj drejt perse, duhet te perdoren fonde nga taksapaguesit shqiptar per nje ide te tille qe u shkon per interes vetem nje grupi shume te vogel interesi dhe cfare te mire do te sillte kjo per shqiptarin e thjeshte. Ne kemi mjaft organizata "kulturore" qe marrin ne mneyre "abuzive" rroge e fonde per te qendruar neper kafe e bere thashetheme.

ci ke bo vetes lale... do t hudhet nonjoni tashi ene do thot rroft gjuha shqipe

Do kete hik te gjeje ndonje abetare shqip, Emo... smiley

jo jo, osht tu u menu m'duket se e kom bo telef m'argumenta t'fort ke i tem tjeter. smiley

ene s'o tu i dhon kon hic. smiley

 o one...e kerkuum e kerkuuum abetaren po se muurem dot se ishte ul moma jote aty per ciper

(me respekte per momen qe me siguri o goxha gru zooj, mos ma mer per ters)

isha tu mor pak fresk ke veronda.

(skishte qe'f hajrija qe ta mershin vesh qe ishte tu mor avdes qozimi)

- a m kupto ti mu kur t fol un ty a jo

- po si s t kuptoj un ty mer ti meresh vesh i  or larg.

- ku rri me shpi ti ?

 

 

@swed,

Ne fakt, nuk te pyeta per perkthimin e fjalise konkretisht, ( sepse po te cohej Shvarci nga varri do te thoshte qe i ke marre kuptimin, por nuk ke perkthyer fjaline e shkruar nga Kamyja) smiley

Pyetja ime kishte te bente direkt me terminologjine - pak a shume ate qe te pyeti tropizma, por besoj se ka dhe shume fjale te tjera, apo kur luani i perdorni ne gjuhe tjeter? si psh. passo - lascio - raddoppio... ( keto po me vijne nder mend tani, por mbase po ua fus ne tym)

@ Toni,

nuk di te kete perkthyes ne profesion te lire qe ushqehet dhe mbahet a pasurohet?!!?!??! vetem me ane te perkthimit, e megjithate ketu nuk po pretendohet per organizata "kulturore" qe vetem do merrnin rroge ne menyre abuzime, tek e fundit, ai perkthyes do ta nxjerre nje pune te hajrit nga duart, nje liber, qe vlen me shume se gjithe "punet" qe mund te bejne organizatat jofitimprurese.

Po pse duhet te paguaj une/shteti rrogen tende apo te perkthyesit. Jo vetem perkthyesit po shume profesione te tjera nuk mund te mbahen apo pasurohen vetem me prfoesionin e tyre - mos duhet qe te gjithe te paguhen apriori nga shteti per profesionin e tyre. Perkthimi i nje libri nuk vlen me shume sesa puna e nje mjeku, ekonomisti apo juristi - mos duhet te ngreme shtepi te mjekut,  juristit apo cfare do tjeter per kete aresye. 

Me termin organizata kulturore une e kisha me teper per te tilla si Teatri kombetar apo ai i operas etj qe marrin me kote rroge per te ndenjur te kafja prane teatrit. Ky budallallek ndodhe vetem ne vendin tone - kushdo paguhet per ate qe prodhin, e ne rastin e perkthimit behet fjale per nje produkt intelektual. Ben shume sens qe shtepite botuese te kene liste perkthyessish te tyre qe i perdorin per perkthimet legjitime - dhe ketu hyjme te ceshtja e ndyre e te perkthyerit nga kushdo dhe cdo gje qe behet besoj plotesisht pa copyright apo njohjen e te drejtes se autorit dhe  qe cenon teper rende te drejtat e autorit te huaj. 

Rregullimi i tregut te botimit dhe penalizimi i fenomeneve te perkthimeve halldupce dhe jo legjitime do te ishte edhe perkrahja me e madhe qe i behet profesionit  ne fjale dhe perkthimit te mire ne shqip apo ne gjuhe te huaj. 

dhe ky eshte vetem mendimi im modest

ti shoku toni je ne vendin e gabuar. deri me tani nuk ka pasur peshk te mos besoje tek ekzistenca e te mirave publike, dhe as peshk te mos besoje se dija dhe kujtura, si dhe procesi i nxenies, riprodhimit dhe zhvillimit te ketyre jane te mira publike.

keto perrallat me treg te lire tregoji ne ndonje tavoline tjeter. ose lexo dan brownin, meqe ta ka konfirmu tregu. ah, dhe nese s'je i qarte per konceptin 'e mire publike', e ke diku te fshehur brenda teorive te tregut te lire.

ne fakt, jam e detyruar te te kerkoj te falur per tonin qe po perdor ne kete shenim, por m'u duk vertet flagrante mungesa e vramendjes dhe arroganca jote ne dhenien e formules magjike.

- Ah dom Pal, dom Pal... ju nuk dini gja... ishte nji partizan i plagosun...

- Jo moj bije, Doda tha se ishte nji udhtar...

- Jo dom Pal, ju kan genjy... ishte nji partizan i plagosun.

- Hmmm... nxitohet ndonjiher Doda.

- Po dom Pal, ashtu asht. Nxitohet Doda. Ai mendonte se mjafton vetem prona private dhe cdo gja zgjidhet me magji. Iniciativa, tregu, vetrregullimi... kshtu tha kur ti shkove me than ruzaret.

- Jo moj bije, nxitohet ndonjiher Doda. Ka gjana qe mendia individuale e nirit s'mundet me i rrok. Duhet dhe mendja kolektive e grigjes.

- Por dom Pal...

- Ka dhe gjana qe bahen individualce... c'ke, pse largohesh?... dashunin e vertet e lejon edhe feja  smiley

Shiko znj Bedrije ...per paranteze ka ardhe koha te zhdukesh ....Ti ke filluar te behesh si Hajria e Qazos smiley 

Megjithate ..duhet mbrojtur ideaja e shpise se perkthimit.

 1 - Si fillim duhet nje personalitet i shoqates se perkthyesve te djege disa libra para ish Pallatit te Kultures me perberje nga librat e perkthyer ne kohen e diktatures nga me te egrat ne kohen e njerzimit te djeshem te sotshem e te pritshem . Ne cdo rast duhet te kete edhe zjarrfikse prane se mos nga pasioni "djeg edhe veten"

2 - Pas ketij akti te mobilizohet Populli per nje proteste mbare kombetare ne mbrojtje te perkthyesve si e vetmja rruge qe mund te rise rendimentin e qumshtit ne lope , leshit te te dhirtave dhe prodhimin ne bache.

3 - Te hapet nje nr .llogarie ne bankat me te medha te Botes ne interes te mbeshtetjes se perkthyesve ku te detyrohen te gjithe shqipot kudo qe jetojne te derdhin 5% e me shume te te ardhurave te tyre mujore.

4- Me keto leke te ndertohet SHTEPIA e Perkthyesve nga ku do te shkelqejne perkthyesit tane dhe  

me parate qe mbeten :

a- le te rindertohet i gjithe sistemi elektrifikimit dhe rrjeti percjelles interstate. b- te rikonstruktohen te gjithe sistemi i shkollave me ngrofje e kondicionere nga brenda e paisja e cdo nxenesi me komjuter. c- te perfundoje njehere e pergjithmone sistemi autostradave ane e kend vendit dhe ne lidhje me boten e jashterme....dhe perseri me ato pak fonde qe mbeten pas ndertimit te Shtepive te Perkthyesve...

Te jepet nje "dore" ndihme per vendet e varfera ne Azi e Afrike .

Me shprese se kesaj radhe kam fole seriozisht ne veshin e duhur.

Idris,

mo ki merak a derebardhe, se me ato qe do ngelen pas gjithe atyre qe ke rreshtuar ti, do mbetet dhe sa per te lidhur nje pension qe te shohesh pleqeri te bardhe dhe ti ne memedhembje... smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).