20 vjet nga rënia e murit

Më 9 nëntor 1989 Guenter Schaboëski, zëdhënësi i atëhershëm i qeverisë së Republikës Demokratike Gjermane (Gjermania Lindore), lajmëroi gabimisht "lehtësimin" e lëvizjes së njerëzve 8 ditë para afatit zyrtar (rregullat e reja priteshin të hynin në fuqi më datë 17 nëntor). Turma të mëdha qytetarësh të Gjermanisë Lindore shtynë rojet e kufirit dhe kaluan në anën tjetër të qytetit, duke shënuar nxjerrjen jashtë loje të Murit të Berlinit.

 

24 Komente

Good bye Lenin. Fundi i shtetit totalitar ne Evrope. Edhe per nja tre vite ne vijim shqiperia do te kalonte periudhen me te rendesishme te historise se saj moderne. E dendeur me ngjarje per mua kjo periudhe ka qene me e kuptimshmja dhe cuditerisht me e lumtura. 

Lexova sot një reportazh në Le temps, që tregon orë pas ore se ç'ka ndodhur në Berlin në orët para, gjatë dhe pas rënies së murit. Duket se kurrëfarë dhune nuk ka pasur (ai çekiçi në foto më duket i stisur, pra).  Dyert u hapën, sipas reportazhit, me autorizimin e Harald Jäger, drejtues i policisë kufitare.

Ke te drejte per foton Akvll; ate nate nuk e preku njeri murin. Heqja e murit u fillua nga autoritetet shteterore te RDGj ne disa pika te caktuara dhe pastaj mori vrull prishja nga individet.

Cfare kohesh qe ishin?! Plot shprese dhe energji pozitive!

sa vjeq ke qen ti mer olso kur ra muri ?

 

Bedrija, si gjithmone i bie pikes! smiley

 

Edhe pse i vogel, i kam jetuar me aq intensitet ato kohe saqe me duket sikur kam patur nje moshe me te madhe.

Ketu ne Tirane, ndihej shume "The Wind of Change" and the "Wind of the 80s"!

Etj, etj, etj...

 mbase e ke pas ngaqe ke qene ketu ne tirane. 

se une ne katun, ne ate moshe, akoma mblidhja luledele smiley

Per ate pune... edhe une mblidhja mullaga!

Ishte nje firme gjermane qe i grumbullonte! smiley

 

Ketu afer firma e lojrave me pellush Trudi bashkepunonte me nje ndermarrje shqiptare.

RaiDue-s i ishte hequr zhurmuesi.

Shoku i vellait tim levizte me Vespa.

Saviem-et dhe taksite Peugeot qarkullonin rrugeve.

Nene Tereza vizitonte Shqiperine.

Shoku im i klases tha ne mes te ores se mesimit "Xhaxhi Dulla".

Kenget e festivaleve ishin bere me te hedhura dhe kengetaret i krihnin floket stil 80's.

Tvsh transmetonte "Pergjithmone Xhulia".

 

Etj, etj, etj...

Ah, meqe jemi tek perkujtimet e 20 vjeteve me pare, filmi i Xhuvanit "Lindje -Perendim - Lindje"  ishte... si te them, nje perzierje ndjesish qesharake, komike, groteske, trishtimi, ligeshtimi, deshperimi bashke. Te vinte te qeshje e te qaje njekohesisht me subjektin dhe  disa skena, ne disa raste, nuk e di pse m'u duken te ekzagjeruara, por ma do mendja se ishte nje pasqyre e realitetit absurd te Shqiperise se viteve '90.

Renia murit , lindja e shpreses per lirin tone.

Dite te paharruara. Si gjithmon respekt per Helmut Kohl.

Ra muri, u ngrit liria e jone.

Dite te paharruara. Si gjithmon respekt per Helmut Kohl.

Respektet historia duhet t ja beje vetem "Njeriut me shenje" z.GORBACOV i cili me perestrojken dhe gllastnost -in ndryshoi drejtimin e akrepave te ores se Historise.Ndryshe ti mik, dje me 8 Nentor , do ishe per vizite ne shtepine ku lindi partia.smiley Te jemi te drejte me te verteten. Tani mund te themi kaq lehtesisht se sistemi ishte antihuman, cnjerzor etj. etj. por renia e Murit dhe shembja e perandorise se kuqe kapi ne befasi dhe mendjet me largpamEse.Pra sado antihuman dhe ilegjitim ( se kam kuptu kete fjaleze magjike ne kete kontekst) te ishte sistemi, laposja e tij ishte ndoshta me dhjetra vjet larg ne te ardhmen.Dhe ishte Gorbacovi ai qe pershpejtoi rrjedhen e ngjarjeve.

Ku ishe ti Adam atehere? (nje vit me pas sigurisht ) Kjo pyetje na grish te gjitheve  per te treguar se si kontribuam ne shembjen e Bunkerit tone. Eshte rasti te marrim te gjithe nga nje deshmi disidence.

Ja une psh shtypja trakte antikomuniste dhe ja lexoja komshijes. Ajo e entuziazmuar per te ardhmen e lumtur qe na priste me pushtonte, me pushtonte, me pushtonte ...Eh c dite te pa rruara qe kane qene smiley

Pèrveçse mè dukej diçka krejt normale bashkimi i 2 gjermanive..  Gjèja e parè qè mè erdhi nè mendje ato ditè ka qenè...si RFGJ èshtè ekip i madh, imagjino tè dyja bashkè...do i zhdèpin nè botror brazilianèt dhe italianèt...hahahahahha dhe ashtu ndodhi fitoi gjermania botrorin e 90-ès!!!

Tani po perpiqesha te ndermendja atmosferen e asokohshme, por me ngaterrohen ngjarjet e 89-90. Ardhja e Al Banos, psh. koncertet e famshme ne stadium dhe ne pallatin e kongreseve. N'ajri sec kishte nje lloj dritherime ngazellimi, perzier me frike, mbaj mend time eme qe i shndrisnin syte, gati ne mallengjim, tek shihte koncertin ne tv "Lura" ( sapo e kishim nderruar ate "Iliria&quotsmiley dhe shoqeronte pothuajse te gjitha kenget me murmurime sidomos te shtrenjten "Felicita'".

Diku ne ato vite, me duket se peshperitej nga te medhenjte qe para se te vdiste Xhaxhi kishte ardhur dhe gjermani Shtraus, qe kishte dashur te ndryshonte sistemin komunist, por Enveri s'kishte hequr dore dhe njerezit nen ze thoshin qe po te kishim ndryshuar qe atehere, do te ishim ndryshe tani.

Kishte lindur grupi i R. Makashit dhe Sejkos, qe tani s'me kujtohet emri, por kengen e tyre e kam sjelle me lart, TVSH jepte "koha ne pentagram", elton deda kishte krijuar grupin e vet "tingulli i zjarrte", Bojkeni "Fish hook" -un. Une degjoja, jo me fshehurazi babait, "hit parade" te premteve, ne ora 1 ne dreke ( qe atehere i thosha hipareja, smiley ), shikoja filmat e rai-t pa ia ulur zerin tv. Por ama lexoja prape fshehurazi "Bel Ami".

Renien e murit te Berlinit s'eshte se e mbaj mend shume, por mbaj mend kusheririn "fantazme" te sime eme, qe doli nga burgu pas 28 vjetesh...

Dhe nuk di si ta shpjegoj ndjesine e atehershme,  por te gjitha keto me dukeshin se kishin rrjedhur natyrshem, dmth. gjerat ashtu duhej te ndodhnin vetvetiu dhe jo se kishin ardhur si pasoje e sistemit qe po ndryshonte rrenjesisht, ndoshta ngaqe ende s'kishte ndodhur ajo perplasja e madhe, qe une e identifikoj me ambasadat.

 

Ja si shihej Shqiperia ne '89. Nuk i marr vesh asnje fjale, por pamjet flasin vete.

http://www.youtube.com/watch?v=B4FcZlHBdMQ

 sa t'bukra i pasken gjet katunaret mi Ana, faqja kuqe porsi molle e tavolina plot.

pale pastaj rruzat e Kaliroit, na e merr te keqen ty dhe mua bashke sot.

WTF ! Dokumentar i stisur me lejen e partise smiley

Ai mur qe ra mbi te majten soc-komuniste

nga 55

E hëna e sotme qëllon të jetë 20-vjetori i rënies së murit të Berlinit, një moment që përfaqësoi triumfin e lirisë mbi tiraninë, triumfin e demokracisë ndaj idioto-kracisë, triumfin e njerëzisë me personalitet mbi shtazërinë kolektive. Është thënë shumë herë se Muri i Berlinit ishte njëri ndër gabimet e shumta të historisë moderne. Kronika është e thjeshtë: Pas përfundimit të luftës së ftohtë, fuqitë e mëdha vendosën ta ndajnë Gjermaninë në katër zona të veçanta pushtimi. Në po aq zona u nda edhe kryeqyteti. Demokracitë perëndimore: Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca i bashkuan tre zonat e tyre si dhe të tre pjesët e kryeqytetit, duke mundësuar kështu krijimin e Republikës Federale Gjermane me kryeqytet Berlinin Perëndimor. Nga ana tjetër, në zonën sovjetike të pushtimit, u formua Republika Demokratike Gjermane, në përbërje të të cilit ishte edhe Berlini Lindor. Meqenëse Berlini ishte në thellësi të territorit të Lindjes, autoritetet e reja komuniste u detyruan të izolojnë prej shtetit komunist, pjesën perëndimore të tij, këtë simbol të kapitalizmit dhe të demokracisë liberale. Synohej që gjermanët e thjeshtë të Lindjes mos të informoheshin për ç’ndodhte në anën perëndimore dhe në shtetin kapitalist gjerman. Me 9 nëntor të 1989 Gjermania rifitoi bashkimin e familjes gjermane. Muri ra.
Fakti më i dukshëm që prodhoi rënia e Murit të Berlinit, përveç shpërbërjes së luftës së ftohtë, ishte edhe fundi i ideologjive. Tiranitë komuniste i kapi efekti domino i shembjes së njëpasnjëshme. Vala e presionit bëri që liria të depërtonte në poret e konsumuara të Evropës ish-komuniste. Euforia i kaploi të gjithë, disa u gëzuan pa masë, madje u duk sikur ishte njëlloj si prerja e kordonit ombelikal me një nënë të çmendur, ishte kalimi nga një shoqëri foshnjërore që ruhej e qortohej në çdo gjest në një botë me vetëdije dhe përgjegjësi për atë që bën dhe atë që s’bën. Me rënien e Murit të Berlinit ra edhe muri i Kohës, sipas një titulli libri të Ernst Jünger. Anakronizmi më i madh që mMuri mbante në krah ishte ndarja e Gjermanisë në dy epoka të ndryshme: në Perëndim erdhi “koha” e modernitetit, koha e konsumit, e lirisë individuale dhe e demokracisë liberale, kurse në lindje “koha” kishte mbetur në Prusi, në Gjermaninë naziste e komuniste, një version miks i regresives dhe represives ndaj modernitetit. Rënia e Murit të Berlinit arriti të  sinkronizojë dy Gjermanitë, të cilat jetonin në dy kohë të ndryshme. Lindja hyri në Perëndim. Komunizmi u mund të terren. Ai i pat hyrë një sfide pakthim kundër oksidentit në emër të ateizmit dhe materializmit, të progresit dhe të lirisë, të ekonomisë dhe teknologjisë, çka i solli pak nga pak zvetënimin dhe humbjen e terrenit.Aneksi i “ostalgie”-së së komunistëve në PS/Përfundimi i Bashkimit Sovjetik, siç thotë edhe studimi i politologut amerikan Francis Fukuyama bëri të mundur “Fundin e historisë”, pra dialektika hegeliane komunizëm-kapitalizëm nuk mund të qëndronte më në këmbë - kapitalizmi kishte fituar betejën pothuajse në të gjitha fushat. Me një fjalë liberalizmi kishte fituar, pa u ndeshur me armë ushtarake, por veç me armë ekonomike e kulturore. Historia post-ideologjike kishte hapur një kapitull të ri në botën e qytetëruar. Kanë kaluar njëzet vjet dhe ne na duket sikur ka kaluar një shekull. Ka ndryshuar Evropa, ka ndryshuar bota dhe ka ndryshuar aq sa mund të thuhet edhe Shqipëria. Ndoshta Shqipëria ka regjistruar një ndryshim më të madh se vendet e tjera në konceptin e sipërmarrjes së lirë, por jemi prapa në fushën e përftimit të ideve të liberalizmit në kuadër të një identiteti, i cili na u përdhos për aq shumë kohë. Kuptohet vetiu se rënia e Murit të Berlinit vulosi përfundimisht faktin se komunizmi ishte një tragjedi për atë vende ku u eksperimentua dhe patjetër që Shqipëria në këtë klasifikim ishte në vend të parë. Komunistët shqiptarë ishin më të zellshmit në frontin e luftës së klasave, bile deri në asgjësimin total të ideve “jashtëmarksiste”. Elita e bllokut a e byrosë pësoi një traumë me rënien e Murit të Berlinit. Ajo përjetoi dukshëm ankthin e fajit për çka kishin gatur për 50-vjet. Hapja e Shqipërisë ndaj Evropës ishte tmerri që ata patën mbajtur të fshehur. Tashmë imperializmi e kishte fituar betejën, por lufta ende vazhdonte në mënyrë kameleonike, me koncepte darwiniane të adaptimit me realitetin.
Siç e dimë Partia e Punës u shndërrua formalisht në PSSH, por brenda saj nuk ndryshoi gjë, nuk pat aspak social-demokratë, por veç komunistë të thekur e të zellshëm si Nano, Ruçi, Agolli, Pëllumbi, Islami etj. E majta e dalë nga një nënë e çmendur nevrike mbeti një parti jovertebrore, pa skelet: një metamorf që mbante brenda viruset e një “ostalgie”, pra të një nostalgjie ndaj mënyrës së jetesës në Republikën Demokratike të Gjermanisë (lindore). Shumë syresh nga e majta shqiptare vuajnë ende nga humbja e ideologjisë së cilës ata i patën besuar aq shumë. Qe falimenti i plotë i një utopie vampireske që vuante nga “sindroma e Saturnit”, nga sindroma e atij që hante bijtë e vet, meqë i besonte profecisë se të bijtë do ta shfronësonin një ditë. Në mënyrë ciklike, pjesë të byrosë gjendeshin sabotatorë të pushtetit të popullit.Këto leksione mbi muret që ndajnë dhe nuk afrojnë i kemi kuptuar në lirinë e këtyre një 20 viteve. 

Kohe e bukur vertet, qe besoj ka lene gjurme tek te gjithe ata qe e jetuan dhe kuptonin c'po ndodhte. Fatkeqesisht, iken ca dallkauke dhe ne studentet sollem nje soj te ri dallkaukesh. Per ne studentet shkollen e mori lumi, "ekonomia e tregut" i hapi rruge shkembimit te notes me gota konjaku dhe kacurreli................por prape eren e lirise nuk e erreson dot asgje. Me ne fund mund ti shkelnim lirshem rripat e sandaleve dhe mund te shkonim me shapka ne plazh, bota ishte e jona. smiley

 Ka qene koha kur vertet provonim ndjesit me te bukura. 

Muri i Berlinit dhe shansi i humbur!

Blendi Fevziu

E mbaj mend mirë hapjen e Murit të Berlinit! Nuk kishte rënë ende, thjeshtë ishte hapur dhe nuk e kryente më funksionin e tij ndarës dhe vrasës kur tentoje ta sfidoje këtë. Ishte 9 nëntor 1989. E mbaj mend se si RAI, dritarja e vetme e informacionit nga bota ndërpreu transmetimet rutinë për t’u lidhur me Portën e Brandenburgut. Mbaj mend njerëzit e ekzaltuar që shtyheshin drejt perëndimit; pritësit e tyre sypërlotur, policët e DDR që rrinin në anë të Trapanëve, makinave lindore që tashmë po dyndeshin drejt anës tjetër, botës së lirë; agjentët e STAS-it të veshur si infermierë që filmonin nga autoambulancat e parkuara aty, edhe pse vështirë se ato filmime do t’u hynin më në punë. E mbaj mend atë natë që shënjoi fort jetën time, student i vitit të dytë të Fakultetit të Letërsisë dhe të gjithë miqve të tij. Mbaj mend debatet e nxehta për ndryshimin që vitin në vijim, më 1990 u bënë edhe më të forta. Kishim mbetur të fundit, kishim humbur shansin tonë historik, edhe një herë qemë renditur të fundit. Mbaj mend edhe tensionin e viteve pasardhës për atë që quhej “Shansi i humbur”. Shansi gjerman apo më gjerë. 20 vjet më pas, kam mundësi ta analizoj më me kthjelltësi atë kohë. Atë moment.
Në fakt, debati mbi shansin e humbur, për fatin tonë të keq është impostuar gabim këto 20 vjet. Kritikët e Alisë nënvizojnë faktin se ai humbi shansin të hapej ndaj Gjermanisë që ishte më e disponueshme atë moment dhe që mund të na ndihmonte financiarisht. Janë përmendur shifra dhe kredi, mundësi për investime dhe refuzimi i tyre është gjetur tek pamundësia për të ndryshuar legjislacionin e kohës dhe kushtetutën.
Përfaqësuesit e regjimit, nga Alia, tek Foto Çami e Sofokli Lazri, kanë nënvizuar faktin se Gjermania nuk ofroi asgjë; se ata tentuan ta kthejnë atë në një burim të mirëqenies ekonomike, por se ndihma gjermane, jo thjeshtë që ishte e kondicionuar, por në fakt mungoi fare.
Në këtë debat në fakt, gjithsecili ka pjesën e tij të së vërtetës dhe të gabimit. Por ky debat s’ka asnjë vlerë. Debati mbi shansin e humbur nuk duhet reduktuar nëse na ofroi Gjermania ndihmë ekonomike e politike dhe në e refuzuam atë. As nëse vendet perëndimore u treguan të dashura me ne apo jo? Na përkëdhelën atë moment apo na lanë mënjanë. Ky është një vështrim dritëshkurtër. Shanset historike lidhen me mundësinë që një vendi i krijohen si pasojë e lëvizjeve botërore, ndryshimeve të mëdha dhe aftësisë që ka klasa politike drejtuese e atij vendi për të përfituar nga ky ndryshim. Në shumicën e rasteve, shansi nuk vjen të trokasë vetë, por është klasa drejtuese, që duke e ndjerë, duke nuhatur atë edhe në distancë, e ndjek pas. Në këtë kontekst, pyetja nuk shtohet nëse refuzuam ne një propozim gjerman, apo nëse na e bënë gjermanët realisht këtë propozim? Pyetja shtrohet ç‘bëri klasa politike shqiptare e kohës për të përfituar nga kjo klimë? A e ndjeu ajo erën e ndryshimit dhe a bëri ç‘mundi që Shqipëria që të ecte përpara vendeve të tjera? Apo e kundërta, i ndjeu ndryshimet dhe tentoi t’i shmangë ato, me shpresën se nuk do të prekej nga vrulli i tyre?
Në vitin 1989, drejtuesit komunistë shqiptarë të kohës e ndjenë se Lindja nuk mund të qëndronte më; në vjeshtën e 1989 Polonia dhe Hungaria e humbën varësinë nga BS. RDGJ – ja do shpërbëhej pas hapjes së Murit të Berlinit dhe Çekia ishte gati të ecte në këtë drejtim. Ecja e tyre nuk mund të stimulohej hapur nga perëndimi, për arsye të mos nxitjes së forcave konservatore në Bashkimin Sovjetik. Perëndimi thjesht e inkurajoi këtë lëvizje, pa llogaritur mbështetjen e nëndheshme dhe atë financiare. Shqipëria kishte shansin atë moment që të kthehej në model të transformimit të lindjes në perëndim. Të diktaturës në demokraci. Shqipëria nuk hynte në kampin sovjetik. Ajo mund të afrohej më lirshëm dhe pa probleme me perëndimin. Shqipëria ishte një vend prej 3 milion banorësh dhe ndihma që mund t’i jepej asaj për ta kthyer në një vitrinë të asaj që e priste Lindjen pas shkëputjes nga BS, ishte e thjeshtë. Shqipëria duhej të ishte e para që të afrohej me Perëndimin sepse ishte ndarë me BS që në 1961, për fatin e keq, Shqipëria qëndroi e fundit. Drejtuesit komunistë të kohës, nuk ju prinë ndryshimeve, nuk e kapën shansin e madh. Ata nuk trokitën në derën e Perëndimit atë moment kur po i prisnin. Duke menduar që nuk i takonin Bllokut Sovjetik, drejtuesit komunistë të kohës, menduan se mund të vijonin të mbijetonin si një ishull i izoluar. Ndaj kërkuan ndihmën gjermane, por jo prosperitetin politik që ju ofronte Gjermania dhe BE!
Ky është shansi i humbur i Shqipërisë dhe vetëm ky. Nëse klasa politike do të kishte qenë largpamëse; nëse ajo do ta kishte ndjerë shansin, do të kishte qenë e para që do të kërkonte ndryshime. Ajo nuk e bëri, ajo humbi shansin për Shqipërinë, por edhe shansin që një moment të vetëm, të zbuste dhimbjen që i kishte shkaktuar këtij vendi me dhunën dhe izolimin 46 vjeçar. Klasa politike komuniste u zvarrit, deri atë moment, kur iku krejtësisht pas protestave të studentëve dhe ngjarjeve të dhjetorit 1990. Iku, duke marrë me vete shansin e humbur të Shqipërisë dhe gjykimin e ashpër të historisë!

Lexoni dokumentet sekrete te hapura kohet e fundit per qendrimin e fuqive te ndryshme ne ate kohe

Fall of Berlin Wall Caused Anxiety More than Joy at Highest Levels

Secret Documents Show Opposition to German Unification

British prime minister Margaret Thatcher earlier had told Soviet general secretary Mikhail Gorbachev that "Britain and Western Europe are not interested in the unification of Germany. The words written in the NATO communiqué may sound different, but disregard them." Top Gorbachev aide Anatoly Chernyaev concluded that Thatcher wanted to prevent unification "with our hands" and not her own.

One of the few highest-level expressions of joy over the fall of the Wall actually occurred in Moscow, in the diary of Gorbachev aide Chernyaev, who wrote on November 10, "The Berlin Wall has collapsed. This entire era in the history of the socialist system is over… That is what Gorbachev has done. And he has indeed turned out to be a great leader. He has sensed the pace of history and helped history to find a natural channel."

Degjoni kete

Official Discusses Release Of Berlin Wall Documents

Shume interesant dhe ky muri ndertuar me tulla mediatike per renien e murit. 

 

Schabowski shrugged and the Berlin Wall came tumbling down ... A night never to forget ... Jürgen Ritter took his camera along the Death Strip ... Daniel Johnson was there, and asked Schabowski a crucial question ... Some Ossis would bring back the GDR, if they could: no surprise there ... Whom do we credit? CIA? Dissidents? Ronald Reagan? There was no single cause ... Some walls remain in the mind ... It was Reagan and Gorbachev ... Hour by hour, history was being made ... Germans still grope to understand what happened ... The fall of the Wall was years in the making ... “Victor, what are you doing here? It’s midnight and you live in East Berlin” ... Berlin today is “poor but sexy” ... For West Berliners, the world suddenly had no edge ... After collapse, jubilation, fear, and uncertainty ... The Wall made for many great escapes ... No, it was not about bananas ... At the Bornholmer bridge, a vast tide of people, in tears, stunned ... Life will never be the same, say East Germans ... visiting U.S. presidents have left an outsize footprint on Berlin ... There have been missed opportunities ... The Stasi destroyed the most ordinary trust between people ... There was life beyond the gray cement certainties of Stalinism ... Not all lands in the East are doing well today ... Angela Merkel was excited, but still stayed in the sauna

1989 was the biggest year in world history since 1945. It changed everything, says Timothy Garton Ash ... The Soviet Union, observes Josef Joffe, was the first empire ever to die in its bed ... A tyranny set in stone, writes Roger Kimball ... It was never a foregone conclusion, Anne Applebaum insists ... Berlin was the centerpiece of the Cold War, Fred Kaplan reminds us ... We still have duties to revolutionaries, says Christopher Hitchens ... Richard Cohen finds it hard not to give Reagan credit ... Never has so great a revolution been won so swiftly and peacefully, says Ross Douthat ... The end of the only world I ever knew, says Stefan Theil ... Gorbachev only wanted to the door an inch or two, writes George Jonas, but the wind caught it ... First U.S. envoy to united Germany was Robert Kimmit ... Communism took power away from the people, says Boris Johnson, but they took it back ... A Polish view from Adam Michnik ... Realists wrongly thought only war could defeat the Soviet Union, says James Carroll ... Communism had to die, says Rupert Cornwall ... The Wall showed Kennedy’s weakness, says Donald Kagan ... It was Reagan’s dovish side that did it, argues Peter Beinert ... the world changed, says Victor Sebestyen, on that wonderful night in Berlin ... I promised the Warsaw Pact countries not to intervene in their affairs, says Mikhail Gorbachev ... The world turns, but it should not forget, writes Conrad Black ... Communism was a dark comedy for Guy Sorman ... The will of the people, says James Baker, is the final arbiter ... Gorbachev’s reforms, like those of some Tsars, came too late, says Mitchell Cohen ... It’s good Gorbachev was weak, says Lech Walesa ... A grotesque tyranny, says Doug Bandow ... The GDR made citizens into prisoners, writes Henry Kissinger ... The Left wanted to pretend nothing had happened, writes John Vinocur ... For Robert Fulford, Communism was a great con game ... The Wall can still be felt, like a phantom limb, says Michael R. Meyer ... Reagan’s speech was crucial, argues James Mann ... Intellectual walls remain, says Roger Scruton ... One of history’s finest moments, says Matt Welch ... Punk Rock helped tear down the Wall, says Tim Mohr ... Where is Russia today? asks Jonathan Brent ... The spoils of victory did not go to the U.S., argues Andrew Rawnsley, so much as to Europe ... NYT Op-Ed editors asked nine poets to remember the Fall of the Wall.

 

Long-term consequences of 1989 are only now starting to emerge. They belong to a history that could not be written till now ... The East simply committed suicide ... Helmut Kohl was a shrewd player of the events ... Events of 1989 unfolded in a crazy blur ... Mrs. Thatcher had other plans for Germany ... America was caught off guard ... The Daily Beast looks at the best old and new books on the Wall and the Cold War

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).