10 deputetet me te besuar te Edi Rames

Edi Rama ndodhet në aksionin politik më të fortë, qysh prej kohës që ka marrë drejtimin e Partisë Socialiste. Mosnjohja e zgjedhjeve të 28 qershorit, bojkoti i Kuvendit, bojkoti i zgjedhjeve të pjesshme vendore të 15 nëntorit, qëndrimi i ashpër ndaj zërave ndërkombëtar, pa dyshim që janë një politikë e guximshme e shefit të selisë rozë. Por cilët janë njerëzit që lideri i opozitës u beson më shumë në radhët e deputetëve socialistë? Gazeta “Tiranë Observer” sjell disa nga figurat që kryesocilaisti i konsideron më besnikë. I pari i cili konsiderohet dhe krahu i djathtë i kryeopozitarit është padyshim Gramoç Ruçi. Në radhë pas Ruçit vijnë: Fatmir Xhafaj, Ilir Beqja, Taulant Balla, Ditmir Bushati, Mimi Kodheli, Eduart Shalsi, Olta Xhaçka, Damian Gjiknuri dhe Erjon Braçe. 
10 njerëzit më besnikë të Ramës
Nëse ndjek vijën zyrtare të Partisë Socialiste nuk ka si të të shpëtoj fakti që Rama nxjerr vetëm disa deputetë nëpër konferenca duke shmangur nga skena mediatike një pjesë të konsiderueshme të deputetëve. Kreu i PS-së ka vendosur që politikat e tij opozitare tua besojë për të transmetuar në media vetëm bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. Në vend të parë në listën e njerëzve më të besuar, qëndron kreu i Asamblesë Kombëtare në PS, Gramoz Ruçi. Ruçi është ndoshta njeriu kyç në ardhjen e Ramës në krye të PS-së. Fakti që ai dha dorëheqjen në 2005-ën vetëm që Rama të bëhet kryetar, ka bërë që kreu aktual i PS-së t’i besojë atij numrin dy në parti dhe njeriun më të fortë pas kryetarit. Disa ditë më parë Ruçi deklaroi se “Rama donte të ikte nga partia, por nuk e lamë ne”. Kjo frazë e deputetit të Fierit tregon qartë për marrëdhëniet që ekzistojnë midis tyre. Po ashtu Ruçi ka bërë një tjetër deklaratë të fortë këtë herë kundër ndërkombëtarëve ku është shprehur se “Shqipëria është një vend sovran dhe nuk drejtohet nga të huajt”. Në vend të dytë qëndron Fatmir Xhafaj, i cili këshillon Ramën për anën ligjore të çështjeve falë dhe formimit të tij si jurist. Fakti që Ruçi dhe Xhafaj ndodhen më pranë Ramës e ka deklaruar dhe Fatos Nano kohë më parë, kur i akuzoi për tjetërsim të Partisë Socialiste, treshen Rama-Ruçi-Xhafaj. Pas Ruçit dhe Xhafajt vijnë me radhë të tjerë deputetë si Taulant Balla, i cili është deputeti që ka replikuar më ashpër me kryeministrin Berisha në Kuvend, por dhe në konferencat e ndryshme për median. Disa ditë më parë, në një takim të Internacionales Socialiste kur Rama duhet të ishte më i pranishëm se kurrë për veprimet e tij politike, dërgoi Ballën në takim duke i dhënë një besim të madh deputetit të Librazhdit. Në konferencat për shtyp vihet re qartë që Rama nxjerr njerëzit e tij më të besuar. Kështu, Olta Xhacka disa herë më radhë ka shkuar para ministrisë së Punëve të Jashtme, për të akuzuar qeverinë lidhur me marrëveshjen me Greqinë dhe për liberalizimin e vizave. Po ashtu, Eduart Shalsi është treguar aktiv për autonominë e pushtetit vendor, duke qenë se ka ardhur në parti si nënkryetar i bashkisë më të madhe në vend. Si një ndër deputetet më të rinj të PS-së, Ditmir Bushati ka hyrë shpejt në grupin që rri më afër me Ramën. Bushati është ndër ekspertët më të mirë të vendit për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konsulton kryetarin për politikën e jashtme. Po ashtu, Rama beson mjaft tek Gjiknuri, Kodheli dhe Braçe. Rama gjithashtu veç këtyre, ka në listën e të besuarve dhe deputetë të tjerë, të cilët janë disi më pak aktivë si: Rudina Seseri, Vasilika Hysi, Eglantina Gjermeni apo Saimir Tahiri.
Deputetët më “larg” kryetarit
Veç deputetëve më të besuar, kryetari Rama ka dhe disa deputetë me të cilët i ka marrëdhëniet e ftohta për shkak të zhvillimeve të fundit brenda partisë. Emrat kryesorë të cilët kanë humbur besimin e kryetarit, janë deputetët: Ben Blushi, Arben Malaj, Kastriot Islami, Marko Bello dhe Andis Harasani. Të pestë këta deputetë kanë ndërprerë komunikimin e drejtpërdrejtë me Ramën dhe kanë nisur kritika të ashpra për lëvizjet e fundit politike të kryetarit. Pesë deputetë për mendim ndryshe në parti janë mënjanuar nga kryetari Rama tashmë dhe në çdo aktivitet të partisë. Në protestat që PS-ja ka nisur në disa qytete të vendit, deputetët për Mendim Ndryshe nuk kanë qenë prezentë.

Gramoz Ruçi
Kreu i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste njihet si krahu i djathtë i Ramës. Ruçi prej vitit 2005 mbështet politikat e ndjekura nga kryetari, duke u bërë dhe mbrojtësi më i madh i tyre.

Fatmir Xhafaj
Ashtu si Ruçi edhe Xhafaj, konsiderohen si dy figurat më të afërta të Ramës. Në cilësinë e sekretarit për çështjet ligjore, Xhafaj konsulton Ramën për çështjet ligjore.

Ilir Beqja
Shoqëria e fëmijërisë midis Beqës dhe Ramës, ka bërë që kryesocialisti ta ketë ndër bashkëpunëtorët më të afërt deputetin e qarkut të Shkodrës. Beqja ka qenë ndër mbështetësit kryesorë për rikandidimin e Ramës në krye të partisë.

Ditmir Bushati
Si një ndër deputetet më të rinj të PS-së, Bushati ka hyrë shpejt në grupin që rri më afër me Ramën. Bushati është ndër ekspertët më të mirë të vendit për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konsulton kryetarin për politikën e jashtme.

Olta Xhacka
E ardhur nga Lëvizja “Mjaft”, Olta Xhaçka, konsiderohet ndër deputetet që Edi Rama ka një besim të plotë, duke nxjerrë në konferenca të vazhdueshme për shtyp për të sulmuar qeverinë.

Eduart Shalsi
Fakti që Rama i besoi numrin dy në Bashkinë e Tiranës, nuk i ka mjaftuar, pasi Shalsi aktualisht edhe në PS, ndodhet ndër njerëzit më pranë kryetarit. Ashtu si Kodheli edhe Shalsi gëzojnë besimin e Ramës.

Taulant Balla
Deputeti i cili është ndeshur më ashpër me kryeministrin Berisha, ka bërë që Edi Rama ta ketë ndër bashkëpunëtorët më të besuar. Aktivitetet ndërkombëtare që duhet të përfaqësohet PS-ja, Rama ia beson pikërisht Ballës.

Mimi Kodheli
Kodheli ashtu si Shalsi, janë dy figurat që Rama i solli nga bashkia. Që të dy gëzojnë besimin e plotë të kryetarit, duke u besuar tashmë dhe poste të rëndësishme në parti. Mimi Kodheli aktualisht është anëtare e kryesisë.

Erjon Brace
Linjën më të ashpër në Partinë Socialiste e përfaqëson pikërisht deputeti i Beratit. Rama që në kohën kur drejtonte “ZP”-në e ka konsideruar Braçen në grupin e deputetëve të cilët ka më pranë.

Damian Gjiknuri
Gjiknuri është ndër emrat e zbuluar prej Edi Ramës në politikë. I ardhur rishtas në parti, Damian Gjiknuri konsiderohet deputet pranë kryetarit Rama, duke qenë aktiv në media kundër qeverisë.

8 Komente

Dhe faktet per kete listen jane...? Apo hajt, aludimi i dites per te shitur gazeten?

Ne fakt Balla me Bracen jane te besuarit e cdo kryetari ndersa Ruci e ka bindje se keshtu sherben me mire per partine dhe jo per Ramen...te tjeret po jam dakort

Po Pjeter ke te drejte deri dikusmiley. Ruci tani mendon edhe per pallatet qe ka ne Dajtsmiley

Te tjeret ok, jane, jane te gjithe te promovuar nga Rama, pse mos te jene "besnike"

hapetype id="_x0000_t75" stroked="f" filled="f" path="m@4@5l@4@11@9@11@9@5xe" osmileyreferrelative="t" osmileypt="75" coordsize="21600,21600">troke joinstyle="miter">troke>ath o:connecttype="rect" gradientshapeok="t" o:extrusionok="f">ath>hapetype id="_x0000_t75" stroked="f" filled="f" path="m@4@5l@4@11@9@11@9@5xe" osmileyreferrelative="t" osmileypt="75" coordsize="21600,21600">troke joinstyle="miter">troke>ath o:connecttype="rect" gradientshapeok="t" o:extrusionok="f">ath>hapetype>20 nëntori, Rama ndan ftesa dorazi për banorët  hapetype>

hapetype stroked="f" filled="f" path="m@4@5l@4@11@9@11@9@5xe" osmileyreferrelative="t" osmileypt="75" coordsize="21600,21600">Tre mesketjeret  dhe D`Ártanjani.....dhe pyetja shtrohet...po letren perse e  duan? hapetype>

Keta i dime ne.

Na thuaj ish te besuarit qe Rama i perzuri.

Kjo eshte nje liste regresi perderisa drejtohet nga figura si Gramoz Ruci dhe mbyllet me kaprico si Erion Brace. Historia i ka konsumuar, por Rama po i rikarikon dhe po ju jep poste qe nuk i meritojne ne kembim te besnikerise qe i kane treguar.

Kjo eshte nje liste regresi perderisa drejtohet nga figura si Gramoz Ruci

Ruci ka qene me besniku i te gjitheve: Ramizit,Nanos,etj, besniku permanent. Ruci eshte nje nga pikat lidhese te PS me te shkuaren e vet komuniste, eshte brumi qe i mban te lidhur, eshte prezervativi i PS-se.

P.S. AM-TR, pertoj ta lexoj artikllin, po ca ka kaq interestorante qe ke spam gjithe peshkun per ta reklamuar? smiley

hahahaha tani eshte zene me rucin ... smiley kot lista

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).