Zogu, në arkivin e Life magazine

 

Revista amerikane Life magazine ka vendosur të gjithë arkivin e saj në sistemin e kërkimit të Google Books. Dhe në ditët e hershme, mund të gjehen disa tekste dhe imazhe interesante, sidomos mbi Shqipërinë e viteve 30. Fotoja më sipër është shkëputur nga numri i 22 nëntorit 1937, dhe tregon mbretin e vetëshpallur Zog dhe motrat e tij. Nënshkrimi thotë: "Motrat e Zogut kanë veshur ca pallto kalorësi, stil cirku. Tre prej motrave janë duke kërkuar për dhëndurë, dhe mund t'i gjejnë këta të fundit gjatë vizitës së Zogut në Romë." 

Për më shumë shikoni këtë lidhje në anglisht. 

63 Komente

 Pavarsisht nga ironia qe paraqesin amerikanet, mua fotoja me pelqeu. Te mos harrojme se flitet per para 80 vjetesh.

Ne kete foto Zogu qenka veshur me fustan kurse te motrat me pantallona.

Shume interesante fotot. Sidoqofte me interesante mu duk fotoja me Cianon, dhendurrin e Mussolini.

Ja floriri jone,nje pallto Gub 10 000 frangeshe.

Me siguri motrat e Zogut i blinin veshjet ne butiket me ne mode te Europes, sepse parate s'u mungonin. Ironia s'duhet te lidhet hic fare me "ndjekjen e modes", por me marredheniet Itali-Shqiperi. Shikoni psh faqen e mepasme dhe lexoni dicituren mbi "mikeshen" me origjine ruse te ish-Mbretit tone.

pse sh interesante historia me Tanian smiley

 Motrat e mbretit i qepnin rrobat ne rrobaqepes. Zogu gjithashtu. Parallite dhe fisniket e kohes kishin rrobaqepesit e tyre dhe moda e Naomi Kembellave qe i pelqejne me shume te beje seks me hidrauliket, s'kishte dale akoma.

Ne fakt puna e konfeksionimit te veshjeve per te pasurit ishte paksa me e nderlikuar. Ne Europe ekzistonin butiket dhe ateljete. Modelet e veshjeve zgjidheshin nga kataloget e shtepive me ne ze te modes. Keshtuqe sigurisht robaqepesi ua qepte, nuk prodhoheshin ne fabrike. Kete punen e "Naomi Kembellave qe i pelqejne me shume te beje seks me hidrauliket" s'e mora vesh o PF!

 Nuk me kuptove. Edhe bluzat kineze te wal-Martit rrobaqepesit i qepin, por i qepin me 5 masa S, L, M dhe L e XL per 5 miliard vete. Kurse tek atelieja e rrobaqepesave ne ze (qe ishin te famshem ose jo ne baze te familjeve e personave qe qepnin ne to) pasi te ofronin disa modele, ose ua ofroje ti, ti qepnin rrobat me mase sipas vecorive te trupit tend, dhe nuk visheshin nga dikush tjeter.

Ajo e Naomit lidhet me nje shkrim qe kishte PPU para ca kohesh. Ishte thjesht per humor. smiley

Te kuptova, ti thua qe nuk prodhoheshin ne seri sic behet sot. Sigurisht qe jo. Vetem se, per t'iu kthyer Naomit, edhe sot "ata me sqimataret" i bejne "me porosi" veshjet.

Ndonje rrobaqepes privat ne Shqiperine e para '90 mund t'ua bente te gjitheve "provat e para" e "te dyta". S'quhej luks. Ashtu sic nuk quheshin luks edhe trikot e thurura me dore. Perkundrazi! Sot s'i blen dot, aq shtrenjte kushton puna e dores.

"Motrat e Zogut kanë veshur ca pallto kalorësi, stil cirku.

Elegante, sidoqofte!

Nuk eshte veshja qe e ben njeriun, por e kunderta. smiley

Ai më ngjan pak me Peter Sellers në rolin e inspektorit të policisë... smiley

Chief Inspector Clouseau... Kapelja është e një stili tjetër...

Jo me fustan, po shume e vogel i rrika palltoja.

ne pamje te pare duket si "lulekuqe mbi mure"...

tradhetari! Pse mos ndiqte mode ai plehre? ja ku i kish cetniket serbe, nje vrap pele!

Flasim per Shqiperine e viteve '30 dhe kemi nje perpjekje here-here edhe me force per t'u oksidentalizuar Shqiperia. Kjo verehet edhe tek veshja e motrave te Zogut dhe stili i flokeve. Revista eshte tendencioze qe kur thote "self-made king" qe ketu eshte perkthyer mbret i vetshpallur apo i permend martesat e motrave per t'i vene kapakun me shitjen e Shqiperise Italise. Sic duket nuk eshte larguar nga stereotipet orientale per nje vend qe s'kishte shume qe ishte shkeputur nga P.O.

Ashtu more jane! Ai mbret i veteshpallur eshte; fiks si thote gazeta; self-made king, mbret i BoM Vet! Asnje presje s'ke pse t'i heqesh. S'ka c'tendenciozitet te perdoresh per kete. Eshte fakt historik!

Edhe te motrat, andej u martuan. Cfare ka ketu per tendence? Ti thuaj qe po shajne Shqiperine, qe nuk paska patur asnje burre per motrat e "mbretit" "shqiptar"...

E ndoshta qe atehere ka filluar trafiku i femrave shqiptare ne Itali.

Nje fakt nga kjo reviste Life 1 Maj 1939,,parase italianet te arrinin ne Tirane,Zogu liroi te burgosurit,hajdute,delirante me qellim qe keta te luftonin italianet,(qesharake kjo shprese e mbretit, te njeten gje bejne sot politikanet e PD perpara zgjedhjeve, per ti fituar ato,veprim kopukesh apo jo)dhe vete iku ne greqi pas Geraldines,mirpo keta ne vend qe te luftonin i hyne rezidences se "Mbretit" keshtu e ironizon kjo reviste ate mbret qesharak,aty ka nje fotografi...

Penar si mund ti sjellesh me shume foto nga Life..

e shihni qe mund te mburremi se shqiperia ka qene e perparuar.

Ka patur cirk qe ne ate kohe. Edhe me klloun biles.

Motrat e mbretit nuk do te martoheshin me fshesaxhijte...

Ahmet Zagolli ishte i biri i Xhemal Zagollit, andej nga distrikti i Matit. Familje qe kishin bazuar mireqenien ne sisteme feudale dhe jo familje me rrenje intelektualesh te thekura. Ndonje matian do kishte dale dhe per te bijat e Xhemolit.

Ndjenjat inferiorizuese ndaj llojit tone nuk kane lindur dje, jo, kane shekuj qe gumezhijne ne rrethet e pseudo-borgjezise.

si e quajne tani nipin e ketij karagjozit ne ministrine e jashtme?

ai i shkreti mund te jete "rob zoti" dhe une nuk jam i mendimit qe karagjozlliku i gjyshit dhe i babes trashegohen patjeter.

Jam kurioz te di nese ministri i ri puneve te jashtme vazhdon ti kerkoje ambasadoreve ta quajne NALTMADHNIA E TIJ

 

(ate videon plot zemra do e kete bere spikeri me siguri)

Sidoqofte, fisnik osman ka qene. Ndoshta ishte vetem mbreti i Matit, po nji fare-soj-milet mbreti ka qen.

P.S. di gjo njeri nga cila fjale latine kemi fjalen 'mbret'? Me duket 'imperator' po nuku jom shum 'segguro'.

korrekt!

Nga ajo fjale kemi edhe Perendi! smiley

Thojua dhe me llafe Chene se uk marrin vesh ashtu.

Qe wiki për dasmën e Zogollit:

On April 27, 1938, in Tirana, Albania, Geraldine married the King in a ceremony witnessed by Galeazzo Ciano, envoy and son-in-law of Il Duce and Prime Minister of Italy, Benito Mussolini. She was Roman Catholic and King Zog was Muslim. They drove to their honeymoon in an open-top scarlet Mercedes-Benz 540K, a present from Führer Adolf Hitler. The couple had one son, H.R.H. The Crown Prince Leka Zogu (1939&ndashsmiley, who is now styled 'King Leka I of the Albanians'.

 

Me interesante se fotografia e Zogut eshte ky reportazhi nga viti 1889  (gusht 1889) mbi shqiperine dhe gjakmarjen "Blod vengeance and parson in Albania" nga Herr G Okie

-----------------------------------------------------------------------------------

Per te qeshur 6 maj 1946

Ishte e premtja e mire ( good Friday) Hitleri telefonon Musolinin

"Ke ndonje gje per te me raportuar? " Pyet Hitleri

"Po Adolf. Trupat Italjane pushtuan Shqiperine"

"Shqiperine?"

"Po Adolf" pergjigjet Musolini

"Pash Zotin" Ulurin Hitleri " Une thashe Rumanine jo Shqiperine"

------------------------------------------------

Per te qeshur 9 Qershor 1972

Kisingery kujton nje nate kur Hrushovi i thote Nixonit se ne ( ruset) do te jemi elastike dhe nese dicka shkon keq do tja hedhim fajin Kisingerit"

"Ne qofte se kjo ndodh atehere ni do ta bejme Kisingerin amabsador ne Shqiperi ose do ta dergojme ne Siberi" pergjigjet Nixoni

Toko vallahi me shume per te qeshur ishte ajo fotoja lart se sa keto barcaletat e tua

Zogu tashme eshte personazh historik. Pra edhe fotografite ngelen ne vleren historike per vleresim. Veshja e tij dhe e motrave nuk eshte me shume se ajo e vajzave dhe princeshave ne oborret e mbreterise se Anglise, Italise, Bullgarise, Rumanise, etj.

Nese karagjozet e Peshkut, si edhe adoleshentet(jo te moshes) qe ushtrojne te shkruarin pasi kane pickuar pasazhe historie dhe letersie te induktuar, kerkojne ta njehesojne Ate, me personazhe politike te kohes, qe jetojne e ushtrojne akoma politike e pushtet, paraprakisht duhet tu kerkojne prinderve te tyre tu tregojne fotografite e gjysherve ose stergjysherve(nese kane bere foto).

Kur citjania dhe guna i binte hieshem nen stanet, kasollet ose shtepite me qerpic, dikur, ata ( gjysherit), lavderonin mbretin e tyre qe i nderoi me ne fund me emrin e kombesise dhe te kufijve. Si edhe shkollat e politiken arsimore per t`i bere te lexueshem, e qindra studente shkuan ne perendim per tu kthyer ne vendin e tyre qe po zhvillohej. U hoqi edhe arkaizmen e ferxhese grave. Gjithashtu u dha te drejten edhe te leviznin me passaporte, qe kuptohet kishte edhe ajo shenjat e mbreterise.

Niperit e morracakeve( askush nu kmohon te thote qe nuk ishin me morra ne 44-45, e nuk eshte vendi per t`i dhene honoraret apo kerkuar demet intelektuale)  qe zbriten nga mali e nuk kishin pare jo qytetet shqiptare, nuk kishin si te lexonin gazetat e asaj kohe e humorin perendimor per mbretin "anadollak" shqiptar, qe kerkonte te hynte e te nderohej edhe ai, si pjese e oborreve dhe klubeve Europiane. Me sharmin dhe sarkazmen e elitave aristokratike por edhe moderne te asaj kohe. 

Por ne asnje menyre te karagjozeve politike dhe sharlataneve te kohes sot, qofshin te majte e te ashtuquajtur te djathte.

Cianoja kishte nderin te ishte pjese e diplomacise e oborrit te tij, pse jo dhe te mesonte kulisat diplomatike lindje-perendim. Dhe historia tregoi sa gaboi ai ne fund me Shqiperine e Mbretin.

Cdo kush ka vendin e vet ne kete histori. Edhe mbreti, edhe komunisti diktator, si edhe ish-komunistet-demokrate qe do tu shkruhet me vone. Ironizimi i fotove prej gazetave atlantike ka domethenien dhe goditjen politike anti-italiane, edhe ate ndaj aristokracise te vendeve te dala nga perandoria osmane, por edhe xhelozine ndaj nje autonomie te re te nje vendi te vogel, qe po kerkonte te kishte nje rendesi konkrete ne Ballkan.

Fotot kane vlere historike pranaj mos kaloni ne diskutime histerike.Po ndonje foto me mbretin duke ja mbathur a kane fiksuar deshmitaret e ketij momenti historik?

Per cilen akt-foto e ke fjalen per ate te Sales me kallash qe mbronte presidencen kur i ra shteti, per ate te Fatos Nanos qe u arratis ne Maqedoni me veshje katunari nga Shengjergji, apo me ate te Edi Rames qe po ia mbante "kallashin" ajo zonja tek plazhi nudo/publik.

 Po lexoja dje ne revista te kohes kur Zogu jetonte ne Canne te Frances. Diskutohej si nje nga ish-mbreterit me te pasur. Nga Shqiperia kishte nxjerre $ 60 milion ne monedha ari dhe shufra floriri. Nga Shqiperia shkoi ne Egjipt ku u morr me export import dhe ku per evazion fiscal e perzune nga Egjipti pasi i pagoi shtetit $25 milion ne detyrime doganore. Flasim per nje kohe kur milioni ishte milion...

PF, me keto qe shkruan dergon vecse nje arome qelbesire, qe nuk di se ku i gjen shtremberimet historike dhe te cilat mbajne ere ppfff.

Zogu, (tashme eshte e pershkruar ne detaj largimi prej Egjypti), eshte larguar pas rrezimit te mbretit Faruk i cili vinte prej origjines shqiptare te mbretit te pare te Egjyptit, Ali Pashes. Me largimin e mbretit, ai u largua ne minutat e fundit, pasi rrezikohej edhe familja e tij, si te aferm te mbretit Faruk. Ai qe andej deshte te qendronte ne Angli(nuk eshete rasti per te shkruajtur ketu) e me ne fund qendroi ne France) ne nje shtepi, ku dihet shume mire se prej kujt u ble e prej kujt pagohej, e si ka perfunduar sot.

Ky parelliu tend shiko se nga cila veper e te 74-rave qe ka bere ai sharaltani shteremberues.

Nuk arrij te kuptoj se si akoma formulon genjeshtra historike te kohes se fabrikomunizmit demagogjik.

Keiendi, qetesohu. Nese historia vjen era pleh nuk eshte faji im. Nese do ta dije se ku i gjej, mund te ta kisha treguar fare lehte, dhe nuk ishte nevoja te ngarkoheshe kaq shume emocionalisht.

Ja dhe linku

LIFE   June 24, 1957.

 Dhe nuk me duket se LIFE ne 1957 ka qene ne doren e komunisteve shqiptare, megjithate...

Nga linku qe jep PF, Zogu me rroba popullore:

http://img18.imageshack.us/img18/4430/zogu.png

 

ps c'ka me kujton ate variantin "e opingave". Mos "u qellni" ishte fjala, NM do veshi opingat me luftue neper male, po te jete nevoja...

Kshuna pra! Tani i pytje: pse osht aq e lehte me nejt shtremet, por kaq e vshtir' me fol drejt???

Zogu shtangist eshte i papame!!

Edhe keto foto te papame!

.Duce's Welcome in Albania by Fatosi.

Ahmet Zogu by Fatosi.

 

 

E djathta e pretenduar ketu nder ne ka nje problem jo te vogel. Duke u afishuar si mbartese autentike e nacionalizimit ,i drejtohet te kaluares per te gjetur rrenjet dhe frymezimet e  saj dhe referencat historike e cojne te A.Zogu dhe Monarkia. Pompohet fakti qe Zogu beri shtet modern.Po a krijoi nje shoqeri moderne pyes une? Se shtet modern kemi edhe sot ne leter por ne realitet shume gjera nuk funksionojne sipas standarteve moderne.

Pa mohuar kontributin e Zogut ne shtetformim, entuziazmi te djathtes zbehet kur arrihet ne kapitullin e fundit te historise se Mretit qe ne fakt ishte kapitullim para politikes neokolonialiste te Duces.

Me tej ne vitet 39/44 me cfare mund te krenohet e djathta tradicionale? Me kolaboracionizmin e dokumentuar? Prandaj e djathta kerkon te rishpiki historine.

Hyj vertet tek grupi "i meraklijve te rrobaqepsise", atyre te kulluarve veç. Urrej gjithe sa eshte e loguar me emra tingellues qe thone: "shiko sa kam shpenzuar!"

Po tema me duket vertete e rendesishme, po te kihet parasysh qe Berisha ka kerkuar kthimin e eshtrave te Zogut ne Shqiperi, ndersa nipit i jane kthyer nje pjese e pasurive te shpronesuara gjyshit. Ky punoka edhe ne Ministrine e Jashtme.

Eshte absurde dhe e papranueshme per nje Mbret qe ka braktisur vendin e vet ne duart e pushtuesit fashist (per te mos folur per arin e vjedhur dhe aferen e stergjate te regjimit me Mbreterine Britanike). Vendime kaq te rendesishme s'duhet te merren nga Kryeministri i radhes, por me konsensus popullor. Pak ideologji ketu s'do te na bente keq.

Me fani! Shkruhet "vertet e rendesishme" dhe jo "vertete e rendesishme"...

Inside out

Kryerrobaqepësi Xh. i punëtorisë ushtarake i hodhi një shikim të fundit xhaketës së sapo mbaruar që rrinte varur përpara tij. Kishte diçka muzeale në atë stof gri. Veshjet e gjithfarë kontëve, fisnikëve me emër, uniforma gjeneralësh, fustane aktoresh me famë mbushnin tej e ndanë eksponatet e muzeumeve të Evropës. Ndoshta edhe kjo, një ditë, s’ish çudi. Sepse ishte xhaketa e Enver Hoxhës. Përfytyroi stendën ku mund të vendosej, nën xham, një dritë neoni që kërkonte qetësi, me shënimin që kjo ishte xhaketa që udhëheqësi i dashur i partisë dhe i popullit shqiptar e veshi kur…. Sytë admirues të vizitorëve. Nënat që u thoshin fëmijëve “mëso të keqen mami, që kur të rritesh të bëhesh i ditur, si xhaxhi Enver”. Natyrisht, askush nuk do kujtohej për rrobaqepësin e xhaketës. Rrobaqepësit nderoheshin si perëndi në atë botën e mallkuar përtej detit, me emra që edhe tingëllimin e kishin tundues si mëkati, Versaçe, Armani apo Iv San Loren. Si muzikë sirenash. Por zaten prandaj edhe detyra e rrobaqepësit proletar është aq dinjitoze, që të mos jepet ndaj asnjë tundimi “të andejshëm”, lidhur pas direkut të anijes së atdheut socialist si Uliksi me litarët e fortë të ideologjisë marksiste-leniniste. Një ngashërim i butë i zuri frymën. Shoqëruar me një këngë të njohur. Po marr me vehte xhaketën tënde, që kohën e madhe më sjell në mëndje, me të shkoj unë, në festë dhe në furtunë… Pas valës së butë të ngashërimit ideologjik, përsëri u kujtua që vajzës së vogël rrezik nuk i dilte e drejta e studimit, ndërsa të madhen e kishin emëruar në një fshat të largët. Kjo e fundit i sillte ndërmend shoferë të etur për femra, që merrnin në kabinat e Skodave të tyre vajzat e emëruara andej larg… duart e tyre leshtore që trazonin fustanin në këmbim të favorit të marrjes në automjet… Dy halle në një ditë, mendoi. Vetëm në këngë kishte dy gëzime në një ditë. Në këngë kishte shumë gjëra. Ndërsa për rrobaqepësit nuk pyeste njeri. Me gjithë përkushtimin, me gjithë partishmërinë. Të tjerët bënin gabime, punonin privat në shtëpi, pas orëve të punës, qepnin pantallona kauboj për të rinj, përshtasnin pantallonat xhins të punëtorëve të minierave duke iu zgjeruar fundin. Ai fundi i zgjeruar ishte i keq, shumë i keq, për një arsye ashtu, të cilën e dinte Komiteti Qendror; ah, po, edhe sepse një farë Çelentano, Çelentano, një pepino që këndonte këngë grevëthyese, i vishte asisoji.
Xhaketa rrinte e lëshuar mbi varëse si një qenie në dimërim. Do rizgjohej, do shikonte shumë plenume, mbledhje të brendshme, halle të drejtimit të shtetit, goditjen e grupit armiqsor të rradhës. Siç edhe kishte parë në të kaluarën. Sepse kjo nuk ishte xhaketë e qepur taze. Nuk ishte fringo. Aguridhe. Ishte e mençur. Me përvojë. Ishte xhaketë e kthyer. Miti popullor që udhëheqësi i kthente xhaketat ose andronte çorapet ishte bash para syve te tij, larg nga thashethemnaja, nga agjitatorët e papaguar, që e thoshin atë gjithë kompetencë nëpër tavolina klubesh si një dije të klasifikuar, duke i dhënë fytyrës atë shprehjen e pangatërrueshme të teorive konspirative. Mesazhi ishte i qartë. Kur Ai vetë shkon e i kthen rrobat e Tij, çfarë po diskutoni më? Paske anicirë nga andrat ti! A? Teknefez!
Ndërkaq kishte edhe zëra kundër, nga “të pakënaqurit”, armiku s’flinte, ja psh, thoshin që edhe gjarpri që është gjarpër, kur i vjetërohet lëkura e flak, nuk e kthen. Pu pu pu… E kish zënë belaja me të birin, që i kish qejf shumë librat dhe seç bëhej bashkë me ca shokë jo të sërës së tij, me prejardhje mikroborgjeze, flisnin për shkrimtarë të huaj, dëgjonin muzikë të huaj. Kur i kish thënë që të ishte më i thjeshtë dhe i kish përmendur xhaketën, ai ja kish kthyer me atë të folurën tjetërlloj se “këtu te ne po i ngrihet kult varfërisë”. Leri kultet e pultet, i kish thënë, por ki kujdes gjuhën se do të të pëlcasin brenda! Por i biri me të tijën, baba, nuk është problem pse ka të pasur; puna është pse ka të varfër… Hej bela! Puna e xhaketës është psikozë, kish vazhduar i biri. Ne e kemi shumë kollaj të kthejmë mbrapsht si pa gjë të keq ç’kishim deri dje si shfaqjen, fytyrën, besimin tonë. Tamam si ajo xhaketa që thua ti. Që nga dielli zbërdhylet, i del pra boja. Ne s’e kemi problem, e kthejmë, nuk e flakim, nuk shkëputemi prej saj, përkundrazi e mbajmë në tjetër formë në brendësinë tonë. E shesim për të re të njëjtën xhaketë. Që helmin e ka brenda. Si manteli i kentaurit Nesos. E po pikë e zezë! Pill po deshe. Mirë që veten do me zor ta marrësh më qafë, evlat, se gomarit mbrapsht ja ke hipur, por mendo dhe një çikë për të tjerët që merr më qafë. Ke motra për tu martuar. I biri këtu rrekej ta bindte që nuk i bënte ato muhabete në Pazar, por vetëm me njerëz të besuar. Sidoqoftë, ti je babai im, i thoshte, ti duhet të jesh i sqaruar për gjërat. Udhëheqja është atje për të ngritur mirëqenien, jo për të dhënë mesazhe varfërie. Por s’ka se si. Liderat tanë atë punë kanë bërë gjithnjë. Kanë marrë xhaketën e sundimtarit paraardhës, e kanë kthyer, dhe kanë dalë me gjoja kostum të ri. Kjo është shumë më e volitshme se kostumi i perandorit të Andersenit. Se të mban mbuluar. Po lëre, o bir, Andreun dhe Hysenin, se s’të japin bukë ato muhabete.
Shumë i koklavitnin gjërat të rinjtë. As kursimin nuk e pëlqenin. Folja “të kursejmë” thuhej më shumë se mirmëngjesi. Në parrulla e fjalime. Ndërkaq në mitin zyrtar flitej për një plak, fill pas mbarimit të luftës, që kish pyetur se nga ishte me origjinë i pari i vendit. Nga Gjirokastra, e kishin sqaruar. Shumë mirë, paskësh thënë plaku. Gjirokastritët janë ekonomiqarë. Ky vend do bëjë prokopi. Ja sa thjesht shpjegohen gjërat, mendoi me vete rrobaqepësi. Ç’duheshin gjithë ata kentaurë e Andersenë. Ç’të ish ky i fundit vallë? Lojtar hollandez?
Ai e preku edhe një herë te supet xhaketën. Një nga grupi shoqërues i Komandantit pritej të vinte ta merrte pas pak. Ndoshta vetë SG, shefi i tyre. Ti thoshte një llaf për njërën nga të bijat? S’e kish bërë kurrë. Apo më mirë të ndiqte këshillën e së shoqes dhe të fillonte edhe ai “si gjithë dynjaja” të qepte privatçe pantallona kauboj? Me blu xhinse minatorësh. Nga veshje e klasës punëtore heroike ti kthente në veshje dekadente borgjeze revizioniste. Sepse thuhej që një e drejtë studimi mund të rregullohej me një zarf me të holla. Thuhej. E keqja ishte se ai as zarfin s’dinte si ta jepte, edhe po ta kishte. Se donte marifet edhe ajo punë.
U dëgjuan hapa që po afroheshin, me siguri për xhaketën, dhe ai u ngrit në këmbë ti priste. Fytyrën e shqetësuar e ktheu mbrapsht dhe nxori fytyrën që duhej, atë solemnen. Fytyrën me partishmëri.

Ta keshe sjelle me rastin e ditelindjes se Komandatit kete more EM.Se do t ja keshem shqyer Xhaketen e do ta keshem bere cop e cike.Po kam frike se gjaku do kesh vajtur ne gju per ca mendime heretike qe ke aty. Ceshte kjo mo : sundimtaret e rinj dalin ne skene me xhaketen e kthyer mbrampsh te sundimtarit paraardhessmiley

Paske shije emigrant ... Po me duket si ide e "vjedhur"

 Ka pas qene nje "biznesmen ne Tirane ( me shkolle bujqesore por miku im nga me te miret ) qe vuante per nje ekspozite me "xhaketa " historike nga te gjithe fushat ... Qemali , Vidi , Zogu , Mediu , Hoxha ,  Berisha Nano etj perfshi edhe te Bamirit nga sektori blektorobujqovitifarologjise ????

Do bejme  para ore . Me kupton apo jo ? -dhe me kapte per mengen e xhaketes . 

Por kjo e Zogut eshte pallto dhe nuk vlen . Ajo e komandantit eh dicka me origjinale . Me partishmeri , sidomos kur eshte dhe SG akoma gjalle , nga krahine vitale ! 

smiley

50% per ty e solla. E pashe qe ishe online.

M'thuj nga eshte vjedh ideja.

Iku, ja mbathi, tradhtari, i hoqi shulat e pushkeve.... sa na e kan ça trapin me propagande ne vite.. Megjithate, disave ju kane ngulit mire ne tru keto gjera dhe vazhdojne ti perserisin si disk i prishur..

Po mire e beri qe iku, cfare donit ju te dilte partizan ne mal, apo ti hapte lufte italise fashiste, ne me shpata ata me tanke..??!! 

cfare donit ju te dilte partizan ne mal, apo ti hapte lufte italise fashiste, ne me shpata ata me tanke..??!!

Well... yes! You said it. I re pikes, mu ne cacke te kokes i re.

Pushteti, titujt etj kane nje kosto. Edhe Enverit psh, i kerkohet hesap qe pse rruga e tij solli anijet e 91-ishit mbushur plot me refugjeter. Historia nene e vrazhde... tha nje rus. Dhe mire e tha, apo jo?

Ka nje ndryshim shum te madh, sepse ndersa njeri morri arratine sepse i kerkohej ta merrte kuroren dhe t`ia vendoste me duart e tij V E III, dhe kete e bente shum mire Musolini me hir dhe me pahir, dhe me pas themi qe po te kishte ndenjur Italia edhe 10 vjet do te ishim per zhvillim ekonomiik.... nuk e di, per tjetrin tashme e dime qe e coi ne kolaps ekonomik, sa morri 30% e popullsise arratine, dhe per te tjeret kishte  vetem 7 dite buke.

E pastaj erdhen perseri Italianet, tashme demokrater, me forcat a ndihmat ushtarake "Alba" a "Eagel" apo .....ne 97 me emrat e tjere..........

E drejte kjo historia por problem eshte kujtesa historike

Me shpata dhe shtiza luftuan Etiopianet kunder Italise or taj dhe rezistuan 8 muaj e mund te jene krenare per kete sot e gjithnje. Po  pervec kesaj e di ku eshte diferenca midis Etiopianeve dhe Shqiptareve:

Etiopianet kishin ne krye nje Mbret te vertete qe e nxori ne treg te gjithe pasurine e familjes se tij per te blere arme dhe doli maleve te luftonte, ndersa kryetari yne (mbreti fallco ) vodhi thesarin e shtetit dhe iku me vrap, per turpin e tij dhe tonin bashke.  

Kaq

Jo, kush tha ti hapte lufte Italise, larg qofte. Por te rrinte per te deklamu vyrtytin e BESES dhe MIKPRITJES duke e kurorezuar me  tufa lulesh politiken e tij te nenshtrimit dhe kapitullimit pa kushte.

NGA LUFTA VEC AI LARGOHET

QE ESHTE TRIM DHE PUTHADOR...

 

 E lexova, me verte shume interesant. Me beri shume pershtypje ai tregimi i ushtareve grek per ushtaret shqiptare se si u zune me qenin per copen e bukes e qe qeni nuk i do me por i urren shqiptaret dhe i kafshon sa here i sheh. Thua sa e vertete te kete qene kjo ne ate kohe....

Emo e gje dot emrin e kesaj prones se meposhtme dhe se per sa eshte shitur?

Kuvendi i Shën Naumit (Sveti Naum), sot në Maqedoni. Monastère Saint-Naum,aujourd'hui en Macédoine (FYROM, ARYM). by Only Tradition.

Se mora vesht se kush e ka shkruar kete kengen ;

" Ahmet Zogu tungjatjeta,

sa keto male sa keto shkrepa,

zerin Shqipes o lart ja ngrite".

Kaq mbaj mend.

Kenga qe i kendonin mijera e mijera  kloun a klounit kriminel !

Ky Pashiqi plasi nga inati

Si ma hodhi nje djale nga Mati.

Klounit i ka kenduar dhe yt'ate sa i eshte ngjirur zeri, more vesh mo? Pyeti cike se si beheshin copa per ate klounin kriminel qe thua ti... pyeti cike si qane e u qyrraviten si kalamaj kur vdiq ai klouni kriminel!!! Se ti je i vogel, sa ke dale nga veza, kur mesove te flasesh ti, Saliu ia kish vene flaken e pare Shqiperise.

Kete kengen qe thua ti, e ka shkruar N. Lazri nga Lezha. Dhe e ka bere bash per ate klounin kriminel qe thua ti, dhe eshte bash "Enver Hoxha tungjatjeta!". Populli i kendonte me zemer udheheqesit te tij; ashtu si i kane kenduar yt'ate, axhallaret e tu, dajallaret, gjysherit e tu dhe gjithe fisi.

Sic e thashe ne nje postim me lart; 

Sa ishte gjalle Enveri, i suajtet rrumen lart e poshte e ju shkonte shurra curril kur i permendej emri. Ti per vete ndoshta nuk i di keto gjera, se s'kishe lindur akoma; pyet tet'ate apo ata te fisit, se te tregojne ata. 

Bo bo zotrules,kaq egersisht me mjes mor burre dhe per ca,vetem se i mori kengen Enver Hoxhes,dhe ja dha Zogut,kushedi ca do boje po ti merrte Nexhmijen dhe tja jepte Sami Frasherit.

Sa keq ky rulja mer. He mer se enver hoxha karafgjoz kriminel ka qene. Sa per ate te kenumen e di ti qe eshte nje llaf "kerce prifti nga belaja". Monster ka qene, mos u prek kaq shume, po thuaj nuk ngordhi ca vjet me shpejt do kishte bere sevap perendia

që këtu te peshku ka shumë fëmijë bunkerësh dihet prej kohësh, por më bie në sy fakti që  këta fëmijë po shtohen cdo ditë. 

O fëmijë bunkerësh  ku i gjente dollarët babai juaj (ose babagjyshi sipas moshës) që porosiste një kostum 50 mijë USD në Paris tek Pierre Cardin ??!!

O fëmijë bunkerësh pse fëmijët e atij kancerit, që nuk ia përmend dot as emrin, erdhën këtu në Gjenevë të Zvicrës më 1990 me një aeroplan charter të SUISSEAIR të ngarkuar plot me lingota ari të depozituara në konto private??!!

O fëmijë bunkerësh ku janë ato para dhe ai flori ??!!

O fëmijë bunkerësh ku u gjenden 30 milionë USD (që sot sigurisht që janë më shumë se 300 milionë USD) që u ndërtua piramida??!!

O fëmijë bunkerësh ku i gjenin dollarët fëmijët e atij kancerit dhe të gjithë kancerëve të tjerë që vranë, prenë, masakruan dhe torturuan këtë popull nga 1944-derimë 1991 që shkonin në pushime në Florida ose studionin në Francë?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).