Zhurmat: pasojat dhe nevojshmëria për zgjidhje

Edvin Pacara dhe Ilir Kalemaj
Shekulli: 30/10/2009

Në kuadër të sensibilizimit të vazhdueshëm dhe të pandërprerë qytetar që "Shekulli" ka nisur tashmë prej disa kohësh, si Institut për Politikat Mjedisore, do të donim të sillnim në vëmendje të lexuesit disa nga shqetësimet që prodhojnë zhurma të vazhdueshme, e manifestuar empirikisht në vende të ndryshme, ku edhe përdoret si mjet torture.

Zhurmat më të larta se 45 dB dhe ndaj të cilave njeriu ekspozohet vazhdimisht, janë tepër të dëmshme për shëndetin, duke sjellë dëme fiziologjike dhe psikologjike si humbje dëgjimi, probleme kardiovaskulare, presion të lartë gjaku, çrregullime në sistemin imunitar, dhimbje koke, lodhje, rritje të stresit, probleme në zhvillimin mendor të fëmijës, agresivitet shumë të zhvilluar dhe rritje në sjelljet antisociale.

Ndikimi i madh që kanë zhurmat në zhvillimin mendor të njeriut u vu re kur aeroporti i vjetër i Mynihut në Gjermani u zhvendos në një lokalitet tjetër. Studimet te fëmijët e klasave të treta dhe të katërta që jetonin afër aeroportit, para dhe pasi aeroporti të zhvendosej treguan se këta fëmijë dilnin shumë më dobët në teste memorieje dhe leximi, po të krahasoheshin rezultatet e testeve me ato të fëmijëve që jetonin në lagje më të qeta.

E kundërta ndodhi sapo aeroporti u zhvendos - fëmijët që jetonin afër aeroportit patën përmirësime të ndjeshme në testet e mësipërme, por fëmijët që jetonin afër aeroportit të ri, tashmë patën rënie drastike në teste. Ky eksperiment i realizuar në mënyrë të rastësishme tregon shkallën e rëndësisë që ka ndalimi i zhurmave në zonat e banuara, nëse duam që truri i fëmijëve tanë të zhvillohet normalisht.

Për shkak të pasojave të shumta që zhurmat kanë në sistemin fiziologjik dhe psikologjik të njeriut, zhurmat janë përdorur shpesh edhe si mjete tepër efikase torture. Forcat amerikane dhe CIA kanë përdorur shpesh zhurmat si mjet torture dhe presioni për të arritur qëllimet e tyre.

Rasti më i njohur është ai kur gjeneral Manuel Noriega, diktatori ushtarak i Panamasë në 1989, iu dorëzua forcave amerikane nga Ambasada e Vatikanit në Panama pas 15 ditësh bombardimi me muzikë me volum të lartë të ambasadës, ku diktatori kishte kërkuar strehim.

CIA ka përdorur gjerësisht zhurmat për të torturuar të burgosurit në burgun e Guantanamos dhe në burgjet e Irakut. Nëse torturat fizike shumë herë duroheshin nga të burgosurit, ekspozimi i tyre ndaj zhurmave të vazhdueshme dhe muzikës me volum të lartë i shkatërronte të burgosurit psikologjikisht dhe i bënte ata të dorëzoheshin para personave që po i torturonin.

Banorët e Tiranës jetojnë nën një torturë të pandërprerë, ndoshta me efekte të ngjashme me ato të torturave që bëheshin në Guantanamo, por këtë radhë të shkaktuara nga një grup lokalesh dhe shoferësh të çmendur që ngrenë volumin në maksimum e u bien borive të makinave pa asnjë shkak logjik.

Si mund të jetë jeta e qindra mijëra banorëve në dorën e një grupi të vogël individësh?
Zgjidhja?

Nuk mund të ketë kompromis me zhurmat për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin për shëndetin e çdo qytetari prandaj e vetmja zgjidhje është që lokaleve që pëlqejnë zhurmën t'u lihen dy rrugëzgjidhje: ose të pranojnë të ulin volumin e tyre përndryshe do të mbyllen, ose të zhvendosen diku ku nuk është zonë e banuar dhe aty janë të lirë të ngrenë sa të duan volumin.

Sa për drejtuesit e makinave që e kanë dorën e lirë mbi borinë, nuk ka zgjidhje tjetër veçse gjoba dhe në raste të përsëritura pezullimi ose heqja e patentës. Me ligj, boria është e ndaluar në qytete, prandaj duhet një program për të trajnuar organet policore për zbatimin sa më shpejtë të këtij ligji.

Shteti nuk ka mundësi të monitorojë zona të tëra, apo me mijëra drejtues makinash që shkaktojnë zhurmë të padurueshme për qytetarët, janë këta të fundit ata që duhet të jenë monitoruesit e zhurmave dhe zbatimit të ligjit.

Duhet të fillohen projekte e programe për t'i ndërgjegjësuar e për t'i edukuar vetë qytetarët që të kthehen në monitorues të shkeljes së të drejtave të tyre dhe mos të presin çdo gjë nga organet shtetërore.

Shteti, nga ana e tij, duhet të lehtësojë këtë lloj praktike, që është e zakonshme në shumicën e shteteve të BE-së, duke reklamuar numrat e telefonit, apo adresat se ku mund të denoncohen abuzimet, vënie në dispozicion të shpërblimeve si stimuj për qytetarët dhe marrjen e masave konkrete ndaj individëve apo subjekteve që shkaktojnë zhurma. Shqipëria nuk e ka më atë luks që të eksperimentojë me zbatime të buta e me faza të gjata të ligjeve.

Nëse Shqipëria do që të ecë me hapa të shpejtë drejt BE-së, edhe zbatimin e ligjeve duhet ta ketë të shpejtë dhe me vendosmëri, përndryshe do të na duhen dekada për të arritur standardet evropiane.
*Instituti i Politikave Mjedisore

http://www.shekulli.com.al/2009/10/30/z ... idhje.html

6 Komente

"Lufta" e ndermarre nga Shekulli per zhurmat eshte se agai Edi Rama eshte larguar nga Peza dhe po jeton ne ish-Blloksmiley

Sa media e shpelaresmiley

 Ne fakt burite e makinave binin kot se koti, dhe kur kalimtari ishte larg, apo po priste te kalonte makina. Me sa vura re ne Shqiperi, nje shofer i binte burise 50-100 here ne dite, nderkoh qe nje shofer ketu ne perendim i bie 2-3 here ne jave burise. Imagjinoni sikur ketu ne Antwerpen (qytet i perafert me Tiranen nga siperfaqja dhe popullsia) te gjithe shoferat ti bien nga 3 here ne dite burise, se çfar lajmi sensacional do te ishte per ter tv. Se po ti binin nga 50-100 here ne dite siç i bien ne Shqiperi, me siguri do te ishte shpallur gjendja e jashtezakonshme. 

Mendoj se policia duhet ti rrisi me shume dhe me shpesh gjobat ndaj atyre qe i bien kot burise dhe ndaj atyre shoferve dhe lokaleve qe nuk e ulin volumin e muzikes. Si te haj gjoben e pare 30 euro, te dyten 60 euro, nuk besoj se do ta perserisi per te treten here, ku te haje gjoben 90 euro. 

Si gjithmone shqiptaret edhe buken qe e hane e lidhin me X apo Y politikan. Po ty boyscout te vret shume nese zhurmat do te ndalohen nga Edi Rama, Sali Berisha, Barack Obama apo Hugo Chavez? Mua pak me intereson se pse, qysh, tek, per ke etj etj po luftohen zhurmat. Mua si qytetar i Tiranes me intereson qe une te jetoj, dhe ky eshte nje instikt njerezor dhe qe e kane te gjitha qeniet e gjalla. Nese zhurma mua me demton shendetin tim, u them te lumte kujtdo qe i ndalon sepse ata po me bejne nje te mira pavaresisht kush eshte/jane ai/ata.

Sepse ato zhurmat ne Tirane ka qene prej vitesh dhe po ato lokale po ashtu prej vitesh. Pse po nderhyhet vec tani? Dhe kjo nuk behet per te miren e qytetareve, por vec per te miren e dikujt. Ndaj dhe Shekulli ka nis nje sulm te paskrupullt ndaj atyre lokaleve. Te shohim kur te largohet Edi Rama nga aty sa do te shqetesohen nga zhurmat. Pra cdo gje po behet ne menyre hipokrite.

Edvin meqe qenke edhe artikull shkrues me fal qe te kritikovasmiley

Ti nuk thua qe shyqyr po nderhyhet? Nuk eshte argument te thuash se meqe ka pase perpara probleme, nuk duhet nderhyre tani dhe duhet vazhduar me status quo-ne. Plehrat vazhdojne te jene kudo neper rruge, mos do te thote qe tani do te jete fajtor ai/ajo qe do te filloje nje nderhyrje ndaj plehrave?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).