Xhejms Belushi merr shtetësinë shqiptare

Në Shqipëri aktori i njohur amerikan Xhejms Belushi mori mbrëmë shtetësinë shqiptare. Akti zyrtar ju dorëzua Belushit nga presidenti Bamir Topi. Belushi, është bir i një emigranti shqiptar nga Korça, dhe asnjëherë nuk e ka fshehur origjinën e tij.

Madje kishte qenë ai vetë që kishte kërkuar të merrte nënshtetësinë shqiptare. Gjithnjë kam deklaruar se “unë jam shqiptar”, tha mbrëmë aktori i famshëm ndërsa merrte në dorë vendimin e kreut të shtetit shqiptar.

 

I suksesshëm kryesisht në gjininë e komedisë, Belushi edhe gjatë ceremonisë nuk hoqi dorë nga batutat ndërsa shprehej se tani ai ishte zyrtarisht shqiptar kryesisht sepse këtë vit do të duhej të niste të paguante taksat edhe në Shqipëri.

Në të vërtetë që nga dita e sotme Belushi ka hyrë edhe në marrëdhënie financiare biznesi në Shqipëri. Ai do të jetë imazhi i kompanisë celulare Eagle Mobile, kompania e tretë e telefonisë së lëvizshme në tregun shqiptar.

Xhejms Belushi ka bërë vizita të shpeshta në Shqipëri dhe është pritur gjithnjë me entuziazëm. Një vit më parë atij ju dha nga kreu i shtetit medalja “Nderi i kombit” një nga dekorata më të rëndësishme.

38 Komente

Te bej nje telefilm " jeta ne Shqiperi sipas Jimit".

Sjellt mbaresi, filmit Shqiptar.

Jimi, kur te thojne "Shqiptar mutit" theja hundet si Amerikan.

Si i thone amerikanet? - Hallall o Gjejmso! smiley smiley

Great Jim. Tani fillo meso shqip, se se paku do te te duhet per reklamat e celularit. smiley

 

Madje kishte qenë ai vetë që kishte kërkuar të merrte nënshtetësinë shqiptare.

Dmth nuk eshte se e detyruan duke e torturuar? smiley Do kete punesuar ndonje nga Top Channel Zeri i Amerikes. smiley

I modh eshte ky. Sa here vjen merr nga nje cmim, si Obama. Une per vete e kam qejf si artist Xhimin po keto takimet e shpeshta me kreret e shtetit se pse me duken qe e kane pak komedi brenda.

pse me duken qe e kane pak EKONOMI brenda.---

Fiks shqiptar Xhejmsi. E paska mesuar mire ate "Mirmengjes o interes"

Ne fakt eshte nje gje ketu,me duket se duan ta angazhojne ne politike,nuk e di si tja veje emrin se kaq shume shqiptar Xhimi nuk mendoj se ndjehet.

Po mire mo mbase ndihet aq shqiptar, ku i dihet?

Ose mbase do te beje ca karriere/pare ne Shqiperi tani se ne Amerike nuk eshte se ngeli duke bere shume filma kohet e fundit.

Mund te kete shume arsye dmth, keshtu qe mos u mundoni ta zgjidhni se eshte me shume te panjohura. smiley

po jo mor xhib se nuk e zgjidh une ate pune por thjesht me boni pershtypje.

merre jimo t'hongsha zemren dhe piji longun.

jimi me vdes fare, eshte shqiptar tipik, nevrik , barkderr, bukurosh, qe pi birra e ha qofte.

shpirt fare eshte smiley

po keto takimet e shpeshta me kreret e shtetit se pse me duken qe e kane pak komedi brenda.

Po t'i biesh lapsit Blendo, eshte nje kombinim fantastik. Shteti yne eshte qesharak dhe Xhimi eshte humorist profesionist. 

Vallai , ashtu do jete, ka i pisllik ketu patjeter smiley  

Me i gur vret 2 zogj Sula. Bo reklame te Iglli, e kandido ene per kryetar bashkie James-in, ene çëfësht ja merr Rames masanejta.

pse mer do germoni gjithnje me gjet nanji gjo nga mrapa. S'ka njel soj e rrace pa mor pasaporte shqiptare, pse ju duket cudi me e mor Jamesi

Eshte   +.

Xhemjs Belushi eshte i njohur ne arenen boterore, dhe kjo e nderon si ate, si dhe Shqiperine. Sa per reklamen qe mendon te beje me firmen Eagle, kam pershtypjen se kjo gje do t'ja uli pakez kredibilitetin ne aren shqiptare, sepse firma ne fjale aplikon tarifa te larta (diç me pak se Vodafon dhe AMC ) dhe se konsumatori shqiptar pak ndikohet nga reklamat. Me teper, konsumatori sheh çmimet.  

Edhe kete nuk po e lini pa e share o zemerligj?Po ti ore Daniel nuk te vjen turp qe shkruan ato pacavure?Akoma po shani cdo gje shqiptare ose me origjine shqiptare, o hiena?Nuk ju rri gjuha por vetem helm leshoni kunder cdo gjeje qe ka te beje me Shqiperine dhe shqiptaret?

Dikush tha qe Xhimi duhet te mesoje shqip qe ti duket me shume shqiptar.E pranoj qe gjuha eshte nje plus,por qe kur mesimi i gjuhes eshte = me patriotizem apo shqiptarizem?E di Ballanoja gjuhen shqipe me mire se Belushi apo Eliza Dushku dhe se shume nga juve ketu,por gje nuk po le pa bere kunder Shqiperise.Ndersa dje pashe qe Dushku kishte futur nje shqiptar tek show i saj Babydoll,nje Enver e kishte emrin dhe kishte rol kryesor.

Hajde vazhdoni paraden e sharjeve sic e keni zakon.Vazhdoni me Regis Philbin apo Melisela Lushen.Shani shani cdo gje shqiptare sepse jeni aq njerez te vegjel ne shpirt, sa qe nese shihni dike qe eshte i njohur dhe te deklaroje qe eshte shqiptar apo te guxoje te jete i suksesshem ne vendin ku jeton,nuk ju rri gjuha dhe shpirti zi ju behet.E pashe si e trajtuat Lulezim Laloshin dhe nuk pres qe te tjeret ti trajtoni me me persemersi.Hajde futuni tani dhe PF,Tironsi apo Liqeni pa uje se Danieli ka mbetur vetem.

TURP DHE HARRAM BUKA QE KENI NGRENE DHE PO HANI NE SHQIPERI!

Sa per vete jam shume i gezuar kur pashe kete lajm.Shpresoj qe edhe Eliza Dushku ta marre shtetesine dhe shume te tjere qe e kane per nder emrin shqiptar.Urime James!Na nderove Shqiperine dhe Korcen!We are proud of you!

Sa ka vuejt Xhimi per te marre ate pasaporten shqiptare biologjike apo ku e dij une , nje pasaporte me mikroçipe....!

Vetem durimi per te paguar ne Poste telegrafe,per te zene radhen ne gjendjen civile apo per te mbajtur radhen perpara Deges ku stampohen ato pasaportat shqiptare......etj, ndonje bakshish per ta gjetur formulare.....       Dhe vetem kaq sakrifica bejne qe ta meritoi ate passaporten..                       _E gezofsh Xhimi  reklamen ...!

Shyqyr qe je zemergjere ti Solidarnosc, se mendjen e paske 2 gisht.

Po pse mer, se s'jom dakort me Sulen une, qekam automatikisht anti-shqiptar e i lig? Bolshevik ne shpirt je vallaj  smiley  

Hajde futuni tani dhe PF,Tironsi apo Liqeni pa uje se Danieli ka mbetur vetem.

çudi e madhe me keta amerikajt prej amerike..Na ça po hekum me e lane pashaporten ,ky zotnia po nget vrap me e marre....Apo eshte cool me pase origjine indigjene  smiley

Po pse kaq cmire, ligesi dhe tallje? Edhe nga emigrantet?

Po na vinka  Belushi per te marre para? Po mir-se-te-vije !

Gati te gjithe ne (perjashtim vetem bedrija me duket) per ato para morrem rruget e botes, lam prinder dhe shoke, dhe beme lloj-lloj punesh. Dikush ja doli mbane me shume, dikush me pak.

Por te tallesh dhe te ironizosh tjetrin se po vjen te beje para ne vendin e origjines?!?! Tok-tok!

Dhe sa per dijeni, bisneset e Belushit ne Shqiperi, jane shume me te medha se nje testimonial i thjeshte.

Sidoqofte, kapadailliku shqiptar mbreteron iqete. Me mire parate te na i marre i huaji (kuptohet ne shkembim te sherbimeve) se sa ndonje shqiptar. Ne Shqiperi ose jasht. Se esht e rend shum te pranosh qe disa bashkombas jane me te zot se ty.

Sinqerisht, keqardhje!

 

Po mire mo se u bete me katolik se papa tani. Ne, une te pakten, komentuam faktin e pashaporte-marrjes, jo te ardhjes apo berit para e biznes ne Shqiperi.

Mua p.sh. me ben pershtypje dhe fakti qe s'di pese llafe shqip, apo qe di fiks vetem 5 llafe, dhe nga ana tjeter merr pashaporten. Kam takuar dhe ca shqipo te tjere ketej si Xhejmsi qe s'dine shqip, dhe ua kam thene troc; s'ju vjen zorr qe s'dini te pakten pakez gjuhen e prinderve tuaj? Eh po ja nuk mesuam dot se kjo e ajo, teri veri justifikimet. Tani po te merrte ndonje nga ata pashaporte do habitesha njesoj, se do mendoja si nuk e filloi nga gjuha patriotizmin/shqiptarizmin po nga pashaporta. Se jo se i duhet pashaporta per ta quajtur veten shqiptar apo per te ardhur ne Shqiperi. Prandaj normal njerzit mendoje ose eshte patriotizem i cmendur (dhe vonuar pakez) ose eshte thjesht nje truk publiciteti ose mjet per te rritur para-marrjen. 

Apo as diskutimi s'na lejohet? smiley

Sido qe te jete, sukese e pare Xhejmsit dhe ne Shqiperi, aq me teper qe e paska simpati dhe Bidrija. smiley

 

Lajm shume i mire!

Respekti dhe vleresimi im shkon per James Belushin qe edhe sot e kesaj dite nuk ka harruar se eshte edhe shqiptar, dhe per Eagle Mobile qe ne vend te zgjidhte anonimin e radhes si testimonial te produkteve te saj ka patur aftesine qe te mundohet me shume e te kerkoje nje njeri si James Belushi per te realizuar kete.

Urime!

Loje publicitare. Gjynah qe jeni ende ne fazen idealiste ku besoni qe cdo gje behet per hir te gjakut superior shqiptar dhe tradites te tije. Mendova qe e late pas, me ne fund, komunizmin utopik.

Hej milet edepsez paskemi qene bre!

Edhe pse te gjithe shqiptaret mburren me Gjejmsin; sidomos kur duan t'u tregojne amerikaneve ndonje gje te njohur nga Shqiperia; dhe prape ketu shumica nuk po le gje pa thene! Jo po e ben per lek, jo po e ben per terrci apo per verrci! Po rri urte o milet sojsez se nuk late njeri pa marre neper goje...

Hall me qene shqiptar qelbesire si Berisha, e hall me qene thjesht shqiptar... qelbesire qe qelbesire do te te bejne njerezit.

Tani qe nuk ben me filma edhe se merr njeri me ne interviste mori pashaporten ky?  smiley

"Na pandehin si ato lopet hollandeze ne keta. Jemi qe jemi a se mjelim njehere"

Por se largu humorit me kripe (qe nuk eshte per torollaket) Belushi eshte vertet aktor shume komik dhe nga te vetmit shqiptare qe nuk pertoj ta permend me shoqerine e huaj. Ai  filmi me Arnoldin RED HEAT ka hyre ne historine e Hollywood-it.  smiley

 

Pershendetie Xhimo, te lumte krahu dhe respekt, me mire keshtu le te falin pare, pune e madhe, rendesi ka te ndihesh mire e te krenarohesh hapur se je shqiptare,jo si ca laspurrek ne greqi e gjetke qe shiten shpirtin si varfanjak, nuk eshte aspak naionaliste,  thjeshte duhet te kuptojne shqiptaret se bota nuk jane inorante qe nuk mohojne origjinen e tyre.

E gezofsh James.

Boll me cinizem, jeni me tolerante e pa paragjykime. S'ka njeri perfekt qofte ky dhe James-i. Duke ardhur me shume, duke patur investime, duke patur shtepi ne Qyteze Devoll i siperm do mesoje dhe shqip me shume. Sa shqiptare qe s'dine anglisht kane marre nenshtetesi angleze, amerikane ose brazilianet ate italianen, etj...

Nje gje smarr vesh, a e ka James emrin ky? Nqs po pse e perkthejne here Xhim e here Xhejms?

Lumsi ne qe kena "venen e dalme boje" qe te na hapi syte e te na nxjerri nga endrrat naive!

Nejse una per vete do iki te kerkoj azil atmosferik diku larg, se Franca o afer me Belgjiken ku rrine ca qenie qe na qelben me eren e ndyre te auto-superioritetit.

A e pa ndonje koncertin mbreme? 

A e dha Klani?

Na jepni ndonje pershtypje.

e dha por une se pashe smiley

se shof portokalline ne ate ore, dhe rri me laps ne dore, se vazhdojne te mi vjedhin batutat smiley 

smiley

Di vetem qe koncerti ishte jashte dhe binte shi, por degjohej gjer ke shpija ime qe eshte ne ceptin tjeter te tiranes smiley

Ujk, as une s'e pashe, por me thane qe megjithese kishte qene shi, kishte pasur shume njerez dhe koncerti ishte pelqyer.

Bedrije, une kam zbuluar ilacin kunder pagjumesise, dy batuta portokallije dhe me ze gjumi si qingj. smiley

 

Flm, Bedrije dhe Ana H.

Bedrije, si po shkon beteja jote e copyright-it ndaj Portokallise?

Cilat batuta jane me efektive qe te te zere gjumi me shpejt Ana H?

S'e di, me thene te drejten, sa shoh skecin e pare, kotem, tek i dyti, filloj e dremis dhe dicka si neper tym me arrin ne tru,  kur fillon e treta jam kaput, duke pare endrra me gjelle pasanikesh. smiley

po top qaneli, kur e rregulloi me qivirine , spo e can shume per bedrine smiley

bedrija rri kot ene man shnim ene mburret ke peshku se i vjedhin batutat smiley

Pu pu pu pu pu

Jena be edhe me mrojt e me sha Belushin.

Po mire me erdhi burri i huj, i dhane pashaporten e  morri, ka kuriozitet ( Belushat i ka rrit gjyshja qe u fliste vetem ne shqip ) per atdheun e kaq me, ca arsyesh ka me u kacafyt keshtu?

Po he pra Darien, se ket nuk mor vesh ene une. Gjithe bota merr rob pa asnje lidhje me venin dhe i jep shtetesine, nqs keta jane te zotet per te fugu a per tu hudh. Kurse ne del njoni me nje fare fame, qe ne fund te fundit e ka bo fale vetes vet, e do me u bo shqiptar, e ne qisim yçkla. Jo po e ka bo per marketing, jo po e ka bo per kete a ate arsye.

Une per vete nuk e kuptoj se ku qendron merketinglliku ne ket mes po ec mo. A thu se jena milet me ndjenje aq te larte kombetare (amon te vije ajo dite) sa qe per te njit reklama e nje aktori te jashtem, te kemi nevoje qe ai te mori nenshtetesine shqiptare.

Sidoqofte, kryesorja ne ket mes o qe mu me jepet mundesia qe te deklaroj publikisht ne PPU se kom nje foto collector te Xhejmsit me Hunderr Kananin. O Shabe, Sollo dhe Floksho, sa paguni qe ta boj publike? Ne mos gabohem ka qene gusht 94, ne tribune te stadiumit te rahmetlliut Qemol Stafa, ne pushim te neshjes Tirona-Hapoel (tel aviv). Hunderri ka floke paksa te gjata dhe harta djerse te sqetllat.

Po pra ku e di une o bo si ajo barcaleta qe lepuri i jep cigare pa filter e arushi i thote Po kapelen ku e ke?

 

A na be pune ne kjo gje? Po

 

Po ja e boni edhe reklamen per Eagle; hallall ja befte Z-ti per talentin e tij e kane marre jo per syte e bukur.

Ku e di une, eshte shpirti i kundershtimit qe e leshon veten pa u konsultuar fare me katin e fundit siper.

Me behet shume qejfi qe James Belushi mori nenshtetesine shqiptare. Eshte nje nga figurat me te medha me origjine shqiptare.

Dje ne koncert na kenaqi me kenget blues, kendonte shume bukur ashtu si vellai i vet, John-i. Vertet shume i madh! 

Sa e cuditshme pse i heqin komentet tona keta. Mos valle dhe Peshku se di ku bie Qyteza. JU LUTEM MOS E HIQNI KOMENTET TONA SEPSE KJO ESHTE E VERTETE QE QYTEZA NUK BIE NE KORCE POR NE (RETHIN) E DEVOLLIT.     

NQS SI MBUSHET MENDJA PESHKUT MUND TE PYES...........?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).