Withers: Imuniteti, jo mburoje per zyrtaret e inkriminuar

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara akredituar ne Tirane Xhon Whithers i ftuar ne nje konference per integrimin ka dhene nje mesazh te forte per kryeministrin Berisha persa i perket imunitetit parlamentar , tek i cili sipas tij nuk duhet te gjejne mbrojtje zyrtare qe jane nen hetim.

“Imuniteti nuk duhet të sigurojë strehë për ata që përballen me masa ligjore dhe jane në ndjekje penale. Gjithashtu ai nuk duhet të jetë një mundësi për të mbrojtur atë që është fajtor dhe personat në pozita drejtuese”, u shpreh Withers.

Ambasadori i rikujtoi gjithashtu kryeministrit premtimin per shembjen e murit te imunitetit si nje detyrim qe sipas tij nuk duhet te minoje besimin e qytetareve per integritetin e sistemit politik e gjyqesor.

“Disa muaj me pare kryeministri beri perpjekje te medha qe te shembet muri i imunitetit. Ne shpresojme qe qellimet e tij te behen realitet ne nje te ardhme te afert”, thote Withers.

Ambasadori amerikan nxiti qeverine per te rritur mbeshtetjen e saj per krijimin e nje sistemi te pavarur te drejtesise.

Mesazhi i ambasadorit amerikan vjen ne nje kohe kur prokuroria e Pergjithshme eshte duke shqyrtuar nje padi te familjareve te viktimave te Gerdecit, te cilat kerkojne riheqjen e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe fillimin e procesit gjyqesor ne Gjykaten e Larte i cili u pezullua per shkak te rimandatitimit te Mediut si minister ne zgjedhjet e 28 qershorit.

13 Komente

Mesazhi i ambasadorit amerikan vjen ne nje kohe kur prokuroria e Pergjithshme eshte duke shqyrtuar nje padi te familjareve te viktimave te Gerdecit, te cilat kerkojne riheqjen e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe fillimin e procesit gjyqesor ne Gjykaten e Larte i cili u pezullua per shkak te rimandatitimit te Mediut si minister ne zgjedhjet e 28 qershorit.

Nje pyetje kam une: Keta gazetaret a e kane idene se per cfare shkruajne?

Apo mjafton qe te bashkosh disa fjale ne fjali dhe hopla u be artikulli ne gazete.

A e ka per detyre gazetari qe ta dije se ministrat nuk jane te mbuluar me imunitet, por te tille kane deputetet? A duhet ta dije gazetari, qe ceshtja e Mehdiut u pezullua nga gjykata jo se u be minister, por ngaqe mori nje mandat deputeti?

Dhe ajo qe eshte me interesante, akoma nuk njeri qe te kete shtruar pyetjen. A e parashikon Kushtetuta, si edhe ligji per zgjedhjet kandidimin e nje personi, i cili nderkohe eshte ne ndjekje penale?

Nese jo, a nuk eshte Mehdiu nje deputet ilegjitim?

C'te duhet ty se c'behet ne Shqiperi me nje afere korruptive!

Apo je vete i implikuar dhe po ben te pamunduren qe te implikosh edhe te tjere.Jo se keta te tjeret jane pa faj,por per kete vendos gjykata.Si thua ti njehere i themi gjykates te jete e pavarur,dhe kur shikojme qe nuk jep vendimet qe duam neve i japim urdhera, sic po ben ti?

Sa afera korruptiva ka ne SHBA dhe nuk kam pare ambasadorin shqiptar apo ndonje tjeter tu jape mend juve se si te veproni!Prandaj rri rehat atje ku je dhe bej punen qe te takon,sepse kjo qe po ben nuk te takon fare.

Nese duhet bere ligj per imunitetin duhet qe PS te jete ne kuvend qe te miratohet me 84 vota.Keshtu qe je qe je beji nje telefon atij Edushkes qe te lere ate protesten per vjedhjet imagjinare te votave dhe te hyje ne parlament.

Ja keshtu fillohet.

Duhet te kuptoje tashme z. Ilir ( me qe e ka prane) se z. Berisha prapa "ulerimes" te Heqjes Imunitetit " fsheh goditje " POLITIKE te opozites ne TERESI dhe te kujtedo qe eshte kunder TIJ ne Vecanti. Ai qe ne krye te hereve ka qene nje Matrapaz i suksesshem per keto ...le me tashme qe ka fituar pervoje k/hipokritesh. Meta nuk duhet te jete Tellalli ose Spikeri i TIJ !

Kjo nisme duhet vene ne raporte te drejta me KRITIKEN qe i behet Regjimit te Berishes per nje "Gjyqsor te kompromentuar " ose "Per nje presion politik ndaj Gjyqesorit" . Dhe prova me e qarte ishin vendimet ( u thencin te tilla ???? smiley ) te gjykatave perkatese te shkalleve superiore per Ceshtjen GERDECI dhe Rrugen Patriotike , respektivisht Bashes e Mediut, ndaj te cileve behet edhe kjo nderhyrje e z. Withers 

Per rastet konkrete personat e akuzuar nuk kane asnje PENGESE Ligjore qe vete me nisiative te lene IMUNITETIN e Jozefines .....dhe ti drejtohen Gjykatave per DREJTESI. Kjo del shume e qarte nga Deklarata e z. Withers qe ne stadin qe eshte Shqipria ...Nuk ka nevoje fare per keto DEKLARATA , ne se pretendohet qe jemi SISTEM I LIRE  ne nje Shoqeri Demokratike smiley

Ore, a ka pas ndonjehere imunitet Rama per komisionin hetimor Olldashi, dhe per komisinin hetimor te atij durrsakut qe hiku nga PD dhe erdhi prape. Te dyja dosjet jane ne prokurori me duket, si i behet?

Kush e ka pengu prokurorine ta dergoje edhe nje here dosjen. Gati e ka,vetem postireri mungon.............!

Problemi eshte sa pis je, a ke deshire te pastrohesh, pasi je mesu me pisllikun.

 

Kur PD dergoi ne parlament ligjin qe deputetet te mos kene imunitet ishte PS qe e kundershtoi dhe ligji nuk u miratua.

Prandaj Withers drejtoja Edi Rames kete kerkese.

Zori ambasador amerikan pasi beri thirrje per gay-t e shqiperise sot ben thirrje per kriminelet e qeverise. Keto jane llafe per te mbuluar turpin!

Nuk e di per keta nderkombetaret nese kane pare ndonje vende ne evrope apo amerike qe ministrat te akuzuar per korrupsion & shperdorim detyre te rizgjidhen pa gje te keqe! Jeni pjese e ketij  maskarrelleku shqiptare. Pasi ja  varet ujkut melcit ne qafe sot kerkoni qe ai te vendos drejtesi.

Jeni aq bajat me keto deklaratat tuaja saqe edhe kokshtremberit pristigjos po dine te bejne "kerkesa".

         

 

"C'te duhet ty se c'behet ne Shqiperi me nje afere korruptive!"

Ore Solid...

Kur takohet Withersi ma Salen , ju ithtaret e tij shqyheni per te premovuar mbeshtetjen e SH.B.A.-se per Berishen. Kur ai ben kritika dhe lufton per pasterti, nuk ka cfare i duhet ?????????

JOOO miku im. Mbaj nje meter kur mat dhe gjykon gjerat me qellim qe te behesh pak me i pranueshem per komunitetin e peshkut...

Pastaj , harrove qe ai Mehdiu , krahu i djathte i Saliut, donte ta fuste dhe Withersin ne gracken GERDECI me ate historine e kasetes filmike te gazetarit ???

Do apo nuk do Wirthesi ai eshte i futur ne corben Gerdeci.

Nuk eshte aq i lare sa duket dhe kete e ben qe ne te tjeret te besojme se ai "nuk dinte gje" per ate tregetine e armeve.

Personalisht asnjehere nuk kam qef qe te huajt te na japin keshilla-urdhera.Aq me teper persona qe jane futur ne korrupsion.Nje vize amerikane shitej nja 10 mije $ nje italiane dhe greke 2-3mije$ etj deri para pak kohesh.Mos do te thuash se Wirthesin dhe koleget e tij ambasadore, nuk di gje se cbehet?Une dyshoj,ti po te duash beso c'te japin.

Personalisht Berishen e kam perkrahur sepse mendoj se mire apo keq ai eshte i zgjedhuri i shqiptareve.Do ta perkrahja edhe Ramen nese ai do te ishte KM, nese do te luftonte per pavaresine nga keshillteret Made in Sorros.

Personalisht i bej thirrje Rames te lere protestat qesharake dhe te futet ne Parlament.Keshtu qe edhe Rehn apo keshilltaret e tjere nuk do te kene shume pune.Ne duhet ti zgjidhim gjerat vete.Nuk jemi ne 1992 qe ishim te papare dhe te padale.Keta te huaj qe japin keshilla nuk jane te pikuar nga qielli,por disa nepunes medioker qe dhe lagjja e tyre nuk i njeh.Aq me teper qe nuk kane ngrene nje luge,por garuzhde te tara me corbe te prishur ne Shqiperi.Keshtu qe nese duan ti vjellin le te gjejne vend tjeter.

 

Ky ambasadori duhet te perballet me drejtesine se ka gisht drejtperdrejt ne tragjedine e Gerdecit.

I bej thirrje zotit Rama qe te mos hyj ne parlament se keshtu jemi shume rehat.

 Siç duken bathet, amerikanet duan (dhe ia kane arritur) qe topin ta lene ne fushen shqiptare. M'duket se s'paska dite te mira per Mehdiun. 

Nikolin Jaka, ish-zv.ministri i Transporteve, i akuzuar në vitin 2007 për korrupsion është zgjedhur në postin e kreut të Dhomës së Tregtisë dhe industrisë. Asambleja e Pëgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrise e ka zgjedhur Nikolin Jakën me 60 vota pro, ndërsa në votim morën pjesë 75 anëtare të Asamblesë.
Nikolin Jaka ne kohen qe mbante postin e zevendesministrit te Transporteve u akuzua pre korrupsion ne tenderat e rrugeve dhe u vu ne pranga në kuadër të operacionit të koduar “Duart e pastra.
Gjykata e Tiranës e dënoi atë me 1 vit e 20 ditë burg, 800 mijë lekë gjobë, si dhe për tri vite iu hoq e drejta për të ushtruar ndonjë funksion publik.

Por me pas gjykata e Apelit e rrezoi këtë vendim, duke çliruar nga akuzat Jakën, i cili qëndroi në qeli për nëntë muaj me radhë. Nikolin Jaka se bashku me disa zyrtarë të tjerë u akuzuan për abuzime me pesë tendera rrugësh e konkretisht, rruga paralele me autostradën Tiranë-Vorë, rruga Himarë e Vjetër-Kthesa e Pilurit, rruga Has-Qafë Prush, rruga Dragobi-Valbonë dhe rruga Dhërmi-Himarë-Qeparo.
----------------------------------------------------------------------------------

Nje prove e gjalle se cfare horrash kane sponcorizuar "nderkombetaret"!

Cfare rendisi ka nese arrestohen dhe denohen kur plaku i keqe i ngre ne detyre pas burgut?

Por keta nuk jane nderkombetar! Ne rast se e imagjinojme shqiperine si nje lagje mafioze, me qeveritaret kryetare te tregtise, keta nderkombetaret tane jane si polica te korruptuar. E keqja eshte se shume polica te tille jane me dhe me injorante se kapot e lagjes, dhe me te babzitur per ndonje pare, dhe gjithnje te pafajshem. Ja, hidhni nje sy BB's tek artikulli tjeter. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).