Vorbulla e lumit

Ashtu si vorbulla e lumit terheq ata qe jane ne lume, edhe gurguleja mediatike terheq ata qe i rrine prane. Kam vene re se bibliotekat jane akome vende strehimi per femijet, pleqte dhe grate shtatezana; te rinjve e te forteve iu duhet te dalin ne rruget informative e te ndeshen me kuçedrën.

FH

9 Komente

hej, po ç'është puna puna kshtu me këto pllakosjet. hiqeni mer, se përveç-se i shkurtër (që jam e jam) po po na duket vetja komplet kinez me citate të tipit :Lumi merr ata që janë në lumë smiley

Hiqeni, ju lutna, se nuk e kemi shkrimin as fotozhenik smiley

rri mër ti, se mirë e the. Ka dhe boll material për kët punë. Kish vajt policia këtu të arrestonte ca tipa të supozuar terroristë. Këta kishin lënë takim në një librari... promovime librash e gjona kshu. E skishin pa policat ndonjë gjë të tillë më parë. Njerëz ishin mbledh aty, sipas informatave dhe tu jenë futur libërdashësve vët e vët me shkop gome. smiley

Flor, te Biblioteka Kombetare sikur edhe kon pas gjujt dikur robt smiley

Imagjinoje skenen, nji tip me syze me skelet te holle tip Lennon, pa numer, kshu sa me ngrejt inteligjencen aparente, me naj liber te rende ne dore, duke bo si shum i perpim nga leximi dhe duke pa me shikim periferik naj tjeter "lexuse", me syze skelet-holle edhe ajo, kuptohet... tip "kembe permbi kembe, ulur mbi skami, s'llafose me shoqe, kendon histori" smiley

Em, ato sirtaret e pafund me kartondrejtuese (skedinat) e pershkuara ne hell, kan pas qene perdor edhe si kuti postare (deri sa dolen PO Boksat e e vertete). Kuptohet, e lejshe gjone ke gërma dhe fusha me më pak interes smiley

psh ai sirtari me studime gjeotektonike mush m'romanca boj roz smiley

kon qene te pafundme menyrat per te perçu mesazhet e dashnisë te fshehte e kolektive.

meqë ra llafi, ka pas qënë i kohë kur skenat e dashnisë ne libra e kryshin me se miri funksionin e skenave te dashnisë ne film.

Bel ami apo gjeniu i drajzerit ishin me nga "100 puntata" smiley

"old news" - 2007 (me duket)

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).