Ty ti fal te gjitha

Ty ti fal te gjitha

Ty ti dhuroj te gjitha shpirti im
Merri ti kam falur…
Nje dite me diell ne ‘’gri’- ne e jetes  sime
Eshte jotja ta marresh
Nje kenge zogu  mbi ‘’strehezen’’ time
Jotja eshte ta kam falur…
Edhe valen e kalter me kordhelen e bardhe te shkumes
Ty ta dergoj qe te te perkedhele..
Ketrushat e shkathet dhe kotelen larushe
Ty ti dergoj qe te lodrosh…

Perqafimin, buzeqeshjen, e  puthjen e se dashures
Ty ti dergoj me permallim I dashur
Edhe omeleten e mengjezit,
Cajin e mesdites,
Dhe mollen e mbremjes
Ty ti dhuroj I shtrenjti im….
Gjumin e embel dhe zgjimin e kthjellet,
Kenaqesine e prehjes dhe rrahjen e zemres
Ty ti dedikoj  i shtrenjti im
Vitet e mija shtojua  viteve te tua
Dhe dicka nga vetvehtja me lere
Qe llaven e zhurritur te mallit ta shuaj…

 

MALL

(nje te huaje qe te ngjason ty)
Pse s’ me thua ku jemi pare tjeter here?
Pse s’ me thua nga c’ rruge ke ardhur deri ketu?
Ke kohe qe je ulur kembekryq mbi pezulin
E enderrave te mija
Dhe tani ke dale q’ andej e je ndalur
Perballe meje
Ja shqetesimi i vjeter ne ndarjen e flokeve
Malli dhe lotet e tretur ne blune e thelle
Te syve capkene
Shtegu i buzeve ku shetisninbuzeqeshjet, puthjet
Dhe fjalet e embla…
Pergjumja e nderur mbi mundimin e dites
Pas nje perkedheljeje clodhese…
Dhe duart qe nbeten te zbrazeta ne hapesire
Nga ndarjae dhimbeshme..
Te shoh me ndjesine e gezueshme
Te se papritures
Te pershendes ne te e gjitha gjuhet e botes
O ngjajshmeri e persosur qe ngjitesh
Mbi malin e mallit tim
Dhe zbret q’ andej me nje te puthur…

 

SEMAFOR 

Ti undale tek une vetem nje cast si trenat e mesnates
ne stacionet e shkretetires,
per te marre udhetaret e lodhur te rimave te mija.
Dhe serisht po nisesh…..
Une puthjen ‘’ndez’’ ne buze ‘’yll te gjelber’’ si semafor
Per nisjen tende ; ‘’Lamtumire pergjithmone , lamtumire
Trena te tjere dote vijne ne kete humbetire…

 

NDOFTA…

Ndofta dote me kujtosh ndonjehere
Kur te bjere debore perseri
Si nje rreze e ngrohte qe hyra pa ndjere
Pa c’ka se emrin akoma s’ ma di

Do te mbetem per ju gjithmone I panjohur
S’cuditem aspak perse ndodhi keshtu
Ju vinit nga bjeshket _akullnaje e ftohet
Une me debore mbi supe gjithashtu

Tek shtepia buz’ rruges ndezem zjarr e fenere
Dhe u bujtem, u prehem ne te ngrohte e qetesi
Ju mendonit ate cast “sikur te ish pranvere…”
Ndersa une ju flisja per vjeshten me shi…                       

Nuk e di  si u ndame ne mengjes me keqardhje
Nga ky kujtim une akoma nuk vuaj…
Nje buzeqeshje e ngrohte pas  nates me debore
Nen qiellin dimeror mbetem prape te huaj…

Por ti  ndofta  dote me kujtosh  ndonjehere
Kur debore te bjere perseri
Si shtegetar I cudicem qe udheton neper nete
Dhe sjell se largu rrebelen stuhi…                  

15 Komente

"ty ti fal te gjitha"-ketu fillon i gjithe budalleku i femrave (dhe nganjehere dhe i meshkujve). smiley

Lezetshem. Jo dore profesioniste por...kendshem.

Megjithate e fresket...Ke parasysh frutat e perimet e tregut fshatar me prodhime vendi,qe kishin aroma te fresketa mengjezore?Keshtu jane keto poezi.Spontane e ende te brishta te pavrara nga turli lloj leximesh e teorishe.

smiley komenti yt zana me beri t'i lexoj, shume dakort me kete:

"Spontane e ende te brishta te pavrara nga turli lloj leximesh e teorishe".

shume e bukur renditja

Ty t'i fal te gjitha... => Semafor (ndofta?)

Te pershendes ne te e gjitha gjuhet e botes
O ngjajshmeri e persosur qe ngjitesh
Mbi malin e mallit tim
Dhe zbret q’ andej me nje te puthur…

smiley

Me pelqejne poezite, nuk them jo por duket qe autori(ja) e paska dashurine e pare ne jete qe i drejtohet me aq zjarr, se po te ishte e dyta apo e treta eh nuk do i falte te gjitha .......

Ajo qe me duket shume idiote eshte se  poezia e pare eshte keqkuptuar plotesisht ! Te pakten per nje femer qe pata rene ne dashuri per here te pare ,shkruajta tjetersoj.Por akoma me idiote eshte se disa komentues te "vemendeshem" nuk kane kuptuar as sexin e autorit .Kjo me rezulton kaq qesharake sa detyrohem qe te sqarohem me hollesisht. Pra, poezia e pare eshte perkushtimi im per nje vogelush qe me lidh shpirterisht nje nga ngjarjet me te rendesishme te jetes sime,pra eshte thjesht nje "dhurate" apo rrefim shpirteror....Sa per te tjerat ato jane 100% perjetime reale dhe ashtu si edhe W.Witman, P.Eluar,N.Hikmet, jane hedhur ne leter ashtu sic jane ,pa u "axhustuar"ne tornon e diskordancave poetike...Dote me pelqente me teper te shihej ne to thjeshtesia,sinqeriteti dhe aktualiteti qe prek nje mase te madhe lexuesish dhe admiruesish te poezise ...Natyrisht qe mund te kete mangesira e gabime ne to sepse eshte zgjedhja ime qe te jene te papersosura ashtu si  dhe vete jeta...Sidoqofte ju falenderoj nga zemra te gjithe juve qe i lexuat me vemendje,seriozitet e sy kritik.Disa nga kritikat tuaja me jane me te vertete shume te vyera.Ju faleminderit!!!

Jam dakort me Ketlinen,duhet ta kete per here te pare,se kur te shkoje tek e pesta apo e gjashta me kete zemer te madhe qe paska,duhet te beje letrat gati per kredi ose te shesi shtepine.

Kurse per sa i perket poezise pa i menduar keto qe thashe me siper,e bukur.

Pra, poezia e pare eshte perkushtimi im per nje vogelush qe me lidh shpirterisht nje nga ngjarjet

Duhet te riperkufizosh dashurine, Harry (ose Harrina), sepse ne ato terma qe flet ti s'mund t'i vesh faj as Zanes, as te tjereve qe mund te keqkuptohen. Poashtu, riperkufizo dhe formen me te cilen ju pergjigjesh njerezve te cilet denjojne te konsumojne kohe duke lexuar produktet e tua linguistike dhe t'i shprehin!

disa komentues te "vemendeshem" nuk kane kuptuar as sexin e autorit

Mund te na thuash se pse qenka relevante te zgjidhim ekuacione mbi seksin e autorit/autores?

Harry Z,

e lexova serish poezine e pare te cilen ti thua se e ke shkruar per nje vogelush, me fal por nuk gjej asnje fije gjurme te nje dashurie per nje femije ne te. Nen driten e "zbulimeve" te fundit qe na bere, madje mund te them qe eshte nje poezi ku ti s'ke ditur t'i transmetosh lexuesit ate qe ke pasur ne mendje dhe mos te te duket hic idiot fakti qe s'kemi marre vesh se "c'ka dashur te thote autori". Sa per vete, megjithese kam nje dashuri te jashtezakonshme per femijet, nuk me pelqen kjo poezi.

Nuk e gjej fare me vend perdorimin e shprehjeve te tilla "ajo qe me duket idiote" apo "akoma me idiote"... Minimumi, kemi harxhuar kohe per te lexuar dhe nuk te paskemi kuptuar "o hermetik/e" i/e madh/e!

Kur te shkruash here tjeter ketu ndrro nick,sepse qenke nje kokerr idioteje e budallice qe se paske shoqen.Qe ne nuk po marrim vesh se kujt i kushtohet poezia vjen prej konfuzionit tend e qe nuk ke ditur te transmetosh asgje ."Perqafimin ,puthjen e se dashures,buzeqeshjen ty ti dergoj i dashur....nga keto vargje ça lesh femije duhet  te marre vesh ai qe e lexon!!E paedukate....

jo me kot thuhet se poetet jane genjeshtare te medhenj,ka edhe nje kenge(por s'me kujtohet tashti)me gjith respektin e sinqerte per miqte virtual

qe me modesti sjellin krijimet e tyre .

e pamundur te besoj qe nje shpirt delikat tì dedikoj vargje te tilla,kujtdo qofte,dhe t'i drejtohet lexuesve me idiote

mammaaaaaaa,sono arrivati gli albanesiiiiiiiiiii!

Shoh se paskam arritur ta intrigoj debatin  e tju irritoj paksa o dashamires te poezise perfekte. Vetem se une nuk kam asnje deshire qe te marre receta apo leksione prej askujt  se si dote shkruaj vjershat e mija sepse eshte hobi im me i preferuar qe me shplodh,me zbraz,me argeton e me jep kenaqesi per sa kohe qe merrem me kete "sport"...Sa per ju te nderuar "lexues"qe kerkoni "mesazhe te detajuara" per te kuptuar poezite e mija, dotju merzis duke mos ua dhene ato kenaqesi dhe natyrisht nuk jeni te detyruar as tu hidhni syte e jo me ti komentoni, doju lutesha per kete. Nga sa pashe e lexova ka edhe disa qe u pelqejne vargjet e mija dhe kjo me mjafton sepse nuk kam aspak ndermend qe te behem "star" nepermjet poezise. Sa per ofezat e dikujt po ja kthej mbrapsht te paketuara ne nje big bag se bashku me verdurat e supermarcatos...Mos u cirrni kot, jeni shume e shemtuar kur ulerini e sidomos kur shani...Dhe natyrisht qe s dote merrem me ordinere te pa ide e te inatosur qe perdorin sit-et e internetit per te cfryre inatet e nervat e tyre...Kaq!!!!!

pash zotin, nje keshille miqesore; shkruaj: "e mia" jo "e mija"

flo.

mia - eshte ne gjuhen italiane

imja - pure Shqiptare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).