Tuneli i Kalimashit, me parà në dorë

Shqiptarët dhe kosovarët do të nisin të paguajnë me parà në dorë, për të përshkuar të ashtuquajturën “Rruga e Kombit”, e cila kushtoi shumë për t’u ndërtuar. Fillimisht, me pagesa minimale të detyrueshme, për të kaluar Tunelin e Kalimashit e më pas, ndoshta edhe pagesa të tjera ekstra, që mund të caktohen nga koncesionarët për mirëmbajtjen e saj. Lajmi, i cili është publikuar në mediet kosovare, lidhur me një fakt të tillë, bën me dijeni se tashmë janë përcaktuar tarifat e pagesave për kalimin e automjeteve në tunelin e Kalimashit.

Duke cituar zyrtarët e kompanisë menaxhuese të tunelit në autostradën Morinë-Kukës-Milot, thuhet se si,për shembull që një autoveturë të kalojë Tunelin e Kalimashit nga të dyja kahet, duhet të paguajë shumën e 200 lekëve ose të 1,5 eurove, nëse është me targa Kosove, ndërsa furgonët do të duhet të paguajnë, për shembull 500 lekë, ose rreth 4 euro, nëse ata figurojnë me targa Kosove. Të dhënat paraprake bëjnë me dijeni se këto pagesa mund të nisin në fund të vitit, atëherë edhe kur njëra prej galerive të tunelit mund të bëhet e gatshme për qarkullim.

Dukuria e pagesës, për të kaluar një autostradë, në botë nuk është e panjohur, por askush nuk e kishte thënë, të paktën zyrtarisht, deri tani për aksin Durrës-Kukës, edhe pse një gjë e tillë parashikohej dhe mendohej.

Sikundër askush nuk e ka përjashtuar faktin që e gjithë kjo rrugë të jepet me koncesion për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e saj, madje, edhe vetë përfaqësues të qeverisë. Gazeta “Libertas” e ka aluduar një fakt të tillë para disa kohësh, duke cituar të flasë për të vetë këshilltaren e Kryeministrit për ekonominë, Suzana Guxholli, e cila nuk e ka cilësuar këtë si një gjë të pamundur. “Kjo është një praktikë e ndjekur nga qeveria “Berisha” dhe nuk përjashtohet, por duhen pritur kërkesat”, ka thënë konkretisht ajo, lidhur me një fakt të tillë, duke pohuar se dhënia me koncesion e mirëmbajtjes së rrugëve mund të aplikohet, pse jo, edhe në rastin e veprës më të madhe infrastrukturore në vend.

Dhe fakti që, për të përshkuar këtë rrugë po nisin të vihen “taksimet” e para, ndoshta përbën vetëm hapin e parë për të realizuar vërtet mundësinë e dhënies me koncesion të kësaj rruge. Ai parashikon në vetvete mirëmbajtjen e saj e, në rastin konkret, edhe paratë, që do të nisin të merren nga automjetet për kalimin e Tunelit të Kalimashit, janë justifikuar pikërisht me argumentin e “mirëmbajtjes” së tij. Në njëfarë mënyre, qeveria po kërkon “të disiplinojë” menaxhimin e veprës më të madhe infrastrukturore, e cila i kushtoi miliona euro, për të cilat jo vetëm që ka vjelë taksa të majme nga qytetarët shqiptarë, por edhe është futur në borxhe tek institucionet financiare ndërkombëtare. Pse jo, të kërkojë edhe një rikthim të këtyre parave në arkën e tij, si dhe dhënia me koncesion për mirëmbajtjen e një segmenti rrugor mund të jetë një aneks i mirë për t’i siguruar këto parà.

24 Komente

Oh my God, they killed Kenny!

You bastards!

 hahaahha 

somebody has to die... edhe kenny si rozafa ne kalane e shkodres.

smiley

S'e di nese duhet vene tek tema e batutave te Peshkut se eshte batute filmi, dhe s'eshte shqip, po vertet nga 100 batuta qe mund te kerkoje, kjo eshte fiks fare per kete "lajm". smiley

Taksa per autostradat ka kudo ,une kam paguar ne Kroaci,ne slloveni e ne shume vende te tjera.

Gjithe bota me te paguar e ka vetem ne Shqiperi e duan falas.....Vetem ashtu do te mirembahet ajo rruge nese mbetet ndonje pare nga lubite ne pushtet....

Shume dakort, te paguhen taksa per ata qe duan te kalojne ne tynel. Po nese tyneli i ze poshte a do paguaje ndonjeri per vdekjet e udhetueseve?

Mirembajtja ka shpenzime dhe keto duhen paguar nga ata/ato qe i shfrytezojne keto tynele apo rruge te kombit dhe jo indirekt nga une apo edhe shume tetjere qe nuk kam ndermend te kaloj asnjehere nga ajo rruge.

Ka shume vende ne bote ne te cilat nuk paguhet per perdorim rruge. 

Dhe a e dini pse? Se ato jane ndertuar me parate e taksapaguesve. Ata e kane paguar njehere rrugen, nuk mund ti kerkosh ta paguajne per se dyti.

patriot, shume e drejte ajo qe shkruan, vetem se kam pershtypjen se kostoja e pergjithshme e ndertimit nuk permban edhe koston e mirembajtjes qe perben nje ze te konsiderueshem pergjate jetes se nje nje vepre.

"Patriot" nuk eshte takse per ate qe eshte ndertuar, por per tu mirembajtur, dmth, 50 milion euro ne vit mirembajtje nuk ka si te mi mbajne mua qe m`i kane mbajtur prej ndertimit njehere. Keto 50 milion mirembajtje do ti mbahen perdoruesve.

 Po te ishim socializem, kuptohet do t`i mbaheshin edhe atj katunarit qe kultivon rrush edhe atij qytetarit qe ben vere dhe e botilion. Por ja qe i mbahen atij tregtarit qe e transporton, dhe po kaloi andej nga tuneli se po shkoi nga Durresi ka te tjera taksa portuale, megjithese i ka bere portet ai qe ka qene dikur.

Ou?

Pse kostoja nuk i vete mbrapsht prodhuesit edhe kosnsumatorit o xhinnjës? Hë dhe pak se ke me zbulu rrënjët e dramës së Mamurrasit.

Do behemi 'bot' apo jo? 

 Po pse duhet theksuar *me para ne dore*.

Qe duhet bere me pagese duhet bere nga fillimi ne fund e anasjelltas, nuk e di si i kane bere daljet nga *RRUGA E MADHE* apo thjesht nje tabele me vrima, me emrin e fshatit dhe nje rruge me pluhur te bardhe ose balte dhe gropa te medha? Se po s`ka dalje te mirefillta atehere do te bejne vetem tynelin me pagese. 

Po ata qe e kane shtepine e vete ne fillim te tynelit , dhe prinderit ne fund te tij si t`ja bejne??

smileysmiley po ato qe prinderit i paskan nga ana tjeter i tunelit, i bie qe deri para nje viti duhet te kalonin malin.

Per eksperience personale ne autostradat me frekuence ditore, te leverdis abonimi.

pse thuhet aty "nese ka traga kosove"?

Po i referohem prape shume vendeve ne bote ne te cilet nuk paguhen taksa per rruget. 

Shpenzimet e mirembajtjes se rrugeve paguhen nga shteti, persa kohe ky eshte pronar i tyre. Shteti nga ana tjeter vjel taksa vjetore, apo unike nga pronaret e makinave te cilat sherbejne jo vetem per rruget por edhe per ambientin etj.

Në ShBA ka plot rrugë që janë me pagesë. Një mënyrë tjetër e të menduarit është dakord që e kanë paguar taksapaguesit për ndërtimin, po pasi është ndërtuar, pse duhet të paguaj unë si taksapagues për mirëmbajtjen e një rruge që s'e përdor? Më mirë ta paguajnë ata që e përdorin dhe të cilët e bëjnë të nevojshme mirëmbajtjen.

 @Pjerr Thomas: Ke shume te drejte pse nuk i mban nje ndermarrje e specializuar e rrugeve por duhet koncesion? Kuptohet...aty ku fitove aty ke qejf te fitosh prape smiley  Me pelqen sjellja businesslike e Sales.

 

Duhet te ishte vene ne Acarim nervash jo tek shtypi.

Shkrim me pa vlere nuk kam pare. Ska nevoje per koment

Meqenese jam i ri ketu me sinqeritetin me te madh, pershendetje te gjithe peshqeve, pa dallim feje, partie, race a krahine.

Kisha thjesht nje pyetje. Po per ate borxhin qe eshte marre dhe qe duhet paguar megjithe interesin (qe nuk e di sa mund te jete) a do shkoj ndonje gje nga keto leket per ta paguar kete borxh, apo thjeshte do dali nga taxat e popllit?

Po mire se i paguajme parate per me kalu ne tunel, por a di njeri me me thone se kur do te hapet? Jame duke bere disa plane transporti, por nuk di se kur do te rihapet. Please..............................................

nese te ardhurat nga taksat shfrytezohen per te miren e vendit dakort,por nese vazhdojne di bien fyellit ne nje brime disa prej tyre per interesa personale per te mbushur thesat e cpuar!e keni vet parasysh vijimin. 

me taxat e popullit u ndertua dhe me taksat e popullit do vazhdoje te mbahet kurse lulic vocerr i futi paret e veta ne xhep.

Breaking News: Tek tuneli do paguhen  taksa, dhe cuditerisht nuk do paguhen as me dhrakmi ne kembe as me dollare ne vesh, po me para ne dore! Gjithashtu, peshqit jetojne ne uje, gomaret akoma s'po fluturojne dot, dhe dimri vazhdon te jete me i ftohte se vera, edhe kur ka qene ne pushtet PS edhe kur ka qene PD. Deri kur do ta duroje populli shqiptar kete situate?!

U pordh dhe Libertaja pa filluar mire me duket. E kapi virusi i sensacionit qe te vogel, do e lere me pasoja.

Mgjths kjo eshte motoja e pergjithshme e gazetareve shqiptare ne fakt. Kur s'ka lamje (mbasi ke kerkuar per to ne Facebook, MySpace, mediat e tjera shqiptare, blogje e forume) futi nje titull sensacional dhe shkruaj dicka, ca te jete.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).