Tremujori “fatlum”

Së fundmi, Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi të dhënat për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e dytë të vitit 2009. Tashmë publikimi i PBB-së tremujore po kthehet në standard të raportimeve zyrtare dhe kjo gjë nuk ka të sharë e për më tepër duhet përshëndetur dhe inkurajuar të bëhet sa më mirë e publikimi të bëhet sa më shpjet pas përfundimit të tremujorit për të cilin raportohet. Teksti i njoftimit që shpërndahet nga INSTAT nuk është i keq, por nuk jep shumë informacion dhe më shumë përpiqet të shpjegojë metodologjinë e llogaritjes. Duke qenë se metodologjia është po ajo dhe është publikuar që prej një viti, INSTAT është i lutur që ta nxjerrë veçmas metodologjinë dhe në publikimin tremujor të na japë më shumë informacion.

Shifra e publikuar për rritjen prej 5.3% do të thotë me fjalë të tjera që në tremujorin e dytë të vitit 2009 ekonomia shqiptare ka prodhuar 5.3% më shumë se në tremujorin e dytë të vitit 2008. Në krahasim me ekonominë globale, ekonominë e eurozonës apo me ekonomitë e vendeve fqinje rritja 5.3% duhet vlerësuar shumë e mirë. Por lajmi i publikimit vjen vetëm pak ditë pasi FMN-ja deklaroi që rritja vjetore nuk do të jetë më shumë se 0.7% (në prill ‘09 pat deklaruar që rritja vjetore do të jetë 0.4%). Meqë në këto vitet e fundit FMN-ja dhe institucionet përgjegjëse në Shqipëri kanë dhënë shifra të ndryshme, dyshimi është rritur dhe shpesh përpiqemi të bëjmë edhe analiza të tjera. Që analizat të jenë më të plota, duhet që edhe INSTAT të mund të bëjë publike më shumë të dhëna edhe për sektorë apo çështje të tjera. Dhe këto të dhëna duhet të fillojë t’i prodhojë edhe me seri tremujore dhe t’i publikojë jo më vonë se fundi i tremujorit pasardhës. Pa dashur të vëmë në dyshim profesionalizmin dhe përkushtimin e INSTAT, ne në Shqipëri vazhdojmë të kemi më shumë për zemër statistikat e të huajve për Shqipërinë. Mosbesimin ndaj statistikave të INSTAT na e ka ushqyer në vite (keq)përdorimi i ka bërë politika. Për fat të keq, rekordmen në këtë drejtim është kryeministri aktual Sali Berisha, që i deklaron i pari shifrat e më tej INSTAT-it nuk i mbetet gjë tjetër veçse të përafrojë realitetin me perceptimin që ka Berisha. Kush është marrë me vite me këto punë mund të mbajë mend që këtë pasion për të ndikuar në statistikat kombëtare Berisha e ka patur edhe kur ishte president i vendit. Në metodologjinë e GDP tremujore flitet edhe për sezonalitetin dhe shpjegohet edhe se si mënjanohet ai nga analiza. Por, deri më sot nuk ka metodologji që të marrë në konsideratë sezonalitetin politik apo të tjera ngjarje atipike në kuptimin nuk ndodhin prej vitesh, por kanë ndodhur vetëm në tremujorin që analizohet. Sezonaliteti politik është shumë i ndjeshëm në Shqipëri. Për më shumë që tremujori i dytë i vitit 2009 ka qenë një nga tremujorët më “fatlumë” në vitet e fundit në Shqipëri. Ky tremujor përkoi me tre muajt e fundit të qeverisjes së Sali Berishës shtator ‘05 – qershor ‘09. Le të bëjmë një analizë pak më të detajuar të rritjes së PBB në tremujorin e dytë të vitit 2009 nën dritën e disa të dhënave të tjera po zyrtare.

Rritja e publikuar, sipas degëve të ekonomisë, është si vijon:
Vihet re që nëse shpenzimet buxhetore kapitale vjetore në vitin 2009 janë vetëm 8.2% më të larta se në 2008, ndërkohë që në tremujorin tonë "fatlum" rritja është 24%.

Ndërtimi
Pra, ky sezonalitet politik është faktori kryesor që ka ndikuar që në tremujorin e dytë të vitit 2009, dega e ndërtimit që përbën 1/7 e ekonomisë kombëtare është rritur me rreth 10%. Ky sezonalitet do të shuhet në tremujorin e tretë e të katërt e për pasojë rritja e ekonomisë në tremujorin e dytë nuk do të thotë ndonjë gjë të madhe për rritjen e pritshme të vitit dhe të bën të mendosh që FMN-ja është më afër realitetit sesa qeveria shqiptare.

Industria
Në tremujorin e dytë të vitit 2009, industria është dega me rënien më të madhe - 6.3%. Industria nuk ka më peshën e dikurshme, por sidoqoftë është ende 1/10 e ekonomisë kombëtare. Këtë tremujor industrisë ia ka shpëtuar faqen energjia. Nuk disponoj të dhëna me bazë tremujore, por 6-mujori i parë i 2009 është shumë i mirë se 6-mujori i parë i vitit 2008 dhe shumë më i mirë se 6-mujorët e parë të disa viteve. Këtë pranverë ne kemi prodhuar energji më shumë, sepse edhe kemi eksportuar duke shfrytëzuar situatën e mirë hidrike të vendit. Por të dhënat energjetike flasin që në 6-mujorin e parë të vitit 2009 (pra edhe në tremujorin e dyt&eumlsmiley humbjet në rrjet janë rritur me 7%. Mendoj se ai prodhim i shtuar që humbet, nuk sjell asnjë përfitim për askënd dhe për pasojë nuk ka pse të përfshihet në rritjen ekonomike.Në të dy degët e mësipërme ndikimi në rritje vjen më shumë nga shtysa të nevojës së qeverisë për punë publike dhe nga prodhimi i një kompanie publike energjetike. Një analizë më e detajuar dëshmon se sektori privat jobujqësor, sektori ku ka më shumë punësim ka vuajtur edhe në tremujorin e dytë të vitit 2009. Kjo duket edhe në rënien e shitjeve, importeve, eksporteve etj. Ritmi i ulët i rritjes së vëllimit të qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve në tremujorin e dytë dëshmohet nga ta ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Në Shqipëri TVSH e mbledhur është sa  10% PBB dhe duke qenë se ka një normë prej 20% dëshmon shumë mirë se ç'ndodh të paktën me gjysmën e ekonomisë kombëtare.

1 Komente

Eshte per tu habitur se si anal-istat tane akoma nuk e kane kuptuar se puna INSTAT-it me GDP, BIP, PBB, etj eshte vetem loja qe luajne elitaret tane keto 18 vjet per te justifikuar nje qeverisje te deshtuar ne cdo drejtim e qe mundohen ta mbulojne me shifrat e INSTAt-it dhe Brukselit.

Edhe nje konservator si Sarkozi u deklarua kohet e fundit se loja me shifrat ne rritje te BIP, PBB, etj eshte e rrezikshme, pasi me teper rendesi ka cdo te thone keto shifra per masat e gjera te popullsise. Komisioni i ngritur extra per kete pune ne France kerkon dokumentimin sa me te shpejte e me te persosur te buxheteve familjare.

Ne perendim kerkohen koeficente(massindex) te tjere me eficiente, se BIP-it i ka ikur koha, nuk ka domethenien e duhur se vite me radhe BIP rritej e rritej por te ardhurat zvogeloheshin e zvogeloheshin. Ne Gjermani nga 1999 - 2005 BIP per koke u rrit me 6 % por te ardhurat reale  u ulen me 15 %. 

Per Shqiperine  keto shifra kane sherbyer gjithnje per kozmetike nga ana e politikaneve se domethenia e tyre ishte e vogel. Nje ekonomi qe nuk e kap as kriza boterore(integrim boteror), bujqesi inekzistente, turizem bastard e nje shtet ku vetem ligji nuk ekziston. Pasojat e kesaj politike do ndihen edhe per disa dhjetevjecare. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).