Topi kundër vendimit të opozitës: Asnjëherë s'kam qenë për bojkot

TIRANË- Presidenti i vendit, Bamir Topi është shprehur sot kundër bojkotit të parlamentit nga ana e opozitës. Duke deklaruar se ai nuk e komenton vendimmarrjen e opozitës, apo mazhorancës ka dhënë gjithsesi mesazhin e vet lidhur me vendimin e opozitës për marrëdhënien e kushtëzuar me parlamentin, deri në transparencën e kutive të votimit.

 

"Unë kam pasur një parim dhe vetë kur isha në politikë nuk e komentoja vendimmarrjen e opozitës, apo të mazhorancës kur ne ishim në opozitë, aq më shumë sot që jam President. Mesazhin tim e keni pikërisht në momentin e inaugurimit të Parlamentit të ri. Aty është një koncentrat i gjithçkaje që unë kam menduar dhe vazhdoj të mendoj. Përgjigjen e keni në mesazhin që unë kam dhënë. Unë, asnjë herë nuk kam qenë për bojkot, asnjëherë në jetën time"- ka thënë Topi.

Deklaratën kreu i shtetit e ka bërë sot në përfundim të ceremonisë së diplomimit të brezit të tretë të studentëve të Shkollës Shqiptare të Politikës.

Ndërkohë Partia Socialiste ka vendosur nisjen protestave në shesh kundër vjedhjes së votave. Dje, kreu i PS-së, Edi Rama njoftoi datën 10 tetor si ditë të nisjes së protestave për të vënë në vend të drejtën e mohuar nga pushteti.

 

5 Komente

Pervec E Rames te gjithe jane kunder bojkotit.

E  ke fjalen per ata qe jane zgjedhur deputet apo per popullin ne pergjithesi? Nese e ke per kete te fundit atehere po te them se dhe une jam per bojkot derisa te pranohet hapja e kutive ku mendohen abuzime. Ja qe u beme dy; une dhe Rama.

po se beheni 2 budallenj bashe mendoni se do dalin njerzit sheshit?

E para po diskutojme per bojkotin dhe jo per sheshin. Dhe e dyta, budallin vetem budallenjt mund ta shmangin nga budallalleqet, prandaj 2 jane me mire se 1.

Foli edhe Topi qe i bleu votat e deputeteve te Nanos per tu bere president. Ik o Top shih ndonje ndeshje futbolli me 'cunat e tirones' se psje per ate pune ti jooo

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).