Tirane-Elbasan, per 18 minuta

E Diele, 11 Tetor 2009

 

Lajm i mire vjen per qytetaret e Shqiperise se Mesme dhe juglindjes e me gjere, pasi se afermit pritet te nisin punimet per autostraden qe lidh Tiranen me Elbasanin.

Kete fakt e pohoi Kryeministri Sali Berisha, gjate emisionit "Ora e debatit" ne Televizionin Ora Nees. Shefi i qeverise dha mbremjen e se premtes, edhe afatet per autostraden e re, e cila do shkurtoje distancen mes Tiranes dhe Elbasanit ne vetem 25 kilometra te pershkueshme per vetem 18 minuta me automjet.

Nisja e autostrades Tirane-Elbasan me tunel ne Kerrabe, eshte pjese e projektit te rendesishem te infrastruktures rrugore boshtit qendror jugor, nje premtim elektoral i kryeministrit Berisha qe mesa duket po konkretizohet me shpejtesi.

Kryeministri lajmeroi se pikenisja e autostrades Tirane-Elbasan do te jete nyja e Unazes se Re te Tiranes, per te vijuar ne Lunder, Mullet, Ibe, duke pershkuar Kerraben me ane te nje tuneli prej mese dy kilometrash e duke dale ne anen tjeter ne Luginen e Bradasheshit, e gjitha kjo per vetem 25 kilometra. Ky ishte nje nder tre projektet ne leter qe ishin hedhur per te lidhur kryeqytetin me Elbasanin per te shmangur rrugen e veshtire ne Qafe Kerrabe. Sipas shefit te qeverise, u perzgjodh ky variant pasi i sherben me se miri trafikut ne Boshtin e Jugut. Ne saje te kesaj autostrade me kater korsi, e cila fillon brenda vitit te ardhshem, Elbasani do te shnderrohet ne nje lagje te kryeqytetit. Por rruga, i sherben edhe vendeve fqinje, si Maqedonise, Greqise dhe Kosoves.

***

Autostrada Tirane-Elbasan, konsiderohet rruga qe lidh Lindjen dhe shihet dhe si nisja e Boshtit te Jugut. Projekti i ngjashem me Durres-Kukes, ka tunel 2,5 km te gjate qe do te lidhe dy qytetet per me pak se 20 minuta.

Keshtu, nuk eshte me nje enderr. Elbasani me Tiranen do te lidhen me ane te nje tuneli qe do te pershkoje Krraben dhe per 20 minuta mund te gjendesh ne kryeqytet. Madje me pare ne Tirane, do te arrije nje makine e nisur nga Elbasani, se sa nje automjet qe pershkon rrugen e Tiranes se Re.

Shoqeria anonime "Kerraba 2007", ka prezantuar ne Elbasan projektin teknik te rruges me tunel Elbasan-Kerrabe-Tirane. Kryetari i bordit te shoqerise, Fatbardh Doko, u shpreh se rruga eshte projektuar te lidhe Elbasanin me Tiranen me ane te tunelit qe shkurton ne menyre te ndjeshme distancen dhe do ta integroje kete qytet ne harten e rajonit me tregues te larte ekonomik. Epersite e rruges jane rritja e efektivitetin industrial te Elbasanit, vleren e pasurive te paluajtshme te qarkut, qe do te forcojne prirjen per thithjen e investimeve. Projekti cilesohet nje zgjedhje e veshtire, strategjike, por e vlefshme dhe qe synon te lidhe Elbasanin me qendrat kryesore te Shqiperise permes nje vizioni te ri te shekullit te 21-te. Rruga Elbasan-Tirane parashikon nje tunel 2,5 km te gjate me 4 korsi, te dimensioneve evropiane dhe qe ofron shansin qe Elbasani te jete larg kryeqytetit vetem per 18 minuta, nga 75 minuta qe duhen aktualisht. Ky do te jete projekti i dyte me nje tunel gjigant qe lidh dy qytete, pas atij Rreshen-Kalimash qe para pak kohesh eshte peruruar nga kryeministri i vendit, Sali Berisha dhe homologu i tij kosovar, Hashim Thaci dhe qe eshte ne fazen finale te tij.

Kjo zgjidhje sipas drejtuesve te shoqerise, i pergjigjet perspektivave te zhvillimit te vendit brenda konceptit te Korridorit te 8-te dhe synimit strategjik te Shqiperise per sektorin e transportit. Nevoja e ndertimit te ketij segmenti eshte theksuar ne te gjitha studimet rajonale te transportit, ndersa Masterplani i transportit te Shqiperise e konsideron ate si perparesi te larte. Por kjo rruge pritet te lidhe ne nje distance me te shkurter kohore edhe rajonet e Pogradecit e Korces. Por edhe ngritja e industrive te renda ne kete zone, si cimentos dhe hekurit, materialeve te ndertimit, lendes drusore etj., ka nxitur realizimin e projektit, me qellim zbutjen e varferise dhe zhvillimin ne qytetet e vogla si Cerriku, Gramshi, Belshi dhe Kucova.

Por edhe nje numer i madh kompanish kane shprehur deshiren per investim per zbatimin e projektit qe ka marre vleresime kombetare e nderkombetare. Kostoja e kesaj rruge ne total llogaritet 170 milione euro. Nisma per te realizuar rruge te standardeve ne perputhje me vizionin e Komisionit Evropian, Federates se Rrugeve te Bashkimit Evropian ka qene edhe nje sugjerim nderkombetar dhe i vetmi segment sipas drejtuesve te bordit, i pa financuar i korridorit Lindje-Perendim. Fatos Salliu

Qeveria mbeshtet projektin

Zyrtare te MPPTT jane shprehur se projekte te tilla mbeshteten nga qeveria shqiptare pasi jane pjese e strategjise per zhvillimin e infrastruktures rrugore ne te gjithe vendin. Projekti ka mjaft avantazhe per Elbasanin ndaj po shihet me perparesi nga qeveria. Krahas ketij projekti kishte dhe te tjere, si rruga e projektuar nga nje konsorcium italian, por qeveria mbeshteti kete projekt pasi i ka te gjithe treguesit ekonomike, sociale dhe politike, - jane shprehur pak muaj me pare, zyrtare te larte te MPPTT.

Projektet e tjera per rrugen, ideja ne diktature

Ka pasur edhe ne te shkuaren projekte per ta lidhur Elbasanin me Tiranen. Ne vitin 1997, nje grup Italian nxori koston e ndertimit 100 milione USD. Ne fakt historia eshte me e hershme, ne kohen e socializmit, ku eshte folur edhe per nje tunel 7 km te gjate. Ky tunel do te sherbente edhe per strehimin e popullsise se Tiranes dhe Elbasanit ne rast lufte. Por per aresye financiare u la dhe nuk u be. Nje projekt i dyte italian e nxjerr koston e rruges me dy korsi ne 129 milione euro, kurse i sipermarresve vendas eshte me kater korsi dhe me me leveri sipas zevendesministrit Ernest Noka.

Arkitekti: Te dhenat per kostot dhe permasat

Arkitekti Rajmond Hasballa beri nje ekspoze projektit te rruges se re qe do te lidhe Elbasanin me Tiranen, me ane te nje tuneli 2,5 km qe kalon ne Qafe Kerrabe. Sipas ketij projekti, rruga eshte e projektuar te jete me 4 korsi, 25 m e gjere dhe do te kushtoje 170 milione euro. Kosto totale eshte 169.437.680 euro, kosto e tunelit eshte 72.585.366 dhe kosto e rruges eshte 96.852.314 euro.

Ndryshimi

Rruga ekzistuese dhe si do te jete e reja

Rruga aktuale Elbasan-Tirane nga pikepamja altimetrike eshte konceptuar per kushtet e transportit para Luftes se Dyte Boterore. Gjatesia totale e saj eshte 54 km. Eshte asfaltuar ne vitin 1960. Ka gjeresi 7,5 m. Kushtet e udhetimit ne nivel shume te ulet. Shpejtesia e levizjes 50 km ore. Rruga pershkon nje reliev malor me shpate qe arrijne deri ne 45 grade. Kuota me e larte e rruges eshte ne afersi te fshatit Gracen, 930 m mbi nivelin e detit. Problem serioz eshte mosakomodimi i automjeteve me tonazh te rende mbi 8 ton. Segmenti i ri propozohet te kete nje gjatesi 31,5 km dhe nje autostrade 15-25 m te gjere me kater korsi dhe nje korsi emergjence. Nje tunel 2,5 km perben zgjidhjen kryesore dhe padyshim edhe koston reale. Rruga e re pothuaj shkon paralel me ate ekzistuese, por mbi koncepte krejt te ndryshme. Rruga e re do te ndjeke itinerarin nga Teleferiku Elbasan, Kryqezimi Trenit, Perroi i Kushes, dalja e tunelit tek kafja e Liut, ndjek Erzenin me pas drejt Lundres dhe perfundon afer shkolles se policise.

Si pritet te ndryshoje trafiku

Bazuar ne rezultatet e modelimit te trafikut dhe trafikut ekzistues ne segmentin Tirane-Elbasan, trafiku mesatar ditor per 25 vitet e ardhshme parashikohet te arrije ne 8503 mjete ne vitin 2011, qe konsiderohet si data e perfundimit te vepres. Ndersa ne vitin 2035 trafiku parashikohet te arrije ne 80000 automjete.

Taksat qe do aplikohen

Per taksi dhe vetura 2,9 euro

Per fugonet 5 euro

Per autobuse 10 euro

Per trailera 8 euro

Cmimet mund te ndryshojne ne varesi te situatave financiare
 

42 Komente

Beni funksional te parin njeher pastaj filloni me te tjerat.

 Rruga e re do te ndjeke itinerarin nga Teleferiku Elbasan, Kryqezimi Trenit, Perroi i Kushes, dalja e tunelit tek kafja e Liut, ndjek Erzenin .....

Ju lutem Vilage ..., ne se ke mundesi ta shoqerosh me nje harte ose skice krahasuese per tu kuptuar me mire . Per mua qe kam jetuar gati 10 vjet ne ato vende ky pershkrim pervec daljes ne Lunder dhe perfundimit te sh Policise , asgje nuk kuptohet . Eshte nje rruge me te vertete e ndertuar mbi argumente EKONOMIKE dhe shume pak Patriotike !Do sjelle se s'ben ndryshim per MIRE ! Dhe sa me shpejt drejtimin e VLORES !

Kisha dhe nje si kuriozitet , eshte projekt i tanishem apo adaptim ose i njejte me projektet e para Pluralizmit !

Llogjikisht i bie deri ne Bradashesh.

Ato numrat jane nje cike te rritura per ato mjetet qe levizin ne dite, por gjithsesi eshte rasti per te bere injorantin qe ta bejne gjithsesi.

Jane shanset qe disa biznese mund te orientohen fare mire ne Elbasan per shume arsye sepse ka infrastrukture te mire ne Metalurgji , plus nese qeveriu e mban fjalen per zone te lire industriale ate. Edhe vlera rritet edhe papunesia sajohet mire, pra ulet shkurt investim i mire nese realizohet ne kohen e  duhur. Po edhe nese do kerkohet te konkurohet me fuqi punetore nga Elbasani ne Tirane fare mire mund te beht.

Liron gjithashtu trafikun ne aksin qe do i drejtohet jugut. Tirane Rrogoxhine , mund fare mire te zevendsohet Tirane Elbasan Rrogozhine.

Problem i vetem nese mund ta quajme keshtu eshte izolimi deri ne nje fare mase i zonave qe jane prane rruges egzistuese.

mos mre,

une thashe shyqyr i ika larg atij vendi, e vjen Sala e ma afron smiley

 

Nisja e rruges dihet..perfundimin e di vetem nastradini. Ajo rruga kosoves ka mbaruar akoma apo do perurohet komplet per zgjedhjet e 2013?

Me duket pozitive si ide. Me teper se 18 minuteshi, mendoj se eshte e nevojshme nje zgjidhje imediate per aksin shume te rendesishem juglindor dhe per pershtatjen ndaj perspektives te te ardhmes.

Sipas ketij projekti, rruga eshte e projektuar te jete me 4 korsi, 25 m e gjere dhe do te kushtoje 170 milione euro. Kosto totale eshte 169.437.680 euro, kosto e tunelit eshte 72.585.366 dhe kosto e rruges eshte 96.852.314 euro.

Ajo fare pak pervoje qe kam une me perllogaritjet e kostove te projekteve te ndertimit me ka mesuar qe duhet me ju rujt shifres se pare qe nxjerr nga goja, sepse ka per te ndjek nga mbrapa gjithe kohes dhe ajo ta humbet kredibilitetin. Ne Gjermani quhet "der Fluch der ersten Zahl" qe do te thote "mallkimi i shifres se pare".

Gjithashtu pervoja e pakte qe kam une me ka mesuar, qe nuk ka bir nene qe te llogarise nje projekt, i cili eshte akoma ne leter, deri ne dhjetra euro. Asnjeri nuk mund te thote, qe nje faze e projektit, e cila eshte vetem ne leter, te kushtoje 72 585 366 euro. Dhe nese e thote dikush kete, ai nuk eshte aspak serioz.

 Numri i makinave Koth, mund te rritet ne te ardhmen, nese autostrada shkon deri ne Maqedoni apo Greqi. 

Nese aplikohet taksa per makinat besoj se e nxjerr koston e ndertimit dhe te mirembajtjes, ngadale po rendesi ka qe i nxjerr.

Tirane-Elbasan per 18 minuta! Do te ishte fantastike!

Po specialisti i mirenjohur Gjeqari cfare mendimi ka? Kam kohe qe nuk e kom pa mo nepe ekrane. Ishte nje kohe qe na lodhi per nje rruge te re komplet fushore per te lidhur Tironen me Elbasanin. Na tani, kaloi Saliu, o ta boje me te drejte dhe me te shkurter.

fushore panoramike pa tunele   smiley  

ore nga osht Ngjeqari megjithmend?  

do e ket vra ai kunati a krushku, ca e kish ate qe do ti kalonte rruga ka ara e vet smiley

he mer dhe ti,

po te preu barku, thuji Blendit te pyesi Canin se ka bohet Xhevahiri smiley

Taksat qe do aplikohen

Per taksi dhe vetura 2,9 euro

Jane ne metro keta? 3 Euro takse per 25 km? :o Dhe me Ameriken po ta krahasojme i bie qe jemi disa fish me shtrenjt, po dhe me Evropen, nderkohe qe jemi sa e sa me poshte ne te ardhura.

WTF? Nje qe ne ate kohe do punoje ne Tirane dhe jetoje ne Elbasan i bie te paguaje 6 euro vetem per taksat vajtje-ardhje. Shto dhe karburantin, dhe o i ngelen pak fare o s'i arrin rroga vetem te shkoje e te kthehet.

Pastaj c'ne llgaritjet me euro per taksat Koha Jone, nderkohe qe ne perdorim lek, apo me euro tingellon me lir?

Boj i gjiro ne shtetet fqinje  er gjibo ene shife si ti rrujne paret neper tolls.

Pastaj gjibo, te marrim nje pasagjer pa veture smileyot me fugon, do 3 euro me shku (2.5 euro bileta, po dhe  nji poc uje apo nji byrek do ta haje robi kshu qe del dhe nji 0.5 euro smiley)  ene do 1 sahat e cerek me shku neper kthesa qe ta sjellin byrekun ke hundet smiley  pa llogarit qe furgoni mban ere kembesh. Mas gjithe atyne kthesave, sje mo per asigjo. 

Per ate qi ka makine, do kursehet karburanti, por sidomos koha, se sdo ti duhet me u zgju me te gdhire per te ardhe ne pune, edhe sdo ta rruje shume a ka ngri krraba apo ka mjegull se mos  iken per lesh.  Ene kur kthehen ne darket do kursejne paret e kafes apo sheqerpares ke Reka apo nai koke qingji qe blejne rruges smiley

Per ata qi kane frike me i ra ka krraba ene se marrin timonin (si puna ime) do tju amelsohet rruga smiley ene sdo ju duket gjo 3 evroshi smiley ene do ti hypin vete kerrit e te shkojne.

Per ata qi i ze maqina dhe e evitojne aksin, sdo ta marrin mo me frike por do ti kerkojne babit/burrit/vllaut me i cu ne EL,PG,KO e Selanik smiley

Ceshtja shtrohet, a do shkoje mo njeri per te ngrene mish ne hell sa te plase tek kilometri 29 ??

Por gjer athere, pronari do ta kete diversifiku i cikez biznesin ene spo ja qaj hallin.

Keto supozime, gjithnji, nqs rruga behet me te vertete eee smiley

Amon mer dhe ju, sikur u bo rruga dhe paska n'jel ke taksa e rruges muhabeti!

Po ne shtetet fqinje jo se kam bere aq shume xhiro sa juve, po nga eksperienca ime modeste s'kam pare askund ne bote takse 3 euro per 25 kilometra. Edhe sikur kjo eksperienca fantashkencore pergjate ketyre 25 kilometrave te perfshinte ndonje gje tjeter, prap shtrenjt do ishte. smiley

Qe mos keqkuptohena, ideja e rruges, dmth berjes se saj eshte fantastike. Shqiperia ka shume mungesa te tilla; jemi nje pellembe vend dhe duhet nje jave ti vish verdalle, akoma dhe sot.  Dhe Birisha ka vertet merita me inisiativat e rrugeve, sado qe ti vije inat socialisteve ne pergjithesi e peshqve ne vecanti per projektet e tij te rrugeve. smiley

Por mos ja fusin si kau peles dhe keta me taksa te tilla, se kur te perfundoje segmenti i ri deri ne Pogradec a ku do veje,  me kete kut taksash i bie te paguash nja 30 euro taksa rrugesh per te shkuar nga Tirana ne Drilon. smiley

mos ha pilaf n'librazhd ene je m'rregull smiley

dalin leket smiley

xhibo, ka tynel plako keshtu qe duhet taksa per mirembajtje. Per mua edhe Kalimashi duhet bo me toll edhe te larte biles, se nuk duhet lon qe te degradohet si cdo gjo tjeter qe bejme ne. Te kaloje dhe ca kohe sa tu jepet mundesi robve te bredhin ca tutje tu, e pastaj me toll plako.

Po normal qe dhe Kalimashi duhet bere me taksa. Po cdo gje ne proporcion. Kalimashi eshte pjese e nje rruge shume me te gjate, dhe ti kur e merr ate rruge s'do e kishe problem te paguaje 3 apo 4 euro fjala vjen, ne proporcion me shpenzimet e tjera te rruges qe do besh deri ne Kosove, apo Kukes.

Po ne kete rastin e rruges se Elbasanit me duket shume 3 euro per 25 kilometra, sidomos duke llogaritur qe do kesh shume njerez qe e bejne ate rruge shpesh ec-e-jak, se ke shume tipa si Birdija qe shkojne e vijne shpesh nga Elbasani ne Tirane. smiley

Te kete taksa po ne proporcion. Nuk eshte e thene te paguajme shpenzimet e rruges brenda mandatit te Berishes. smiley

se ke shume tipa si Birdija qe shkojne e vijne shpesh nga Elbasani ne Tirane.

jo plako jo nuk shkoj e vij, vec  per vdekje e dasma smiley

kshu qe duhet me pyet ata qe e bojne vertet shpesh smiley

s'kam pare askund ne bote takse 3 euro per 25 kilometra

Xhibo, zgjidhet kollaj ai problem, pasi të kesh bërë 25 km për në Elbasan, mos ndalo, p.sh. vazhdo edhe 25 km dhe i bie me gjysëm çmimi (BOGO) smiley

Sipas gazetes Koha jone, Tirane-Elbasan per 18 minuta me automjet.

Po Elbasan-Tirane per sa minuta do behet?

rruge te tilla duhet te ishin nisur te pakten para 10 vjetesh, rruga eshte e zeze, as blu e as roze, paguhet me taksat tona, ndaj dhe te mos e shaje njeri

Kjo rruge ska te beje shume me boshtin e jugut apo boshtin qendro-jugor.Pd-ja apo qeveria duhet minimalisht ti permbahet projektit te paraqitur en pltaformen politike te fushates se 2005 dhe pltfermes qeverisese ne vim.Gjithashtu duhet ti permbahej projektit te shuem deklaruar perseri gjate fushtes qe lam pas dhe qe e kishte fillimin nga kthesa e Kamzes-Vaqarr-Lugina e Baldushkut-lugina e Paprit-Fusha e Dumrese_Kucove-Berat-Memaliaj.Kjo ne fakt ishet edhe ideja e Inxh Ngjeqarit por qe duhet thene qe kjo ide ka qene shuem me e kahershme,i perket viteve 30 dhe me pas viteve 70 te.

Ideja e inxh Ngjeqarit eshte shuem here me ekonomike dhe nese i permbahemi principit te konkurences ajo do te ishte me e perzgjedhur edeh nag mjetet sepse do te udhetonin 2 fish me lire.

Po pse nuk ka marre drejtim dhe nuk eshte bere e mundur realizimi i projektit te inxh Ngjeqarit???! Apo perse eshet "zhdukur" Inxh ngjeqari sic e shtrojne pyetjen disa???!!

Per aq sa une jam ne dijeni te kesaj gjeje shpjegimi lidhet tek aleancat e paskrupullta qe u bene pas zgjedhejve te 2005-es...nga Nano armik qe i kishet duart me gjak dhe te kurruptuar en nano shuem mik....nga Naci apo Poci i korruptuar ne Naci apo Poci ortak....! Inxh Ngjeqarin e cuan deri tek "cezma" me disa akte te pjesshem por nuk i frimosen aktin e fundit qe mundesonte fillimin e punimve,nuk i frimosen kontraten...dmthne e raskapiten pa fund,duke ndjekur pikerisht strategjine mafioze te konsumit total,te lodhjes dhe shkaterrimit ekonomik vetem e vetem per te stimuluar grupe me organizim mafioz dhe ide me qellime jo te dobishme per vendin!

Perderisa nuk arrijme te bejme dallimin e projekteve ndermjet konkuruesve si psh ajo fushore e Ngjecarit me ate te projektuesve me tunel, nuk mund te flasim qarte.

Nese p.sh. te dyja projektet japin 20-30 minuta per kalim, njera kerkon shpronesime, sepse kalon ne fusha te punueshme, pra ka kosto, Duhet krahasuar me ate me tunel e cila ka edhe ajo koston e tunelit. Nese pagesat(taksat), pra perqindja e mirembajtjes se fushores eshte me e ulet, ajo me tunel kerkon me shume mirembajte pra kosto pagese prej kalimtareve me te larte. Kjo ne njesine e kohes 20-30 vjecare, jep opsionin fitues. Pra kerkon si nje oponence te mirefillte ekonomike per ndertimin ashtu edhe oponencen bashkangjitur te mirembajtjes ne njesine e kohes. Keto oponenca behen publike ashtu si jane edhe takasat qe do tu merren te cilat jane publike.

Leverdia e shlyerjes, nese eshte me koncesion ka tjeter vlere, dhe nese eshte me fonde publike ka tjeter vlere. Por, ne te dy rastet ka oponence deklarative.

Ne rastin ne fjale eshte vetem nje tym qe kerkon te beje qeveria e kryeministrit, per te kaluar perqendrimin e opinionit diku tjeter, si terheqje vemendje. Ai e di tashme mire qe kalimet me tunele ( po e meson prej atij ne ndertim) kane nje problem shum te madh ne Ballkan, pasi shtresat gjeologjike jane ne levizje te medha, kjo si pasoje e maleve te reja qe permban kjo zone. Pra jo te pamundura, por me kosto te vecanta.

Keiend!

Jam dakort me mendimet e tua,por dua te theksoj se ajo fushorja vertete eshte en fushe por ka shuem me pak shpronesime se kjo qe kalon ne luginen e erzenit me vlera te tokes sheum here me te larta dhe terren sheum here me te komplikuar.Ajo e Ngjeqarit ( i njoh te dyja transete ne fakt) kalon ne gati 60% toke e pashfrytezuar por qe eshet lugine apo "fushore" ndersa ne pjesen tjeter qe kalon neper toka bujqesore vlera e tokes eshte 3-4-5 here me e ulet se ajo e lugines se erzenit nga kalon kjo  me tynele.

Tjetra gjithashtu ehste se jo vetem ndertimi i tunelit qe eshet shuem i kushtueshem si dhe mirembajtja e tij me pas ehste me kosto shuem te larte pro edhe formacioni eshet sheum i paqendrushem ngaqe aty jane jo pak por 2 miniera nag me te vjetrat ne vend qe en kohen e Zogut ne mos gaboj...!!!

 Nuk e mora vesh, per sa minuta do behet rruga e re Tirane-Elbasan?

17 minuta e 41 sekonda. smiley

U hodh tymsja e radhes. Sapo filluan ti dalin petet rruges se kukesit, birisha leshon sajon nje rruge te re qe ti terheqe vemendjen publikut. Se ku do gjehen keto para zoti e di, megjithate rruga duhet. Di gjo njeri a e mbaroi sala ate rrugen plepa-golem se ne vere ishte llaftari!!! Apo s'merret sala me kshu gjonash te vogla!!? Personalisht me mahnit rruga e tanishme nga Krraba, e kam bere me qindra here, eshte natyre madheshtore. Ai segment mund te behet shume mire zone turistike ne nje te ardhme.

U hodh tymsja e radhes. Sapo filluan ti dalin petet rruges se kukesit, birisha leshon sajon nje rruge te re qe ti terheqe vemendjen publikut.

Per kete rruge, biznesi i Elbasanit ka vite qe po ben lobing. Jane bere takime, preventive e analiza fizibiliteti me qeverine.

Te isha si ty, nuk do ta banalizoja deri ne kete pike.

Fjale te mencura na the o ols, po udhe s'te jap dot se jemi burra e sedren e burrit mos e nga. Tashi olso, m'qafsh mu, po te jesh ne gjendje te me thuash 3 emra nga bizneset gjigande te Elbasanit qe paskan bere lobing je i modh. Nuk besoj se e ke fjalen per 'biznesmenin" Laze apo dyqanin e bugaceve apo jo!!!

lene mer lazen , se na hudhi nga kategorija na hudhi smiley

Me ka tregu nje shok nje histori shume te dhime me ket punen e raportit distance/shpejtesi. Roja e fabrikes se tij ishte nji mashtrus legjendar qe nje dite kishte ni te tregote aktivitetet e tij te dites se diele (ky muhabet nga viti 94-95). Rastesisht fare, me qe s'ja maj men emrin rojes, per efekt transkriptimi po ja vejme emrin Sale. 

Sala : "Mora çunin, i hypem biçikletes dhe per çerek ore ishim ne Golem"

Shoku : "Car thu me? Si mer u shkoka nga Tirona ne Golem per çerek ore?"

Sala : "Po mire o burre i dheut, mos çerek ore, 25 minuta"

Shoku : "Po rri o burre mos ja fut kot tashi!"

...

Si perfundim doli qe rojes, pra Sales siç e quajtem ne, i kishte shku rruga gati 2 ore.

A m'kuptoooooooooove?

Kur do te dale E Brace para mediave me fillu hedhjen e baltes per kete rruge te re,n.q.se i ka tepruar pak nga balta qe ka hedh ne rrugen Durres Morine,do zoti nuk hedh shume se xhiron Rama kur te shkoje per ndonje miting ne Elbasan

 

Eshte lincu Bracja nga shefi, ka guxu me i thene eshte mire te futemi ne parlament sa per te marre rrogen, dhe shefi i modh duke qene se ka dhe inatin se ky i ka marr votat G99 ne Berat e ka heq fare nga kryesimi i grupit. Tani do mesoheni me deputet e rinj. 

"Syri i Shqiponjes" nuk flitet per projekte me fjale ne pergjithesi, e te degjuara aty ketu........... Pse jo!......... Sepse ka te beje me vlera monetare te medha, sektore te ndryshem shpronesimi me vlera te ndryshme, si dhe cilesim i germimit, pra thellesive te trasese e kalimeve ne ane ose siper pjerresive. Pra me pak fjale, ka njeqind studime pjesore.

Une per sa i perket vleres se tokes, do te krahasoja si fillim, fushen e Vaqarrit (projekti i Ngjecarit) me rrugen pregjate kodrave te Mulletit(studimi i deklaruar fresket). Metri katror ne te parin eshte 50 e/m2 ne inicie, ndersa anash Mulletit 2mije lek /m2 . Pra ka ndryshime te medha.

Kalimi i rruges se Ngjecarit nga a ky kryqezim merr vlere nese rikonstruktohet edhe rruga e vjeter nga Ndroqi ( Tirane-Durres), ose lidhja e re me Rogozhinen, ndryshe eshte nul. Ose kerkohet projekt ndermjetes per ta lidhur me autostraden ne Kashar, mbas Domjes, pra edhe 15 km autostrade.

Per sa i perket studimit te shtresave gjeologjike nuk perfillen fare minierat e vjetra, sepse nuk afrohet me to, dhe tuneli eshte tub me vehte, dhe ska te beje me gropezimet dhe fraksionet ne largesi, por me ato ne levizje rreth tij, si dhe ato mbi te.

Nje studim i instituteve nderkombetare do t`i jepte vlere cilesore studimit por keshtu ka te beje me kosto. Ne tynelet qe po behen ka dy institute qe punojne njekohesisht, cast pas casti, si dhe specialiste nderkombetare te mirenjohur, qe prenotohen me part-time per konsulta. Kjo ka kosto.

Projekti i fundit merr vlere nese behet Unaza e Tiranes, e cila shkarkon Selanik-Korce-Elbasan ne aut.Tirane-Durres. Ndryshe nuk ka vlere. Ashtu sic nuk ka vlere edhe Rruga e Arberit qe e trumbeton aq shume pa Unazen e Tiranes.

Pra 200 miljon Elbasani + 200 miljon Peshkopia = 300-400miljon Unaza e Tiranes = 800 miljon euro. Jemi afersisht ne vlera sic i ka deklaruar kryeministri..... Vetem keto?........Po te tjerat!

Ky pra eshte tymi.

Po nje cop rruge eshte,mileti bo nja 10 ne muje si kjo!

E rendesishme eshte te theksohet:

Rruga Tirane-Elbasan eshte veper e PD dhe e shokut Sali BERISHA!

Pse nuk i bejne pazhurme keto rruge?Pa FJALIME ,pa prerje shiritash?

Por i bejne shkel e shko,ne fund!

 

Si perfundim, pervec taksave te larta qe permenda une, i kemi nxjerre difektet e tjera kesaj marrezie te Berishes per te vazhduar me ndertim rrugesh pertej asaj Durres-Morine?

Ajo p.sh. pervec akuzave te korrupsionit dhe efektit anesor qe favorizonte ata qe ne fakt e bene rrugen jo ata qe thjesht hodhen dikur nje ide, sipas diskutimit te GPP (Grupit Parlamentar Peshkist) kishte dy korsi te panevojshme, po dhe afronte me teper se c'duhet maloket me Shqiperine e mesme.

Po kjo rruge? Jam i sigurt qe dhe kjo ide ka shume difekte si projekt. P.sh. i ben elbasanllinjte qe kane ikur me pune ne Tirane ti vizitojne me dendur familjaret e tyre, pasi i veshtireson gjetjen e justifikimeve per mos vajtje shpesh. Kjo do te thote dhunim te vullnetit te lire, dmth kufizim lirish. Plus qe prish ambientet e natyres, dmth siperfaqen qe ishte dhe do shtrohet me beton.

Tjeter ca ane negative kane rruget pervec ketyre? Flisni peshq, mos me zhgenjeni.

se dume er burre, se na vijne tezet e hallat me pi kafen e pasdrekes ne shpi smiley

ne ate kina mangut tashti.

ik mer se dum, se ishna rehat

P.S.  Po ti gjib sa i rrembym je mas idese se rrugeve smiley

smiley

Dicka tjeter qe eshte e 10me me reklamat qe i ben Berisha projekteve te veta (ne kete rast nepermjet Koha Jone) eshte qe jep ca shifra fikse. Fiks 18 minuta, si ajo meseleja e Lizandrit me lart. Po sikur te shkoje 18 minuta e 30 sekonda p.sh.  ne ndonje rast te rralle qe ndonje shofer para teje ngadaleson shpejtesine se shikon Bedrijen anes rruges, si i behet? smiley

Normal distancen e nxjerr nga projekti sa e gjate do jete rruga, po koha si del kaq fiks 18 minuta, dmth as 15 as 20, as "afersisht 20 minuta", po fiks 18. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).