Themelohet Universiteti i Prizrenit

Qeveria vendosi sot të themelojë edhe një universitet tjetër publik në Kosovë - Universitetin e Prizrenit. Në përbërje të tij do të jenë këto fakultete: Fakulteti Juridik, Ekonomik, i Edukimit, i Filologjisë, Fakulteti Filozofik, ndërsa në të ardhmen mund të themelohet edhe Fakulteti i Kulturës Fizike dhe ai i Arteve.

Në mbledhjen e sotme të Ekzekutivit, kryeministri Hashim Thaçi autorizoi Ministrinë e Arsimit dhe atë të Financave, që të emërojë një bord drejtues që do të merret me implementimin e këtij vendimi, si dhe të bëjnë të gjitha parapërgatitjet që Universiteti i Prizrenit të regjistrojë studentët e parë në vitin akademik 2010-2011.

Universiteti në Prizren do ketë si njësi akademike edhe në Gjakovë e Pejë. “Ky është projekti i parë i propozuar për themelimin e universitetit të dytë publik në Republikën e Kosovës, por mundësitë janë të favorshme edhe për hapjen e universiteteve të tjera publike në qendrat kryesore të Kosovës”, tha kryeministri Thaçi, transmeton KosovaLive. 

Thaçi theksoi se dija dhe kërkimi shkencor duhet të jenë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm kulturor, shoqëror dhe ekonomik të Kosovës. Sipas tij, kapitali njerëzor është elementi bazë për rritjen ekonomike, të qëndrueshme dhe të shpejtë të shtetit të Kosovës.

Ndërsa ministri i Arsimit, Shkencës dhe i Teknologjisë, Enver Hoxhaj, tha se arsimi i lartë është një ndër sektorët më të fuqishëm për zhvillimin ekonomik të një vendi. “Integrimi i Kosovës në BE varet shumë se sa Kosova do të ketë profesionistë që do të jenë në gjendje të ushtrojnë profesionet e tyre në sektorin publik dhe atë privat”, tha ministri Hoxhaj, i cili shprehu optimizmin se Universiteti i Prizrenit do të rrisë konkurrencën në sektorin publik.

Në një nga vendet e Bashkimit Evropian, siç tha Hoxhaj, në 1.000 banorë janë 50 studentë, përderisa në Kosovë në 1.000 banorë janë 30 studentë. “Me themelimin e këtij universiteti të rinjtë do të kenë një kosto shumë më të ulët të studimeve, karshi një kostoje shumë më të lartë që kishin më herët”, u shpreh ministri Hoxhaj.

Numri një i dikasterit të arsimit në Kosovë premtoi se shumë shpejt në qeveri do të vijë për shqyrtim Ligji për arsimin e lartë.

“Krahas kësaj do të kemi edhe një ligj të dytë për financimin e arsimit të lartë dhe këtu do të definohet qartë edhe roli i dy universiteteve publike”, u shpreh ai.

Universiteti i parë publik shqip në Kosovë – UP u themelua 39 vjet më parë nga Kuvendi i atëhershëm Krahinor i Kosovës. 
 

11 Komente

Urime Prizreni!

Suksese ne pune Universiteti i ri!  

pse u lodht mre

kishi shku ke universiteti kuksit smiley

Mire e ke ti, po prizrenlite e kane i' cike merak pastertine!

I dune halet e pastra!

Kshu qe.... smiley

se pari emri me pelqen me shuem se universitetet e Tiranes, pra

nyt ne tirane,

mesdhetari ne tirane,

UFO-ja ne tirane!??

Planetari

Epoka? e kujt?

Kristali? pse?

Paversia? mbas 90 vjetesh?

por prape se prape emrin i Ministrit te aresimit te kosoves nuk e konkuron asnje

pra kue sh e konkuron Enver Hoxha-j?

 

Plot universitete bosh ne katete

po osht publik mer dhe per at pune universtietet tona publike kane goxha emra, ju vjen anes

Aleksander Xhuvani ne Elbasan

Aleksander Moisiu ne Durres

Fan Noli ne Korce

Ismail Qemali ne Vlore

Luigj Gurakuqi ne Shkoder

etj

Në një nga vendet e Bashkimit Evropian, siç tha Hoxhaj, në 1.000 banorë janë 50 studentë, përderisa në Kosovë në 1.000 banorë janë 30 studentë.

di njeri sa e ka Shqiperia?

Urime dhe suksese.

Sa me shume shkolla e universitete.

Fakulteti Juridik, Ekonomik, i Edukimit, i Filologjisë, Fakulteti Filozofik, ndërsa në të ardhmen mund të themelohet edhe Fakulteti i Kulturës Fizike dhe ai i Arteve.

Juridik dhe Ekonomik hajde, por për këto të tjerat ka nevojë Kosova, apo sa me thënë që ka një universitet të dytë?

 "Në përbërje të Universitetin e Prizrenit. do të jenë këto fakultete: Fakulteti Juridik, Ekonomik, i Edukimit, i Filologjisë, Fakulteti Filozofik, ndërsa në të ardhmen mund të themelohet edhe Fakulteti i Kulturës Fizike dhe ai i Arteve."

Dmth ne duhet te pergatitemi per nje teprice  te vazhdueshme filozofesh, juristesh, filologesh dhe po te jemi me fat, ne te ardhmen pelivan artista. Sikur tashme nuk kishim  mjaf nga keta syresh. Mjafton te hysh ne 1 kafe dhe do ta gjesh te mbushur plot me fiozofe.

Shqiprise dhe Kosoves i duhen me shume tektnike, inxhiniere, te zote sesa 'Gri Sallat' qe mbushin rruget si gjithmone.
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).