Telenovela Edi Rama&Co

Debati i brendshëm në Partinë Socialiste duket se ka kaluar normalen duke përfshirë si median, ashtu dhe opinionin publik se çfarë do të ndodhë me pesë deputetët e kësaj partie, që kanë shpallur tashmë linjën ndryshe ndaj kryetarit të PS, Edi Rama.

Që në krye të herës le të themi se cilido të jetë vendimi i forumeve të Partisë Socialiste për vendimet dhe veprimet e pesë deputetëve socialistë, Edi Rama, në çdo rast e rrethanë, do të bënte gabim me përjashtimin e tyre nga partia. Madje kjo do të ishte po aq e vërtetë edhe nëse këtë vendim do ta merrnin vetë strukturat e kësaj partie, ashtu sikurse ndodhi në kongresin e 2003, kur Metën dhe një grup të madh të PS “i përjashtuan” me votë nga strukturat drejtuese.

Por edhe pesë deputetët kundërshtarë të Ramës, janë prej kohësh duke luajtur sylla-mbylla (lojë fëmijësh) me partinë ku aderojnë.
Herë dalin, herë fshihen, herë thonë do hyjmë në parlament, herë thonë se duan të hapen kutitë. Herë thonë se duan mandatin e deputetit, herë thonë se zbatojnë vendimet e forumeve të partisë.

Të pestë, nuk janë të qartë, nëse duhet të hyjnë në parlament apo jo. E thonë këtë nga mëngjesi në darkë me deklarata, por parlamenti aty është, po pret. Dhe këta përfaqësues të nderuar të tempullit të ligjit, nuk shkojnë në Parlament. Arsyet se pse, nuk janë kaq të thjeshta, dhe duket se deputetët kanë marrë përsipër një nismë, që nuk po i shkojnë dot deri në fund.

Pesë deputetët e Partisë Socialiste, në asnjë rast nuk janë shprehur qartë dhe prerë nëse do të donin të hapeshin kutitë dhe të numëroheshin votat apo jo (të paktën, të pestë në një z&eumlsmiley. Frika se me ndonjë rrëzim të mundshëm të rezultatit të kutive, do të rrëzohej dhe kauza e tyre politike për largimin e Ramës nga partia, i bën paksa dyshues. Sepse, nëse pretendimet e Ramës për manipulim të votave, do të vërtetoheshin nga hapja e kutive, koha do t’i jepte të drejtë kryetarit aktual të Partisë Socialiste, dhe do të vendoste përpara një lloj përgjegjësie morale deputetët e vjetër të PS. Ndoshta këta ligjvënës, besojnë më shumë në ndryshimin e rezultatit pas hapjes së kutive, sesa të kundërtën.

Ana tjetër e medaljes, është presioni psikologjik që ushtrohet ndaj maxhorancës së deputetëve të PS.

Secili prej tyre, del çdo ditë në një organ mediatik dhe deklaron gjithmonë: do të hyjmë në kuvend: e filloi Blushi, e vijoi Islami, më pas Malaj, mandej Harasani e në fund Marko Bello. Duket se mesazhet në fakt i shkojnë më shumë për shtat Berishës sesa zyrtarëve të PS: Të thuash përditë se do të hyj në parlament, dhe asnjëherë të mos e ndërmarrësh këtë hap, do të thotë se nuk je i qartë në kauzën që mbron. Por Berisha ndihet më i qetë kur në distancë, pesë deputetë të Partisë Socialiste i thonë përditë: zotëri, ne për reformat e mëdha do të hyjmë në parlament, (edhe pse numri i tyre nuk i plotëson sërish mandatet që kërkohen për miratimin e ligjeve më të rëndësishme në vend). Pra vetvetiu kuptohet: zoti Berisha, mos i hap kutitë se ne jemi këtu, do të hyjmë në parlament.

Por loja kukamfshehti, ndoshta nuk mund të vazhdojë shumë gjatë. Pesë deputetët ose do të zbatojnë definitivisht kërkesën e strukturave të PS duke zbatuar edhe rregullat e brendshme të kësaj partie, ose duhet të shkojnë, në mënyrën më ligjore të mundshme në parlament, dhe aty të bëjnë opozitën e vërtetë.

Por ndërsa pesë deputetët janë duke bërë përditë gabimet e tyre, po aq po gabon edhe kryetari i PS Edi Rama. Në fund të fundit, nuk e vendos Edi Rama i vetëm, nëse “do të ketë pasoja” apo jo për deputetët që hyjnë në parlament. Edi Rama mund të flasë për frymën politike të kësaj partie, por nuk është ai garanti i statutit të kësaj partie. Edi Rama duket se është tepër i irrituar kur thotë se pasojat do të bien mbi deputetët. Lideri aktual i Partisë Socialiste, do të bënte mirë që në krye të herës të hynte në parlament. Të legjitimonte deputetët që përfaqësojnë Partinë Socialiste. Të merreshin mandatet. Të regjistrohej grupi parlamentar. Kështu s’do të mund të largohej nga grupi as Shpëtim Idrizi, sepse ndryshimet e grupit bëhen vetëm njëherë në gjashtë muaj. E pas kësaj, të mund të merrte postin e nënkryetarit të kuvendit, i cili i takon opozitës. Të merrte katër komisione të rëndësishme parlamentare në kryesimin e tyre. E pasi të kishte legjitimuar aty forcën e vet politike, mund të parashtronte kërkesat e tij në kuvend, dhe më së shumti, atë më kryesoren, të hapjes së kutive. Dhe kishte kohë të merrte vendime politike në forumet e veta pa fund.

Por në këtë luftë ekstraparlamentare që po zhvillojnë të dy palët, asnjëri nuk del i fituar. Rama kërcënon, grupi i të pestëve kërcënon. Rama i bën presion Berishës për hapjen e kutive, grupi i të pestëve ia lehtëson barrën kryeministrit për të mos i hapur kutitë, se ata janë aty, dhe nga dita në ditë, do të hyjnë në parlament.

E pra, duket se këtë radhë telenovelën na e ka shfaqur në ekran vetë zoti Rama që nuk hyri në Parlament.

35 Komente

shperoj se adminat do te publikojne ne forum kete artikull

Shkrim i dobet, ka shume perseritje dhe asgje te resmiley

 

Cudi se si gjykojne me dy standarte sipatizantet e majte.
Kur Pollo dhe Shehu thyenin bojkotin e PD ne 2001,futeshin ne parlament dhe krijonin parti te re PDR,quheshin moderatore.
Tani te njejten gje po ben edhe Idrisi,por ky po quhet tradhetar!

Pastaj kryetari juaj Edushka ka nderruar 4 parti deri tani PD-PAD-PKI-PS dhe po e mbani si shenjtor,ndersa Idrisi vetem 2 parti ka nderruar dhe nuk po i leni gje pa thene.

Hajde dyfytyresi hajde!

 

Kur kete e thote GSH dhe Anila Basha ka i gjo ketu,po i rreshqet dheu Edvinit te Kristaqit.

Ore Blushi me shoke e thone qarte cfare duan, te hyjne ne parlament. E bejne kete apo jo thjesht varet nga kostoja qe do marrin persiper, pra perjashtimi nga partia. Nqs do e bejne kete hap, do e bejne se nuk ka zgjidhje tjeter. Pra nuk ka asgje te dyshimte, te fshehte, ne ate qe ata duan te bejne.

 

Kur kete e thote GSH dhe Anila Basha ka i gjo ketu,po i rreshqet dheu Edvinit te Kristaqit

Ca thote? Kaq kollaj e hani sapunin? smiley

Anila, dhe ca tipa anal-istash, kohet e fundit bejne artikuj te tille, qe te jene nje fare kundrabalance ndaj gjithe artikujve qe publikohen tek Panorama etj (shumica e te cileve s'e shohin driten e Peshkut, normalisht smiley ) ne te cilet te gjithe demaskojne lojen e Rames, ca nga principi po me te shumtit ngaqe s'kane me frike nga ai se e shikojne qe po i vjen vdekja, politikisht (te njejtat tipa deri dje i benin hije atij dhe freski me gjethe palmash ne duar).

Anila e ca te tjere jane nga ata qe do konvertohen vetem ne fund, tani per tani jane akoma me shume me Ramen sesa kunder ti, dhe bejne 'te pavaruren' duke kritikuar Ramen, po vetem tek paragrafi i fundit, nderkohe qe ne 90% te artikullit ve ne bash te theatros Blushin me shoket e tij, ca do bejne keta, pse nuk futen ne Parlament, pse nuk i binden Rames, etj., dmth argumenta te tipit dhe ky ka faj po dhe ai ka faj, keshtu qe faji pergjysmohet.

Po keta te mendimit ndryshe (kush ja gjeti kete emer per levizjen e tyre, si per tu tallur, si karikature smiley) jane vetem 5 deputete nga 65/64 qe ka PS, pa llogaritur qe strukturat e PS i kane anatemuar keta, pra keta de facto s'flasin e s'perfaqsojne me PS-ne/opoziten aktuale. Pra s'mund te thuash qe dhe Rama ka faj po sidomos keta e kane shumicen e fajit, aq me teper me argumenta infantile te Aniles te tipit 'keta s'kane kenduar te gjithe njezeri si grup kengen te hapen kutite'. smiley

Normal Aniles dhe te tjereve i djeg kaq shume kjo puna e 'te pesteve', dhe per pasoje mundohen te kthejne fajin tek ata, pasi pas tyre qendron opinioni nderkombetar po dhe ai i shume figurave te shquara socialiste, ose me sakte keta kane reflektuar kete opinion me qendrimin e tyre, pra jane pozicionuar ashtu, me gjasa me shume per interesa vetiake sesa ato te PS, apo te vendit.

Dmth jo se Anila s'e di qe vete Rama e cdo njeri tjeter e ka te qarte qe Rama me 65 deputete brenda ne parlament do kishte 1000 here me shume shanse per te bere presion dhe influencuar per kutite (+kanacet, yes he can, dmth po ai kanace) ne krahasim me tani qe bredh si i pastrehe neper qytete per protesta me 10 pleq e 10 te sjelle me vete nga bashkia.

Apo, jo se Anila s'e si qe perderisa Blushi & Co jane pozicionuar si te moderuarit ata s'kane si ta bejne kauzen e tyre kutite dhe strategjite e Rames, po normal do theksojne thirjet e nderkombetereve per tu futur ne parlament e per te bere opozite aty ku i zgjodhi populli e jo rrugeve.

Pra keto jane thjesht lojera politike, si Rama qe ben karnavale, si Blushi qe ben teatro me moderime. Po te ishte Blushi ne krye e te kishte humbur PS e ky te mos kishte pranuar doreheqjen, sot Blushi do bente fiks te njejten gje qe ben Rama, e Rama do bente fiks te njejten gje qe ben Blushi. Me perjashtimin mbase qe Rama tani do ishte futur ne parlament, kurse Blushi do futet ne ditet ne vazhdim.

Dhe Anila e shoket e shoqet e saj 'te pavarur' ne media i dine fare mire keto, nderkohe qe e trajtojne lexuesin si budalla dhe i servirin keto 'zberthime' te novelave te mistershme detektiveske te politikes shqiptare, te cilat e shumta do besoheshin e admiroheshin nga kalamajte e kopshtit, se ata te klasit te pare jane dobica, s'ja hedh dot aq kollaj. Ne fund te ketyre kuptohet thuan nga nje ose dy fjali tamam pa doreza, per ti lene lexuesit me shijen qe keta jane vertet te pavarur dhe te mencur dhe s'kane frike tja bejne fora dhe ti thuan gjerat sic jane. smiley

Xhib,i sheh te gjitha gjonat me dyshim.

Mbase, ose mbase ti si shume anti i majte qe je kenaqesh me cdo lloj fare kritike per te majtet. smiley

Shprehja politika eshte kur*e eshte e vertete, vecse nje kur*e pa te cilen s'bejme dot, se na duhet qeveria, opozita etj. Kudo ne bote interesi primar eshte kariera personale dhe te gjitha kauzat per popllin ne nevoje jane teatro, lojera, marketing, etj.

Ja me thuaj ti mua p.sh. ca eshte shprehja e famshme, sllogani qe beri president kurbatin tone, shprehja pra Po ti kanaçe! (Yes you can!). Normal s'kishte te bente shume me 'me' dmth me ne popullin, kishte te bente me faktin qe kurbati jone deshte te hypte ne krye.

Ndryshimi eshte qe keta tonit lojerat dhe dallaverat (per rrjedhoje dhe teatrot) ne perpjekje e siper per  te hypur, po sidomos per te mos zbritur me asnje arsye, i kane me te peshtira dhe te ndyra, dhe gjithashtu me pak intriguese.

Shif p.sh. sa vjet ka Berisha ne krye te te djathtes, po e ben te djathten shqiptare monarki; gjithmone dihet kush do jete ne krye, s'dihet vetem kush do jene nr 2 e poshte. E njejta gje dhe me Ramen, ne kete aspekt ka shume ngjashmeri me Berishen (politikisht) thjesht ka me pak pervoje dhe me shume ka*lliqe (pasi Berisha deri diku u rafinua dhe zgjuaresua politikisht). Pra ndjek taktika te ndryshme. Berisha anatemosi disa te mendimit ndryshe te PD atehere po nuk doli kundra te gjitheve, dhe tani prap i pranoi, pra di te manipuloje me shume, dhe ka sunduar me gjate. Rama e kapi skic, qe ne fillim pothuajse, plus qe tani humbja e zgjedhjeve e la me semunda te theksuara virusale, dhe per pasoje mori rrugen e mootit dhe s'do mundet te mbijetoje politikisht. Dhe xhungla ka ligjet e saj, e Rama s'diti te notoje sipas tyre, u mundua te hitleroset, dmth te krijoje ligje nga e para sipas modelit te tij, dhe kundra te gjitheve, dhe kjo gje e mori ne qafe.

Po ashtu dhe gazetaret dhe analistet tane ne krahasim me te huajt. Ketej psh ke qef te ndjekesh gazetaret dhe analistet ne inside political spins, se dhe loja e politikaneve eshte me interesante, po dhe analistet e opinionistet. Nderkohe qe reporteret egzistojne, akoma ne fakt konsidferohen si shtylla kurizore e mediave, dhe ata bejne punen e tyre, ku mire ku jo shume mire, po jo hic fare si tek ne. Keta tonit pergjithesisht tregojne vetem perralla.

Ose mbase jam me skeptik se c'duhet. Gjithsesi, po ti kanace. smiley

Kurse une Xhibo do ti bie shkurt fare: Megjithese 70% jam dakort per sa thua me siper,nuk ishte kjo pergjigja,une e kisha diku tjeter,e kisha tek GSH dhe Anila Basha, keta qe thua ti Xhibo kane filluar me e kthyer pllaken dhe e di pse? Ta them une,Bollino ka filluar te hedhi kthetrat ne dy tendera te fuqishme qe priten te behen ne fund te janarit te vitit te ardhshem (pune tunelesh).

Ja ke bere fora dhe i ke thene gjerat  sic jane. smiley

Zedhenesja jo zyrtare e Edi Rames, ka bere nje shkrim duhet thene modest me nje titull intrigues, qe pavaresisht ca bojatisjeve eshte plotesisht ne linjen e Edi Rames. Sulmon dhe godet deputetet e Levizjes per Mendim Ndryshe me te gjitha ato qe perdorin dhe njerezit e tjere te Rames.

Deputetet e LMN jane shprehur ne favor te hapjes se kutive por jane te ndergjegjshem qe kjo ka pak gjasa te ndodhe. Shumica aktuale ka ne krahun e saj vendimin e gjykates dhe qendrimin e qarte te nderkombetareve per zgjedhjet. Prandaj keta jane te shqetesuar per rrugen qe po merr PS dhe qe nuk ofron asnje gje ne aksionin politik te PS kjo puna e kutive, aq me keq qe PS duke bojkotuar parlamentin dhe zgjedhjet po behet nje parti ekstra-sistem.

Te jeni te sigurte qe cdo vote per PD dhe PS eshte ruajtur dhe numeruar ne menyren me korrekte te mundshme. Komisioneret e PD dhe PS i kane ruajtur votat per partite e tyre, ato qe mund te ankohen jane partite e vogla qe po te flasim hapur, ju kane vjedhur ndonje vote. Keshtu qe te numerohen dhe rinumerohen 100 here PD dhe PS nuk marrin me shume vota, kaq shkon rezultati i tyre qe Ramen e nxjerr humbes.

Kutite jane alibia vetem e Rames per te mbajtur kreun e PS dhe shmangur pergjegjesine e tij per humbjen e zgjedhjeve.

Deklaratat per hyrjen ne parlament te deputeteve te LMN nuk behen per Sali Berishen (hehe propaganda e Rames), por behen pikerisht me nje llogjike dhe arsye qe ne fakt perben edhe mendimin e kundert me te Rames ne PS: keta thone qe bojkoti nuk ofron asgje ne aksion politik te PS dhe nese Rama vazhdon me qesharakun Ngjela (qe eshte jashte parlamentit vete) rrugen e pakrye dhe pafund te bojkotit, keta nuk do ta ndjekin ate, pasi kjo me se pari demton edhe vete PS. Le te dalin armiq sa te duan per mediat e Rames.

Normalisht qe ky hap kerkon shqyrtim te madh pasi Rama e ka bere te qarte se do t'i perjashtoje keta deputete nese thyejne bojkotin, prandaj keta po maten dhe ne fund sigurisht kjo do te beje dallimin e madh mes tyre dhe Rames, ky grup deputetesh do te hyje ne parlament, pasi tek e fundit politikani merr pergjegjesi qofte edhe duke pasur kosto ne planin afatshkurter.

O Speaker, si Sala si Rama e dine fare mire qe ata kane marre nga te voglat dhe vetem kaq. Prandaj u be dhe kodi, qe ti shfarosnin perfundimisht te voglat.

Per kete arsye te dy e dine mire qe kutite nuk hapen. E gjitha kjo eshte teater.

Kam ndjekur ne menyre sporadike levizjet e Edi Rames keto ditet e fundit dhe shqyrtimin e kerkeses se Shqiperise per t'u bere vend(kandidat) anetar i BE_se dhe e vetmja gje qe me vjen nder mend eshte QUO VADIS???!!!

Nese kthehemi pak mbrapa ne kohe, fill pas zgjedhjeve te 28 qershorit, PS dhe Rama nuk kontestuan procesin zgjedhor. Pasi humbja e Rames filloi te behet e qarte u duken kundershtimet e para per zgjedhjet por qe gjithsesi nuk merreshin fare me numerimin dhe kutite, vetem flisnin per te "burgosurit e liruar", per perdorjen e administrates e ku di une. Pasi humbja e PS u vulos dhe arsyet e kontestimet qe kishin dhene deri atehere nuk ishin te besueshme dhe te argumentuara, doli kjo puna e kutive.

Qe nga fillimi dhe deri ne fund kjo nuk eshte gje tjeter vetem se alibia e Rames per te mbajtur kreun e PS dhe mbijetuar ne politike edhe pas humbjes se zgjedhjeve.

PS-ne me ndihmen e enveristit Ruci Rama e ka vene ne resht, vetem LMN dhe perkrahesit e tyre po rezistojne deri tani, por qe akuzohen perdite si armiq te Partise.

Sepse, nëse pretendimet e Ramës për manipulim të votave, do të vërtetoheshin nga hapja e kutive, koha do t’i jepte të drejtë kryetarit aktual të Partisë Socialiste, dhe do të vendoste përpara një lloj përgjegjësie morale deputetët e vjetër të PS. Ndoshta këta ligjvënës, besojnë më shumë në ndryshimin e rezultatit pas hapjes së kutive, sesa të kundërtën.

E vetmja gje qe do te vertetohej nga hapja e kutive eshte qe Edi Rama ka vjedhur votat e se majtes smileySD,PDS,G99,LSI.

Te jene te gjithe te sigurte qe PS ka marre me pak vota.

Por edhe pas kesaj Edi do te thote qe komisioneret kane bere gabim per kete prandaj votat jane te manipuluara.

Pash Zotin c'ja u ni per kete pune? Keta qe jon jashte edhe i kuptoj, po ju qe jeni ketu ca keni? Vari mo lesht mu ne kuti e mu ne hyrje-dalje nga parlamenti. Ne po na humin territore, ju thoni u hap/s'u hap kutia

Admina, nanji lajm nga deti ose anej nga NB-ja ne Orikum do ishte mire me na sjell. Thjesht sugjerim  smiley   

Partia Socialiste se shpejti do te hyje ne Kuvend, keto ishin vec lojera te Edi rames per te perligjur qendrimin e tij ne krye te PS-se. Te gjithe tashme e dime kete gje dhe nuk ia vlen te diskutosh.

Madje sot eshte bere publike nje leter e dy mbeshtetesve te Rames, Braces dhe Dalipit ku i kerkojne Topallit qe tiu jape rrogat si deputetesmiley.

Sa per Anilen eshte e kote te diskutosh, mjafton te lexosh shkrimin qe duket qarte qe eshte si muhabet kafenejesmiley

 

ku eshte bere publike kjo letra shoku,ti hudhim nje sy.

ca te reje nga orikumi mor tirons,i kishin rras mrena.

Tiu tregoj nje te forte, kam disa miq deputete te krahut te Rames, dhe te shkretet e kane mendjen vec tek rroga, pasi e dine mire rruga e rames eshte pa krye, por kane frike ta kundershtojne. Dhe kur Shpetim Idrizi vajti sot ne Kuvend, shume prej tyre u kenaqensmiley

Ore ka vajt puna deri aty sa ka thene Fideli: " ta dija qe ishte keshtu muhabeti kisha shku me Salen, edhe me shume leje biznesi kisha marre".

Pse e kane kaq frike Ramen?

Fideli i ka borxh lejet, te tjeret mendojne qe tani per 2013. Do futen atehere kur ta dine qe nuk kane te ardhme personale me Ramen, po duke qene se nuk e dine nqs Rama do vazhdoje te jete apo jo ne krye, rrine me nje cep dhe presin cfare do ndodhe.

O Robo e di ate shprehjen: Me thuaj se me cilin pi, te te them c'meze ha?

Kurse une ndihmova njerin nga keta deputetet e ps per te blere nje makine ketu ma rekomandoi nje shok,kur po hanim dicka me tha:"Me myti gruja tha perdite pyet a e more rrogen".

Rrogat, bojkotuesit e PS letër Topallit

Deputetët socialistë kërkojnë nga Kuvendi të saktësohet statusi i tyre. Prej 7 ditësh deputetët Alfred Dalipi dhe Erjon Braçe i kanë kërkuar sqarime Kuvendit për statusin e tyre aktual si detyrimet, përgjegjësitë dhe përfitimet që rrjedhin nga ky status. Mesa duket bojkoti i deputetëve socialistë ka krijuar një situatë të re ligjore e cila është ende e paqartë.
Sipas z.Braçe dhe Dalipi kërkojnë sqarime kundrejt pozicionit që ata kanë sot pasi nëse klasifikohen si deputetë ata prej dy muajsh duhet të marrin pagën dhe të gjitha përfitimet e një deputeti dhe nga ana tjetër nëse ata nuk janë deputetë duhet të përfitojnë trajtimin financiar si ish-deputetë.
Sot Kuvendi i ka paguar të gjithë ish-deputetët sipas ligjit me 50% të pagës që kanë patur, ndërkohë që deputetët socialistë të cilët nuk kanë bërë ende betimin e deputetit nuk kanë përfituar nga ky status dhe po ashtu ata për shkak të mos realizimit të betimit nuk kanë marrë as pagën e deputetit.
Nga ana tjetër Kuvendit pritet t'i drejtohet edhe një tjetër deputet socialist për sqarimin e statusit aktual të tij. Mësohet se edhe Andis Harasani do t'i dërgojë një letër Kuvendit për të qartësuar mandatin e tij si deputet dhe momentet kur ky mandatë rrezikon të digjet.
Po mbushen rreth dy muaj nga fillimi i legjislaturës së re dhe 64 deputetët socialistë ende nuk kanë shkuar në Parlament për të bërë betimin moment ky që ka ngritur shumë pikëpyetje mbi statusin e tyre dhe mandatet që ata mbajnë.

Ora News

 

Te hapen kutite! Nuk futemi ne parlament, nuk eshte legjitim!

P.S. Na jepni nai lek ja u beft zoti per hajer. smiley

 

Bradzhiev, ja ku e ke me te plote lajmin, nga nje media kriesore. Kerkova tek treshja GSH/Top Qeni/Shekulli po s'gjeta gje per kete.

Gjithashtu nqs keto kohe pas bojekotit kam vene re dhe ndonje artikull pakez alternativ tek GSH dhe Top Qeni, Kokedhima ka bere te kunderten, ka intensifikuar rolin si zedhenes i Rames. Ky do jete i fundit nga mediat qe do e lere Ramen. smiley

 

P.S. Tironso, po more vesh gje per ate projektin e gureve nga liqeni na shkruaj dicka tek temat perkatese. smiley

Pse kane frike nga Rama? Si tha dhe Endrity mendojne per 2013, Edi Rama eshte kryetari i PS dhe ai vendos per listat e deputeteve, nje pjese si puna e Fidelit, ku tani ka hyre dhe Ruci (ka ndertuar disa pallate ne Dajt) rrine per pune lejesh. Por te presim deri ne 2011 kur Rama mos te jete me kryebashkiak, pasi sdo te kandidoje me. Te shohim sa edhe Topi, GSH, Koco, Mero, Korrieri, Albania, Vizioni etj etj do ti rrine passmiley

Boyscout - ...kam disa miq deputete te krahut te Rames..

Brad - ... une ndihmova njerin nga keta deputetet e ps ...

Heu bre!!! Ketu kenka ba fole kamunistash hej taj...

partine nuk e ke as burre as grua as babe.

Nuk te pelqen, nuk ndihesh i mbrojtur, nuk ndihesh i perfaqesuar? Lere e bej nje tjeter (ose kerko te aplikohet "nje anetar nje vote" per ate ceshtje te caktuar po pate sume)

 

Keto te levizjes, nuk jane vendime qe merren sot. Po te kesh nerva te hapesh arkivin e debateve televizive (mjafton "opinion" apo komentet parazgjedhore ketu tek peshku) do te vesh re "con il senno di poi" qe vendimet ishin marre prej kohesh.

 

“Përdit po shohim përmes ngjarjes dhe faktesh rëngjethëse se pushteti e ka kthyer tërësisht shtetin e së drejtës në një shtet që nuk i shërben ligjit dhe qytetarëve shqiptare, por Sali Berishës dhe familjes së tij”

Qenka e vertete: Rama do beje parti me vete me Takun, se ky po i shkruan dhe fjalimet tani. smiley

Dmth bojekoti dhe protestat po kalojne nga kutizmi tek drejtizmi, dmth tek kauza e Ngjeles. smiley

Harasani: Në Kuvend vetëm për integrimin

Deputetët e mendimit ndryshe në Partinë Socialiste, do të hyjnë në Kuvend sapo të jetë e domosdoshme vota e tyre për proceset integruese të vendit. Kështu ka deklaruar sot një nga pestë anëtarët e lëvizjes së mendimit ndryshe deputeti Andis Harasani.
Sipas tij kjo deklaratë nuk është pjesë e propogandës politike por ai siguroi se edhe për kushtet teknike duhet vendimarrjen politike.

OraNews

Pse ma keni hequr komentin tim ketu, apo nuk lejohen kritikat ndaj Ed Palloshit.  

Duke qene se komentin e kam memorizuar, po e fus prape. 

 

30 Tet 2009 - 9:42pm 

 Edi Palloshi, siç e kam quajtur para disa muajsh, nuk e kupton situaten, pikerisht se i eshte rritur qafa me shume se mundesite per te mbajtur dhe kuptuar nje organizem si PS, nje qytet si Tirana, e pikerisht se nuk e kupton kete gje, eshte i destinuar te deshtoje, gje qe nuk do t'ia uroja. Mirpo fiksimi (i tij) ne nje gje, pa pare te shkuaren , te tashmen , te ardhmen, dhe relacionet me tere operatoret e ketyre koheve (me operator, kam parasysh ter organizmat, partite, individe te ndryshem, etj) , ka per ta çuar kete kryetar ne nje diskriminim, me keq se ai i Nanos. 

Valle e kupton ai kete. Nese e kupton, nuk do te jete me poshte se Nano, pra nuk do te pesoje ate vetdiskreminim si ai, e nese nuk e kupton do te jete io destinuar te humbi pike me keq se Nano.

Nuk e prisja kete humbje te mendjes se tij, megjithse kete gje e vura re rastesisht ne mars-prill te ketij viti. 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).