16 Komente

losttext, më pëlqeu gjetja e hollë për të thënë atë ç'ka s'duhej ditur. më ndërpreve hovin nga byroja drejt gjumit, po u kënaqa shumë. vetëm titulli nuk m'u duk shumë shprehës, megjithëse jeta e asaj kohe në lokal zhvillohej më së shumti.

 

"Tek vendi. Në Dajt."

Po the kete atehere dialogut i duhet gjuhe me e rende, me banale me vulgare. Nuk eshte pasioni verdalle me shume sesa dominimi apo tendenca per te bere emer si i forte. Dhe si fillim i duhet te merrte statusin "cuni im ", jo i dashuri im, prdorur kjo nga vajza personazh.

Pershkrimi qe ben eshte i kendshem dhe ndihet ai personazhi femer aty, megjithese nuk thote asnje fjale. Me ngjan se i jep nje droje jodefinitive, por nje nje invers per nga liria dhe mos deshira per te mos marre statusin e asaj qe ka "ate cunin ".

Histori rruge Kavaje ose ne dac dhe Rruge t`Elbasanit, por zbutur , latuar nga nje dore qe nuk eshte pjese e asaj bote.

Lost,

une nuk lexoj shume letersi peshku e ti dhe nja dy tre kokrra te tjera me detyrojne te lexoj, por ja cer shije me la : Situaten e ke pikturuar mjaft mire, ndersa ndodhia me vjen e sforcuar.

Me duhej edhe nje nxirrje syri paraprakisht qe te mos e shikoja direkt e me duart ne fyt. smiley Ose te ndjehej. P.sh. Arbeni eshte i befasuar qe mikut te tij i lejohej qe te binte ne dashuri.

Nuk te duket keshtu ?

Po gjithsesi ne mund te kemi jetuar ne tavolina te ndryshme pijedashesish dhe une mund te jem krejtesisht gabim.

Deshmi apo pendese ne emer te nje miqesie te madhe?

 ASHes,

e drejte, titulli eshte jo fort i pershtatshem dhe i nxituar, por do e ndryshoj.

 

 Lulian, 

kjo menyre se rrefyeri m`u duk se sherben aq sa duhet per ta lene lexuesin t`i nxjerre vete perfundimet dhe rikrijuar vete c`ka ndodhur. E vertete, Heminguejin pata nder mend.

 

 Koth,

e mendova kete punen e vulgaritetit ne gjuhen e perdorur prej "te forteve," dhe e di qe ndoshta do tingellonte me besueshem po te ishte shkruar ashtu. Por atmosfera krijohet dhe me mjete te tjera, mendoj. Personazhi dekorativ i femres eshte i tille qellimisht. Do te te shkruaj me vone pak me gjate tek kutia e mesazhit.

e shkrujtme mjeshterisht Lost.

eh, çe gërryen robin e fortë? çtë jetë m'e fortë se robi i fortë? Këto personazhe nuk di pse më kujtojnë këmbët e pistave në Durrës. Të errëta, të ngrëna prej moluskut e misterit, diku shtrembt e diku rrezikzeza, sa të mjera aq kërcënuese...gjithmonë ashtu - poashtu përnën pistën mbi të cilën njerëzia paqtore mbushen me immensità.

Më pëlqen njëtrajtshmeria e rrëfimit dhe natyrshmëria e përshkrimeve të xhamit, drurit dhe njeriut. Falemnderit që u kthyet maestro.

 

 flm, fh.

pash zoten mo me fol me ju e me maestro se mvje keq per veten shum smiley boje per mu kaq`i gjo`.

vallai lost-o, mu duk vetja sikur isha kamarieri smiley

Nuk osht kollaj me e bo tjetrin me u ndje pjesë e aksionit..

 Ja, pas vërejtjes s'AShes, ndryshuam titullarum.

pershkruar shume bukur. por duket se eshte vecse fragment. per mua dicka i mungon. tensioni ndertohet e behet si lemsh ne kraharor, por nuk arrin te lirohet, mbetet aty.

p.s. 'te pohosh dicka'? ca lidhje ka kjo, kur behet fjale per ilirin, arbenin, kamarierin, dy studente, vajzen qe do iliri edhe nje te vrare? plus grupit te ilirit edhe ata te 21-shit?

 hey twintip, flm per kohen e kushtuar dhe komentin.

nuk mund te flas shume, por mund te them qe gjithcka ne tregim, cdo fjale e fjali, sherbejne si treguese, qofte dhe simbolike, te asaj qe ka ndodhur.

Sa per titullin, mund te them qe e vertete, flitet per disa persona dhe ndodhi te vogla apo te medha, por me kryesorja mendoj qe do ishte arsyeja pse ka ndodhur vrasja. Titulli eshte ne reference me kete gje.

ka dy pohime.. ose behet fjale per pohimin e kamarierit, ose behet fjale per pohimin e ilirit se s'duhej ta kish vrare ate tjetrin.

nqs pohimi i referohet arsyes se vrasjes.. atehere me le te konkludoj se behet fjale per pohimin se s'duhej ta kish vrare ate. por ky nuk eshte nje pendim moral, kjo eshte e qarte kur thuhet 'mos e rruaj shume', 'jo'.

atehere pse s'duhej ta kish vrare? ndoshta prej ligjit? Jo, sma ha mendja, ligji nuk permendet. mos valle prej familjes se te vrarit? Ndoshta. Ose atyre te 21-shit.. mase. por me teper mundesi ka te jete per arsye egoje mashkullore te dermuar. dava, u tregove i dobet qe e vrave... nuk mundet mashkulli t'ja lejoj vetes te lendohet deri ne ate pike. xhelozia ndoshta eshte shenje pozitive ne karar, por ne piken ku arrin vret dike sepse je xheloz, atehere eshte dobesi. u tregove shume i dobet (ne syte e cunave).

pra vrasja eshte komplet 'side-show'. interesting.

 evertete qe krijimi ka shume nga realizmi minimalist,po ashtu qe pretendon te ngreje nje lloj tensioni e tj. tj. tj.por a je i sigurte( po e them ne menyre joletrare) se s'te ka ngelur ora paksa ne vitet '80?' dhe se me kete "emer" qe i jep asaj koha arrin t'u flasesh edhe ketyre 2  dhjetevjeçareve qe vijne me pas?!?!

Ok!Me pelqeu.Rrefimi i shkathet,koinciz e me dinamike te brendeshme.Karakteristike kjo e H.Heminguejt.Me kujton per nje moment Heri Morganin me ndryshimin se ai e"ndyrte" doren per gjera me te rendesishme e me te frikshme se sa nje femer....Ok! Pergezime dhe mos e ndrysho stilin e te shkruarit besoj se eshte nje gjetje mjaft e mire  per tregimin e shkurter.Koiciziteti dhe lenia ne intuiten e lexuesit ta "inskenoje" ngjarjen qe ka ndodhur (pak perpara) d.m.th te lexoje nen rreshtat pjesen e padukshme

(kupto ajsbergun) eshte nje trik mjeshteror te rremben,te ben kurjoz e te detyron ta "perzesh"deri ne fund te ngjarjes autorin...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).