Strazburg, Shqipëria e Bosnja në listën e bardhë të Shengenit

STRAZBURG - Komisioni i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punë të Brendshme miratoi mbrëmë raportin e prezantuar nga eurodeputja sllovene Tanja Fajon për libezalizimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Komisioni mbështeti gjithashtu amendamentet e Fajonit për përfshirjen e Shqipërisë dhe Bonjë-Hercegovinës në listën e bardhë të Shengenit, krahas Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, të cilat i përmbushin kriteret, ndërsa procesi për liberalizim e vizave të fillojë edhe për Kosovën.

Komisioni i bëri thirrje Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës që të realizojne reformat e nevojshme për tu kualifikuar në programin e heqjes së vizave, ashtu si Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi.

Raporti për liberalizimin e vizave më 6 tetor e miratoi edhe Komiteti për Politikë të Jashtme të PE-së.

Liberalizimi i vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, sipas propozimit të Komisionit Evropian, pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2010.

15 Komente

s'quhet, une e hodha e para lajmin smiley

ore po pse vec balkanweb e jep ket, osht i verifikum si informacion ?

Kjo puna e permbushjes se kushteve kush e di sa mund te zgjase. Aq me shume kur kushte te ndryshme ka per vende te ndryshme.

Serbia duhet vetem te dorezoje kriminelet e luftes. Se car behet andej me gjykatat, minoritetet, zgjedhjet, kulturen politike,  se rrun njeri.

Maqedonia po ashtu eshte shume ok, pavarsisht se me shqiptaret sillen si u do trapi. As problemi me emrin s'eshte problem!

Mali i Zi? Ca eshte ky?

 

 

100% i sigurte Bedrana,jo vetem se e ka sjelle "balkanweb-i" por dhe postuesi  gezon besim te plote midis nesh.

Borchardt: Liberalizimi do te zgjase

10/19/2009 5:19:01 AM

Ambasadori gjerman ne Tirane, Bernd Borchardt, zbeh shpresat e qeverise shqiptare per liberalizim vizash gjate vitit 2010. Gjate nje interviste per Vizion Plus zoti Borchardt ka percaktuar disa nga fushat ne te cilat Shqiperia duhet te beje permiresime te dukshme, probleme te cilat jane evidentuar edhe ne progress-raportin e publikuar pak dite me pare. Sipas tij, precdura qe mund te ndiqet per Shqiperine, mund ti ngjaje rastit te Maqedonise, proces i cili kerkoi kohe per tu miratuar nga vendet antare. "Shqiperia duhet te beje me shume ne drejtim te kontrollit te kufijve apo ne pajijsen e qytetareve me pasaporta biometrike, te luftoje korrupsionin, krimin e organizuar, si dhe te reduktoje fenomenin e pastrimit te parave. Komisioni do te beje rekomandim per liberalizmin e vizave veren e vitit 2010 dhe me pas vendet antare do te vendosin. Po ti referohemi rastit te Maqedonise, ky proces u mbyll ne mos gaboj ne nentor, besoj edhe per Shqiperine do te ndiqet e njejta skeme", u shpreh Borchardt. Lidhur me aplikimin e Shqiperise, per te perfituar statusin e vendit kantidat per ne BE, ambasadori u shpreh se Gjermania nuk ka kundershtim, ndaj ketij procesi. Sipas tij, jane ceshtje teknike dhe jo politike ato te cilat shtyne shqyrtimin e kerkeses. "Teknikisht funksionon qe Bashkimi Europian do te kerkoje me shume detaje per reformat e kryera ne vend. Kjo analize do te marre te pakten nje vit kohe. Ne paten problemtet tona te brendshme, duhet te presim konstituimin e parlamentit tone dhe me pas do te marrim edhe nje vendim per Shqiperine. Por nuk ka asnje rezistence gjermane kundrejt kesaj kerkese", deklaroi ambasadori Borchardt. Shqiperia aplikoi per statusin e vendit kandidat para zgjedhjeve te 28 qershorit. Por deri me tani nuk ka asnje date konkrete se kur do te jete seanca e para e shqyrtimit te kesaj kerkese.
Vizion+ 

kjo puna e kontrollit te kufinjve eshte tallje e madhe e trapit me ne, perderisa tere vendet qe kemi afer, jane ne shengen (pervec kosoves), e nje lesh aeroporti nuk eshte i veshtire per tu kontrolluar

Me thene te drejten akoma nuk e kuptoj si Maqedonia e Mali i Zi hyne perpara nesh. Eshte e lehte te fillojme te shajme politikanet tane, dhe normal qe ata kane nje pjese te madhe te fajit, po nuk besoj se jemi kaq mbrapa ketyre dy vendeve.

Pastaj vjen dhe kjo intervista e Brochardit me keto kriteret komplet evazive dhe hajde kuptoje se cfare duhet te bej Shqiperia per te marre liberalizimin e vizave.  

Njeqind lajme per te njejten teme dhe asgje e re. Na zgjoni nga gjumi kur shqiptari i pare te levize pa vize drejt greqise.

Ehe paske per te fjet shume gjate,edhe kur te hiqen vizat Shqiptaret prape nga mali do shkojne ne Greqi se kane hall mos te presin bilete.

ore sikur u msum kshu pa viza. se ka lezet, kur te del viza, gzim, emocion, mahet men data, kur e more, si e more... vezullon varaku n'pashaport me nji ethe numizmatike ... solemnitet kozmonauti... viza eshte pothuj hollivud, kevin kostner, broadway, kabare, liza minelli, cirque de soleil... mos na e hiqni ket thrill, mosni mer...

Bernd Borchardt thote: Shqiperia duhet te beje me shume ne drejtim te (1)kontrollit te kufijve apo ne pajijsen e qytetareve me (2) pasaporta biometrike, te luftoje (3) korrupsionin, (4) krimin e organizuar, si dhe te reduktoje fenomenin e (5) pastrimit te parave!

1. Kufijte tane nen-kuptohet se nuk jane te sigurte per hyrjen e emigranteve. Por jane shume me te sigurte se ato te Italise, Lithuanise, Estonise, Slovakise, Spanjes etj se sa aeroporte internacionale paskemi ne, dhe kufijte do ti kemi me shtetet qe jane ne EU dhe JO me te Afrikes apo Azise. Per emigrimin  jashte, prape jane shume me mire se te Polonise apo Lithuanise

2. Pse nuk e bejne se kush te kete pashaporte biometrike te kete te drejten te udhetoje pa vize?

3. Korrupsioni eshte kudo, krye-korrupsionistat jane ne parlamentin European, ne parlamentin Anglez, firmat e medha angleze bejne korrupsion me Bilione pounds sic ben BAE Systems dhe firmat farmaceutike, ne Serbi, Slovaki, Hungari, Lituani

4. Me te angazhuar se aglezet ne krimin e organizuar nuk ka, si per droge - arme -  apo prostitucion deri te paedophilia. Serbet jane shume me te "organizuar" ne krime se Shqiptaret, spanjollet me grupet e Afrikes se veriut, Italianet qe e mbajne flamurin e korrupsionit per me teper se 100 vjet, etj etj

5. Shqiperia nuk ka kapacitet me pastru shuma te medha parash, se nuk ka aktivitet bankash te veta (jo te huajat), dhe aktivitete ekonomike. 3 million leke e ke me kalu pa deklarim ne Rinas, £10000 ne Angli ...krahasoi! Nje tip llogaritari me origjine greke ketu ne Angli per nje vit ka pastruar £60Milion, dhe keto duke e ditur se eshte duke u ndjekur nga policia

Keto rrena qe i leshojne si topa ping-pongu politikanet evropiane po funksionojne mire ne "politikanet" shqiptare. Pse nuk veprojne si Serbia, te thone se 'nuk duam te hyjme ne evrope' ..dhe keto te EU's te japin Euro me shumice falas dhe te fusin me zor, sic bejne me Serbine. Sa per Gjermanine aty jane disa qindra mijera Shqiptare qe votojne, dhe nqs ata jane te organizuar mund tia japin votat partise qe ndihmon Shqiptaret

Ke plotesisht te drejte.Na cane parafillen me plotesimin e kushteve.

Keto jane perralla me mbret.

Le tja themi troc.Ka dy aresye:

  1. Duan te vazhdojne te vjedhin shqiptaret duke u marre nga 3000 euro per cdo vize te dhene.Dhe ky eshte korrupsioni me i madh e te mos na shesin dengla kur vete mushin xhepat me leket e hallexhinjve.
  2.  "Nuk japin liberalizimin sepse Shqiperia ka 80% myslimane" dhe kaurreve europiane u duket vetja jasht toksore.

 

Edhe nje shtese:

Ne vendet e shengenit qe kane konsullata ne Shqiperi behet tender se kush do te caktohet konsull,ku fiton ai qe paguan me shume ryshfet.

Prestigj ti qe i dike te gjitha...beji nje leter Le Monde dhe denoncoji te gjitha.

Mos u nxitoni djema, se para Serbise, Maqedonise dhe Malit te Zi, eshte Kroacia. Aty nga 2010-11 mendohet qe qytetaret e Kroacise do te hyjne e dalin lirshem ne vendet e EU, nderkoh qe per tre vendet e permendura, do te kete liberalizim, gje qe do te thote se jo te gjith do t'mund te dalin jashte.

Shqiperia, po humbet nga qeveria e saj, jo nga EU e cila i ka lene te lira produktet shqiptare te hyjne ne EU pa taksa doganore, perveç alkolit dhe duhanit qe hyjne me akcize. Mirpo prodhuesi apo tregtari duhet te shoqeroj mallin apo te lidhi kontrata, do te pyesi me te drejte çdokush, dhe ai pengohet nga rregullat e EU. Mirpo kjo e fundit (EU) s'ka asnje kundershtim per kete kategori, te dali sa here e sheh te nevojshme, por pengese eshte qeveria shqiptare qe nuk i ka paisur me pashaporte te veçante kete kategori, ne bashkpunim me dhomat e tregtise.  

C'ja keput mish dhie o Pjero... Shtetasit e Serbise, MiZ dhe Felliqodonise do levizin pa viza qe nga 1 janari 2010. Kaq eshte bere e qarte dhe eshte shkruar e zeze mbi te bardhe.

Shqiperia nuk po humbet nga qeveria e saj, po ky eshte nje faktor; per kete jam dakord.

I ngjan situates se te semurit... Nje i varfer qe eshte i semure dhe nuk e merr asnje doktor persiper sepse thjesht nuk ka leke. Kaq.

Ndoshta nuk eshte faji i doktoreve qe ky eshte i varfer, por eshte faji i tyre qe nuk e kurojne; eshte gjithsesi, ngado qe ta marresh, pergjegjesia e tyre, dhe vetem ata e kane ne dore.

Ne jemi keta qe jemi; vizat nuk i caktuam ne si shqiptare; ti, une apo qytetaret e thjeshte te vendit tone. Vizat i cakton Evropa. Kaq. Puna eshte, qe ne nuk po trajtohemi njesoj. Dhe kjo eshte per te vene duart ne koke.

Shqiptarit ne te njejtin spital, per te njejten semundje, po i kerkohen leke dhe serbit jo. Ne te njejtin spital shqiptarit i kerkohen leke dhe bullgarit, italianit, rumunit apo kujtdo tjetri nuk i kerkohen leke. Eshte shume e thjeshte.

Nuk eshte ne dore te shqiptarit, o Pjer, qe te "beje sa duhet ne luften kunder terrorizmit".!!! Eshte nje kusht qe na e ka vene Evropi, e di ti kete? Del dhe ne raport, e sa here qe flasin ne lidhje me ecurine tone ne reforma. E vetmja gje qe ne kemi ne dore per kete pike, psh, eshte qe te krijojme, sajojme apo shpikim terrorizem, dhe pastaj ta luftojme. Ne thjesht nuk jemi ashtu si duan ata.

Dhe si e shoh une, i vetmi ndryshim midis serbeve-malazezve-maqedonasve eshte qe ata kane vrare dhe mund te vrasin kurdo shqiptare si lepujt. I vetmi ndryshim qe shoh une, eshte qe ata i shkelin me kembe dhe i derrmojne minoritetet; jo vetem nuk u njohin te drejtat kombetare, gjuhe, simbole, perfaqesim, etj, por i shtypin, i vrasin, i masakrojne, i keqtrajtojne, edhe mizorisht. Ky eshte i vetmi ndryshim qe une shoh ne shoqerite tona, te pakten per keto 20 vjetet e fundit kur te gjithe i kemi hyre epopese se lavdishme te integrimit evropian. Asnje arritje nuk kane serbet me shume se ne, asnje arritje nuk kane malazezet apo bullgaret e FYROMit. Shihe si te duash, nga cdo kendveshtrim qe te duash, dhe na sill nje argument te vetem(pervec zgjedhjeve, qe individualisht ka dhe te ngjashem me ne, por ne pergjithesi i leme te gjithe ne bisht), qe keto shtete apo shoqeri i paskan arritur me mire se ne.

Prandaj dilet dhe ne perfundime qe nuk qenkan fare te nxituara: Evropa na urren patologjikisht, eshte kunder nesh, ekskluzivisht sepse jemi shqiptare; na urren si race, na urren per cfare jemi dhe cfare ata kujtojne se ne perfaqesojme. Ky eshte diksriminimi brutal racial, qe ne cdo raport po ta thote Evropa; dhe gjeja qe me habit mua, eshte qe KA dhe shqiptare qe nuk e shohin dot apo nuk arrijne ta pranojne!!!

Jemi race e neperkembur dhe e perbuzur ne te gjithe Evropen. Per kete nuk kam dyshimin me te vogel!

Ti marresh nje nga nje popujt e Evropes e t'u besh sondazhe, nese nuk te del qe te pakten, minimumi 90% e 500 miljon evropianeve i urrejne shqiptaret, apo thjesht i kane zet, me thuaj, dua ta di dhe une qe na qenka rritur konsiderata. Perpjestimisht njesoj ke dhe mendimin e politikaneve te Evropes, nemos me keq se kaq.

Thenkju for riding.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).