Socialistët, në pushtet. Papandreu: 4.4 miliardë $ për ekonominë

ATHINË (UPDATE) - Lideri socialist Papandreu, që doli fitues në zgjedhjet e djeshme u premtoi zgjedhësve se do ta drejtojë vendin në rrugën e rimëkëmbjes, zhvillimit dhe të resë.

Papandreu, bir dhe nip ish-kryeministrash ka premtuar një paketë stimujsh prej 4.4 miliardë dollarësh për të rigjallëruar ekonominë kombëtare.

Socialistët fitues e përshkruan suksesin si një përgjegjësi plot nderim. Ata premtuan të bëjnë çdo gjë që është e mundur nga ana njerëzore për të pasur një mandat të frytshëm katërvjeçar për të gjithë grekët.

Me zgjedhjet e djeshme Greqia 'ktheu' faqen. Pas 6 vjetesh qeverisje te te djathteve, zgjedhesit i dhene mazhorance absolute liderit socialist Jorgo Papandreu, ne kembim te premtimit se do ta nxjerre vendin nga kriza ekonomike, pa sakrifica te tjera.

Sipas votave deri mbreme vone PASOK ka 43,5% te votave qe i japin 155 vende ne Parlamentin me 300 vende, mjaftueshem per te qeverisur pa telashe. Demokracia e Re e Kosta Karamanlis eshte ndalur ne 35,6% pra me pak se 100 deputete.

Karamanlis, thone burime nga PASOK, ka uruar Papandreun per fitoren dhe menjehere me pas ka deklaruar se ka ndermend te dorehiqet nga drejtimi i partise.

Fitorja e te majteve eshte edhe nje mesazh shprese ne krizen qe ka perfshire te majtet e qendres thuajse ne gjithe Europen.

**************

UPDATE - Sipas exit poll, PASOK ka marre 41 deri 44 perqind te votave, duke siguruar me shume se 151 deputete ne Parlamentin me 300 deputete, kurse Demokracia e Re e udhehequr nga Karamanlis, kane marre rreth 34 perqind te votave, duke kapur rreth 90 deri 100 deputete. Te tretet jane komunistet e KKE m e 20 deri 22 deputete.

Gati dhjetë milionë zgjedhës vendosën me votën e tyre këtë të dielë për ndarjen e 300 mandateve parlamentare. Në bazë të të gjitha sondazheve sinjalizohet fitore për socialistët në opozitë. Nëse konfirmohet kjo tendencë, pas numërimit të të gjitha votave, kryeministri konservator Kostas Karamanlis duhet të dorëzojë pushtetin pas pesë vjetë e gjysmë qeverisjeje.

Grekët janë të pakënaqur me reagimin e Karamanlisit ndaj krizës ekonomike, që e ka prekur rëndë vendin. Partia PASOK e Papanderut gjatë luftës elektorale premtoi aplikimin e së ashtuquajturës taksa për të pasurit, mbështetje për të varfërit dhe një paketë gjithëpërfshirëse koniunkturore në vlerën e tre miliardë eurove.

*************

Ora 7.00 - Mengjes

Në Greqi mbahen sot zgjedhjet parlamentare, të cilat u shpallën për t'u përballur me krizën aktuale ekonomike. Kryeministri konservator Kostas Karamanlis përballet me udhëheqësin e opozitës socialiste Xhorxh Papandreu.

Anketat e fundit parazgjedhore tregonin se socialistët mund të fitojnë shumicën e 300 vendeve të parlamentit. Zoti Karamanlis mbajti tubimet e fundit të fushatës të premten në Athinë duke premtuar që ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike deri në vitin 2011.

Një nga grupet që po i ndjekin me interes zgjedhjet janë edhe emigrantët shqiptarë në Greqi. Ata shpresojnë për përmirësimin e situatës ekonomike dhe zgjidhjen e statusit të qëndrimit të tyre në Greqi. Sipas burimeve zyrtare në këto zgjedhje do të votojnë edhe rreth 25 mijë pjesëtarë të pakicës greke nga Shqipëria që jetojnë prej vitesh në Greqi.

*************

Kryetari i PASOK-ut në Greqi, Jorgos Papandreu, ka deklaruar se nëse partia e tij vjen në pushtet, do t'u japë nënshtetësinë emigrantëve që e dëshirojnë dhe që kanë pesë vjet qëndrim të ligjshëm në vend.

Gjatë një fjalimi në Selanik në kuadrin e fushatës së zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen në tetor, zoti Papandreu premtoi gjithashtu se fëmijët e emigrantëve që kanë lindur në Greqi, do ta marrin automatikisht nënshtetësinë greke.

Pavarësisht nëse kjo deklaratë mund të shihet në kuadrin e premtimeve parazgjedhore, dhënia e nënshtetësisë është kthyer shpesh në një çështje që ka ngjallur debate të forta në shumë vende që konsiderohen si destinacion kryesor për emigrantët.

Gjatë dekadës së fundit, procedura dhe kriteret e dhënies së nënshtetësisë kanë ndryshuar në shumë vende.

Nëse vite më parë marrja e nënshtetësisë konsiderohej si një e drejtë thuajse automatike falë kohëqëndrimit, tashmë po vihet theksi gjithnjë e më shumë mbi shkallën e integrimit të personave që aplikojnë për nënshtetësi.

6 Komente

që doli fitues në zgjedhjet e djeshme

Po si numerohen votat per nje dite mo??? Ne kishim gati 10 here me pak zgjedhes dhe nuk na doli nje muaj... qe te gjithe komisioneret i kishim me shkolle!!! Plus qe plotesuam te gjitha standartet; sic thote kapoministri yne.

Karamanlis, thone burime nga PASOK, ka uruar Papandreun per fitoren dhe menjehere me pas ka deklaruar se ka ndermend te dorehiqet nga drejtimi i partise.

Qysh behet kjo?Si eshte e mundur? Qysh more urohet kundershtari... po ai eshte armik more!!! Qysh ore jepet doreheqja se humben zgjedhjet?

Per nder une keta greqerit nuk i marr vesh fare... paskan shku per lesh, pasha shna-Salen, po or taj.

Po mire more, ta marrim vesh njehere,  asnjerit nuk i shkoi mendja per manipulime ore??? Apo e bejne sa per sy e faqe te botes, qe te dalin vend me standarte... Pse nuk thirren vezhgues nga Shqiperia ata, qe ta shifte bota se cfare standartesh "ploteson" greku!!! Vezhgues nga ata tanet, vigjilente, syshqiponje, syleshe dhe me sy ne b*the!

Xhorxh Papandreu.

uot dhe hell? Kamarieret e kane shkruar kete apo kush? po e shkrove qe e shkrove shqip o druvar, po beje Gjergj te pakten!

Qysh behet kjo?Si eshte e mundur?Qysh more urohet kundershtari...po ai eshte armik more!!!Qysh ore jepet doreheqja se humben zgjedhjet?

Keto pyetje beja E Rames o Zotrules



Rames ja bej mo. Ja bej dhe Berishes, se ai asnjehere nuk ka dhene doreheqje.

Po te paren ama, ja bej Berishes qe c'ke me te!

PS: harrove te thuash, Rrofte Saliu, poshte Enveri. (nejse, ramen e zure qe e zure ne goje)

E ke prap gabim, e paske kujtesen e dobet.

Berisha dha doreheqje pas rebelimit komunist ne 97-ten

Kur te humbi ndonje here ndoshta pas 2021.

e kush u be kryetar i PD-se kur dha doreheqjen ai qe nga kali zbritet vetem ashtu?

rroft Saliu, posht Enveri!

Duke lexuar jeten politike te familjes Papandreu e Karamanlis, po e kuptoj pse quhet "operacioni fshesa" kur largojne Shqiptaret.

Per keta zoterijt, keshilltaret e tyre jane sherbetoret qe kane ne shtepi.

Kjo eshte edhe arsyeja qe nuk i pjerdh europa ne politik.

Greqia ka monarki socialiste, apo republike trashigimie ?

Sisteme, sisteme. Pyetja qe Rama ka pershendetur Papandreun e jo Berishen.

Rama do pershendes i pari ne qoftese vjen Shkelzeni kryeminister.

Hajde demokraci familjare hajde. E gazetat greke, çfare shkruajne, se nuk gjen ne tere Greqin nje me te zot.

Pas ketij vjen Bokojani, e bija e Titozatis, nga Kreta.

E pas Bokojanit, Papandreu nipi. Pse harxhohen me ba zgjedhje.

Dy vjet une, dy vjet ti, une ti, ti une, demokraci Greke si kerkund.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).