Sikur guret te flisnin

Diku, ne nje vend te larget, mes pyjesh, dita eshte shpartalluar nga forcat e erresires. Prijesja e tyre, nata, me nje mimike dritheruese per syte e cdo te vdekshmi, ka mbuluar me mantelin e saj te zi te stolisur plot diamante te shndritshem siperfaqen e tokes, tashme te kredhur nen kthetrat e tmerrit prej uzurpatores se pameshirshme. Nderkohe hena i hedh nje veshtrim kuptimplote dheut duke e perkedhelur sadopak me rrezet e saj te argjendta, si per ta qetesuar disi nga frika qe e ka pushtuar. Pemet, si me trime qe jane, nuk tentojne te largohen por qendrojne te ngrira si statuja te ngurta duke e lene eren, qe tashme ka filluar te fryje, t’u shpupurise floket qe ato i kane lyer me te gjelber sipas modes se fundit.

Papritur, nje drite verbuese leshohet nga lartesite qiellore duke stonuar me atmosferen rrethuese. Sapo prek token ajo zhduket ne cast. Po te veresh me vemendje aty, sheh nje gjallese te cuditshme me kater gjymtyre, qe leviz koken sa ne nje ane ne nje tjeter, si e frikesuar. Si per te mos ta lene te qete, nje rreze vezulluese me prejardhje s’di se nga, e godet tejpertej si nje rreze lazer trupin e kesaj krijese misterioze, duke bere qe shpirti i saj te pasqyrohet magjishem ne ajer, porsi rrefimi i nje zemre te sinqerte. Po te hetosh me kujdes aty, duket nje si vend i vecante, ndoshta nje dhome. Po, po! Po ta veresh me vemendje, ky shpirt i ngjan nje dhome qe duket si e ndare ne dy pjese. Njera nga keto pjese eshte e erret, e frikshme. Diku tej ne kete humbetire te zeze, shkelqejne djallezisht disa drita te kuqe. Pas pak afrohen. C’te jene valle? Ah, ja ku duken. Sillen rrotull si fantazma qe te shkaktojne nje rritje te te ngjethurave ne trup. Mbi cehret e tyre dalohen cilesite qe i karakterizojne e ne balle te tyre dallon shkaterruesen e jetes, Hakmarrjen. Pas, e ndjek sherbetori i perhershem, Servilizmi. I gjithe grupi qe fshihet pas prijeses se tyre, leviz sa andej-kendej duke nxjerre ne pah identitetin e tyre te vertete. Ja, ajo aty qe po plas nga marazi per shoqen e saj ne krye te grupit, eshte Zilia. Ndersa ajo tjetra atje tej, eshte Intriga e ndjekur pas nga Vjedhja dhe Vrasja. Me tej, karvanin dritherues qe te ngjall krupe e plotesojne Cmira, Hipokrizia, Tradhetia, Imoraliteti, Intoleranca, Frika, Dyshimi dhe Egoizmi. E fundit, disi e vecuar, vjen Ambicja qe kurrsesi s’mund te pranoje udheheqes mbi krye.

>smiley>E gjithe kjo, te ben t’i heqesh syte me neveri nga kjo pjese dhe t’i hedhesh te pjesa tjeter duke shpresuar se te pakten do te shohesh dicka me te mire. Ne kete pjese, e cila shkelqen e gjitha duke te marre syte, gjenden nje mizeri yjesh te shndritshem. Ja ku jane rreshtuar ne rregullesi te plote, njeri me verbues se tjetri, Dinjiteti; Liria; E Verteta; Miresia; Dhembshuria; Morali; Toleranca; Ndergjegjia; Guximi; Optimizmi dhe Besimi. Por vetem njeri prej tyre, ai qe eshte perhere ne lufte te hapur me pjesen e zeze te ketij shpirti, ngrihet mbi nje piedestal te arte mbi yjet e tjere. Ai eshte Dashuria. Dashuria per jeten, per gjithcka qe e ben zemren te gufase me force e te preke qiellin me dore.>smiley>

Por befas, ashtu sic edhe erdhi, ne menyre te cuditshme kjo qenie zhduket pa lene gjurme. Nje ngjarje me te vertete e pazakonte per syte e gureve te zakonshem qe gjendeshin me shumice ne ate vend. Valle c’do te thoshin ata sikur te flisnin? Nje pyetje qe te bren mendjen. Ndoshta do te tregonin se si qe ndertuar shpirti i nje krijese te quajtur NJERI. Ndoshta nga kompleksiteti i tij do te turbulloheshin thelle dhe s’do te ishin te afte te krijonin tinguj, aq te domosdoshem per te hedhur fjale, duke vulosur keshtu buzet perjetesisht. Ndoshta. Kush e di? Mister!

© Egid Benussi. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

>smiley>

13 Komente

Benussi, per mua, nuk shkruan keq, madje shkruan goxha mire. Hera e pare qe lexoj nga kjo dore. Hapja eshte shume e mire, dhe jep tonin e asaj çka pason.

Por, i (e) nderuar Benussi, ka ca gjera qe mendoj se duhet te rishikohen. E kam fjalen per ca mosperputhje rrefimi :

Ka ca fjale ne tekst qe japin dy kendveshtrime te ndryshme, çka kjo ben qe tregimi te kriset. Paragrafi i pare eshte shume i mire, rrefehet diçka krejt pavetore (nata bie, yjet, pylli keshtu e ashtu). Ketu nuk flet askush.

Por me poshte nderhyn nje dikush qe, per mendimin tim, nuk ka vend. Shprehjet si "po te veresh me vemendje aty", tregojne se ketu po na flet dikush duke na terhequr vemendjen. Them se kjo nuk eshte diçka qe ngjit me pjesen tjeter.

Po te ishte per mua, do ta ktheja te gjithe pjesen ne formen e paragrafit te pare. Nuk ka deftues, nuk ka ze, ka thjesht nje futje te lexuesit ne nje pyll ku ai mund dhe duhet ta shohe vete çka ndodh, dhe jo te shtyhet nga rrefyesi i hamendesuar.

Gjithsesi, po te ndreqet kjo, me pelqen pena jote.

nata me mantelin e saj te zi mbulonte token

(bora me mantelin e saj te bardhe mbulonte token)

yjet qe stolisin qiellin

era qe shpupuris floket

Hurb, (gjithmone nese nuk je ai tipi qe tall bycen)  shto ketu edhe komentet e tua per kundrinoret dhe rrethanor-percaktoret, jam i lumtur te konstatoj qe ti e perbush profilin e  nje mesuesi leximi te tetevjecares. Zysh Linda? Gjithmone na mrekulloje kur lexonit aq bukur tregimin " Ka gjithmone nje rrugedalje".

 

E paskam lexuar por s'e mbakam mend fare emrin e ketij mikut. Edhe aty paskam bere ca verejtje qe ngjajne me keto ketu. Tregon qe jam goxha koherent. Vetem njehere jam gabuar ne komentin tim, dmth qe kam folur krejt kot, dmth jam gabuar ne lidhje me aftesite e autorit. Por s'do ta them ne cilin rast. I (e) interesuari(a) e di.

Posi jo, me kenaqesi. Desha thjesht nje shtytje :

Behet fjale per JERUSALEM.

Kam thene qe nuk shkruan mire, nderkohe qe ajo shkruan shume mire, dhe mund te sjelle shume gjera te bukura.

Nje gje e kam te sigurte : nuk kam gabuar tek Desaparacidos, per mua, ka talent. Dhe s'ma heq kush mendjen. Ca gjera te vockla andej-kendej, do t'i vijne me kohen dhe me ushtrimin. Ama thelbin e ka. I takon atij tani ta kultivoje.

Desaparacidos, ndoshta je aty, ka dale ne France nje roman qe thone eshte shume i bukur : i shkruar nga nje 26 vjeçar dhe plot 800 faqe roman ! Nuk eshte e lehte te mbushesh 800 faqe liber ne kete moshe. Ia harrova emrin dreqit, do te ta them nese me kujtohet. Jane shitur nja 12 000 kopje, ende pa u bere muaji, dhe kjo nuk eshte pak. Te shohme ç'do jape ky çuni.

Mua me pelqeu shume.  Ka nje lloj fryme buzatiane ne rrefim, nje lloj magjie qe u jep jete dhe fryme dhe sendeve e objekteve te zakonshme.

Sorry, to me this story seems kind of cheesy. nje filozofei e sternjohur e bere pa shume art. atehere pse duhet?

nje lutje, aman ju qe shkruani, mos e perdorni mbiemrin : qiellore. mendojeni vete, nuk ka pike efekti. vetem e ben nje rrefim te duket cheap.

 

gezuar

 dard, forse l'autore dovrebbe usare il termine "celestiale", invece di "qiellore"? infatti, anche a me tingellon più bello...

Hai proprio ragione, si, si! 

Tanti auguri!  

me pelqen bota e pasur e autorit(es).nice!

KLISHE

e lexovz me kujdes dy here pasi kishte prshtypjem qe heren e pare nuk  ekuptobva por pasi e lexio per te dyten hre mun duke aq nanale sa te shkruja kete koment..

Egid je bre nje egidas i veretete

 

Pershendetje te gjitheve. Faleminderit per komentet, sidomos per verejtjet, por duke patur parasysh qe kur e kam shkruar kete shkrim kam qene vetem ne klase te tete gjate oreve te hartimit, kam pershtypjen se mund te kete edhe pjese qe kane nevoje per tu ndrequr...  smiley

Regards, Egid.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).