Shteti bllokon prodhimin tek ARMO, reagojnë drejtuesit

FIER-Ministria e Financave me urdhër të Ministrit Ridvan Bode bllokoi dje aktivitetin e kompanisë ARMO për arsyen se nuk janë plotësuar dokumentacionet tatimore. Urdhri është zbatuar mbrëmjen e djeshme nga Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave në Fier, por Drejtuesit e ARMO-s kanë reaguar sot ashpër ndaj vendimit dhe kanë theksuar se nuk u është bërë asnjë parajmërim për vendimin. Ata shprehen se do ta ndjekin cështjen me rrugë gjyqësore.

Sot askush në kompaninë e privatizuarARMO nuk punon si pasojë e një vendimi të Ministrisë së Financave për pezullim të punës për shkak të mungesës së dokumentacionit. Por drejtori i rafinerisë së ARMO-s Bledar Myrtaj bëri të ditur në një intervistë për TVNeës24 se arsyet e urdhrit për bllokim të punës janë të pavlefshme, pasi kërkesat duhet të ishin plotësuar që kur ndërrmarja ishte shtetërore.

“Drejtoria Rajonale e Tatim Taksave, Fier ka bllokuar rafinerite e Ballshit dhe Fierit e si pasojë dhe punën në Vlorë. Arsyeja është se ARMO nuk ka autorizim akcize për magazinat tatimore. Ky ndalim ka ardhur pas asnjë paralajmërim paraprak pavarësisht se pronarët i kanë paguar shtetit 180 milionë euro dhe e blenë kompaninë pa dokumentacionet përkatëse”.

Myrtaj shpjegoi se qe ne momentin qe janë privatizuar, kompania po plotëson dokumentat muaj për muaj dhe shume prej tyre nuk i kanë ende në duar kjo si pasojë e vonesave në drejtoritë përkatëse.
“Dhe ne duke shpresuar se këto dokumentacione do plotësoheshin më pas vazhduam punën. Por kemi 7 muaj nën presin. Ne edhe sot kemi probleme me certifikata pronësie. Kompania nuk kishte certifikata mjedisore dhe ne i plotësuam. Më pas ne plotësuam dokumentacionin për akcizën por shteti nuk po na i nxjerr dokumenta dhe po na vonon”.
Sipas drejtorit të ARMO, Myrtaj cështja tani do të ndiqet penalisht. “Sot që ndodhi bllokimi total dëmi shkon 8 milionë euro. Ne sot ndjekim cështjen penalisht pasi ata që shkaktojnë dëm do ta paguajnë atë”.

(d.b/BalkanWeb)
 

10 Komente

 Shtet budalla. Mir qeveria drejtohet nga nje i paafte dhe dihen pasojat nga nje drejtim i tille  siç eshte bllokimi i biznesit vendas (me te huajt s'do te guxonta ta bente nje gje te tille) ,  po shteti ku eshte, ku jane organizmat shteterore. 

Cudi pra si i mbaroi durimi shtetit keshtu tak fak....

Shyqyr qe eshte kjo Gazeta shqiptare,qe zbulon gjthcka,e pa pame eshte kjo gazete,100 rrena e nje te vertete.

100 rrena dhe nje te pavertete.

arsyet e urdhrit për bllokim të punës janë të pavlefshme, pasi kërkesat duhet të ishin plotësuar që kur ndërrmarja ishte shtetërore.

Interesant, sa mire do ishte sikur, kur blen biznese "me të lirë" te kishe mundesi te blije vetem te mirat e biznesit. Kur blihet nje kompani blehen edhe borxhet e saj, edhe detyrimet financiare, ligjore, etj. dhe je i detyruar t'i permbushesh. S'eshte faji i Tatimores qe ti s'ke bere analize te plote para se te ofroje cmimin per t'a blere.

 

Në momentin që unifromat gri të tatimores kanë dashur të hyjnë brenda mjediseve të UPN-së, janë përplasur me policinë e shtetit, që nuk ka lejuar ekzekutimin e urdhrit.

 

 

http://www.shekulli.com.al/2009/10/26/perplasje-bode-basha-per-rafinerite-e-naftes.html

 

Hahahaha! smiley

 

Shteti i rruges, dhe i rrugaceve!

Shteti i puneve pa letra, pa dokumenta!

Shteti verbal, shtet qe i nis punet nga "The Sala Monologue as seen on TV" ne mbledhje te Qeverise dhe qe i mbron mutsihanet e veta tek emisioni Opinion, po prape ne TV!  

Futni noi konge me cifteli, dhe tak, bohen punet!

Shkon taksidari i qeverise me vendos hyqem, del xhandari po i qeverise dhe nuk e le me u fut brenda!  smiley

 

P.S.

E mbani mend ate Fazllicin qe shoqerohej nga aeroporti deri te Klani me makinat e policise se shtetit?

 

 

Policia e Shtetit përgënjeshtron Braçen

Tiranë – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit reagoi sot ndaj deklaratave të deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçes, sipas të cilit ka pasur një përplasje midis forcave të policisë dhe atyre të tatimeve në Ballsh, tek kompania ARMO.“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit duke hedhur tërësisht poshtë si të pavërteta këto insinuata, sqaron opinionin publik se gjatë ditës së djeshme nuk është evidentuar asnjë përplasje mes këtyre strukturave dhe bashkëpunimi i strukturave të Policisë së Shtetit me organet Tatimore në Fier ka qenë dhe vazhdon të jetë në nivelet më të larta”, thekson deklaratat e Policisë së Shtetit.

 

HAHAHAHAHA!!

Nuk jane evidentuar, e he, nuk jane evidentuar!

Keta ketu ke kjo  videua http://top-channel.tv/video.php?id=9312 jane te tere morrat e kuq te Edi Rames, qe jane veshur tebdil si policat e shtetit per t'a bere Prijsin te duket keq!

Po Luli, fap e kapi dhe sic thekson edhe deklarata e Policise se Shtetit, "nuk eshte evidentuar asnje perplasje"! smiley

Top Channel, o Televizion serb!

Sali Berisha, Sali Berisha!

 

P.S.

Kjo eshte ajo qe them une:

Shtet Verbal! Shtet qe nuk ben punen, ta shikoje kush e coi furgonin e policise aty, qysh tek!

Shtet qe shikon televizor gjithe diten dhe del jep reagime mbi reagimet e leshit dhe preshit!

Korrupsionin e cdo ngjyre,

Pa dallim feje,

dhe krahine more hej!

Jemi te sigurt qe vertet jane paguar 180 milione euro per ARMO-n?

Myrtaj shpjegoi se qe ne momentin qe janë privatizuar, kompania po plotëson dokumentat muaj për muaj dhe shume prej tyre nuk i kanë ende në duar kjo si pasojë e vonesave në drejtoritë përkatëse.

Si ishte ai muhabeti i "One-stop-shop" ( e di qe ishte per bizneset e vogla, po a justifikohen keto vonesa per bizneset e medha?)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).