Shqiptari, njeriu që mbiu nga dheu

Mbaj mend kur Edi Rama ishe ne kulmin e fames se tij si populist i reagimeve te ashpra, dhe nuk pati thene askush asokohe batute me te bukur per siglen Fyrom te republikes maqedonase sesa ai, duke ironizuar ne konference pikerisht se sjellja e kesaj “republike” i ngjante frymes se keqe si emri qe mban.

Por kohe te tjera, Edi ka ndryshuar e me hallet qe ka as nuk e ka vene re Fyromen e keqe te rradhes.

Cfare ngjau, asgje tragjike, asgje me te cilen ne shqiptaret qe nga koha e mujit dhe Halilit nuk duhet te ishim mesuar. Eshte nje popull, qe ka ardhur nga larg, shume larg, dhe ne histori, jo ne tonen po ne te gjitha historite e botes, ardhja e tyre quhet “ dyndjet sllave”pra ata u dynden.

Ështe e kote te justifikojme me diplomacine akademike shpesh te panevojshme te vertetat te cilat kemi luksin t'i themi duke ju referuar te huajve. Pasioni yne nacionalist na eshte ndaluar ne elite e na eshte induktuar si rudiment provincial! Ne ballkan ekzistonin tre tre popuj, ilire, trake, greke. Kjo eshte si nje dhe nje bejne dy, ndaj thjeshtesimi i situates eshte i nevojshem per evitimin e dokrrave pseudo akademike. Qe greket ketu jane te ardhur nga lindja e mes-lindja dhe kjo eshte e vertetuar, pa kundershtuar aftesine kultureprodhuese dhe meritat elaboruese te fqinje tane!

Qe traket ose kane qene popull sapuni ose dicka jo shume e ndryshme nga iliret mbeten te vetmet alternative, sepse do te kishim shenja ta te ketij popolli te madh qe paskesh bashkjetuar me iliret dhe maqedonasit. Dhe pikerisht kjo eshte tragjikja… iliret, cfare u be me ta, u shuan apo jemi ne shqiptaret?! Shkencerisht nuk eshte e veshtire te thuhet se shqiptaret jane pasardhes te ilireve, por politikisht kjo implikon komplikacione per banoret e rinj te ballkanit. Sa per te ironizuar shtoj me shaka se situata ne Ballkan eshte e ngjashme me Tiranen. Tirana ka pesuar flukse te ndryshme. Ne fillim tosket e incentivuar nga regjimi u bene tiranasit e rinj borgjeze, dhe bene vete tiransit e vjeter te ndiheshin fshataret e rastit. Me pas me lirine e levizjes erdhen geget. Dhe te ardhurit, me njeri tjeterin filluan luften e te qenit me shume tiranas, ndersa tiranasit e shtepive te qerpicit mbeten pa ze!

Maqedonasit na quajten njerez mali, e zaptues. Une nuk jam akademik zoterinj, por kam nje luks me te madh, nuk jam i kompleksuar te vertetoj se nuk jam nje shtet artificial, qe s'me lene te mbaj nje emer, te krijoj nje etni, te sajoj nje histori. Une jam i paqte dhe i kenaqur me statusin tim shqiptar.

Ne kohen e romakeve, ne keto ane ishte qyteti i Shkupit, qendra e maqedonizmit. Por ishte nje qender e banuar per Dardanet, nje fis…tragjikisht ilir. E me pas ai i meseve, nje amalgam qe ne versionin me te keq per ne jane ilire e trake bashke, ne ate me normal, dhe ata jane plotesisht ilire. Ku jane maqedonasit ne keto kohe? Askund? Jo, ata jane… jane diku mes stepave te Siberise ndersa jetonin ne gjendje primitive bashke me sllave e bullgare e hune te tjere. Sespe miq lexues te nderuar dhe te duruar, Shkupit i thone Skopje ne vitin 992 te eres sone…si qender e mbreterve bullgare. Erdhen, ne kohen e dyndjeve. Po Shkupi nuk qendron gjate si qender sllave, humbet prej dores se bizantineve per tu rrimare serish rreth 120 vjet me vone, por po pas aq kohe u rihumb nga ardhesit e rradhes ne Ballkan, Osmanet.

Po, ekziston nje mundesi qe akademiket maqedonas te kene te drejte, dhe kjo eshte qe ne shqiptaret te kemi mbire nga dheu, sepse, nese nuk jemi te pasmet e ilireve, ne duhet te kemi ardhur duke kapercyer grekerit, te famshem per tolerancen e tyre dhe kortezine e fqinjesise se mire. Ose kapercyem nje bllok sllavesh qe shkon nga Beogradi deri ne polin e veriut. Ose ose erdhem e na sollen turqit nga …. Kaukazi, e them duke ju referuar delirit tjeter pansllavik, se "na sollen" ketu. Ka njerez te llogjikshem qe i japin kredi ketyre tezave?
Mbetet kjo…qe ne shqiptaret mbime nga dheu si per ti prishur pune fqinjeve. Ne fakt ekziston nje legjende pellazge qe Pellegu, i pari, lindi nga dheu e ne paralelizem me mesimet monoteiste, sikur ne te ishim ne infektuar nga semundja e fqinjeve do deklaronim me ze te larte qe Adami i pare, qenkesha nga ana jone.

Shqiptaret qenkeshkan kaçake, nuk ofendohem une si shqiptar per nje thenie te tille, respektoj mendimin e tjetrit, dhe pse kush flet eshte akademik, te pakten mes te tijeve. Por un di qe shqiptaret, keta te mijte, qe kane qene ne kufinj me sllavet i kane quajtur ata gjithmone shkjah, apo shki. Kjo eshte nje deformim i fjales turke eshkija qe do te thote, plackites, bandit, kacak, uzurpues. Sot ne shekullin e 21 sllavomaqedonasit na quajne kacake a uzurpues, por nder shekuj koshienca e popullit shqiptare ne kontakt me ta i ka perceptuar sllavet si te tille, dhe ne ate kohe nacionalizmi nuk ekzistonte si koncept. Per te kuptuar kaq, nuk duhet te jesh akademik.

Ne mitin tone te legjendave, njerez legjendare, luftonin me armiq te shumte qe dyndeshin pa ndare. Ne mitin tone heronjte jane ata qe perballuan dyndjet e stergjysherve te akademikeve te sotem, ne mitin tone ne plakjen e tij Muji sheh nga maja e kulles rreth e rrotull kulla te reja e pyet te tijet te kujt jane, ata thane – Jane sllavet Mujo, me ta nuk eshte si me pare, kemi dhe krushqi, pastaj ata jane shume...

 

17 Komente

Pse fillon reflektimi Shqiptar gjithmone me iliret. Eshte memoria jone kolektive dhe e tejzgjatur per 3 mileniume kaq e sakte dhe ekzistenciale. Shumica jone nuk arin dot deri tek brezi i katert, por megjithate jemi shume te ndergjegjshem se si ilirianet e kane prejardhjen nga pellazget, dhe se  pellazget jane te paret indoevropiane te shkelin kontinentin e vjeter. 

Eshte nje fenomen shume kurioz kjo deshishira jone per te evokuar nje te kaluar te larget e te lavdishme, kur ne ruajme kaq pak nga e kaluara.

Eshte nje fenomen shume kurioz kjo deshishira jone per te evokuar nje te kaluar te larget e te lavdishme

Ai 'reset button' qe i dergoi Hillary Clinton min. te jashtem Rus eshte vene ne perdorim nja 3-4 here ne territoret nga ku kemi lere une, ti dhe ajo. Sidoqofte njefare memorie shume shume shume e dobet ekziston perderisa e kemi perqafur kete 'memory quest' te gjithe.

Fenomeni eshte i ngjashem me ate te 'hanifeve' Arabe para kohes te Muhametit. Ata kishin nje fare memorie qe vinin nga fara e Abrahamit po nuk kishin te 'dhena faktike'. Detyrimisht njeri u be i krishtere, tjetri cifut, i fundit priti dersa ti mbushej mendja zotit te Abrahamit ti dergonte nje profet Arabeve.

 

Pak-a-shume e njejta gje ka ndodh dhe me ne qyqaret e ballkanit perendimor.

Artikull i mire, bravo Nahara.

 

Une nuk jam me tezen qe ne jemi ilir apo pasardhes te tyre per faktin e thjeshte ae nuk ka kalimtari, nuk ka trashegimi. Pertej zjarrit nacionalist e kam te veshtire te kuptoj se nga vijme ( e mbi te gjithe ku shkojme me kete qeveri qe kemi ).

Heu bre, po te shpeton Edi Rama pa permendur. Dikur i beje si pune reklame Rudina Seserit, sot i qan hallet Rames. Nejse, puna jote.

Desaparacidos a e ke lexuar historine e Shqiperise ndonjehere? Ne jemi te cuditshem, para historise se Shqiperise lexojme historine e Serbise apo Bullgarise dhe me cfare mesojme aty flasim per historine tone.

Jo po keshtu eshte kjo pune : dikur ne mbremjet e gjimnazit, kishte dale fjala se te jesh enigmatik i thek vajzat fare. Me vrap pas tej vijne. Edhe ketu, e njejta histori : duam te hiqemi si enigmatik, gjoja ne s'kemi ardhur nga askund. U ça bota duke na thene qe o kunguj, ju jeni iliret e hershem (lexoni pak literature se nuk ju ben keq), kurse ne vazhdojme me avazin tone te enigmes : jo, jo, nuk jemi ashtu, askush nuk e di nga vijme ne.

Dhe pastaj kercasin fantazite per piano dhe orkester : ne jemi burushaska, jemi çeçene, jemi topuze, jemi namuz, e budalliqe te tilla.

OK, edhe une dje isha ne nje mbremje dhe kur me pyesnin nga jam, iu pergjigjesha : gjejeni vete nga jam ! Dhe pastaj qeshja me pergjigjet, u bera enigmatik. Nja 5 femra erdhen dhe me puthen fort. Madje njera hyri ne banjo ne te njejten kohe me mua. Hajde sukses hajde ! Enigmatiku o çuna, enigmatiku, kjo eshte e ardhmja jone. Provojeni. S'do ngeleni pa gje.

O Hurbo ku jane keto festa mer ti pse se fton edhe cunin ti? smiley

 

Pervec kesaj ne ca momenti te historise kalohet apo kapni lidhjen nga ilir ne shqiptare, ma shpjegoni pak?

 

Edhe po e kam lexuar historine.

Sipas arkeologeve, ka kontuinitet te njerezve qe kane jetuar ne trojet ku jemi ne aktualisht, nuk ka shkeputje qe do te ishte nje shkas per te menduar se nje popull apo fis apo dreq ka ardhur aty pas ketyre banoreve te lashte.

Sipas arkeologeve, ka kontuinitet te njerezve qe kane jetuar ne trojet ku jemi ne aktualisht,

 

 

cilet arkeolog?

cilet njerew?

cilet troje?

Neritan Ceka.

ilir-arber-shqiptar

trojet ku jeton aktualisht etnia shqiptare.

Desaparacidos,

Lidhja qe kerkon ti nuk behet as ketu, as sot. Kjo lidhje kerkohet neper biblioteka, neper vepra, sepse bota nuk eshte zgjuar sot me njeriun shqiptar qe hap syte pergjumesh dhe pyet : ku eshte babi ? Por bota ka folur prej shekujsh, mjafton qe ne te humbasim ca dite nga jeta jone dhe i marrim vesh.

Me dy fjale Hurb :

 

me sa jam informuar une e kam te veshtire te besoj verberisht qe jemi pasardhes te ilireve.

 

Skam pare ndonje prove konkrete.

Kaq

Historise se ketij kombi i mungojne shume flete, shume te tjera do vijojne ti mungojne, ne jemi vete deshmitare te djegjes se historise sone nga vete ne. Ndaj me duket kohe e humbur reflektimi ilir apo pellazg. Per mua kombet qe refflektojne akoma te marrin vesh nga vine ne shek 21 jane vone..shume vone dhe po vonojne dhe te ardhmen ..

po dakord  shume dakord por tani po flasim per histori keshtu qe duhet te flasim per historin

Nahara, se pari, me ler te te bej pergezimet e mija per aftesine e sintezes. Ke shpenzuar vetem 5234 shkronja (perfshire hapesirat) per te shprehur mendimin tend. Dhe kjo aftesi ne hapesiren shqip-folese eshte dicka e radhe. Keshtu qe jo vetem te lexova me kenaqesi, por nje paragjykim pozitiv per mendimet e tua me shoqeroi pergjate te gjithe leximit te ketij shkrimi.

Cfare tjeter ndjeva pergjate leximit?

Ndjeva revoltimin e pafuqishem te nje njeriu, shqiptar si une, i cili perballe absurditeteve te materializuara te zeze ne te bardhe, mbetet pothuajse pa fjale.

Une nuk dua te ndalem ne gjykimin e argumenteve historike qe ti ke sjelle ketu, pasi me duket (me gjithe respektin per ty) sikur do te humbja kohe duke u marre me simptomat dhe jo me semundjen.

Si cdo produkt njerezor, edhe historia eshte subjekt i relativizmit te vezhguesit.

Persa me perket, une di se historia shkruhet nga fituesit, dhe perderisa shqiptaret kudo qe jetojne, do te jene humbes, historine do te na e shkruajne te tjeret... maqedonasit, serbet, greket...

Le te provojme per nje cast ta spostojme vemendjen tone nga historia (pra e shkuara) tek e tashmja. Le te provojme per nje cast te permiresojme kete te tashme qe ka kaq shume hapesire per t'u permiresuar.

Le te behemi fitues! Le te fitojme dinjitetin e fituesit!

... dhe pastaj historia jone do te jete ajo qe ne do te gjykojme se eshte.

Ne jemi kemi prejardhjen nga iliret (e mbase dhe nga majmuni) derisa te gjejne proven e kundert!

Mire mo mire... po shqipen c'e zuri ne kete artikull? Apo ka ndryshuar gje gjuha e shkruar dhe ne(une) s'e paskam marre vesh?

Ne fakt nuk kuptoj nje gje; si mund te mbrosh nje teze kur nuk di te shkruash gjuhen tende? Si mund te tregohet nacionalist nje shqiptar qe nuk di te shkruaje gjuhen e vet? Si arrihen keto gjera?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).