Shqipëria do të ndërtojë tetë shkolla në Afganistan

Qeveria shqiptare do të ofrojë rreth 100 bursa për studentët afganë në kuadër të angazhimeve të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami gjatë pjesëmarrjes në Ministerialin e NATO-s, i cili u zhvillua në Bratislavë të Sllovakisë me 22-23 tetor, deklaroi se Shqipëria do të vazhdojë të japë mbështetjen e saj për Afganistanit. Ministri Imami bëri të ditur se Shqipëria do të mbajë kompaninë e ushtarakëve që ka në Afganistan dhe do të shtojë edhe një skuadër me 20 mjekë. Punimet e Ministerialit u fokusuan në tre çështje kryesore: Afganistani, mbrojtja raketore dhe transformimi ushtarak. Sipas Imamit, Shqipëria angazhohet se do të japë kontributin e saj jo vetëm me forcat ushtarake që ka dërguar në Afganistan, por edhe duke investuar për ndërtimin e shkollave në territorin afgan. "Do të ngrejmë tetë shkolla dhe do të presim duke filluar nga viti 2010, gjithashtu, 100 studentë afganë që do të përfitojnë bursë studimi në Shqipëri. Përvoja e këtyre viteve tregon se ka nevojë për një qasje më gjithëpërfshirëse në mënyrë që të zgjidhen problemet afatgjata tha Imami. Në fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rasmusen u shpreh se e vetmja mënyrë që Afganistani të mos lejohet të kthehet në duart e terroristëve, është investimi për të forcuar kapacitetet ushtarake dhe të sigurisë të shtetit afgan. Ministri shqiptar i Mbrojtjes ka qenë pjesë edhe e një tjetër ministeriali të zhvilluar në Sofie të Bullgarisë, atë të ministrave të Mbrojtjes së vendeve të Europës Juglindore. Gjatë pjesëmarrjes në këtë ministerial, ministri shqiptar i Mbrojtjes ka zhvilluar takime 2-palëshe me homologun e tij bullgar dhe atë maqedonas.

35 Komente

Hajt per hajer dhe Zoti na e shperblefte kete te mire filantropike smiley.

PS: Komplet jashte teme, ata kalamajt tane ne fshatin ne jug fare fare fare, vazhdojne akoma shkollen ne Greqi? 

 Mire per bursat, gje e mire kjo, por per ndertimin e 8 shkollave ne Afganistan kjo me duket lajthitje e ministrit Imami,  nderkoh qe femijet shqiptare shkojne ne shkolla mizerabel apo dhe ne kasolle per te mesuar. 

Se mos qe ideja e Imamit ...

Mire, sic thashe, per hajer.  Tani per kuriozitet pertej filantropik, meqe behet fjale per harxhim te shtetit shqiptar, une psh jam e interesuar te di cfare shkollash jane keto?  Dhe kush do shkollohet?  (Kur them kush, cila gjini?)

Edhe ne USA, apo Belgium ku je ti ka shkolla publike qe jane ne nivel mizerabel, por kjo s'e pengon qeverine dhe se ka penguar ndonjehere te jape ndihma neper bote. Ministria e arsimit eshte ajo qe merret me shkollat ne nje vend dhe ajo e mbrojtjes me punet e mbrojtjes dhe cfare ben ministria e mbrojtjes me parate e saj nuk ka pse te jete problem i asaj te arsimit. Kapish?

Keto jane detyrimet qe vijne nga aderimi ne Nato: ketu s'hyn as iniciativa e shtetit shqiptar, as zemergjeresia e Ministrit te Mbrojtjes. A thua ua kane shpjeguar kete pune shqiptareve kur u be kerkesa per aderim?

Bashkpunimi nderkombetar. Ne ndertojme shkollat afganase Afganasit vijne e ndertojne shkollat tona. Ne cojme atje kulturen tone "perendimore" ata vijne e sjellin tek ne kulturen "lindore"

Prandaj Shqiperia nuk eshte sa lindje as perendim. smiley

 Do te shkollohen nxenesit ! Ardhmeria e se nesermes.

 

Eshte iniciativ bamirëse a priori !  Po çfar kerkon shqiperia en afganistan e ne irak ?? Pse s'kthehen !

cfar ironie ky lajm !!!! ( ne nje kohe kur shkollat shqiptare jane ne mjerim te plote )

sa kot qe jeni mer.

edhe gjerat me te thjeshta i beni komplekse duke i perzi me komplekset tuaja.

pse mer  cer e dinit ju pjesmarrjen ne NATO, thjeshte hapje bythesh e flamuj me ngjyra?

 

 

sa e shtrenjte paska qen kjo bileta per ne nato...

 

A thua ua kane shpjeguar kete pune shqiptareve kur u be kerkesa per aderim?

Jo, keto gjera nuk ua kane shpjeguar. U kane thene vetem, qe sapo te futen ne NATO do te rregullohet Shqiperia.

Epo quhen strategji afatgjata o Pedro. Se kush e di? ben vaki qe bashke me keto shkollat ne Afganistan ndreqet edhe Shqiperia !!!!

Hajt per hajer...

e mos shikoni teqe e xhamia,

feja e afganeve eshte shqiptaria! 

nje brez afganesh do rritet e edukohet me fryme dashurie ndaj shqiperise, ka lezet !

Sot degjova ne zyre se qeveria sivjet ka shpenzuar rreth 150,000 Leke te reja per shkencen! Do doja ta mbanim kete shifer ne mendje kur lexojme postimin e mesiperm...

150 000 leke te reja i ka marre ai qe ka bere llogarite.

smiley Besoj ndonje profesor do kete marre pjese ne ndonje konference nderkombetare... eshte per te qare ne fakt po s'kemi nge

nje brez afganesh do rritet e edukohet me fryme dashurie ndaj shqiperise, ka lezet !

Patjeter, kane lezetin e vet keto filantropite. 

Tani, prape si pa detaje eshte pergjigja e Ministrit.  Ku do ndertohen keto shkolla?  Mgjth Afganistani eshte ndez ca keq keto kohet e fundit, ca rajone jane me "shkolla friendly" se te tjerat.  Ca te tjerat jane beterr fare.

Cila gjini do shkollohet, se s'para besojne ne co-ed, ndaj edhe ose njera-ose tjetra.  Po qe per vajza, pisk puna.  Ose shkolles do i vihet bomba, ose vajzat do urdherohen te mos vene, ose do acid-ohen ne fytyre e keshtu me radhe.  Keshtu qe edhe mundi na shkon per wool. 

Nejse, mundi i gjithe luftes po shkon per wool me c'duken bathet, por gjithesesi, ka lezet, ka.

Duhet te kete ndonje ngaterrese ketu,mos ka kujtar ky i Nato-s qe ky Imami eshte minister i mbrojtjes se Afganistanit?

Sales i ka fol baba qe i vogel per Afganistanin. Kuptohet pasi i foli per Kuvajtin.

Eshte krejt normale, keto jane aktivitete te detyrueshme perderisa je pjese e aleances. Madje keto jane aktivitetet me pozitive. Nuk ka asgje per te kritikuar gjesti ketu, edhe Shqiperia ndihmohet financiarisht, dhe nuk eshte aspak etike te duash te marresh po te mos duash te japesh.

Probleme patjeter qe ka, dhe duhen trajtuar, po s'kane te bejne me gjestin. Problem eshte per femijet shqiptare qe mbeten pa shkolle, po kjo s'ka lidhje me gjestin. Problem eshte vjedhja e buxhetit ne ministrine e arsimit e ne sektoret e mvarur, po dhe kjo nuk ka lidhje me gjestin.

Dhe celulat ekstremiste i mungojne Shqiperise, sidomos ne nje biotop te tille te ngrohte korrupsioni dhe injorance.

Probleme patjeter qe ka, dhe duhen trajtuar, po s'kane te bejne me gjestin. Problem eshte per femijet shqiptare qe mbeten pa shkolle, po kjo s'ka lidhje me gjestin.

Po juve do gjeni dicka per tia kap Birishes prej qafe mer. Ja skandali tjeter, jo vetem qe e ben Lesin zv minister po ben dhe shkolla ne Afganistan. Te hapen kutite urgjentisht! Poshte Berisha!

Argumenti jot, dhe i qevrise se Peshkut qe monitoron RD dhe e mban kete lajm ne krye te kategorise se shtypit edhe pse lajme te tjera (si p.sh. ai qe ne Tirane te shkurtohet jeta me 2 vjet nga ndotja e ajrit) jane sjelle me pas ketij ne Peshk, eshte si te te vije dikush kur lan tocin ne dush dhe te te thote s'te vjen turp qe harxhon ujin per gjera te tilla ordinere nderkohe qe ne Afrike njerzit vdesin per mungese uji te pijshem?

Juve p.sh. s'jeni bere merak qe Birisha dergonte ushtare jo vetem ne Afganistan, po dhe ne Irak gjate kohes se Bushit, lufte per te cilen pervec gjithe botes, dhe 70% e amerikaneve ishin kundra. Ndersa ky lajm ju skandalizon. Shkolla ne Afganistan? :o Poshte Berisha. smiley

Me 'media' dhe 'analiste' te tille si ju Birisha do jete ne pushtet dhe nja 2-3 mandate te tjera. Lum si Birisha qe ju ka. smiley

 

Te pakten ne vend te skandalizimeve (po aq origjinale sa cicat e aktoreve te Hollivudit) beni humor, si keta. smiley

nje brez afganesh do rritet e edukohet me fryme dashurie ndaj shqiperise, ka lezet !

Sales i ka fol baba qe i vogel per Afganistanin. Kuptohet pasi i foli per Kuvajtin.

smiley

P.sh. na shkruani ndonje fjalim qe do mbaje Birisha kur te shkoje te inaguroje shkollat e Afganistanit. Qe nje ide fantastike. smiley

Fillon gje me Afganistaniste dhe afganistanesha. Jam i lumtur qi jam ktu me jue n'Lushnje? smiley

o daje, je shume seksi kur lexon, pale kur shkruan.

boll e mbrojte berishen, se nuk po e sulmoj, po them qe shume mire bejne me shkollat ne afganistan (le qe nuk i bejne nga qejfi, po nga detyrimi).

 

E ke kaptu skic, si tek lajmet e Blendit. smiley

Une ne fakt po mundohem te mbroj ate pakez integritet te pahumbur te Peshkut ne lajmet politike, i cili nuk gjendet (fatkeqsisht) pothuajse fare tek mediat shqiptare. Te therrasesh "ujku" per lajme si keto i bie qe te humbasesh kredibilitet kur e kritikon Birishen per gjera si Gerdeci, Mediu, etj, gjera te cilat dhe keto vijne dhe ikin ne media si minifundet e gocave, dmth me stine 'stuhish politike' dhe vetem per pike-shenime majtiste.

Po ju revolucionaro-internacionalistet e keni te ulet tolerancen ndaj dhimbjeve dhe vuajtjeve njerezore, si dhe ndaj deshires per tu majtezuar, dhe acaroheni me kollaj, dhe me lajme si keto. E kuptoj, po jo se e aprovoj. smiley

P.S. Iris, ty me nje llaf s'te dukem seksi nga shkrimet e Peshkut? :O

E ke kaptu skic, si tek lajmet e Blendit.

bo vaki. Sic thote dhe zemra ime Irisi, kemi parametra te ndryshem te gjithe. Ty t'puno me shpejt proqesori smiley

Une ne fakt po mundohem te mbroj ate pakez integritet te pahumbur te Peshkut ne lajmet politike, i cili nuk gjendet (fatkeqsisht) pothuajse fare tek mediat shqiptare.

1. Pse e ben kete te komentet e mia, apo konjukturat mendore ca s'bejne smiley

2. Pse perpiqesh ta mbrosh, lere dhe peshkun te degjeneroje si te gjithe mediat e tjera majtisto-trockisto-enveristo-diabolike qe ekzistojne. Vetem keshtu do te mund te denoncohet gjithe klika e mediave Ediramiste qe perpiqet te hedhe balte mbi diellin e ndritur te Sales smiley

3. Nese ke vendosur ta mbrosh, pse nuk gjen nje arme tjeter, psh duke sugjeruar lajme e kendveshtrime pozitive per regjimin salist. Po te censuruan mos me thencin me si e kam. Kam besim ne shpirtin e lire e te cilter te adminave.

Te therrasesh "ujku" per lajme si keto i bie qe te humbasesh kredibilitet kur e kritikon Birishen per gjera si Gerdeci, Mediu, etj, gjera te cilat dhe keto vijne dhe ikin ne media si minifundet e gocave, dmth me stine 'stuhish politike' dhe vetem per pike-shenime majtiste.

Ketu ke fol si burrat, une bie dakord pike e presje me kete fjali, e vetmja verejtje qe kam eshte perdorimi i pavend i fjales "majtiste". Nese e ke seriozisht le te themi PS-iste, ose ramiste, mos hyr dhe ti ne qerthullin e njerezve qe identifikojne gjithe te keqijat tek nje e majte e supozuar, qe ne fakt as nuk ekziston.

Po ju revolucionaro-internacionalistet e keni te ulet tolerancen ndaj dhimbjeve dhe vuajtjeve njerezore, si dhe ndaj deshires per tu majtezuar, dhe acaroheni me kollaj, dhe me lajme si keto.

1. Cfare nenkupton me revolucionar? Kujt po ia drejton?

2. Cfare nenkupton me internacionalist? Kujt po ia drejton?

3. Pse me drejtohesh ne shumes, cne gjithe ky respekt?

4. Ku e pe qe u acarova?

 

P.S. mos ma ngacmo Irisin, se e kam te fejume

Mer yahoo, se sa Birishist jam une mjafton te shikosh komentet e mia tek ceshtje si Gerdeci, Mediu, etj etj, dmth ceshtje serioze ku Birisha ka pergjegjsi, qofte dhe indirekte. Jo se e ndiej te detyrueshme te te provoj ty qe jam apo s'jam Birishist, po mbase ngaqe vertet kujton ashtu dhe s'e di, dhe jo se e perdor kot si kunderargument femijeror meqe te kritikova komentin. smiley

Tani per Peshkun. Peshku ka bere pune shume te mira me sensibilizimin e opinionit per ceshtje serioze,  politike dhe jopolitike. P.sh. nje shembull rastesor te koheve te fundit; brenda dites kur Peshku qiti ne krye  te faqes peticionin per marrveshjen per kufirin detar me Greqine firmat u dyfishuan, me ca e pashe ate dite. Tani jo se kjo ne vetvete beri te shtyhet ratifikimi i asaj marrveshje dhe te kete me shume transparence, po gjithsesi ka kontribut real ne ceshtje te tilla, se eshte faqe mjaft e ndjekur. Po ashtu dhe shembuj te tjere pozitive per Peshkun.

Keshtu qe eshte per te ardhur keq kur shikon si sot qe faqja kryesore dominohet nga lajme te tipit turizmi katandis ne dore te Lesit apo deputetet e maxhorances jane kurnace se nuk bejne shume donacione tek kutia e xhamit para Kuvendit.

Normal nuk pres qe cunat e Peshkut te bejne gazetarin investigativ meqe mediat tona s'bejne nje gje te tille dhe e plotesojne ate boshllek me lajme koti si keto (qe shpesh jane thjesht per arsye politike) po gjithsesi nivele te tilla nen zero lene shume per te deshiruar. Dhe me nivelin qe kane mediat, ka plot shkrime me te denja. Ose po s'pati s'eshte e thene te kete patjeter cdo dite lajme politike ne krye, ka lajme te tjera.

Ndryshe sic thashe thjesht i heq kredibilitet vetes dhe neser kur te kete vertet skandale s'te beson njeri, se kane parasysh lajme si keto te sotmet. Nejse thjesht mendimi im ky per kete.

Kurse per kete lajmin e shkollave te Afganistanit, meqe te vjen shume dorjesh per shkrime sarkastike, dhe jo vetem, po te me degjosh mua bej nje shkrim per perurimin qe do i beje Birisha shkollave kur te prese 8 shirita te ndryshem ne Afganistan, dhe per fjalimin qe do mbaje aty. Beje shpejt dhe botoje tek blogu jot qe ta lexojme dhe ne, se ka per te ta vjedh idene Blendi me lajmet skic te dites se neserme. smiley

P.S. Irisin e ke te fejushmen tende apo te ndonje tjetri? :think:

Tashi une them mos ma ngacmo Irisin, ti prape te Irisi.

Se cfare bej une te blogu jone eshte pune per mua. Nuk kam ndermend te bej sarkazem me shkollat ne Afganistan, sepse sic po ta perseris per te treten here, me duket dicka pozitive. Sarkazem me vjen me teper ndoresh te bej me njerez si ty, qe duan vetem tre lajme ne vit, mundesisht te treja per ceshtje pushtimi nga shtete te huaja. Se keto te tjerat jane detaje te parendesishme te jetes gjasme... ore ke ndonje qellim ne keto qe thua, do te arrish diku, apo kot, jep mendimin tend kritik, qe te jesh ne muhabet... me i gjet gjibit pune smiley

Edhe mos i ngacmo te fejumet e te tjereve, se e gje nga perenia pastaj smiley

 Plaaaasne Pentium II-shat dhe andeeeej smiley 

Ju pershnes me "Imagine" te kenume ne karaoke nga Qiviriu.

Idene e ka te mire Imami!

Por vetem idene!

 

Pyeti dikush per shkollat e Shqiperise? Gjate mandatit '05-'09 te PD jane ndertuar dhe rindertuar plot 1100 shkolla ne Shqiperi.

Ndihma per Afganistanin jo vetem qe eshte e lidhur me pjesen e Shqiperise ne ndihme te vendeve ku eshte angazhuar Aleanca, por shikojeni edhe si dicka bamirese, humane. Eshte dicka fisnike qe te ndihmosh ate popull shume te vuajtur dhe qe jetonin nen tmerrin e luftes cdo dite per t'u shkolluar.

Shqiperia eshte ne te mire dhe ne te keq pjese e kesaj Aleance, deshen apo nuk deshen ca bolshevike, deshen apo nuk deshen ca ithtare te Janullatosit. Kjo ndihme financiare nuk eshte gje fare nese do te krahasohej me ndonje ndihme tjeter qe mund te kushtoje edhe jete njerezore nese konflikti ne Afganistan ndizet me shume.

 speaker, pse s'ben ca dite pushim deri nga 2011 ti zogu se mbaroi fushata?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).