Vetekzaminimi - Për një jetë më të shëndetshme.

Në kuadër të fillimit të Muajit të Ndërgjegjësimit mbi Tumorin e Gjirit, mendoj se është e nevojshme të kihet pak informacion për këtë sëmundje që prek kryesisht femrat (meshkujt nuk janë të përjashtuar, pavarësisht se kjo duket e çuditshme) sidomos pas moshës 35 vjeç. Sipas statistikave, në 100 mijë femra 44 prej tyre rrezikojnë të preken nga tumori në gji.

Sot në gjithë botën mjekësore si hap i parë i parandalimit teknika e vetekzaminimit te gjirit. Me shume informacion ketu.

10 Komente

Jerusalem, faleminderit per kete postim. Ne fakt, eshte shume e rendesishme, qe here pas here, te kryhen ekzaminime te tilla, por kjo ceshtja na shpie serish tek faktori mjek. Dhe une kam nje mosbesim te tmerrshem tek mjeket shqiptare.

Ana, ndjese por s'e kuptova lidhjen "vetekzaminim" dhe "mjek."

Mendoj se është me rëndësi të shënoj këtu kalendarin e kontrollimit:

A) Për gratë të cilat nuk kanë në familjen/fisin e tyre të afërme me tumor të gjirit:

Për gratë e moshës 20 - 35 vjeçare

  1. Vetëkontroll një herë në muaj
  2. Vizitë klinike dhe Utrasound (Echo) së paku çdo 2 - 3 vjet. Në raste të dyshimta, bëhet edhe punksioni (shpimi) me udhëheqjen e Ekos, duke bërë marrrjen e materialit për analizë mikroskopike.

Për gratë e moshës 35 - 40 vjeçare:

  1. Vetëkontrolli i gjinjve një herë në muaj
  2. Vizitë klinike dhe vizitë me ultratingull së paku një herë në vit
  3. Mamografi e ashtuquajtur mamografi bazike 1 herë në vit.

Për gratë e moshës mbi 40 vjeçare:

  1. Vetkontrolli i gjinjve çdo muaj
  2. Një vizitë klinike dhe vizitë ultrasonografike së paku një herë në vit
  3. Mamografia çdo dy vjet

B) Gratë të cilat kanë të afërme me tumor të gjirit:

  1. Vizitë klinike + Eko (ultrasound) së paku 2 herë në vit.
  2. Mamografia e parë në moshën 35 vjeçare, e pastaj vazhdohet me një mamografi brënda një viti
  3. Vetëkontrolli i gjinjeve një herë në muaj

Nuk dua të tremb askënd, ky kalendar propozohet rutinë dhe mendoj se nuk është shumë vështirë të ndiqet. Me ato që kam lexuar, Ca i gjirit është plotësisht i shërueshëm, nëse kapet herët në kohë.

Ju uroj të gjithave/gjithëve shëndet.

Para nja dy muajve erdhi ketu ku punoj une nje grua beratese.Eshte 53 vjeçe.....E kish lene veten ne stadin e fundit ,ne metastaze.Gjynah i zotit.....E pyeta se si funksiononte ne shqiperi prevenzioni...As qe ia kishte idene.Madje me tha qe kishte edhe nje mamografi mobile qe nuk e frenkuentonte e perdorte askush.....Kalendari qe sjell Jeruzalem ketu pak a shume eshte edhe ketu njesoj....veç se duke qene se mosha e grave qe vuajne nga gjiri eshte ulur keshillohet qe pas 35 vjeteve te behet nje mamografi ne vit ,perveç ekos.

Do te ishte e mira te shoqerohej ky kontroll edhe me paptest vjetor ne menyre qe te parandalohet tumori i mitres.Veronesi qe eshte eksperti me i madh i ketij lloj tumori shprehet shume optimist per prevencionin e sukses te garantuar te terapive po qe se kapet ne faze fillestare.

.veç se duke qene se mosha e grave qe vuajne nga gjiri eshte ulur keshillohet qe pas 35 vjeteve te behet nje mamografi ne vit ,perveç ekos.

Për gratë e moshës 35 - 40 vjeçare:

  1. Vetëkontrolli i gjinjve një herë në muaj

  2. Vizitë klinike dhe vizitë me ultratingull së paku një herë në vit

  3. Mamografi e ashtuquajtur mamografi bazike 1 herë në vit.

 

Përsa i përket Pap Testit (që zbulohen herët kancerin e qafës së mitrës):

  1. mosha e gruas 21 - 30 vjeç : Bëj një Pap test çdo vit. Gaidlainët aktualë rekomandojnë që bërja e Paptestit të fillojë pas 3 vitesh nga fillimi i aktivitetit seksual.

  2. mosha 30 ose më e madhe ---------->nëse ka 3 PapTeste normale për 3 vjet, vazhdon me bërjen e PapTestit çdo 2 vjet, ose çdo 3 vjet (sipas këshillës së mjekut)

  3. mosha e gruas 65 - 70, dhe ka patur të paktën 3 PapTeste normale, dhe asnjë PapTest abnormal në 10 vite, duhet të konsultohet me mjekun për t'i ndërprerë kryerjene PT.

Cili eshte shkaku i kancerit te gjirit,

..eshte gjenetik i trasheguar,

shkak i ushqimeve jo organike,

shkak i ndotjes se ambientit,

apo pesha e stresit...??

Shkaktaret kryesore jane stresi dhe ai gjenetik i trasheguar. Jane te prirura gjithashtu femrat qe nuk i ushqejne femijet me qumeshtin e gjirit per tu prekur nga kjo semundje. Duhet nje pune e madhe nga mjeket sidomos ne zonat rurale, per te sensabilizuar femren shqiptare per ti bere te ditur, se eshte ne te miren e tyre dhe jo ti shofin si tabu, mamografine dhe pap testin.  Bravo Jeruzalem per kete teme.

nuk e di sa propagande bejne institucionet mjekesore ne Shqiperi per kete problem,por me duket se  edhe vete grate qytetare neglizhojne pak ne ate drejtim,ka nje zgjim pak te vonuar persa i perket edukates se kontrollit parandalues te semundjeve;duhet t'ju behet me shqetesues se mirembajtja e flokeve.

I gjithe tetori eshte ne fakt "Cancer awareness month" dhe eshte i mbushur me konferenca shkencore dhe activitete shoqerore (e.g. maratona per ngritje fondesh, shperndarje fletushkash me informacione etj) per te promovuar dhe nxitiur opinionin publik per nje rol me aktiv ne luften kunder cancerit. Dhe sot e kesaj dite grada e zhvillimit te kancerit eshte faktori prognostic me i rendesishem ne te gjitha llojet e kancereve. Kjo ka te beje me fazen kur diktohet.

Megjithate keto aktivitet perkujtuese por kthehen gjithandej ne dite ngritje fondesh dhe po bie roli promovues i masave parandaluese, dhe kjo sepse njerezit kane frike nga kanceri dhe nuk jane te mire-informuar per shkaqet qe mund te ndikojne dhe ajo qe eshte me e rendesishme per mendimin tim fakti qe eshte nje semundje qe njihet shume mire sot dhe mund te kurohet dhe te zhduket perfundimisht. Gjithesesi, self-examination nuk eshte i mjaftueshem per kete pasi prape mund te jesh shume vone. Mamografia eshte ajo qe eshte me te vertete kyce dhe me sa di une kjo eshte falas ne Rep. Shqiperise.

http://www.medicalnewstoday.com/info/cancer-oncology/whatiscancer.php

Kjo eshte pastaj nje faqe tjeter shume e kompletuar me informacione te llojeve te ndryshme nga NCI ne Washington, DC.

http://www.cancer.gov/

 Eshte shume mire qe u hap kjo tema, une tani sapo e pashe. Pasi shkembimimi i informacioneve te tilla do ishte me vlere jetike per te gjithe. Mund edhe te kishe nje seksion te plote ketu me lajme te tilla ???

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).