Shqiperia, e 70-a për cilësinë e jetës

Shqiperia, renditet e 70 nga 158 ne ranking e UNDP mbi cilesine e jetes.

 

Vendin e pare e ze Norvegjia, kurse e fundit eshte Nigeria. Shqiperia ben pjese ne grupin "High Human Development". Klasifikimi eshte bere mbi bazen e te dhenave para fillimit te krizes ekonomike. Raporti eshte pjese e nje programi me te gjere dedikuar temes te emigracionit.

Shikoni statistikat e UNDP.

12 Komente

e qysh jetokan francezet me mire se luksemburgjezet mer aman! Francezet jane si lypsare para luksave... vdesin te punojne ne lux; enderr e kane, te bejne pazarin ne lux, te blejne red bull ne lux, te mbushin makinat me karburant dhe te shkojne te flene gjume ne France!

 Ne fakt Francezet mund te jetojne me mire se  Luxemburgezet, megjithese i kane pagat dhe PIB/banor me te ulet. HHD, merr parasysh shume faktore, psh sistemin arsimor, shendetsor, etj. Arsimi dhe aksesi tek spitalet e ilacet jane falas dhe ne nje nivel shume te mire ne France, po ashtu edhe niveli  i pollucionit/banore eshte shume me i ulet ne France se sa ne Luxembourg. Gjithsesi shume te huaj qe vijne ketu nga veriu pranojne qe jetohet shume me mire ne France, sidomos ne jug, sesa ne vendet e tyre.

Ke qene ndonjehere ne Luksemburg ti Gjergjo? Nuk ma merr mendja. Parisi eshte pleh para Lux-ville, qe eshte me i pisti ne Luksemburg.

Sistemi arsimor? di ta shpjegosh kete? Nje lux ordiner fare, ka kulture dhe formim shume me te larte se francezi ordiner. As nuk e diskutoj fare! Shendetesine e kane shume te mire. Nuk eshte si Franca, por eshte e bollshme per vendin qe jane.

Niveli i pollucionit??? vari leshte... pergjigjju pyetjes se pare dhe merret vesh.

Franca eshte vend shume i mire, te pakten jugu po; por niveli i jeteses eshte tjeter gje, dhe Luksemburgu e ben therrime Francen.

Nuk kam qene ne fakt, po e di qe Luxemburgu eshte vendi me PIB/banore me te lartin ne bote, s'do mend  qe eshte shume i  pasur, po prape ka vende qe mund te jene me te varfra por jetohet me mire psh ne Norvegji etj. Pastaj per shendetin dhe arsimin nuk eshte vetem ceshtja e cilesise qe shikohet, por shihet edhe ne c'fare niveli  eshte aksesi i banorit te mesem tek shendetesia, shkollimi (uji i pishem, elektriciteti ) etj. Ne France sistemi shendetsor eshte falas po ashtu edhe universitetet jane pa pagese, gje qe s'besoj se ndodh ne Luxembourg, se ka shume Luxemburgeze qe vijne e bejne shkollen ketej.  Pastaj cdo indikator i mireqenies ka problemet e tij, por prape besoj se ky ketu eshte me i mire se Prodhimi Brendshem Bruto/banore se merr parasysh me shume faktore.

Norvegjia vend i varfer?Ca thua keshtu? Ata kane vetvrasjen me te larte ne bote se s'kane ca bejne; i kane provuar te gjitha!

Per shendetesine, Luksemburgu ka sistem si ai Francez, apo Anglez. Akses te shkollimi ka cdo banor i Luksit. Madje akses edhe ne cdo universitet Francez sipas zgjedhjes. Ne Luxemburg nese e mbaj mend mire, universiteti i pare eshte hapur ne 2004, dhe nuk e di si funksionon. Por te gjitha shkollat dhe kurset i financonte shteti edhe para se te hapej universiteti, keshtuqe nuk shoh pse duhet te jete ndryshe dhe per universitetin. Franca ka klimen, ne jug qe eshte mesdhetare dhe te kenaq; plus natyren e mrekullueshme; por eshte vend gjigand, dhe shumicen e qyteteve e ka pleh te gjalle; sidomos Marsejen dhe Parisin. Luksemburgu nderkohe, 1/5 e popullsise i banon ne Lux-ville (kryeqytet) pjesa tjeter neper fshatra dhe qytete te tjera te vogla; qe jane shume te pastra. Aty dhe ne maje te malit kane lulishte qe kujdesen komunat, me rruge bicikletash, rruge makinash, vende te posacme per BBQ, me te vertete nje mrekulli e kujdesjes se njeriut ndaj natyres.

Rrogat i kane shume te larta, ndoshta 2 here me te larta se ne Metz apo Thionville, cmimet me te uleta se ne France, duke filluar nga produktet qe taksohen me larte dhe qe jane viktime akcize; alkool, duhan(gjysem cmimi me ate te Frances, edhe per Gauloise!!!), karburant. Supermarkate kane franceze dhe keto populloret vijne nga Gjermani, me cmime qesharake fare.

Kuptohet qe nuk mund te kesh nje jete me aktivitete si ne France, por po te jesh njeri qe do qetesine ne Lux behesh 1000 vjec e nuk do te ikesh.

PS: Shqiperise sone i merr pleshtat; por c'e do qe Shqiperia eshte plot me shqiptare?!?

Norvegjia eshte me e varfer se Luxemburgu, ne nivel PBB/banore, kete desha te them. Natyrisht qe s'eshte vend i varfer, s'diskutohet

Po mire a jeni te kenaqur me vendin e 70 per Shqiperine?

ketlina, per shumicen tone ketu, e tregon flamuri dhe vendi ku jemi nese jemi apo jo te kenaqur me Shqiperine. Ai qe mendon qe ne Shqiperi jetohet shume mire, nuk flet as nga Amerika e as nga Anglia apo BE-ja; po shkon e rri ne Shqiperi.

Po pse si kujton ti ne qe rrime neper bote, rrime se duam apo se na ka zene rrota bishtin? smiley Te kthehemi ne Shqiperi na duket vetja si emigrant, pastaj edhe jemi mesuar me thene te drejten me kete lloj menyre jetese. Por edhe nje gje Shqiperia ka ndryshuar dhe po ndryshon, po te kesh te ardhura shume mire mund ta besh edhe jeten atje, te pakten mua keshtu me thone se vete nuk e di ne fakt, se si jetohet atje se kam shume vite larguar. smiley

Perseri them se ta jetosh jeten me njerezit e tu me familjen tende eshte nje mrekulli apo jo?

Qenkemi perpara vendesh si Rusia, FYROM, Brazil, BiH, Turqi!

 

Te dhenat me sa kuptoj (nga Wikipedia) jane te vitit 2007.

Po, sipas BBC News, te dhenat jane te vitit 2007. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).