Presidenti më i bukur i dheut

Edhe pse raporte ndërkombëtarë nuk e kanë renditur të parën Shqipërinë në listat për zhvillimin e ekonomik e politik, në listat e bukurisë, jemi më të klasifikuarit. Presidenti shqiptar lë pas lidere shumë të fuqishem dhe popullorë ne arenën nderkombëtare dhe renditet i 10-ti në listën e liderëve më tërheqes në planet, sipas kësaj liste në Internet.

TIRANE-Edhe pse raportet ndërkombëtarë nuk e kanë renditur të parën Shqipërinë në listat për zhvillimin e ekonomik e politik, në listat e bukurisë, jemi më të klasifikuarit. Kështu Presidenti Bamir Topi është selektuar dhe zgjedhur ndër liderët shtetërorë më tërheqes në Botë. Sipas sondazhit më të fundit në “http://hottestheadsofstate.wordpress.com/list/”, Bamir Topi renditet i dhjeti ndër 172 liderët botërorë të listuar në këtë klasifikim.

Emrat e zgjedhur nga shtete të ndryshme të botës janë Presidentë, Kryeministra, mbretër në gjithe Planetin, ku Topi lë pas Sakorzine e Obamën dhe kavalierin Berluskoni duke kryesuar në dhjecen e parë.
Në vendin e parë renditet kryeministrja e Ukrainës, Yulia Timoshenko, i dyti, Jens Stoltenberg Kryeministër i Norvegjisë, i treti, Jigme Khesar Namgyel Wangchuck, Mbret i Bhutan, i katërti presidenti i Kongos, për të arritur tek vendi i dhjetë ku ndodhet Bamir Topi. Në vendin e 15 është zgjedhur presidenti amerikan, Barak Obama, në të 18 Vladimir Putin duke ja kaluar presidentit Medvedev, në të 26-in presidenti i Serbisë, Tadic. Listës nuk i mungon edhe Papa Benedikti i 16 që ndodhet në vendet e fundit. Nder vendet e fundit ndodhen emra te njohur te arenes politike boterore si Gordon Braun, Hugo Chaves, Anxhela Merkel, Rexhep Taip Erdogan. Lidere te rajonit si Gruevski i Maqedonise e Fatmir Sejdiu dhe keta ndodhen ne vendet e fundit.
Per te vene ne pah bukurite sajti ka zgjedhur edhe foto te shume viteve me pare te lidereve. Per Bamir Topin, presidentin shqiptar eshte perdorur nje foto e viteve te fundit, shume zyrtare, krahasuar me foton shume sport te kryeministrit rus, Putin. Ne faqen e internetit, autoret kerkojne qe lideret te mos konsiderohen nje here te vetme per aktivitetin qe ushtrojne, por te votohen per look-un e tyre. 
Perzgjedhja eshte bere nga autoret e sajtit, por ne fillim te listes thuhet se "Nëse ju nuk pajtoheni me renditjen tonë, ne ju inkurajojmë të shprehin mendimin tuaj duke lënë një koment në fund të kësaj faqeje, dhe te zgjidhni duke votuar ta ngrini ose ulni ne liste liderin tuaj me piket maksimale ose minimale, gjithmone duke patur kriter lukun e tij ose saj".

(d.b/BalkanWeb)
 

 

50 Komente

a ja hangsha synin presidentit tone, qi na nderoi rracen pellazge.

Ske c'thua, jo, per syte e bukur, te marrim me qafe.

Ne po leme nam duke lene nam per mire mer, ptu ptu ptu, ka ardhe vertete dita e arbrit smiley

 

 Po ai me dham druni ne ca veni u ka pas rendit?

ai do konkuroje ne kategori tjeter smiley

Tek kategoria : Rrushi me i bukur smiley

Ose "kush osh mo rrush" smiley

Drejt, ka i link aty qe te coka te kategoria e rrushave te tham... vetem perenia zotni..

Po Sala s'ishte ne liste?

 Mu me boni pershtypje Mugabe, ja ka kalu ne popes, ne ati kok pjepjrit te Qatarit..

Car thu mer lal, kok pjepri i Katarit ja ka fut edhe Papes edhe Mugabes, edhe Kim Jong Il-it, ti thu....

 Ha, ha. Bamir Topi si kengetar jugosllav. Vellai i Zdravkos!

Kurse Putini si ashik konvikti...

Na neroi Tirona, po lene Zdravkon ti. smiley  Miiiir aty... smiley

Mua per vete me pelqeu nje here ai kryeministri i Norvegjise, pastaj pashe ate foton tjeter dhe sikur s'po me terhiqte shume. Po them se Henrit te Luksemburgut  mund t'ia hedh nje sy me deshire... smileysmiley

Ka qen i konge ruse ne luften IIB, "Ti mer Timoshenko tregove/ qe ushtria e kuqe ka fuqi"  smiley

Kot se si mu kujtu...

Luksemburgsi e?... m'duket se e ke prej keqardjes ma shum, meqe shtet i vogel smiley

Shiko se, edhe ai babaxhani i Timorit Lindor po ma prish mendjen... sec ka nje fascino alla Shon Koneri. smiley

 Emo, 

Tirona na nero e do na neroje ene ne te ardhmen:

Krerët e shtetit më seksi në botë, Presidenti ynë i 10-ti

Uuuu... znj. Teuta Topi (Mema) me te bardha! Respekte!

Chene, shof gene shum t'mira in action!

Gjithmone kam thene qe Tirana i ka djemte e mire.Big Grin Bravo presidentit tone na nderoi ketu, se ne jeten politike..... Tongue

Në vendin e parë renditet kryeministrja e Ukrainës, Yulia Timoshenko,

Righteous! smiley

Me likes she much much! Yum!

Sa per Bamirin, edhe Bamiri i mire eshte!

Po jo mo i bukur se mustafaii!

Mu m'bohet qejfi qe "the poster boy" i tifozave te Tirones eshte Bamiri, jo Moli i Tirones i Istenjishit! smiley

e cuditshme, asnjeri nuk merret me ironine e berberit ne kete shkrim

popull fasadash, sipas kokes dhe qylafin

nuk te japin viza, nuk te fusin ne BE por ama te bejne mister

Per mu, sot per sot, ka vetem NJE  burre-shteti kig (qe çuditerisht figuron ne vend te 41 ??!!) : presidenti afgan, Hamid Karzai !! Te tjerë(a)t jane bukuri kat'nare...; ndersa Karzai eshte charme et chic !

 

Ti me duket se e pelqen nga mbiemri.

Ptuj ptuj ptuj i bukri dheut mos ta ham m'sysh ... do thoshnin plakat e lagjes.  Hudhren djalkes smiley.

PS: keta titujt a s'ma kallxon njeri kush i zgjedh?

i zgjedh ai qi te ban te bukur si pllum smiley

Berberi dmth smiley

Epo mire, i zanatit ai, po s'e diti berberi kush e di smiley

(j/k berbero) smiley

Ai autori qe ka bere kete listen eshte nje anonim dhe mediat tona qe i bejne jehone nje blogu te bere falas te Wordpress.com jane thjeshte media plehra qe merren me lajme plehra.

 Eeh Bedrije, m'duket se ke rene ne dashuri me Presidentin. 

Tani me klasifikim me koti nuk kam pa, keshtu qe as per bukuri nuk jemi nder me te miret qe te jemi rehat e ne harmoni me "jo-te " e tjera ndaj nesh...

Presindenti/ja .. bofff smiley nejse ia vlen te qeshim

Në vendin e parë renditet kryeministrja e Ukrainës, Yulia Timoshenko

E ka nga emri, qënia(te cilin natyrisht ia kam zili). Alamet femre!

Kurse perrsidenti i Shqypnise me faqkat e kuqe, vetullat e rrumbullakta si te vuante nga sindroma e Down, ate koke plot me floke te zinj pis(te futur ne kove boje) dhe ate model sikur te ishte ende ne kohen e Zogut, jo vetem meriton te quhet i bukur por teper i bukur per popllin tone..."I'm too sexy for my people, too sexy for my peopleeee..."

me e drejte do ishte ta kishin cilesuar me i bukri veterinereve.

Presidenti Topi kur ka pare vetem e tij ne vendin e 10-te ne klasifikim:

Ueeee, ta dija qe isha kaq sexy, isha bere president me pare...

Kur ja tregova plakes teme qi e kishin rendit Topin nven te 10, ajo u habit ne tha: Quqja, po ai osht si gamor moshkull me.

Nejse.... Po ate dashnoren e ka akoma apo jo.... 

smiley

smiley

s'e kisha lexu ket (fjaline e pare). Rrofsh.... smiley

S'ka sesi te mos ishte ndryshe ... me ate emer smiley

Meqe m'u kujtua kjo puna e emrit, ca miqte e mi shqiptare te firomes e duan shume Shqiperine, vecanerisht Vloren (helbete, helbete smiley.)  Do ia vinin mbeskes emrin Vlora, po ka shume, ndaj ia vune te nje lagjes se Vlores: Narta!  Vallai s'doja t'ua thyeja zemren e dashnine me muhabetin e lagjes se Nartes lol.  Ta gezoje u thashe, e ta keni me jete.   

 Monda, pse s'u the t'ia vinin Kanina smiley

eshte dhe me i bukur... smiley

Une mbeskes sime ia vura mi me emer lagjeje, timen e bera smiley.

Edhe ata te tyren lol. 

PS: Ata miqte i kam shume xhan smiley.

PPS: S'me pyeten lol.  

Narta! 

Ishalla nuk e veshin cupen si Narqote, po emri nuk prish pune!

Le t'ja vene edhe Kalinjote, me qe po flasim per vendet e Vllorres!

 

Per nga te veshurit dhe gastronomia i marrin te keqen Nartes mroklle, eshte birinxhi.  (Ngjalat njehere, lere lere lol.) 

Po ja qe jane cik si poliglote, te komuna e Nartes tabela "mireserdhet ne ..." eshte dhe ne dy gjuhe te tjera smiley.

Ee, si urdheron!

Mire vishen tani, po llafi ka mbetur!

C'me je veshur keshtu moj shushke, si narqote!

 

Sa per gjuhet, eeh!

Qe kur pushoi Topanaja me Agallijen t'i mirrte kopilet e shtepise nga Narta, vate ajo pune!

E harruan gjuhen e zotnise! Filluan te flasin prape ate qe e suall me vehte! smiley

Hehehehehe, kjo eshte nga ato te qemotit mer mrroklle, e keshem temen per keto (te skaduarat.)  S'perdoren me as per Narten, as per Llonxhen, as per Colen smiley.

Po shyqyr ka plot lagje tirone per keto pune smiley.

Po shyqyr ka plot lagje tirone per keto pune

C'thua moj marke?!

Pa he nje here! Thona!

Une e di qe keta te Tiranes erdhen me shqipe te nxene! smiley

Mos na shti n'gjynof kotna s'koti smiley.

E kesha per veshjen smiley.

Nje pyetje kisha une per kete presidentin se po me ha meraku.

Di njeri cfare Phd ka marre?

118 edhe 149 jane spektakolar.

Shqiptaret ja kishin fut muhabetit aty per 7 pale qejfe tek komentet ne shqip e si merrte vesh njeri. smiley

Ai i Katarit ja paska fut Papes dhe Mugabes perfundimisht, do jene bere ata per te vrare veten smiley

Ca po thojshe Monde, se nuk e kisha mendjen kur fole?

Isha i' cike i zone! smiley

O Zdravko Colic

po kur je fut edhe ti në dhjetshe?! O stil jugosllav... O katnar tirone...

Ti që ke dëgjuar gjithë jetën pozdravin o të shplaftë mortja. pis milet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).