OJQ-ja Serbe numëron 13421 te vrare ose te zhdukur gjatë konfliktit në Kosovë

Beograd, 7 Tet - Gjate konfliktit ne Kosove, prej Janarit 1998 deri ne dhjetor 2000, jane vrare ose rezultojne te zhdukur 13421 persona sipas te dhenave te botuara ne Belgrad nga OJQ-ja Serbe: Fondancioni per te Drejtat e Njeriut. 

 


Prej viktimave:

10533 jane Shqiptare,

2238 jane Serbe,

126 jane rom,

100 jane boshnjake,

40 malazeze,

24 ashkali,

18 jane magjype,

10 jane hungareze,

8 jane gorane,

4 maqedone,

2 bullgare, 2 cheke, 2 kroate, 3 ruse, 2 sllovene, dhe nje sllovak.

Per rreth 294 persona kombesia mbetet ende mister.

Viktima me e ere ka qene nje femije 1-vjecar rom, Nexhmedin Krasniqi, i vrare ne shtepine e tij ne vitin 1999, ndersa viktima me e vjeter ka qene nje grua 81 vjecare serbe, Nada Vasic, e cila eshte zhdukur nga shtepia e saj ne Prishtine ne gusht 1999.

Natasha Kandic, kryetarja e kesaj OJQ-je Serbe, ka theksuar se te dhenat ende jane preliminare, dhe se lista perfundimtare do te jete gati vitin e ardhshem.
 

(ANSAmed). 

17 Komente

Hmmm, jemi ne shek XXI dhe 294 te vrareve ende nuk i dihet kombesia.

Po kto romet me emra myslimane e mbiemra fisesh Shqiptare c'jane?

Po 'egjyptianet'?

Paska pas aq hungarez sa 10 jane vrare?

Dmth Kosoven e paska bere Jugosllavia OKB?

Sidoqofte, Natasha Kandicit i duhet bere lapidar. Eshte i vetmi ze njerezor qe del prej Beogradit.

Sidoqofte, Natasha Kandicit i duhet bere lapidar. Eshte i vetmi ze njerezor qe del prej Beogradit.

Ende me lapidare serbëve or Qafir?! Njëherë Milladin Popoviçit, tani Natasha Kandiç-it. Po mbete or derdimen, mbete duke adhuruar dhe idolizuar serbë, ndërro pllakë më mirë ....

zzzz, une kam punu 1 vit te Fondacioni i Natashes (Fond za Humanitarno Pravo) ne Beograd. Lapidari nuk mund ta shprehi mirenjohjen qe kane njerezit per te ne Kosove. Njihej gjithandej ne Serbi, shahej, kercenohej e nuk ia bente syri terr. Kurse une thosha qe jam kanadez kur me pyesnin, edhe nuk pranoja kurre qe punoja te OJQ-ja e saj se kisha frike mos merrja veten me qafe.

Megjithate s'po e zgjas mo. Besoj se do te te mjaftonte me te thone qe eshte serbja e vetme e pranishme ne Kuvendin e Kosoves diten e shpalljes se pavaresise.

Kshu qe.... kerkoji falje Qafos  smiley  

 

P.S. Me sa di une qafiro, disa nga ata hungarezet jane serbe hungarie, paramilitare. Po ashtu dhe ca rome e magjype kane qene pjese e forcave paramilitare serbe.

 

Tironc, qi ke punu n’fondacionin e Kandiçit n’Beograd, dhe qi ke qen shum i impresionu me Beogradin, serbt dhe Serbin na i ke thon sa e sa herë n’ket bllog, kshu qi nuk osht nevoja ma na e përsërit prap. Përndryshe, un ket Natashën e kam njoft qi para 1999, pra qi para teje, dhe e di ç’flas. Ajo pavarsisht punës qi ka bo nuk meriton naj lapidar. Ju n’paskeni aq qejf me ngrit lapidare mbase do qe ma e udhës me kërku nji lapidar për, fjala vjen, zonjën Madeleine Albright, qi n’fakt edhe e meriton nji lapidar. Por jo, ju lapidare doni tu ngreni vetëm serbve, se me at frym jeni msu dhe rrit or gegu i Tirons! Tashi m’kërko falje mu, ti bashk me Qafirin .... >>

Qe mer se po te kerkoj une (per qafirin s'kom ca me bo, e din vete ai)

ME FAL!...Po per cfare se?

Easy plako, se "t'i nrejm lapidar" osht shprehja. Mos ki gajle ti se nuk fillova t'u pergatit llacin une mer jo. 

Ene te lutem shume, mos i jep shume gishtave per frymen me te cilen jom rrit une se ti s'di kurrgjo per mu.

 Une ket Natashen s'e njof Qafo, po i vetmi ze njerezor qe del nga Beogradi nuk eshte. ka dhe ca te tjere, me i fjale. 

Ne krahinen autonome  te Vojvodines ,njeherit edhe pjesa me e pasur dhe me e qyteteruar e Serbise,jetojne afer gjysem milioni hungarez.

Te dhenat e sakta per humbjet ushtarake gjate bombardimeve te Nato-s ne Serbi kurre nuk jane publikuar.

Keto jane humbjet serbe vetem ne teritorin e Kosoves.

Vetem 3 rus te vrare??Kerko ne youtube e do te shohesh shume me teper coftina te mercenareve rus.

Bravo kesaj OJQ-se, nisur nga fakti qe eshte organizate serbe dhe ka publikuar gjithe keto viktima si numra. Kjo qenka dhe persona non grata ne Serbi, dhe paska marre pjese dhe ne ceremonine e pavarsise se Kosoves. Hallall gjiza Natasha. smiley

Mire do ishte te kishin bere ndarje sa ishin ushtarake e sa civile. Ata 2 mije e ca serbet ma ha mendja kane qene kryesisht ushtare p.sh.

Faqen e fondacionit te saj e paska me ca butona per anglisht dhe shqip po s'funksionokan.

 

Di njeri ndonje faqe interneti qe ka me shume te dhena per viktimat e luftes se Kosoves?

 

P.S. Qafiro flm per prurjen. S'e dija per kete Natashen derisa lexova artikllin e Wikipedias. Vertet nje serbe qe s'ngjaka fare me stereotipet e serbeve.

Pah, sa kriminele jane shqiptaret bre! Cfare terrori paskemi bere ne... jo mo po paska patur te drejte slloboja...

Dhe cohen serbet e flasin sot? si ecka bota...

Eshte hap i mire te behen te ditura pasojat e luftes dhe bilancet. suksese dhe ngushellime.

Ata 2 mije e ca serbet ma ha mendja kane qene kryesisht ushtare p.sh.

Sipas nje botimi te Akademise te Shkencave te Serbise , ushtria jugosllave pesoi 524 te vrare, dhe 300 te plagosur(prej rreth 100,000 trupave te dislokuara ne Kosove). Besoj fokusi i Natasa Kandic kane qene civilet e pafajshem.

 

Ore po ndonje te dhene mbi numrin e shqipetareve prej shqiperie te vrare ngjate zbythjes/shkermoqjes se shtetit totalitar/kapadaist/vulgar ne 1997 a kemi?

po pse nuk eshte se sa mijera femra shqiptare jane perdhunuar dhe sa serbe? kjo analize eshte e mire deri ne nje fare pike se nuk i jep te gjithe humbjet dhe cenimet e Shqiptareve ne te gjitha fushat e jetes qe u bene Serbet ne 1990-1999

Xhib, paske pas te drejt. Shifra e te vrareve serb perfshin 918 police dhe ushtare te vrare.

Emrin Natasha Kandic ja kam degjuar vetem nje muaj me pare. Respekt.

Me sa pata lexuar eshte impenjuar edhe ne ndergjegjesimin e shoqerise serbe mbi pergjegjesite e renda ne masakren e Srebrenices.

Duke qene djema se shoqeria serbe eshte shum e semure nga ana nacionale, mendoj se kjo serbja e organizates se te drejtave te njeriut duhet respektuar. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).