Nje oncogjen i ri per cancerin

Nje oncogjen i ri eshte zbuluar nga nje grup kerkimi ne Sahlgrenska Academy (SE). Mua me terhoqen vemendjen specificat e ketij gjeni dhe impaktin afatgjate qe mund te kete nga aspekti klinik dhe shkencor.

 

Gjeni ne fjale eshte pergjegjes per zhvillimin e nje tumori te trurit dhe qafes qe zhvillohet shume ngadale por qe eshte nga me vjedje-pruresit. Fakti, qe ky gjen eshte i shprehur ne 100% te rasteve me kancer ne tru dhe ne qafe e ben kandidat ideal per test diagnostifikimi dhe kapje sa me shpejt dhe kurim me efikas te ketyre lloje tumoresh duke pasur si "target" gjenin ne fjale.

 

Gjithashtu, fakti qe oncogjene, jane shume te paket e ben zbulimin shume te rendesishem pasi gjenet punojne te sinkronizuar me njeri-tjetrin dhe ky gjen mund te hedh drite ne oncogjenet e tjere (e.g. p53, Ras, BRCA1, BRCA2).

Tipi i tumoreve (Carcinomas) per te cilet ky gjen eshte pergjegjes jane edhe DCIS (Kancer i gjirit) prandaj autoret mendojne qe mund te luaj nje rol diagnostikues edhe ne kancerin e gjirit, ku teste gjenetik diagnostikimi nuk ka.

Artikulli origjinal eshte pranuar per publikim ne PNAS por sa te dali online, ja nje lidhje me me shume detaje

http://www.sciencedaily.com/releases/2009/10/091013105320.htm

Shkurt; fundi i tunelit eshte gjithmone e me after por ka akoma shume pune.

3 Komente

shyqyr qe eshte gjet ky oncogjeni turing-o,po ku ka pas qene m´cef kaq shume kohe.po ku morrim vesht ne nga keto gjona pash zotin.

Po more daku po, ke te drejte, po pse nuk pyet ti? Informacione te tilla nga dora ime mund te mos jene te lehta per tu kuptuar por jane shume te rendesishme per ty, per mua, per te gjithe (mendoj une). Dhe sa per te mos marre vesh: TI, une dhe shume te tjere mbas nesh nuk jemi as te paret dhe as te fundit qe nuk marrim vesh, por keto informacione jane aq te rendesishme saqe gati cdo shtet ka faqen e tij zyrtare me informancione se cfare kemi une dhe TI ne dore per te bere dhe cfare duhet te dime.

Ja ku ke nje burim tjeter informacioni afer teje dhe shume me te kuptueshem se ajo me siper.

http://www.krebsinformationsdienst.de/

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).