Ministri i jashtëm rus alarmohet nga deklaratat e Berishës

Gazeta KyivPost nga Ukraina thotë se ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, i kërkon BE-së dhe NATO-s të prononcohen për deklaratat e ditëve të fundit nga kryeministri shqiptar përsa i përket unifikimit të shqiptarëve të gjitha trojeve.

 

90 Komente

Ja, gati xhaxhi Putini nga rusia e ftohet ti terhekin veshin ketij tonit, qe pellet vend e pa vend, kur fare mire mund ta kryej punen ne heshtie......

pse e fyeni kryeministrin e vendit tuaj- kush eshte putini t'i trogoje kryemnistrit tone cfare te thote dhe ate per njerezit e vet- putini te shohe se si shkaterron jete njerezish dhe vjedh territore te huaja ne Ceceni dhe Gjeorgji...Dhe nuk po e them kete pse kryeminsiter eshte Berisha mund te ishte edhe Rama...etmondo hapi syte dhe mos hjedhe cfare eshte ejotja pse ca maskarenj si rusomedhenjete te thone mos fol keshtu apo ashtu sepse nuk u shkon per shtati- ne shqiptaret duhet te mesohemi qe te jemi opozitare ne mendime ama kur vjen puna te interesi nacional s'te le te ma shash asnje shqiptar.

Burim, jame dakorte me interesin kombetare, dhe me te vertet ka ardhur koha te tregojme se cilet jemi dhe c'role mund te lujame ne ballkan e me gjere, por besoje se kryeministri yne duhet tejete me i kujdeshem kur bene deklarata te tilla, kurresesi nuk mund te krahasohemi ne rusin dhe aqe me keq me putinin i cili po dominon ne bote, e jo me ne geton e tije rusin.
Them, duhet te punojme ne qetesi dhe me nje unitet te plot ne bashkpunim me vellezerit kosovare per unifikimin e gjthe botes shqiptare, mos harro qe greku po loze nje loje teper te qute nga ana e tije, pra i ka dhene perparsi gjoja voriopeirioteve, qe ne fund te fundit jane shqiptare e shkuar shqiptareve, por ata po i paisin me PASAPORTA dhe po u lidhin atyre pensione si shtetas grek, plus feja autoqefale greke, qe gjithashtu po bene kerrdin nga ana e saje!

Berisha nga Prishtina i përgjigjet Lavrovit: Eshtë keqkuptim

PRISHTINE- Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i është përgjigjur nga Kosova reagimit të ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov rreth deklaratave të tij të djeshme për “bashkimin e shqiptarëve në kuadër të Bashkimit Evropian”.

“Është për të ardhur keq. Ministri Lavrov parmbrëmë ka thënë ato që unë nuk kam thënë. Unë nuk besoj se ai ka dëshiruar të thotë ato që unë nuk kam thënë. Shpresoj të ketë ardhur nga vështirësia e lindur që rusët kanë për të përkthyer nga shqipja në rusisht. E kanë të vjetër këtë gjë”, tha kryeministri Berisha, pas takimit me komandantin e KFOR-it gjeneralin Markus Bentle, pjesë e takimeve të kreut të qeverisë së Shqipërisë, i cili po zhvillon një vizitë dy ditore në Kosvovë.

Deklarata erdhi dy ditë pasi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë për shtyp shprehu shqetësim të tij ndaj deklaratës së Berishës.

“Jemi fort të shqetësuar nga deklarata e kryeministrit shqiptar. Jemi të bindur se kjo deklaratë do të sjellë një reagim të përshtatshëm, pikë së pari nga Bashkimi Europian dhe nga NATO-ja”, - citohet të ketë thënë Lavrov pas takimit me ministrin e jashtëm serb Vuk Jeremic.

Ai shtoi më tej se Rusia ende po pret një qëndrim të këtyre dy institucioneve të rëndësishme dhe se shpreson se është bërë gjithçka çfarë ka qenë e mundur me udhëheqjen shqiptare, “në pritje të një deklarate pezull nga kryeqytetet europiane”.

Më tej kryeministri sqaroi dhe se “Shqipëria nuk do të ketë ushtarë të saj në kuadër të trupave të NATO-së në Kosovë, përkundër faktit se është anëtare me të drejta të plota, pohoi sot në Prishtinë, kryeministri Sali Berisha. Por ai tha se “Shqipëria do të ndihmojë Kosovën në mënyra tjera dhe jo me ushtarë të saj”.
(s.g/BalkanWeb)

Ne na pelqe me i ra daulles dhe i biem, megjithate Nato e ka ne kurriz prononcimin, prandaj mos u beni merak per deklaratat e Prime Minister-it tone! Kur nuk i thone gje keta te Natos ketij te tonit,ai rusi lete ti bie legenit,ne jemi ne Nato!

Po mire mor Artiano, te na rroje NATUA atehere.... smiley
Se kete Prime ministrin tone e kemi peshqesh te shterur ne prag te deres....

Normale qe Rusia si aleate e ngushte e Serbise do te bente nje kerkese te tille.

Interesante nuk eshte kjo. Interesante do te jete prononcimi i BE-se dhe i NATO-s, nqs. do te kete ndonje prononcim.

Kjo deshmon qe jemi ne rruge te mbare.

Rusia si protektorja e hershme e Serbise normalisht qe reagon, sic ka reaguar gjithmone, per pavaresine e plot gjera me te hershme, por aktualisht jane pa vlere keto reagime.

Shqiperia si anetare e Natos, bashkepunon dhe merret vesh me aleatet perendimore, te tjerat pak rendojne ne kandar.

Alarmimi i Rusise eshte i natyrshem ,por i drejtohet Natos &BE kjo eshte pozitive pasi tregon se ka ikur koha qe e ndjente veten Rusia zot ne Ballkan dhe tani per rajonin ton vendos NATO ,BE&SHBA  dhe  ne me keto fuqi duhet te jemi ne unison e ne bashkrendim te plot .

Ne keto momente mendoj se liberalizimi i vizave per rajonin do ti avancoj teper pozitivishte ceshtjet shqiptare .Kjo eshte ceshtje qe kerkon te vlersohet dhe nga lidershipi i majte po ashtu sic u vlersua hyrja ne Nato me reforma qe u ndermoren me konsensus Berisha -Rama .

Cdo veprim qe cenon liberalizimin e vizave do te kushtoje shume ne shume drejtime  .Liberalizimi i vizave ne mund te na shpetoj edhe nga kriza qe me sa duket po qarkon ekonomine tone cdo dite.

 

 

 

 

hhahahah po e dredh xha sula se mos e ka per here te pare.. 

E degjut gabim juuu.. E kishte fjalen per bashkim kulturor&ekonomik.. E kane keqkuptu!!

Ja nje shembull tjeter i beqirit te madh dhe beqirave keshilltare te tij qe nuk e kane as idene me te vogel per drejtimin e vendit apo te kuptojne nga diplomacia..

 

Me vjen cudi me komentet tuaja pa tru fare.Ne vend qe te pershendetet deklatara e Berishes tani po na thoni perse nuk u konsultua me ruset me pare.Perse doren ruseve duhet tju marrin per marredheniet tona me Kosoven?

Serbia,me bekimin e Rusise, ben provokime cdo dite ne Kosove(bile mban edhe zgjedhje atje) dhe juve te PPU as qe thoni ndonje gje,tani qe Berisha foli njehere si burrat per Kosoven,juve nxitoni ta kryqezoni.Per inat te sime vjeherre shkoj dhe fle me mullixhine-i thone kesaj qe beni juve.

Boll mo me deklaratat dhe pallavrat e Berishes, a ka veprime konkrete te ndermara prej tij dhe qeverise shqiptare per afrimin e vendeve tona?

Shitja e naftes Serbise nuk ishte deklarate, por veprim konkret i ketij zullapi. Ndihmesa shteterore dhene Fazllicit per tu pasuruar me shitblerjet fiktive dhe pastrimin e parave ishte prape nje veprim konkret i Kryek......per ti treguar qarqeve shoviniste Serbe se nuk i kishte tradhetuar.

Unifikimi nuk behet me deklarata por me nje plan mbarekombetar qe pasohet nga veprime konkrete.

Keta (Ruset, serbo-mbrojtesit) mundohen te bejne tym me kaq pak gje, se pergjithesisht shqiptaret s'i kane lene shkaqe per ta nxire ceshtjen shqiptare (apo te Kosoves ne vecanti) me political spin.

Po me pak pune dimplomatike/mediatike dhe kjo shashke qe mundohet te hedhe Rusia mund te kthehet ne dem te Serbise/Rusise, pasi pyetja thjesht mund te shtrohet "Ca te keqe ka nese shqiptaret, populli me i percare ne Ballkan,  unifikojne kulturen, tregjet, etj?"Dmth fokusi fare mire mund te vihet tek padrejtesia aktuale e ceshtjes se shqiptareve (qe jemi nje popull, nje komb, dhe akoma dhe tani ne epoken e globalizimit jemi te ndare ne keto aspekte) sesa tek "negativiteti" i cka kerkojme te arrijne.

Pa permendur plaget e brendshme qe Rusia ka me pakicat e saj dhe si i trajton, qe dhe aty mund te hidhet vemendja ne replike e siper.

Per mua kjo vemendje qe perpiqet te sjelle Rusia mbi ceshtjen tone ka me shume pozitivitet sesa negativitet, nese shfrytezohet si duhet.

Dhe vizita e Berishes ne Kosove eshte shkak mendoj se pse ky "alarm" leshohet pikerisht tani para vizites dhe jo kur Berisha e tha. Dmth nje tendence paraprije e Serbo-Ruseve per te terhequr vemendje negative tek kjo vizite dhe lajmet qe dalin prej saj. Pak a shume si peshqit me keto temat dhe citatet te tipit "Berisha dhe Kosova dje dhe sot". smiley

 

Xhibo, puna e sllaveve(dhe e grekeve) eshte me e thjeshte se kujton ti.

Ata nuk duan qe ti te egzistosh fare si komb. Pyetja: c'te keqe ka sikur ti te mos egzistosh.

pyetja jote eshte: c'te keqe ka sikur ne te kemi treg/kulture/ekonomi te unifikuar.

No shit. smiley

Ketu behet fjale per political/diplomatic spin mer yahoo, nuk behet fjale ca ndjejne ne te vertete ata per ne apo ne per ata. Sot perceptimi ka shume me shume rendesi se realiteti. Ata thjesht mundohen ti paraprijne kesaj vizite me nje shashke per te krijuar perceptime negative. Me kete rast shkeputin vemendjen negative nga serbet (or so they hope) dhe e fokusojne tek shqiptaret.

Po megjithate nje vrime ne uje eshte kjo. Bile tani qe e pashe qe kjo gazeta qenka nje gazete ruse, as ja vlen ta maresh shume ne analize. Ca tjeter do presim nga gazetat ruse? Thashe se mos ishte ndonje gazete evropiane qe i kishte bere eko ketij lajmi, po deri tani rrezik vetem tek gazeta ruse dhe te PPU gjendet. smiley

Nuk thashe se u be nami, o xhib. Po Saliu, mos harro, qe e ka nje precedent shume te mire ferkimesh, grricjesh dhe prishjesh me ata qe i konsiderojme si miqte me te medhenj. Please.

......

si i pergjigjesh ti pyetjes sllave qe te kam shkruar me siper.

......

Moscow to uphold its stance on Kosovo independence at The Hague (kliko te titulli per artikullin e plote)

Russia is due to take part in the public hearings at The Hague on the issue of Kosovo’s unilateral declaration of independence early last year, Foreign Minister Sergey Lavrov has said.

The hearings at the International Court of Justice, the principal judicial organ of the United Nations, will start on December 1.

Lavrov made the announcement after a meeting with his Serbian counterpart, Vuk Jeremic, in Moscow.

He mo Solidarnosc, fol bre ti. i sheh ca thone keta druvaret e PKSHse? Ne vend te mblidhen si njekohe, GRUSHT BASHKUAR RRETH BERISHES, rrijne e filozofojne.

rreth Saaales ne te perbashkuuuaaar

me nje deshiiiiiiiir e njeee qeeellliiiiim

te gjiiith aty duke-u betuuuuaaaar

te lidhim besen per shpeeeetiiiiim.

titullin Penari e ka vene per skup me duket...

Lavrov urges EU, NATO to react on Albania statement

Lavrovi nxit BE, Nato te reagojne per deklaraten e Shqiperise.

Skup? Lexoje mer ca thote ministri: 

We are strongly alarmed by the Albanian prime minister's statement

U dashka me qene patjeter dakord me ca thote redaktori i Interfax Ukraine qe te bindesh tina!

 

epo te njejten gje bete dhe me nje shkrim qe solla une. E vura titullin si duhej te ishte dhe ma fshinit se demek ishte marre nga nje media dhe duhej te kishte titullin qe i kishte vene ajo media... nejse, mos u alarmo.

Do vazhdoni te votoni per politiken tone tradhetare. Shkoni votoni shkoni votoni si qengjat ne vadhe.

Berisha nuk ia fut kot. Asgje nuk zgjidhet ne heshtje. Procedurat demokratike, te vetmet qe sigurojne legjitimitetin, dhe rrjedhimisht te vetmet funksionale, shquhen mbi te gjitha nga transparenca dhe jo nga fshehtesia. Behet fjale per dy popullsi te dy shteteve relativisht demokratike. Nese ndjehet nje deshire ne rritje e ketyre popullsive per t'u bashkuar, nuk ka asgje te keqe qe kryetaret e ketyre shteteve te mos prononcohen. Nese ka nje deshire ne rritje te bie llafi, Kroacise, dhe Europes, qe Kroacia te hyje ne BE, rruget dhe procedurat demokratike jane te percaktuara qarte, qe nga formalizimi i kerkeses se perbashket, dhe deri tek marrja e pelqimit prej popullsive me ane te referendumit. Te njejtat procedura demokratike do ishin te vlefshme edhe per nje bashkim te mundshem te Shqiperise me Kosoven, bashkim qe nuk do te ishte gje tjeter pervec bashkimit te territoreve shteterore te ketyre njesive nen nje njesi te vetme. Nese ekziston vullneti i lire dhe i perbashket i Kosoves dhe Shqiperise, dhe nese ndiqen rruget e transaperences demokratike, muhabeti i bashkimit nuk ka pse te trajtohet me frike, fshehtesi dhe paranoje. Ajo qe me bezdis mua nga kjo kerkese per prononcim te BE dhe NATOs nga ministri i jashtem Rus, nuk eshte asgje nga keto me siper, por fakti qe kryetaret e shtetit te Kosoves nuk jane aq te lire sa Berisha te prononcohen per kete bashkim, por kane akoma nevoje qe per t'a te prononcohet BE dhe NATO. Ne kete aspekt, mua me duket pozitive kjo kerkese e Ruseve, pasi e shtron ceshtjen ne nje tavoline me te gjere diplomatike, si te thuash e shtyn ceshtjen drejt nje diskutimi me te hapur. Per mua, dy jane pergjigjet e mundshme te BE-se: duke vene ne dukje indipendencen, por jo sovranitetin e Kosoves, pra duke thene qe Kosova nuk eshte ende gati te vendose vete per nje bashkim te tille; ose e kunderta te njohe sovranitetin e plote te Kosoves dhe t'a lere kete ceshtje te zgjidhet nepermjet procedurave demokratike, pra te prononcohet se kjo eshte ceshtje qe u takon popullsise te dy shteteve sovrane dhe se nuk ka asnje problem nese ndiqen rruget demokratike cfaredo qofte vendimi reciprok mes ketyre dy popullsive.

Sala kur flet me shume prish pune sesa ndreq keshtu qe me mire ta mbylli gojen se nuk ben per ate pune ai, cdo dite qe kalon me te ne krye eshte nje dite e humbur per shqiperine.

zogu zogu zogu

 

dhe hopa i fal detin tone greqise

 

 

Me ca romake ketu eshte e bukur sepse me ngjan me ate historine e dikujt qe as e kam idene kush eshte apo po e shpik vete, qe kur lindte nje femije, qante sepse thoshte bobooooooooo ja dhe nje tjeter qe do te vdese.

Edhe romaket, njelloj : ende s'ia kane filluar mire ketij katervjeteshit deri ne 2013, dhe rrine duke numeruar ditet : jo po ai s'ben, e jo po keshtu.

O grup, nuk qurravitet tjetri qysh te nesermen e zgjedhjeve. Nuk llomotitet kater vjet rresht. Por ulet menderja, analizohen gjerat, hidhen idete, punohet per vete, dhe jo per shkaterrimin e tjetrit. Te ngjan dhe me ekipet tona te futbollit, qe me shume luftojne per t'i prishur pune kundershtarit sesa per te ndertuar diçka per vete.

Gomarlleqe me nje fjale. Me dhimbsen ca sepse i thone kater vjet, dhe te llomotisesh kater vjet rresht nje avaz, vallahi mushkeri te forta keni. Na çuditet. Politike, politike, politike, politike, politike... jeni budallepsur e trashur nga trute. Teveqela.

Me vjen me qesh se se marr vesh ca na duhet neve.

 

 

Eshte njesoj si te dali portieri i Partizanit e te thote qe eshte kunder faktit qe sulmuesi i Tiranes ka thene qe deshiron ti beje gol. 

Pese me hic, me nje llaf

Fillimisht, cilatdo qofshin arsyet qe e cojne Berishen ne nje qendrim te tille, ky qendrim eshte pozitiv. Shprehja e asaj cka eshte aspirate e shqiptareve ne shekuj, per te cilen kane vdekur njerez deri tani vone, me duket pozitive - edhe pse do te kisha zemren mal nese do t'u lejohej te shpreheshin te gjithe shqiptaret, jo vetem Berisha. Por te tilla jane rregullat e lojes.

Se dyti, duhet patur kujdes. Berisha eshte i detyruar nga rrethanat te kete axhende kombetariste (qe ne na intereson), por nuk duhet te heqim vemendjen nga politikat ekonomike, sociale e qeverisese ketu e ne kosove. Gjithashtu duhet mbajtur parasysh dhe fetishi qeverises, integrimi ne BE. Berisha ka kuptuar qe Serbia ia ka shitur BE-se dy vitet e fundit nja 20 here Kosoven, pa e zoteruar aspak. Ai mendon te beje te njejten gje. Rritja e levizjeve irredentiste (te cilat jane krejtesisht te justifikuara ne kontekstin popullor) - do t'i jepte Berishes nje karte te forte per te luajtur ndaj Europes... (Imagjinoni skenarin ku Berisha i thote - populli im do bashkim me Kosoven, nuk kam c'i bej, te pakten na jepni te drejten e levizjes pa viza, qe te qetesohet pak ky popull). Nejse, politika kjo eshte...

 Sol, me duket se po ngaterron dollarin me ate gjene tjeter. smiley Kjo lloj politike qe permend ti, quhet politike konfliktuale dhe eshte nje politike qe zakonisht ndiqet nga pet peeve dictators. Miloshevici ishte nje nga shembujt tipike te kesaj politike dhe e pe ku perfundoi, Sadami gjithashtu, politika iraniane eshte e tille dhe i vetmi qe ka arritur "diku" pa e ngrene pas qafe eshte Fidel Kastro.

Saliu e ka provuar kete lloj politike edhe me pare. Fillimisht me konfliktin me greket (incidenti kufitar, perzenia e priftit ne gjirokaster dhe gjyqi i te pesteve) dhe pasi e mori shpullen surratit tani nga frika i lepin doren gjithe diten duke u falur copa deti se token se jep dot. E provoi edhe me ameriken duke u futur ne konferencen islamike, duke perzene keshilltaret amerikane (ministria e mbrojtjes) dhe duke mos pranua keshilltarin e Klintonit dhe la jo vetem leshte, por ishte duke lene dhe koken.

Per Kosoven perendimi i ka paguar disa cmime politike (Cecenia p.sh. por edhe Georgia, por edhe ca te tjera) dhe me beso qe nuk kane asnje lloj deshire te ngaterrohen me shume ne keto lloj pazaresh, aq me teper kur ne to nuk ka me asnje lloj perfitimi politik, por vetem probleme. 

Eshte muhabet goxha i gjate dhe ka shume faktore qe ndikojne padyshim nga te dy krahet, por mua me duket se nese Berisha e vazhdon me tutje kete politike, i ka te gjitha shanset per te krijuar the perfect storm, para se ciles 97-ta do jete lule. Kuptohet jo per faj te tij, por te komunisteve ortodokse...but who cares? Drurin ne fund te fundit e ha gjithmone gomari.

 

Cfare duhet bere ndryshe, dhe si, ne keto kushte, kjo eshte ceshtja.

Don't make waves, thone ketej nga anet tona. Perderisa era fryn ne favorin tone, jemi te paret dhe me fitore, dhe limanin perpara e kemi te sigurte une them te gezojme keto qe kemi arritur. A e di qe ka disa momente kur virtyti me i madh eshte te mos besh gje? Dhe per Shqiperine eshte tamam ky moment. Endrra e kosovareve ishte qe te ishin me vete dhe jashte thundres serbe. Kjo u arrit. Endrra e tyre ishte qe te ishin te lire dhe te kishin edhe nje mik te madh qe t'i mbronte e ti garantonte. Edhe kete e kane. Tani eshte momenti qe te gjithe te ulin koken e t'i shtrohen punes. Kosova edhe aty ku eshte, edhe ashtu si eshte, eshte pjese e Shqiperise. Kufiri eshte inekzistent, hyrje-daljet e cdo lloji nuk i pengon njeri. Cdo plan per marredhenie tregtare e ekonomike, binjakezime, kontrata, kompani, projekte ndershteterore te perbashketa eshte mese i mirepritur nga te dy anet. Tani me thuaj ti cfare do ti shtonte gjithe ketyre berja e nje shteti te vetem. Asgje vec telasheve, braktisjes nga ato qe na dolen ne mbrojtje, nje tjeter periudhe te sterzgjatur "tranzicioni" (a thua se njezet vjet te tille nuk mjaftojne akoma&quotsmiley, pa folur per mijera e mijera hollesi teknike qe akoma nuk i kane zgjidhur gjermanet e lere me shqiptaret. smiley

Ndaj dhe une them qe do shtytje ne drejtim te bashkimit tani eshte verberi politike, qe behet thjesht per interesa politike te momentit dhe qe vetem e demtojne dhe nuk i sjellin kurrfare dobie as Shqiperise e as Kosoves.

Nese vertet do te besh dicka, ulu kembekryq, veri pellembet mbi gjunje, gishti i madh i puqur me gishtin tregues ne forme rrethi, trupin drejt, hap gojen dhe bej

OMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMM!    smiley

PF, meqe u ndodhem smiley.  Dhe meqe debati tek tema tjeter ka vajt per wool. 

C'do te kishte kushtuar te shkruaje kete kendveshtrim qe ne fillim, qe eshte mese i diskutueshem me njerezillek, ne vend te asaj shashkes se "minoriteteve"? 

Miqesisht, just wondering ...

 Monda, sepse eshte pjese e blitskriegut qe po perpiqet te beje Berisha. Mjafton te shikosh harten e votuesve per parti ne zgjedhje, qe ta kuptosh trajtimin politik, dhe raportin qe Berisha perpiqet ta permbyse njehere e pergjithmone tani qe mendon se i ka ardhur rasti. Eshte nje nga ato 1001 problemet e vogla qe nese sforcohen dhe keqtrajtohen mund te sjellin goxha probleme. Eshte si puna e atyre martesave mikse qe mbase askush nuk do ti pranonte me shkuesi, por i pranojne me dashuri. Shkurt, sic thote Ligji i Murfie: Gjerat nen presion kane tendence te perkeqesohen.

 E keqja eshte qe ca tipa ketu nuk lexojne ate qe shkruhet, por ate qe duan te thone. Nuk duan te diskutojne, por te luftojne. Nuk duan te ndajne, por te fitojne. Dhe une gjithmone e kam urryer poziten e njeriut qe perpiqet t'i beje te tjeret te kuptojne me nje faqe ate qe ka thene me nje rrjesht. Se i del edhe lezeti, apo jo? smiley

Gjithashtu desha te te ve ne dukje se zakonisht kur flas, i drejtohem tjetrit me nick, sepse kam dashur te diskutoj nje ide. Dhe as Soli qe esht i majte e as Lumidrin qe eshte i djathte nuk kane pasur ndonjehere veshtiresi per te me kuptuaer ose diskutuar. Kurse ca te tjere as nuk i kam ftuar e as nuk shoh pse duhet te marr mundimin e ti sqaroj.

Faleminderit per pyetjen sidoqofte... smiley

Gjithashtu desha te te ve ne dukje se zakonisht kur flas, i drejtohem tjetrit me nick, sepse kam dashur te diskutoj nje ide. Dhe as Soli qe esht i majte e as Lumidrin qe eshte i djathte nuk kane pasur ndonjehere veshtiresi per te me kuptuaer ose diskutuar. Kurse ca te tjere as nuk i kam ftuar e as nuk shoh pse duhet te marr mundimin e ti sqaroj.

Faleminderit per pyetjen sidoqofte...

Dakort, ndjese per mundimin.

 Bah, ishte kenaqesi. smiley

PF, po futem ne mes sepse po t'a kesh vene re, kam pak a shume idene e Solit. Keshtu qe argumenti me larte qe ke dhene eshte argument edhe kunder argumentit tim. Une personalisht kete argument qe po ndjek ti, e kam ndjekur kunder Koco Danajt dhe nje turme patriotesh qe flisnin me zjarr, ketu ne peshk, dhe ndoshta me ke ndjekur, dhe jam shprehur se nuk ishte koha atehere te flitej per bashkim kombetar pasi nuk ekzistonte per momentin as edhe nje njohje zyrtare e pavaresise se Kosoves, madje as edhe nga vete Kosova, dhe se po te flitej per bashkim kombetar kjo do te pengonte apo do te ngrinte dyshime mbi procesin e pavaresise, apo dhe do mund te konsiderohej si pavaresi e kushtezuar.

Megjithate mendoj se kohet kane ndryshuar. Nuk mundem sot te them se nuk duhen krijuar dallge. Dallget jane, dhe jane ato te transparences te procedurave demokratike. Mirepo qe keto dallge te te cojne ne vend, nuk duhen leshuar: kerkohet nje vullnet i caktuar per t'i ngare keto dallge, nje pale vela te pakten qe era te shfrytezohet ne maksimum. Sot ate thenien mos krijo dallge, une do t'a zevendesoja me nje thenie tjeter. Vetem hajdutet dhe vrasesit punojne naten, thone andej nga anet e mia. Kosova nuk iu vodh Serbise qe te kemi frike e te mos flasim, apo te mos krijojme dallge. Kosova shprehu vullnetin e vet diten me diell me 18 Shkurt 2008. Kosova, serish, do te shprehe vullnetin e vete nese do te bashkohet me Shqiperine apo do te qendroje shtet me vete, dhe cilado qofte zgjidhja e vullnetshme e paleve, ajo do te respektohet jo vetem nga palet ne fjale, por nga te gjitha palet nderkombetare. Nese behet fjale per dy vende sovrane, eshte e pamundur qe ketyre vendeve te mos iu lejohet shprehja e vullnetit te tyre demokratik. Deri ketu, ne princip.

Nga ana e kostove, argumenti jot eshte shume me teper terheqes. Analogjia me Gjermanine e bashkuar per nga ana ekonomike, eshte e vlefshme. Megjithate, nuk e ezauron ceshtjen, pasi as qe e merr ne konsiderate perfitimin. Kostot vertete mund te jene me te larta po te kete nje bashkim, por nuk me dukesh i bindur qe rezultati nuk do te ishte i tille qe t'i merrte persiper keto kosto me me teper perfitim. Me nje llaf, e ke shtruar argumentin pak me hile, se ke vene ne dukje vetem koston e bashkimit nga nje krah, dhe vetem perfitimin e te qenit te ndare nga krahu tjeter.

Sidoqofte, une personalisht as qe nuk kam ndermend te konsumoj nje llogari kostoje dhe benefiti, sepse nuk di t'a bej. Kush di, bujrum. Por di te them, qe ne princip, ne heshtje punon skllavi, e ne erresire hajduti. Mbase do me quash edhe idealist, apo edhe naiv, por do te t'i merrja te dyja per kompliment.

 Lulian, une s'po them qe te punojme ne heshtje si hajduti. Une po them qe ne e kemi arritur thelbesoren e asaj qe u kerkua, te tjerat jane teknikerira. Qetesia ne shikimin e ngjarjeve eshte virtut i pjekurise. Kosova dhe Shqiperia kane 1000 fusha ku mund te bashkepunojne diten me diell dhe me kenaqesine me te madhe te paleve. Kjo qe nga unifikimi i sistemit aresimor, infrastruktura, projekte te perbashketa ne dy vendet, telekomunikacion etj etj. Te gjitha keto ndikojne ne ngritjen e mireqenies dhe mirekuptimit nga te dy krahet. Kjo eshte ajo ku duhet te fokusohen te dy qeverite. Diten me diell e naten me hene. Kurse ato budallalleqet e nderrrimit te emrit (mbiemrit) jane budallalleqe bajraktaro-patriarkale. Bashkejetesa eshte fjala e dites.

Tjetra te thote ta kam fal zemren, te hyn e te del ne shpi e si thote gjo njeri, ti thu une du te martohem qe neser qe te bohesh e imja. 

Berisha ka kohe qe e ka thene qendrimin e tij per ceshtjen kombetare,qe kur Serbia filloj sulmin e armatosur ne Kosove, e harruat mitingun qe organizoi ne Tirane me parullen :NJE KOMB NJE QENDRIM.

Me kujtohet qe kur ish ministri i jashtem Besnik Mustafaj tha qe nuk perjashtohet mundesia e ndryshimit te kufinjve shqiptare ketu e 3-4 vjet me pare, Berisha i kerkoi te bente shpjegime dhe te kerkonte ndjese. Me Berishen duket sikur nuk ka pohime (statement), cdo gje qe thote e mendon si fjali te hapur qe mund ta interpretoje ndryshe te nesermen, e ne na mbetet vetem te qeshim smiley

Pf,

Nuk qendrojne keto qe ke sjell.

Milosheviçi nuk kishte mbeshtetjen e USA, mundohej te bente trimin sllav, Rusia nuk kishte buk. Sadami diktator, nuk eshte e sakte.

Berisha shpreh nje deshire te vjeter te popullit (jo te gjithe Shqiptaret duan kete bashkim) , shpreh nje deshire  logjike politike, nje popull i ndare me dysh, kjo dihej para se Nato e USA te nderhynin kunder Milosheviçit.

Berisha nuk ben presion, nuk ka force, nuk kemi aleat, nuk eshte e drejte te besh presion. Qellimi i Shqiptareve  ka qene liria Kosoves nga Serbet, bashkimi eshte nje e mire me teper, jo e domosdoshme, se pa bashkim Kosova humbet edhe nje here lirin.

Mendojme sikur gjerat shkojne  drejt bashkimit, me hyrjen ne BE, dhe me rritjen e kerkesave te pakicave greke, jugu deShqiptarizohet. Berisha sot, e kushdo neser duhet te kete kujdes, se ky bashkim ne arrift ka nje çmim te shtrejte.

Une nuk po krahasoj Berishen si person me ta, por desha vetem te ve ne dukje se politika te tilla nuk jane te reja, dhe ne shumicen dermuese te rasteve kane pasur efekt bumerang. Si kudo tjeter edhe ne politike funksionon ajo thenia qe po e nxorre koburen o e shkreh, o behesh gazi I botes.

Ore ti PF!

Fillimisht kur kam hyre ne PPU,kam pasur respekt per ty dhe komentet e tua.Gjithashtu edhe "Shqipen me dy koka" e kam vleresuar!

Por kur shikoj komente te tilla  alarmante qe i ben nje njeri qe ka qene jo komformist ne 1985( te pakten keshtu del edhe nga Shqipe me dy koka) atehere mendoj se ky komb ka shume pak gjasa te shpetoje.Uroj dhe jam i bindur qe je ne minorance se ndryshe sot do te flisnim ndonje gjuhe tjeter dhe jo shqipen,nese njerezit si ty do te ishin ne mazhorance.

Shqetesimi jot nuk eshte se do ti dale SHBA kunder Sales kete rradhe,se ai tani sa ishte ne SHBA dhe i ka marre mesazhet.Po keshtu ja ka konfirmuar mbeshtetjen edhe Obama me Clintonin dje,nje dite para se te shkonte ne Kosove.

Shqetesimi yt eshte shprehur edhe me pare.Ti ke frike se  cenohet raporti geg-tosk apo musliman/ i krishter ne Shqiperine natyrale.

Duke shtuar edhe faktin se ke qene kameraman i Zan Caushit ne 1997( se vetem ata qe pelqente ai lejoheshin te filmonin ne Vlore ne ate kohe,dhe dihet se ke pelqente ai) atehere kam krijuar nje tablo te qarte se kush je ti.

Ti do te jesh nga ata "Tironasit" pasardhes i krimineleve te ardhur ne Tirane ne 17 Nentor 1944,qe pasi u vute pushken tiranasve autoktone,po silleni sikur keni 2000 vjet qe jetoni atje.Juve duhet tju marrim leje nese duhet te vijme apo jo ne Tirane,nese do te ndertojme shtepi apo jo atje!

Ato argumentet e tua qesharake qe vetem nje anti shqiptar mund ti shtroje apo ndonje budallaqe pa shkolle si Zana mund ti mendoje,ti shpegoi Zotrulers ne komentin e tij dhe nuk kam ndermend te perserit fjalet e tij.

Thjesht kam kujtuar se ke qene ndonje anti-komunist dhe pro shqiptar nga shkrimet qe ke nisur me pare,kam menduar se vertet i do te miren ketij vendi,por mesa shoh qenkam gabuar.

Ka disa kometues ketu qe me dritshkurtesi jane kunder kesaj vizite vetem se nuk eshte Edi Rama KM i Shqiperise,por ti je me i keq.Ti do te dridheshe nga inati sot edhe sikur Rama te ishte KM dhe te bente viziten ne Kosove.Ben mire te nderrosh nick-un se vertet je bere i peshtire me keto komentet e tua krahinaliste dhe anti shqiptare.

Une per vete jam nga Jugu dhe i krishtere ortodoks nga feja,dhe nuk e shoh fare me shqetesim afrimin e Shqiperise ne Kosoven,perkundrazi e shoh se nje gje qe duhet realizuar sa me pare.Edhe Sala eshte me origjine nga Tropoja por pothuajse te gjithe ministrat i ka nga Jugu!Pra leri keto parrulla percarese,frikesuese dhe anti shqiptare se je bere boze!

Do apo nuk do ti apo njerezit e kallepit tend Shqiperia me Kosoven do te afrohen dhe mund te bashkohen ne nje shtet apo federate ne te ardhmen.Prandaj ben mire qe ti vihesh punes ne Kanada ku jetoj dhe te pish whiskey cdo dite se ,vetem lajme te tilla ke per te marre.Lajme qe do te gezojne shumicen e shqiptareve (fut ketu edhe disa te majte ketu ne PPU) por qe do te hidherojne ty dhe njerezit e kallepit tend.

Ti do te jesh nga ata "Tironasit" pasardhes i krimineleve te ardhur ne Tirane ne 17 Nentor 1944,qe pasi u vute pushken tiranasve autoktone,po silleni sikur keni 2000 vjet qe jetoni atje....

Ja keto jane konkluzione PARRIOTESH . Eshte me keq ore eshte me Keq . Eshte nga ata qe kane ngritur Flamurin ne VLORE  ne 1912. Eshte qe nga ata te Ismail Qemalit qe nuk donin Shqiperi te Bashkuar. Nga ata qe e bene kastile sepse e dinin qe do vinte Sala pas viteve 90  dhe do na bashkonte me urdher te PPU-se!

Sa gjera fsheh Ai . Kujtoi se do kalonte ky armiku i Kombit ky Pf....

Dhe ja thua tamam ( edhe me qyltyre Whiskey) po kam nje kritike te vogel para Hambarit te Glasave me Porosi tuajat...Prandaj ben mire qe ti vihesh punes ne Kanada ku jetoj dhe te pish whiskey ...

Mos e kshillo te pije pije te huaja por thuaji Pi Raki , dmth pije Kombetare , mbase e sjell pak ne vete smiley

 O te piffshin Trute me gjith lajmet e mira qe do na japesh  perdite ti me Mixhen ! smiley

Eshte me keq ore eshte me Keq . Eshte nga ata qe kane ngritur Flamurin ne VLORE  ne 1912.

!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Une jam per politiken e deklaratave te hapura, por ne asnje menyre nuk do merrja mbi supe barren e pambajtshme te monopolit te dashnise per kombin dhe atdheun. Nuk i mbaj dot. E kush jam une? Kush jam une t'i them tjetrit qe ti nuk e do Shqiperine; ndersa une e du.

Dashnija per Shqiperine nuk eshte llotaria e shtetit te NY qe patem fat e na ra ne dore.

Mjaft me kto!!!

Emo, as mos u lodh. Eshte bere nje takem tek peshku keto kohet e fundit, qe me mire mos I nga se vetem era do shtohet. 5he ashtu si muti, qe s'mbahet dot vete, perpiqen te bejne te zgjuarin duke share te tjeret.

me 2.

por ama kane funksion edukativ (dialektik) per te gjithe peshqit qe i ka derguar memedheu jashte me specializim. duke pare keta mut'erit ne fjale krijoni nje pershtypje te jetes jashte virtualitetit, diskursit politik, demikracise dhe kultures qe mbizoteron ne shqiperine jovirtuale. Kuptohet qe raportet ne perqindje s'jane njesoj, pasi shumica e muterve nuk e dine kompjutrin smiley

Pf.

Vetem ne politik, nuk shkrehet koburja, jo se behesh gazi i botes, po behesh Gjermani e '45, Japoni e '45, Jugosllavi e '90, Serbi e '99, etj.

Duhet te kesh parasysh se Kosova nuk e rrezon Berishen, perkundrazi ja forcon poziten politike shume.

Ne gjendjen qe eshte sot Kosova, i vetemi politikan qe din , dhe ka mundesi te luaj politike duke vene ne mes problemin e Kosoves eshte vetem Berisha.

Per kuriozitet, keto komente "e tha, nuk e tha, shiko ç'fare ka thene nje vit para, nje vit mbrapa, nje vit ne mes, dy anash, " aludon se qeveria nuk e ka te gjate .

Ne qoftese pergjigjia eshte pozitive, nuk ka ç'fare te them tjeter vetem " jeni per tu lavderuar per optimizmin qe keni".

Lum, koburja e thashe ne kuptimin diplomatik te fjales. Megjithate secili ka pikepamjet e veta dhe une argumentoj oponionin tim. Koha do e tregoje se kush e ka pasur drejt e kush gabim. Dhe mua kjo kohe nuk po me duket shume e larget.

Sales i ra per hise te merret me kete pune dhe ai duhet te merret me kete pune. Ai duhet kritikuar per mjetet dhe strategjine qe perdor sepse ka treguar qe ka shume mangesi ne kete drejtim por jo per qellimin qe ai ka dhe qe secili prej nesh duhet te kete (kishte). 

Ky "shqetesim" rus me duket pozitiv sepse çeshtja e bashkimit kombetar nuk eshte me tabu. Mirepo duhet nje strategji e mire komunikimi dhe pune te nendheshme per te avancuar. Duhet punuar goxha me USA dhe anetaret e medhenj te BE-ut per ti pasur me vete dhe per kete ne duhet te jemi ne gjendje te propozojme hapat per tu ndermarre. 

Ekonomia bloze, papunesia ne rritje, varferia si gjtihmone e larte, norma e kreditimit per shtepite 12%, ca te beje Sala, si te gjithe rrufianet e tjere e gjen prehjen tek nacionalizmi i pavend.

emigranto, ktu te peshku gjykohet dhe replikohet nga deklarimi,pak a shum i lirshem.., dhe si rrjedhoj induktohet mbi "atdhetarizmi " apo atdhetarizmin e dikujt, pasi mbi vepra konkrete asht e pamundur, jemi thjesht ne nji blog...fjala a veper, arm,krijon realitet dhe e msheh ate.Un mshtes at atdhetarizmin e solidarnosc,lumidrin, zotrules e disa te tjere qi ka koh qi s'marrin pjes ktu ...,pra pak jan te flakt kurse disa te tjer si Pf,antishqiptar i "deklarum" e shumica banale,lehtesisht te identifikushem,qi merrin pjes jan te vakte per ceshtjen..."argumentet" e tuja si han as gomari ne lidhje me bashkimin.Sna e pati fajin Europa se sditem kurr te krijonim shtet, po ishim ne te pazot,me "bura" si gra si bajoneta ne dur te te hujve, qe bliheshin e shiteshin dhe atdhetaret i vrisnin.e din ca mendon Europa per mos-kapacitetin tone ,Fajin tone, te krijojm shtet te perbashket?Jemi si Sudani.naten e mire!

ps: nese ke pashaport shqiptare sic tu referova mbi temen e bashkimitsmileyorezoje...

dafina, du me u siguru, me shmang keqkuptime: a je tu fol me mu?

Zonje ose zotni me nofken "dafina", me detyrohesh nje pergjigje - me e pakta po ose jo - ngaqe me je drejtuar drejtperdrejt. Nqse ka qene nje shkarje, nuk e kam problem dhe e mbyllim.

ne ti themi Russo-serbve ti lene rahat Chechent dhe pjesen veriore te Gjeorgjise

dhe te mos u vihet shume publicitet deklaratave te Rusave apo Serbve per ceshtjet e perbashketa te Shqiptareve

tradhtaret e bute Shqiptare qe komentojne me sponde aty-ketu duhet te lihen ne erresire dhe te injorohen, dhe te tjeret ti analizojne se ku e kane synimin keta serbo-grek shqiptare

me sa po shoh une me shume qenka alarmu Penari se sa ministri i jshtem rus per deklaraten  Sales.

Deklarata e Buall Mavrise, nese eshte thene ne ate kuptim, shpie uje ne mullirin e armiqve te kombit tone, te cilet aq duan per te patur/shprehur dhe ata orekset e tyre shoviniste. Shpresoj qe deklarata e tij te jete nen nje kontekst tjeter ate te bashkimit te popullit shqiptar nepermjet levizjes se lire pa viza, duke i dhene prioritet infrastruktures me keto troje ku ka shqiptare, pra me Malin e Zi, me Kosoven, me Maqedonine, me Greqine dhe me Kalabrine (Itali), sepse dihet qe jemi i vetmi vend ne bote qe rrethohemi me shqiptare, fshatra shqiptaresh, troje shqiptare, po te perjashtojme Kalabrine ku jemi te emigruar.  

or njerez gjejini pune vetes se vetem me diversionet e sales po merreni

T'i japim fund spekulimeve te bishtrave greke qe fatkeqesisht edhe zhgarravisin shqip (por kjo ndodh kur ne kete blog nuk pasqyrohet vizita dhe ato qe ka thene Bertisha ne Kosove):

Katër mesazhet e Berishës për Kosovën: Evropa, bashkimi ynë

Proceset integruese të Tiranës dhe Prishtinës, konsolidimi i standardeve më të larta dhe të të drejtave të pakicave në Kosovë, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit si dhe hapja e njw kapitulli tw ri mes serbwve dhe shqiptarwve ishin disa mesazhet kryesore që kryeministri Berisha përcolli gjatë ditës së parë të vizitës dy-ditore në Kosovë. Gjatë fjalës në Kuvend Berisha është ndalur tek rëndësia e mosndryshimit dhe respektimit të kufijve aktualë ndërkombëtarë të rajonit dhe konsolidimi i pavarësisë së Kosovës, nëpërmjet njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të saj dhe të ndërtimit të demokracisë së bazuar në vlerat e tregut."Integrimi i Shqipërisë në BE dhe perspektiva e sigurt dhe integrimi Euroatlantik dhe Europian e Republikës së Kosovës, pra është bashkimi ynë në Evropën e Bashkuar. Këto konfirmoj se janë dhe interesat më të mëdha dhe jetike kombëtare të shqiptarëve. Prandaj dhe për Shqipërinë, për Kosovën, integrimi evropian dhe Euroatlantik janë dhe do të mbeten ylli polar, që ndriçon rrugën e të ardhmes sonë", theksoi Berisha gjatë fjalës në Kuvendin e Kosovës. Ai shprehu bindjen se qytetarët e Kosovës do të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë dhe po i shfrytëzojnë ato për të konsoliduar standardet më të larta të lirive dhe të drejtave të pakicave në rajon dhe në Evropë. "Unë kam bindjen se marrëdhëniet e ngushta midis Shqipërisë dhe Kosovës janë interesi më i mirë i bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë. Dy vendet tona, me vepra duhet t'ju provojnë fqinjëve dhe të gjithë vendeve të tjera, mike dhe partnere, dy vende të pavarura në tërësi të banuara nga shqiptarët, janë dhe do të jenë për to, dy miq të vërtetë në rajon", u shpreh Berisha ndërsa theksoi se shqiptarët dhe serbët do të gjejnë kurajën, mençurinë për një kapitull të ri në marrëdhëniet midis tyre në interesin më të mirë të vendeve dhe kombeve por dhe rajonit në tërësi.

Gjashtë marrëveshjet e nënshkruara

Gjatë vizitës së Berishës në Prishtinë u nënshkruan gjashtë marrëveshje të rëndësishme, të cilat kanë në thelb forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Marrëveshja e parë e nënshkruar nga Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Thaçi ishte ajo për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve dhe protokolli për qarkullimin në zonat kufitare. Në vijim, drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë, Endri Pema dhe zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave të Kosovës, Bedri Hamza nënshkruan marrëveshjen në fushën e doganave. Një tjetër marrëveshje e rëndësishme ishte edhe ajo për bashkëpunimin policor ndërkufitar, e cila u nënshkrua nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Lulzim Basha dhe ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Zenun Pajaziti. Po ashtu, ministri i Brendshëm Basha dhe homologu i tij Pajaziti, nënshkruan edhe marrëveshjen për ripranimin e personave me qëndrim të paligjshëm. Gjithashtu, marrëveshja e fundit ishte ajo e bashkëpunimit të administratave lokale, e cila u nënshkrua po nga ministri Basha dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati. Nënshkrimi i gjashtë marrëveshjeve dypalëshe që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave shënuan fillimin e vizitës dyditëshe në Kosovë të kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, i cili tha se Kosova e pavarur është faqja më e ndritur në historinë e kombit shqiptar. Ajo, tha ai, shënoi fundin e njërës prej padrejtësive më të mëdha të Evropës dhe pas rënies së Murit të Berlinit është ngjarja më e madhe në historinë e lirisë së pasluftës së Dytë Botërore. Berisha vlerësoi lart zhvillimet që kanë ndodhur në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë së saj më 17 shkurt të vitit 2008."Në një kohë të shkurtër, Republika e Kosovës, një vend i vogël, po shndërrohet në një faktor të rëndësishëm paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal. Këto 20 muaj janë periudha më stabël që Ballkani ka pasur në 100 vitet e fundit". Berisha i siguroi udhëheqësit e Kosovës për mbështetje të fuqishme për shtimin e numrit të njohjeve ndërkombëtare, ndërsa bëri thirrje për respektimin e standardeve më të larta për trajtimin e pakicave kombëtare. Ai tha se e kaluara e shqiptarëve në rajon është e veçantë dhe asnjë komb tjetër nuk kishte një histori aq të rëndë e të dhimbshme si populli shqiptar. "Historia në të shkuarën, madje edhe në të afërmen e saj, u soll si njerkë e pamëshirë ndaj nesh. Ajo na rezervoi ne shqiptarëve pushtime të gjata, spastrime çnjerëzore, copëtime të mëdha dhe të dhimbshme, racizëm primitiv, ksenofobira të egra, diktatura orvelliane. Ajo na rrëmbeu, toka, territore e pasuri. Mori qindra e mijëra jetë njerëzish. Por, më keq akoma. Na vrau kohën, na grabiti të ardhmen. Mirëpo, ne jo vetëm mbijetuam, por edhe fituam. Arritëm të mbrojmë vokacionin tonë perëndimorë, identitetin tonë kombëtar", tha më tej Berisha. Por, periudhat e vështira u pasuan me mbështetjen më të madhe ndërkombëtare në tërë historinë e shqiptarëve dhe tash ata janë të vendosur që e shkuara të mos zbehë të ardhmen e tyre evropiane, tha kryeministri Berisha. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili e dekoroi kryeministrin Berisha me medaljen e artë të lirisë, e cilësoi atë si një nga mbështetësit më të mëdhenj të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ndërsa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e cilësoi kryeministrin Berisha si arkitektin e ndryshimeve në Shqipëri, realizuesin e ëndrrave të shqiptarëve për ndërtimin e autostradës Durrës Morinë, jetësues të anëtarësimit në NATO dhe mbështetësin e madh të pavarësisë së Kosovës. Kryeministri Berisha, i cili po qëndron për një vizitë dyditëshe në Kosovë, mori titullin "Doctor Honoris Causa" në Universitetin e Prishtinës, ndërsa të mërkurën pritet të marrë titullin qytetar nderi i Prizrenit, prej nga do të kthehet në Tiranë nëpër rrugën e re që lidhë të dyja vendet.

RD

Kam nje pyetje te sinqerte per solidarnosc :

Une jom:

-Tirons den-baba-den, pra te mijte kane qene n'Tiron para 17 nendor te 44-es, dhe s'i vune pushken kerkujt.

-Kur kam qene i vogel, kam pas nje fiksim qe "jam nga kosova" (delire femijerie !!) dhe kur isha i ri, lexojsha fshehurazi  gazeten "fjala" te Kosoves(kom pas nje kusherire ne Biblioteken kombetare, qe ma jepte ta lexoja per 24 ore !), e perjavshme kulturore, homologia e asaj kohe e "Drites". Atje kom lexu per here te pare per Eric Fromm-in, sa dhe sot, shpesh them me vete se jua kam borxh kosovareve Fromm-in (fale shtypit te tyre e njoha). Dhe jo vetem Fromm-in !!

-Kur kam lexu, po ne te njejten kohe, po ashtu fshehurazi, nje essé te Ali Aliut per Lasgush Poradecin, nje botim i "Rilindjes", kom qà nga kenaqesia, dhe thojsha me vete : "Kosovaret paskan intelektuale" (jemi ne '83-shin, ok ?).

-Gjithmone kam mendu (dhe mendoj !!) se kosovarët jane me te mire se shqiptaret e shqiperise, ose, si me i rà shkurt, "më pak te djallezum", meqe per mu, semundja numer nje e shqipove eshte djallezia (ja qe k'shu ma thote kjo rradakja ime). Gjithmone kosovaret kane qene per mu më naivë, qe ne fakt i bie, me t'edukum ! Shkurt, i adhuroja.

-Edhe me mbrapa (ne keto 10 vitet e fundit) kom punu e levru per te miren e tyre (k'shu e ka sjell puna... s'mund te shpjegohem me gjate). Dhe sigurisht, e kom te vdekme qe "nje dite shqiperia do bashkohet me Kosoven". 

Por,

Mendimeve te PF nuk u heq as presjen !

Pyetja ime osht : mire ate e shpalle armik te kombit, po mu, ku me fut, axhebà ??? 

 

 Stalker, e kam lexuar edhe une ate artikullin e Fromm asokohe. Me eshte fiksuar qe ka qene ne faqet e mesit, gjysma e poshtme e gazetes dhe e kam akoma parasysh ate miksin e germave zi e blu te titullit. Me vjen mire bro. smiley

Leini keto se u dime Juve perse e lexonit ate Gazete. Nga fundi kishte ato faqet me fotografi ashtu ...dhe tani na hiqeni si Patriote smiley

Pf u zbulua kush eshte ne te vertete , fale merites se Partise dhe kuadrove drejtues te saj Solidare , pasi  Min e Brendeshme tani per tani eshte ne amulli . Me plot krenari mund ti deklarojme sot popullit te PPU se PF eshte Armik Klase !!!!!

Ju z. Stalker nuk do vonojme dhe do t'ju damkosim edhe Ju si tradhetare te Kombit Solidar . Ju hiqeni si Tiranas por Tiranas i verte eshte ai i shfaqur pas 90 , Solid dhe Solidar qe rimon me fjalen/ eshte bere ......Mullar ! 

Fshije o u fshifshin prurjet e Solidarnostit !!!! smiley Po pasi ta lexojne armiqt e klases PF dhe Stalker si dhe ...... Ministri i Jashtem RUS .

 Idrizo, po ti nga i di keto gjona? smiley Apo edhe ti "po pergjoje prapa deres" si xha Beqoja?

Idris te marte e mira, te marte smiley.  I harrova hallet e armiqve, te kllasave dhe te popullit pas "paragrafit" te pare smiley.

 Idrizo, po ti nga i di keto gjona?... Ne te vertete une nuk kam pune me armiqt e Klases , por me qe me pyete po them se isha atje ku lexoheshin paleje e pa miq . Atje ku e kishim si defrim dhe paksa info smiley

Dikur me dike jam grindur shkarazi , me duket me Pf , qe ne ate kohe nuk lejohej Literature smiley . Po ne ate kohe ti nuk ishe zbuluar dhe i vetmi zbulus  ishte Gjibizmi , por...... qe zbulonte armiqte ish smiley

E nerumja Monda . Me kujtohet nje histori me dike qe ma kishin ngarku me e "eduku " per te mos cytur gocat , jo ato si Bedrija ( me thone te drejten s'ka qene gjo kur qe vashe, tani o regullu pak smiley . E thira ate cunin dhe me premtoi po aha s'qe pune .Prap...... Bona sikur u xefa dhe ( me dote dreqi ) pasi me nigjoi me durim ma DHIU :

Me thone te drejten O Idris , sa here qe boj kshu me kujtohesh ti . Po s'di si t'ja boj mre .... Me ka qellu shpirit QEJFLI " smiley

hahahahahahahahaha smiley

PS: Edhe m'kane lene porosi te te jap nje got raki, po hic mer s'du ta mbaroj porosine per shoqnin, por per qejfin tim smiley.

 

Se desh harrova, se une s'i thom dot gje PF-s se ma ka heq lejen t'i drejtohem smiley.  I thuj sic i tha xha Vani kur e pyeti Irena: "Po ti nga i di keto" smiley.

Pf - ja te rrije urte se vetem Solidarnostin i kemi leshuar ......Ai ka qene shkrusi Regjimentit qe ishte ngarkuar te transportonte me Transportues te Blinduar Udheheqjen. Ne perberje ka pase edhe skuadren xhenjere me Vogjicken qe i pastronte minat nga rruga .

 Njehere u nisen ( ishin me pushime ne Ceki ) per ne Bugjejovice dhe i  rane nga Polonia ( ti e di e nerume Monda qe te gjitha rruget te cojne ne Solidarnistan ). Vete Solidaret e kane fotografuar duke lexuar gazeta pornografike pa lejen e Udheheqjes . Thuhet qe fotografia me leter shoqeruese eshte percjelle nga dv Solidarnost ( po he per he mbahet sekret ). Ai akoma kujton se ne nuk e dime se nga i di ai keto ....Partise nuk i shpeton dot edhe sikur mos te te lejoje ty ti thuash gje .
Po iki se keshtu si e kam nisur do nxjerr sekrete te tjera ndhe armiqt e PPU do meshihen smiley

STALKER, respekte!!!

Te kenaqet shpirti kur lexon gjona te sinqerta dhe jo buletin lajmesh!

 

Kur lexon se cfare shkruajne tifozat e Berishes te vijne zorret tek fyti. Ndonjehere te duket se veten Sala me emer te rreme eshte futur vete ketu tek peshku.

Ka disa dite qe nuk degjohet gje tjeter vetem do iki Sala ne Kosove dhe do behet keshtu e do behet ashtu. Kujt po i intereson se po na shkon majmuni ne Kosove? Te iki dhe te mos kthehet me.

Fshati po dhigjet dhe kur.a po krihet. Nuk shikohen te rregullohen problemet me te mprehta qe kemi ne Shqiperi, sidomos ne Kryeqytet, si uji dhe dritat, qe eshte akoma skandal qe te vuash per to ne kete shekull, por merren me probleme kur..sh

Peshku, na sillni ndonje reagim tjeter te ruseve se u be i vjeter ku lajmi tani. smiley

 

sidomos ne Kryeqytet, si uji dhe dritat, qe eshte akoma skandal qe te vuash per to ne kete shekull

O rrot Rame, Rama akoma s'ka humbur zgjedhjet lokale dhe vazhdon te jete kryetar bashkie i Tiranes, edhe pse PS-ja s'eshte futur ne parlament akoma. smiley

 

 

Vetem nje komb i forte eshte komb i lire,me te nigjume e kam, se e ka than Hitleri. Po mir mo dhe Hitleri ne e past than,shume mire e ka than.Ja pra qe ne jena te patakacem,dhe nuk mund te shesim dengla ktyne te medhenjve,ne edhe mund t'iu shesim,por munohna me pjerdh dhe dhjesim breket

Eshte takuar Berisha me ministrin e arsimit?

Kur te jepet lajme ne tv, se Berisha takon ministrin e arsimit te Kosoves, mos u habisni, duhet ta pranojme se Kosovaret nuk kane respekt per ne.

O ministri te ndryshoje emrin, o te zgjedhin  nje minister tjeter.

Tobestak.

 

Jo FORMA,por ESENCA e deklaratës ka rëndësi!

Prej 1 deri më 10 dhjetor në Hagë mbahet seanca ndëgjuese në procesin që po mbahet për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.Në këtë gjyq ndërkombtar janë paraqitur 31  shtete.Pro Kosovës janë 16.Kundër nesh,pro Serbisë janë 15 shtete.Lufta politike po bëhet nga të dy palët për të përfituar ndonjë votë nga pala kundërshtare.Njëri ndër argumente kryesore të Kosovës është;

-Ne kemi qenë të shtypur nga të gjitha regjimet serbe,për afro 100 vjet.Për afro një shekull,serbët na kanë vrarë,burgosur e shpërngulur nga trojet tona me dhunë.Prandaj edhe luftën tonë e kemi bërë për jetuar të lirë e me dinjitet sikurse të gjitha kombet e botes.NE KEMI LUFTUAR KUNDËR ROBËRISË!Se  kemi luftuar robërinë dhe diskriminimin njerzor që na është bërë,dëshmi e kemi edhe përkrahjen e madhe ushtarake e politike që patëm prej botës demokratike.

Kundërargumenti kryesor të cilin e përdorë Serbia dhe aleatët e saj për JOlegjimitetin e shpalljes së pavarësisë,a e dini cili është?

Sigurisht që shumica nuk e dinë,prandaj edhe nuk do t'a besojnë!   

Kosovarët,i kanë kanë gëzuar të gjitha të drejtat njerzore dhe lufta e tyre kryekëput është bërë për arsye SEPERATISTE.Shqiptarët e Kosovës kanë luftuar,janë dhunuar e vrarë veç PËR T'U BASHKUAR ME SHQIPËRINË...PËR T'A KRIJUAR SHQIPËRINË E MADHE!Me një fjalë,lufta është bërë,veç shkaku i MENDJEMADHËSISË së tyre!!! Dhe ky është një precedent i rrezikshëm i cili do të ketë efektin domino në mbarë botën ku ka pakica kombëtare...pastaj vijnë redhë-radhë shembujt si Osetia,Abkhazia,Nagornji Karabahu etj.etj. e plot e plot shembuj tjerë. E shihni se çfar politike djallëzore përdoret.

"Ka ardhë koha që SHQIPTARËT NË BALLKAN TË BASHKOHEN"-deklaron pa fije turpi një shqiptar! Një shqiptar i qon selam botës;po,po mirë e ka Serbia,SHQIPTARËT DUAN TË BASHKOHEN,thotë kryeministri...Hvala puno(shumë falemderit)o Sali Berisha i thonë shkijet edhe moskovi i thotë një spasiba të madhe se ndihma yte na erdhi në kohen e duhur( pak ditë para fillimit të gjyqit që do t'i bëhet pavarësis&eumlsmiley dhe do të përdoret në vendin e duhur (në sallen e gjyqit ndërkombtar)!!!

Për t'a mbajtur gjallë këtë deklaratë "bombastike" deri sa të filloj gjyqi,tani kujdesen të tjerët; njëherë një "analist" i yni i tregoi botes "Shqipëria e Kosova,pse duhet të bashkohen",më vonë mediat e beligradit e të moskovit e tash sëfundi edhe Lavrovi vet po i ankohet botes për "frigën" qe e ka kap deklarata e Berishës.Bile aq shumë "ka bërë" bujë kjo punë sa që tash edhe gazetat europiane e amerikane po merren me të. Kaq ka pasë nevojë Serbia...ta senzibilizoj opinionin botëror me propagandën e saj se shqiptarët duan të bashkohen...SPASIBA tovarishq,Berisha!

Me rëndësi është që t'a analizojmë ESENCËN e deklaratës dhe e shohim se ajo 100% i shkon për shtat delegacionit ruso-serb në Hagë,kurse FORMA e saj populiste nuk ka ndonjë rëndësi...ajo është veç një ambalazh i bukur për të mashtruar kosovarët e mi të mjerë dhe ndonjë shqiptar tjetër sylesh.

 

Je Veteran, keshtu qe je ne moshe te madhe.

Ne Gjykate nuk diskutohet se pse u be lufta, faji i Milosheviçit, Nato-s, apo i Kosovareve.

Ne gjykate do te diskutohet se shpallja e pavarsis se Kosoves eshte konform ligjeve te KB, mbi ndryshimin e kufijve, a eshte rast i veçante Kosova, dhe pas dy viteve, kaq mendohet se do zgjase gjyqi,trupi gjykues, nuk do  nxjerr nje  vendim, qe ndryshon statusin e Kosoves, po do  deklaroje se shpallja e Kosoves si shtet sovran , i ka rene ndesh ligjeve te Kombeve te Bashkuara.

Nuk diskutohet dhe flij i qete, se Kosova do bashkohet me Shqiperin apo jo.

lumidrin,cilat qenkan ato ligje të KB,sipas teje,që u dashkan plotësuar,për t'u çliruar popujt e robëruar ?

Kjo fraza "Kosova është rast i veçant" a e di pse përdoret prej amerikanëve?

vendimi i gjykates,ka një peshë të madhe.edhe pse nuk mund të nxjerr një vendim për ndyshimin e statusit(vendimin e kanë nxjerrë njëherë shqiptarët edhe i kemi vu një pikë të madhe),një vendim pozitiv i GJN,ndikon te të gjitha shtete që nuk na kanë pranuar...të gjitha ato,bile edhe serbia ka deklaruar se do t'a respektojnë vendimin e kësaj gjykata...pra nëse është pozitiv do të na pranojnë...e pastaj thuaj Birishës e bëjmë llafin e bashkimit

unë i qetë fle që nga '99-ta,po flij edhe ti i qetë miku im e mos lejo të manipulohesh prej askujt...as nga kryeministri yt

O veterano, mos u tut he burre... Ne gjyq eshte ligjshmeria e pavaresise se Kosoves, jo Kosova, jo populli i Kosoves, dhe absolutisht jo Shqiperia apo Sali Berisha. Qe eshte nje deklarate e nxituar, kjo nuk do shume mend; - vete pergenjeshtrimi apo "sqarimi" "burreror" qe i beri Berisha para ca ditesh, e tregon vete seriozitetin e deklarates dhe me cfare serioziteti duhet marre Berisha.

Fundi i fundit, aspirata e bashkimit kombetar te shqiptareve, nuk mund te kete armik nje deklarate te Berishes, nderkohe qe ne ne Shqiperi e kemi te shkruar te zeze mbi te bardhe mu ne Kushtetute te Republikes. Fundi i fundit, nuk trembet bota se scae mund te deklaroje nje udheheqes i ketij apo atij kombi... lufterat vertete fillohen prej tyre, por, po nuk pati asnje mbeshtetje ne shtresat e gjera te popullit, cdo gje lekundet dhe rrezohet ne toke, si ne Shqiperi ashtu dhe ne Beograd. Dhe aspiraten tone kombetare, nuk kane nevoje ta mesojne nga Berisha, por mjaft te bejne nje sondazh ne Shqiperi dhe ne Kosove, e pervec dy-tre mendjeve te mykura fare, qe te gjithe ata qe flasin shqip i pergjigjen PO, nje PO masive per bashkimin kombetar. Dhe keshtu mund te minosh cdo lloj "mbrojtjeje juridike" para GJND. E cfare kujton ti, se bota nuk i di keto gjera? Kujton ti valle se Amerika nuk e di kete gje? Apo nuk i di Serbia? Apo nuk i dime te gjithe ne? Apo mos po tutesh se nuk ka prova permbytese, qe te tundin token nga themelet, qe vertetojne barbarine, shtazerine ekstreme serbe mbi shqiptaret?

Mos u tut kaq shpejt bre... Se fundi i fundit, nuk e rruan kerrkush se cfare do thote GJND; as Serbia nuk ka per ta perkrahur ate vendim; edhe pse u betuan publikisht. Po ti, si kujton, se Amerika do dilte te deshmonte ne nje gjyq, apo te avokatonte ceshtjen shqiptare, ashtu, e papergatitur fare? Dhe jo vetem Amerika, por dhe Bullgaria ka per t'i punuar qindin Serbise aty... per te mos permendur Shqiperine, qe ka per t'i masakruar fare; sepse cdo gje do te jete e dokumentuar, dhe jam i bindur e kam besim ne punen qe do beje Shqiperia, pavaresisht se cfare kastravecesh ka sot ne krye te shtetit qe jane krejt te padenje per te na perfaqesuar brenda vendit, e jo me ne arenen nderkombetare...

Megjithate, mendoji mire te gjithe skenaret; edhe po dyshove te Berisha, me apo  pa te drejte, mos dysho per asnje cast, se Kosova ka nxjerre poaq shqiptare sa Shqiperia, dhe mbrojtjen e vet Kosova ka per ta qendisur si lule. Akademike dhe njerez shume te pergatitur ka sa te duash ne Kosove... Dhe Kosova do te jete pjesemarrese ne ate gjyq, sepse eshte pale ne gjyq. Keshtuqe, mos u tut hic.

Cfare me tut mua, eshte angazhimi i popullsise, angazhimi i shqiptareve, gadishmeria e shqiptareve per t'i dale zot atdheut te tyre... mos harro, qe ne 2 miljon banore, UCKja mezi nxorri 12 mije ushtare; dhe keto jane perpjestime te frikshme, sidomos kur gdhihesh me lufte mbarekombetare per mbijetese. Ketu ta kesh hallin dhe drojen, e jo te procesi idiotesk i nje kombi pa identitet, pa te shkuar dhe pa te ardhme si serbet, per me teper, para nje gjykate poaq qesharake qe nxorri Sllobodanin, Hitlerin e shekullit 21, te pafajshem fare.

"Cfare me tut mua, eshte angazhimi i popullsise, angazhimi i shqiptareve, gadishmeria e shqiptareve per t'i dale zot atdheut te tyre... mos harro, qe ne 2 miljon banore, UCKja mezi nxorri 12 mije ushtare; dhe keto jane perpjestime te frikshme, sidomos kur gdhihesh me lufte mbarekombetare per mbijetese. Ketu ta kesh hallin dhe drojen, e jo te procesi idiotesk i nje kombi pa identitet"

hëëhh,e po kjo po më tut(frigon) edhe mua o zotrules. e sheh ti memzi që 5% e popullsisë ka luftuar për lirinë.e pse? sepse kanë qenë të manipuluar prej bashibozukëve  rugovë e berishë...sikurse tani që po e merrni deklaraten e berishës aq qetë thuaja se e ka dhënë një çoban i malsisë e jo një kryeminister...

p.s sa për tutë që po më pyet,është hera e dytë po më duket,unë veterani po t'a shuaj kurreshtjen...unë nuk tutna as tash e as atëherë në kohën e rezistences...bile,bile n'daç me ditë,kahdo që kam kaluar shqipërinë prej tirane e deri në kukes e pastaj edhe prej kukësi e deri në Drenicë,përkundrazi,janë tutë prej neve o zotrules,shkije e shqiptar...bile nganjëherë fitonim përshtypjen se andej nga kalonim ne edhe fmija dridhej n'bark të nanes...edhe pse nuk kemi qenë  të dhunshëm,pa nevojë

lexuesve tjerë u kërkoj falje për këtë blicbiseden krejt private me zotrules e që aspak nuk përkon me karakterin tim

Veterano, mbaje veten... tuta nuk eshte vetem per frikacaket... Mos me keqkupto se ta heq edhe ty vizen pastaj... je i vetmi kosovar qe me pelqen ne mendim dhe menyren e te shprehurit; aq sa te kam pyetur nese je kosovar ne te vertete apo jo... Ate komentin tim te mesiperm, merre si shtojce te asaj qe ke shkruar ti, qe te mendohesh per te, e jo ta marresh per kundershti.

O Zotrules te kam keshilluar disa here qe ti duhet te lexoshe shume qe te mesosh.Kombi shqiptar nuk ka qene ndonje here me i bashkuar se sot dhe historia po punon per te.Pavaresia e Kosoves ne menyre te ligjshme qe do te behet dhe integrimi i saje ne NATO,ne BE,qe edhe kjo do te behet,keshtu qe Shqiperia edhe Kosova dy shtete te integruara,si dhe integrimi i te gjitha vendeve te Ballkanit ne BE do te thote qe midis shqiptareve kufijte jane vetem formale,ky eshte bashkimi i kombit qe thote Berisha ,per te cilin shqetesohet vellai i madh i serbit rusia.

Pash Zotin, u ktheve ti? Ti qe te shkon goja leng per Berishen? Ti do te me japesh keshilla mua? Ti je humbje kohe, o mitingash autobuzesh...  e kupton qe as ne llogjiken e thjeshte te nje mushkonje ne nje mjegull mushkonjash nuk bie egzistenca jote?

Rroft Berisha-Posht Enveri! kaq eshte truri jot.

Zotrules ti qe e mban veten per inteligjent e dicka di ,ti ne radhe te pare duhet te jeshe njeri me pak edukate gje qe te mungon,dhe kur te mungon edukata shumzohesh me zero.Une nuk jam mitngash autobuzash qe ti kerkoj lemosh E Rames,une nuk e shes as nuk kam per ta shitur dinjitetin tim.

Jam rritur ne ajrin e fresket te malit,e jo ne keneta e mocale.

Rinine time e kelova nen diktature dhe nuk ju nenshtrova kurre.Pranova te punoj ndershmerisht punetor krahu megjithese isha i arsimuar ,por nuk pranova te behem vegel qorre e komunisteve,kjo vertet me kushtoi shtrejt ,por sot jam krenar se jam i paster dhe me dinjitet.Ne te perndjekurit dhe te presekutuarit jem 100 here me humane me zemermire se prsekutoret qe na vrane rinine dhe endrat, ne nuk kerkojme hakmarrje,megjithe se jemi te sigurte qe po te vijne ne pushtet komunistet vetem burgun do te na tregonin prap.Me sa kuptoj nga nostalgjia juaj per komunizmin dhe E Hoxhen ti je rritur ne ambjente me ere komuniste,dhe ate edukate ke more.Une nuk militoj as nuk do te militoj ne radhet e asne partie politike,do te militoj vetem me realitetin,me te drejten,me te ndershmen,do te luftoj kunder injorances.

 Po pse s'thua, ti qenke me i madh se Azem Hajdari!

Rroft Saliu, posht Enveri!

PS: ke gje per te thene per temen?

Une per temen fola pak me siper ,por cfar te bej kur ti pergjigjesh jashte temes,se ose je i pa afte te kuptosh keto tema ose je nga ato komuniste fanatike qe nuk pranon te flasesh kunder ruseve qe idhulli i juaj E Hoxha i pat lartesuar me buste e monumente ne qender te Tiranes.

Cfare teme fole mer yahoo? Ti erdhe te me japesh keshille mua!!! E imagjinon dot se cfare ke bere apo jo? Ti, te me japesh keshille, Mua!!! Dhe si per cdo teme tjeter, ti i vertiteshte njejtes gje, rroft Saliu - posht Enveri! E kupton qe ti je njeri qe nuk ka mendim personal? E kupton qe ti nuk ke opinion per asnje gje? E kupton ne cfare mjerimi cerebral egziston ti? Per cfare duhet truri, vetem per funksionet bazike primordiale, levizje gjymtyresh dhe komanda te pandergjegjshme? Perdore mer vella per te menduar njehere, mbase arrin te artikulosh nje mendim ndryshe nga "rroft Saliu - posht Enveri", perdore se ndoshta edhe arrin te kuptosh qe bota eshte shume me e madhe se aq, dhe se jo cdo dukuri mund ta shpjegosh me "rroft Saliu - posht Enveri"; dhe se jo cdo teme mund ta zhvillosh duke ndjekur zotrulesin nga mbrapa per t'i dhene mend (mend i thencin, se vetem "rroft Saliu - posht Evenri" di ti)... E kupton sa mjeran je? Ti as propagande nuk i ben dot Saliut mer yahoo.... nuk ka teme, nuk ka koment qe mund te besh ti, qe te mos permendet Enveri... Kaq i dashuruar paske qene pas tij? Ta paska thyer zemren fare Enveri gjakatar, nuk t'i eshte pergjigjur ndonje letre dashurie?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).