Media në jug të Shqipërisë përballet me probleme të informalitetit

Gazetarët në Jug të Shqipërisë vazhdojnë të përballen me mjaft probleme që lidhen jo vetëm me ushtrimin e profesionit por edhe marëdhëniet me pronarët e mediave. Gjendja e tyre ekonomike sipas organizatave të gazetarëve është rënduar këtë vit prej thellimit të informalitetit dhe mosveprimit të inspektoriatit të punës. Shumë prej gazetarëve prej muajsh nuk arrijnë të marrin edhe pagat, kjo për shkak të mungesës së kontratave të punës. Video-kronika

Zeri i Amerikes

3 Komente

Ne jug te Shqiperise Media perballet me probleme te informalitetit.

Hajde Xhib hajde.

Ne fakt eshte skandaloze vertet.

Shumë prej gazetarëve prej muajsh nuk arrijnë të marrin edhe pagat, kjo për shkak të mungesës së kontratave të punës.

Imagjino gazetaret qe supozohet te zbulojne dhe investigojne korrupsionet dhe informalitetet jane vete pre e tyre; pa kontrata pune po se po, po dhe pa paga tani. Prit pastaj te lexosh ndonje gje te hajrit nga mediat tona.

Po dhe qeveria dhe pushteti lokal kane faj padyshim, se dhe keta i vene ne zbatim funksionet e tyre kontrolluese (per kontratat, pagimin e tatimeve, etj) vetem kur i teket ti bejne presion mediave, te cilat gjithashtu paturpesisht ankohen qe qeveria po i ben presion duke i detyruar te pagojne tatimet dhe siguracionet e te punesuarve, qe duhet ti kishin paguar gjithmone. Dmth rrumpallezimi eshte norma nga te dy palet, zbatimi i ligjeve eshte perjashtimi.

Mire ben o Xhib mire ben dhe ke te drejte...Por ne te zeze ke edhe kryeredaktor ne Tirane!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).