17 Komente

 S'po e hap fare, me siguri eshte ajo foto me ato femrat me te kuqe me minifund?

O Zot sa shume qe jane...

foto 15 eshte fantastike..

D

kinezkat jane te lezetshme, por jo shume te gjata...pastaj me duken si copy-paste..

Papapa cfare rregullsie, kuadrat fare! Jane mjeshtra per keto gjera kinezet. gati -gati po ndjehem krenare qe kam lind me nje dite me festen e Kines... smiley

impresionuese.

jo permasa e supershtetit, ajo dihet, por disiplina shoqerore. nje lloj psikoze kolektive neper foto qe gjithsesi tregon qarte qe kinezet dine te bejne shoqeri shume me mire se ne. Ne jemi ende me hijet e revolucionit kulturor ne tru.

Me lidh puna me kineze nga kontinenti (tajwansit jane ndryshe) - mund te them qe per nje shqipo normal kta jan njerzit me te merzitshem qe behet. Ndersa shoqerisht pastaj na lejne vite drite pas.

Emo, dhe mua kjo me ben pershtypje tek ata njerez, nje disipline e cuditshme thuajse maniakal. Nganjehere kinezet me duken si nje koloni milingonash, ku secili eshte i paracaktuar per te bere nje gje dhe asgje nuk e prish rregullin.

Po dhe pa nje cike crregullsi nuk shtyhet jeta, de.. smiley

Ky eshte nje show tipik i vendeve komuniste, per rritur besimin tek popullsia dhe per ti treguar fuqine e regjimit faktoreve te brendshem dhe te jashtem.

Besoj se u ka ikur koha paradave ushtarake.

Bente dikur edhe Shqiperia , atehre kur kishte ushtri.

http://www.youtube.com/watch?v=cJkeabWes...

Jane popull shume i cuditshem dhe kane qene nga me DASHAMIRSIT me Shqiptaret pas Ruseve!

Kam pare filmime te ngjarjeve ne Mancuri kur u perplasen me Ruset . Ishte shume interesante te shikoje se si luftonin kunder nje mjeti te blinduar me SHKOPIJ smiley Me pas filmi perfundon me disa helmeta qe hijezohen ne rresht me dicituren fundi i AGRESIONEVE ....dhe kete diciture Kinezi qe cfaqi filmimin dokumentar e argumentoi me Fatin e Agresoreve ndaj Ish Bashkimit Sovjetik !!!!!!!!!!!

Edhe individualisht , kur i mund ne pingpong te japin doren duke thene :

Falemnderit , mesova se dikush te mund...

Lavdi Kines Popullore ne jet e mot! Gezuar FESTEN !!!

 

Kolegu im (tani nuk punojme me bashke) me te cilin botoj artikuj te statistikes eshte kinez, zoti Liu. Ndonjehere ftojme edhe nje vietnamez. Me eshte dash shume pune per te kapercy diferencat ne mendesi, plus ore te pafundme tu i dhon leksione "se si fuksionon kjo bota knej" dhe se si "unfair" shpesh eshte rregulli i dites ("lojes&quotsmiley dhe "fair" eshte thjesht nje perjashtim i deshirushem. Nderkaq, jashte ketyre, eshte nje njeri me nje pasion shkencor te pakrahasueshem, nga ata qe punojne pa asnji orar, dhe nga duart nxjerr gjera me kualitet per se mbari. Them qe kane nje fare mungese ne fantazi, por mendoj qe shpesh fantazite e teperta individuale, ne rrafsh shoqeror, prishin pune me shume se ndreqin, kur nuk ka nje kuader manaxhues te tyre.

Dhe une kete kame vene re!! Kinezet vetem matematike dine, por nga muzika dhe fantazia zero. Sa te mire jemi ne per te dale me konkluzione perfundimtare per popuje te tere, c'ne nuk kemi akoma ndonje sociologe te famshem.

foto qe gjithsesi tregon qarte qe kinezet dine te bejne shoqeri shume me mire se ne

Po keta kane pasur shtet te unifikuar qe ne shek 2 p.e.s ...'ne' asokohe hanim, pinim, dhe kendonim dhe benim intriga piratesh.

si tha Kisingeri: "Qyteterim 5000 vjecar, gjate te cilit ata ia kane dale mbane edhe pa keshillat e vyera te USA-se".

Isha rreshter ne repartine nderlidhjes ne 2001-2002 dhe na kapi nje pervjetor i ushtrise shqiptare dhe une edi ca kane heq ato cunat , qe ishin brez me i vogel per 3 muaj rresht stervitje me hap rreshtor ne Shkollen e Bashkuar.

 

Paradat kane sakrifica te medha , kembe te gjakosura dhe pse duken aq te bukura  kur i shikojme.

si tha Kisingeri: "Qyteterim 5000 vjecar, gjate te cilit ata ia kane dale mbane edhe pa keshillat e vyera te USA-se".

Po lexoja nje histori te Iluminizmit europian. Ne shek e 16-te arkivat kineze kane qene nje shkaktaret kryesore qe vune ne dyshim 'te vertetat' biblike tip: Permbytja etj etj. Prej ktij dyshimi lindi mendimi  kritik europian

perkufizimi me brilant i ketij vendi e kesaj kulture "kineze"; si ka qene, ku ka arritur e ca do jete? eshte pershkrimi Napoleonit pas ardhjes nga Kina,
"Nje Dragua qe po fle. Lejeni te fleje! Nese zgjohet do tronditi boten mbare."

e ka hapur nje sy me ca po shohim. Po kur te hapi dhe tjetrin ca do behet??

p.s. c'mendim keni p.sh per shprehjen, "ik ore 'kinez'"?
 

Po si nuk u kujtua njeri te thote qe "keta kinezët" ne fakt, nuk jane thjesht "populli kinez", por... NJE E KATERTA E PLANETIT !  smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).