Kreditë, BSH uli normën bazë të interesit

Guvernatori i Bankës së Shqipërise, Ardian Fullani njoftoi sot në mesditë nëpërmjet një konference për shtyp sot uljen e normës baze te interesit. Sipas Fullanit, Banka e Shqipërisë e ka ulur normën e interesit me 0.5 perqind, duke e cuar ate ne 5.25 perqind.

“Këshilli mbikëqyres i Bankës së Shqiperise ka arritur në përfundimin se tre mujori i tretë shënoi një pikë kthese në rifitimin e besimit te publikut në sistemin bankar shqiptar”, tha Fullani duke shtuar se, Banka e Shqipërisë ka vërejtur se ka patur një rritje të pëlqyeshme të depozitave në muajin Gusht.

Duke u përqëndruar tek të dhënat për ekonominë shqiptare, Fullani njoftoi se tre mujorin e tretë mund të flitet me pozivitet për ekonominë duke e krahasuar rritjen ekonomike me atë botëtore.
Guvernatori ka pohuar se gjatë viti 2009 ekonomia shqiptare është ndikuar nga kriza botërore financiare por, që gjithsesi ekonomia shqiptare ekonomike ka shënuar rritje pozitive dhe shkak për këtë janë bërë sektorët prodhues në vend, të cilat kanë rritur Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Fullani ka shtuar se rritja ekonomike në aspektin makroekonomik në vend në krahasim me vitin e kaluar ka qënë i ngadalësuar.
Guvernatori Fullani tha gjithashtu se investimet dhe eksportet e mallrave shqiptare kanë pësuar ulje muajt e fundit.
Sipas Guvernatorit tedencat pozitive te ekonomise mbeten ende të brishta.

Alarmi i BSH: Deficiti buxhetor është rritur me 23%  

Qeveria ka rritur shpenzimet buxhetore jashtë mundësive të kapaciteteve prodhuese në vend. Deficiti buxhetor gjatë mujave të fundit është rritur me 23% si pasojë e tejkalimit të shpenzimeve qeveritare, ndërkohë që qeveria është detyruar të përdorë dhe të ardhurat nga privatizimet. Alarmi përsëritet nga Guvernatori i Bankës Qendrore, Ardian Fullani i cili i kërkon qeverisë të tregojë kujdes.

“Shpenzimet buxhetore kanë pësuar një rritje prej 23% duke reflektuar kryesisht rritjen e shpejtë të shpenzimeve kapitale. Të ardhurat buxhetore kanë patur një ecuri më të ngadaltë se shpenzimet, si pasojë e ngadalësimit të rritjes ekonomike. Shtimi i shpenzimeve buxhetore është financuar nëpërmjet përdorimit të të ardhurave të privatizimit dhe rritjes së huamarrjes publike.”u shpreh Fullani.

Sipas Guvernatorit, kjo situatë do pasojë me potenciale të pakta të financimit të tregut shqiptar, gjë që mund të ndikojë në ecurinë ekonomike të vendit.

Fullani doli përpara mediave për të njoftuar vendimin më të fundit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqiëprisë për të ulur normën bazë të interesit me 0.5% , e cila zbret nga 5.75% në 5.25 %. Herën e fundit BSH vendosi të ulë normën bazë të interesit në fillim të muajit janar, kur u pa se kriza globale po arrinte drejt kulmit të saj, duke i paraprirë një përkeqësimi të mundshëm të situatës ekonomike.

Rezultatet e fundit që flasin për rënie të aktivitetit ekonomik, rënie të kreditimit dhe rënie të flukseve hyrëse të valutës duket se kanë qenë argumentat që kanë cuar Bankën e Shqipërisë të ulë normën bazë të interesit.

Sipas Fullanit sfidë për ekonominë vazhdon të mbetet ngadalësimi i kredisë në sektorin privat. Bankat e nivelit të dytë vazhdojnë të aplikojnë kushte mjaft shtrënguese në dhënien e kredisë.

Balkanweb

11 Komente

Cudi pra, krize nuk ka, ekonomia po rritet, inflacioni eshte i qendrueshem e megjithate BSh e gjykon te nevojshme te uli normen baze. Se mos harroj, teorikisht ulja e normes baze nga BSh ne nje kohe kur BQE nuk pritet te ndermarri veprime te ngjashme teorikisht s'ka per ta ndihmuar kursin Lek/Euro.

Ll,

kam idene se kjo ulja e interesit interpretohet pak ndryshe kete here. Ne kohe normale, ulja e interesit do paraprinte renien ekonomike dhe do te behej per te ndihmuar ekonomine (kredidhenien).

Ne kete rast duket sikur problemi ka qene depozitat, dhe Banka nuk po e luftonte krizen ekonomike duke patur friken e nje krize financiare. Duket sikur depozitat jane shtuar dhe tani Banka ndihet me e lire te ule interesin me shpresen se do te ndihmoje kredidhenien.

Kishte dhe nje artikull tjeter qe Banka i thoshte qeverise boll me shpenzime se po e marrim ne ne dore tani.

 

Gre,

S'kam te dhena ne kete cast per ta provuar/hedhur poshte kete qe thua (ndikimi i BSh mbi depozitat permes levizjes se normes baze te interesit). Une druaj se synimi eshte ulja e normes se interesit te bonove shteterore (pikerisht sepse huamarrja publike eshte rritur kaq shume), por edhe per kete s'kam te dhena tani per tani keshtu qe me duhet ta le per nje cast tjeter.

Ll.

Shtimi i shpenzimeve buxhetore është financuar nëpërmjet përdorimit të të ardhurave të privatizimit dhe rritjes së huamarrjes publike.”u shpreh Fullani.

Zoti Fullani, po kredite qe i jep Banka e Shqiperise me Governator zotrote qeverise cfare eshte? Huamarje publike?

5.25 eshte prape shume e larte. Sa eshte ne usa...1.25%?

Ulja e interesit do mundesoj zhvillimin e ekonomise se vendit,,0.5  eshte sa per fillim sinjal  se si do zhvillohet ekonomia dhe prodjhimi ne gjasht mujorin e 2010.

Hap pozitiv i Bankes Se Shtetit  Shqiptar.

 

Ky vendim ska asnje efekt, eshte qesharake pompoziteti me cfare ai shpallet. Kjo sepse kur norma baze ka qene 5.75 interesat e kredive me komisionet e fshehura kane qene 17%.  Sa fonde u ve ne dizpocion bankave BeSH me kete norme interesi? Qesharake, krejtesisht qesharake.

Qe te ulet interesi i kredive duhet te hapet dhe perkrahet bursa, te liberalizohet sistemi i kredimit, te lejohen te hapen minibanka te pasiguruara nga ASD dhe institucione jobankare kreditimi pa restriksione te forta qe te rritet konkurrenca ne treg etj masa si keto.

Faktikisht tregu i kreditit dominohet nga Raiffeisen, BKT, Intesa, pra vetem nga 3 banka qe kane gati 80% te kredive, te tjerat jane rate-takers. Kur keta 3 te paret ne heshtje merren vesh qe jane marketmakers, cfare interesi kane te tjeret to spoil the party, dhe skane as bole qe ta bejne.

 

 

Vendimi duhej te ishte marre me pare, para 3-4 muajve, dhe ne mos gaboj BQ e uli normen e interesit aty nga janari a shkurti i 2009 dhe ulja tjeter pritej te behej aty nga qershori, diçka para ardhjes se emigranteve, qofte edhe si parapregatitje per paketat qe priteshin te krijoheshin nga fluksi i emigranteve dhe turistave te tjere. Se pse e ndermori kaq vone kete ulje BQ, kjo ngre pikpyetje.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).