Fara mashkullore dhe miza punetore

Ose argumenti Nr. 217 i meshkujve per t'i bindur femrat qe ato te...


Drosofila Melanogaster ne pune e siper/poshteFara mashkullore i ben femrat aktive

Fara mashkullore i ben femrat me aktive, fale prezences se nje “peptitedi seksual”, nje substance kimike stimuluese.

Studiuesit e Universitetit te Leds e kane verejtur kete efekt tek mizat e frutave, “drosofila melanogaster”.

Sipas perfundimeve te kerkimit, femrat qe ciftezoheshin gjate dites i bejne punet e perditshme ne menyre te shpejt.

 

Nga Top Channel

 

 

22 Komente

Sipas perfundimeve te kerkimit, femrat qe ciftezoheshin gjate dites i bejne punet e perditshme ne menyre te shpejt.

po pse kot ka nxjerre poplli jone gojemjalte fjalen 'nikoqire' ??

eh mer xhib , cer gjonash qe na sjell ktu smiley   

... kesaj i thone ta mbash burrin ne shpine gjithe diten.

Ne fakt ka dicka te vertete me duket: Te berit seks ne darke para se te flihet ndikon tek femra per te bere nje gjume te embel dhe te qete, ndersa seksi ne te gdhire e ben femren qe te fluturoj gjithe diten dhe te kete nje sjellje shembullore. Po puna osht se une e kom shume qejf gjumin e mengjezit, ndersa gruja ka qejf me flejt qe ne ora 9-te te darkes. Pranej ne zihemi perdite dhe duket sikur urejme njoni tjetrin. Ah sa mire me ken mize frutash; ene frutat i ha ene seksin e bon.

po ene po e majti gjith diten, s'do i rrije ngreft gjith kohen ene sikur t'sillet neper shpi me tanga,se gruja e vet i bi me qan smiley

te hengert dreqi berbero, qesha me lote me kete fjaline fundit

Shifni njerez,

Muhabeti eshte keshtu: ajo substanca kimike, qe eshte peptid, nje proteine e vockel, vetem 32 aa (aminoacide), quhet zyrtarisht Sex-Peptid (SP), dhe ben shume gjera kur futet (apo injektohet) tek femra. Psh, mbas koopulimit, e shumta vetem 2 ore me pas, ky SP i ben femrat te mendojne qe kane kopuluar (qe mund te mos jete e vertete, si psh, kur SP injektohet) dhe inicion tek femrat Planin B. Plani B ka per qellim te shtoje materialin gjenetik; te prodhoje, pra, pasardhes. Keshtu, femrat fillojne te leshojne vezet, ato qe i kishin prodhuar para koopulimit, nja 100 veze per dite. Por jo vetem, ato fillojne edhe prodhimin e vezeve (egg laying): pa prodhim vezesh nuk ka veze. Ky proces zgjat ne natyre rreth 5-6 dite, ne laborator rreth 9, dhe kur injektohet vetem SP, 1 dite. POR (dhe kjo duhet te jete shume e rendesishme per meshkujt e PPU qe vdesin per keshtu sensacionesh), gjate kesaj periudhe qe leshojne vezet, SP i ben femrat qe te mos i duan me meshkujt, keta fillojne dhe hane shqelma turinjve derisa e kuptojne qe duhet te largohen e te kerkojne ate qe nuk ka koopuluar akoma. Ky eshte nje moment shume aktiv (dhe me aktiv se ai i femrave te pakoopuluara), fizikisht e kam fjalen, i femrave. Eshte i matshem; mund te masesh se sa shqelma per minute i japin nje mashkulli pas koopulimit, dhe rezistencen ndaj kandidatit per koopulues. Por, gjithashtu, femrat qe kane koopuluar jane aktive sepse kerkojne nje vend per te leshuar vezet (qe nuk i leshojne kudo), kerkojne ushqimin; pra ka te tjera prioritete qe ndoshta kushtezojne aktivitetin e rritur fizikisht.

 

Artikullin nuk e kam lexuar (por nuk kam asnje problem te besoj se drozofila e koopuluar eshte me aktive), dhe nuk e di se cka kuptuar gazetari nga ai artikull, apo cfare ka kuptuar xhibi, por dyshoj se aktiviteti per te cilin flasin studiusit eshte i nje natyre tjeter nga ekstrapolimi qe po i behet ketu tek njerezit. Dhe, mbi te gjitha, njerez, eshte teresisht absurde qe te besh krahasime midis njerezve dhe Drosophilave. Sikur per asgje tjeter: drosophila e ka aktin seksual te pandashem nga riprodhimi, eshte teresisht instikti; kurse njeriu e ka te ndashme aktin seksual nga riprodhimi, eshte nje qenie e vetedijshme, nje qenie shoqerore e me radhe. Dhe mos harroni nje gje: format, specifikat e riprodhimit seksual bejne pjese ne ato fenomene ku ka me pak konservim vertikal ne natyre. Jo vetem qe nuk ka konservim vertikal, por edhe ai horizontal eshte shume i reduktuar; psh, SP ekziston vetem tek Drosophila melanogaster, mund te funksionoje ne se injektohet tek ndonje subspecie tjeter drozofile, por nuk ekziston fare dhe nuk funskionon tek insektet e tjera qe jane historikisht shume afer me te.

Gjyshja ime thote per keshtu "sensacionesh": Dokrra ne shendre!

por dyshoj se aktiviteti per te cilin flasin studiusit eshte i nje natyre tjeter nga ekstrapolimi qe po i behet ketu tek njerezit. Dhe, mbi te gjitha, njerez, eshte teresisht absurde qe te besh krahasime midis njerezve dhe Drosophilave.

ue ue ku ka pefundu sensi i humorit smiley

me duket qe te qeka thy nai provez sot ne laborator ene je nxef smiley

une mendoj se gjibi e ka sjelle per te bo i dore gallate, dhe ne po i bojme respektin smiley

Po pra, vetem radioja s'e paska kap humorin.

Mgjths edhe juve s'e keni kap dicka tjeter humoristike ne lidhje me kete artikell. smiley

he i here ca skemi kap ???

apo qe duhet bo seks pa mbrojtje, meqe thuhet qe fara i bon femrat aktive ??

ah gjib gjib.....

pranej osht ajo shprehja "hej, ne p*** te mizes" smiley

se ditkam kte shprehje une

une di vetem

"ne p** te arushes"

ose

"te p** satam"

 smiley

Bedrije, Emos dro i ka shkuar mendja po i vjen turp nga ty ta thote. smiley

Hint: Nese fara i ben mire femrave, a nuk i bie qe fara eshte ilac dhe...? smiley

po pra po,

eshte dhe buke dhe gjelle smiley

C'turp mer, qenka turp, dmth shprehje korcare smiley

Jo po thone, o ashtu o hic fare.  Turp s'iu vjen, filo-drosofilesh smiley.

PS: emo, per t'u lexu me vone me nge smiley.

E di qe s'lexo dot gjate, pranej ketu lexo vetem fjalin e funit smiley

smiley

ska nevoje me lexu gjate, ja ajo fjalia e fundit ishte sinteze e shkelqyer smiley

Sipas perfundimeve te kerkimit, femrat qe ciftezoheshin gjate dites i bejne punet e perditshme ne menyre te shpejt

E ça punesh te perditshme ka drosophila ?? smiley Une mendoj qe shkencetaret duhet te dalin me shume, te shohesh drosophila qe bejne seks gjithe diten, s'i ben mire trurit.

Me nje fjale ,sipas ketij studimi,shefat duhet ti kerkojne grave qe te bejne seks ne mengjez qe te punojne mire gjate kohes se punes.

Po siku ta bejme me ligj kete ????

 Jeshem njehere me nje kabine plazhi ke Iliria duke pare TeleNorben, m'ato fillime kur jepte vec filma porno se s'kishte program. Do ti ate nate kishte nji dokumentar shkencor qe tregonte se si behet seksi ne boten e kafsheve. Hajt mo, ca t'bojshim, po prisnim te mbaronte. Kur nga fundi per nja dhjete minuta po jepte njerez duke bo seks. Te gjithe kishim zgurdullu syte, kur nigjojm nje te shfryme te njonit nga cepi dhomes: "Eh ti q* tom. Ta kisha dit qe marote me njerez, nuk do isha prish qe ke mizat!" smiley

Prandaj, thoshte ai i shkreti tek skeci i Fierit... "Jo, gjelin e fares nuk e ther per ty!" dhe ai tjetri ia priste "Jo, ore, nuk iki une pa ngrene dhe gjelin e fares"! smiley

kur isha e vogel, tek gjyshja (rahmet paste)  ne fshat shoh rosakun qe i kishte hipur siper roses dhe i cukiste koken bam e bam e bam. O no, - i therras gjyshes, - kjo rosa po e vret rosen tjeter... dhe perpiqesha t'i ndaja... "Na, moj, na, mos i nga, se po e shkel, - me therriste gjyshja. "Po, pra, o no, po e shkel, ia beri koken xhunga-xhunga me sqep" "Po lere pra, se po e shkel, se do na beje rika te vogla, - vazhdonte ajo dhe me terhiqte nga krahu per te me marre vete. Se ku ishte lidhja mes te shkelurit dhe rikave, zor se e merrja vesh asokohe. Pastaj, duke u rritur, e duke... u gomarosur, sic do thoshte gjyshja ime,  i morem vesh ca gjona... smileysmiley

Nje rosak del nga foleja dhe, me pak mesime marre nga prinderit e
vet, dhe fillon te shetise boten.
Takon nje qen dhe e pyet:
- "Ti kush je?"
dhe qeni:
"Jam qeni ujk"
-"S'ka mundesi! Robi, o eshte qen, o eshte ujk".
-Qeni , me shume durim i spjegon
-"Nena me ishte ulkonje, ndersa babai im ishte qen,
bene dashuri dhe linda une, qeni ujk".
Rosaku, duke ecur me tej, ndalon prane nje pellgu per te pire uje dhe sheh nje peshk.
-"Po ti kush je?"
dhe peshku
-"Jame trofte salmoni"
"S'ka mundesi, robi, o eshte trofte o salmon"
dhe trofta:
- "Nena me ishte trofte, babai salmon, bene dashuri dhe linda une"
- Rosaku i habitur kthehet dhe sheh nje insekt
- "Po ti kush je?"
dhe insekti:
- "Jam mushkonja tiger.........."
dhe rosaku ia kthen:
- " Ik ore pirdhu.........!!! "

smiley

Bedrije, te mori e mira, te mori, me kenaqe! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).