Duke lexuar librin e një monstre mbi një tjetër monstër

 Në 3 shtatorin e kaluar, gazeta angleze The Guardian filloi një seri mbi libra të shkruar nga diktatorë. Dhe serinë e filloi me diktatorin "e jashtëzakonshëm" shqiptar dhe librin e tij, Mbi Stalinin

Artikulli, që mund ta lexoni në anglisht këtu, është plot me përcaktime ironike dhe përshkrime therëse të librit dhe autorit të tij. Po përkthej këtu disa copëza pikante nga shkrimi, i cili ja vlen vërtetë të lexohet në tërësi. 

 Edhe duke marrë parasysh standartet psikotike të diktatorëve të shek. 20, Enver Hoxha qëndron më vete si një rast i jashtëzakonshëm. I lindur në një shtet 99% agrar që drejtohej nga 1925 deri në 1939 nga një tip me emrin Zog, Hoxha erdhi në pushtet pas luftës së dytë botërore dhe fitoi shpejt famë si një ultra-stalinist, duke spastruar partinë vazhdimisht për 40 vjet dhe duke e zhytur vendin në varfëri të thellë dhe izolim pothuajse total. 

(Pas prishjes me Rusinë e Kinën) e me shqiptarët të izoluar nga pika reference të jashtme, Hoxha ishte idealisht i vendosur në një pozitë që i lejonte të pushtonte ndërgjegjen e tyre me prozën e tij pompoze. Ndërmjet 1968s dhe 1980s, ai prodhoi jo më pak se 79 volume me kujtime, duke u bërë Alexander McCall Smith-i i autorëve-tiranë sipas prodhueshmërisë. 

Nëse Me Stalinin mund të lexohet se si një vepër e horrorit psikologjik, ai është një shembull monoton i zhanrit. Si një portret i një monstre nga një tjetër monstër, libri duhet të jetë interesant: fakteqësisht, shumica e kujtimeve në libër janë si biografi shenjtori, ilustrime të detajuara të propagandës sovjetike të të mençurit gjysëm-zot Stalin. 

Ka gjithashtu momente tensioni homoerotik. Hoxha shprehet "i pa frymë" kur mendon për takimin fizik me Jozef Vissarionoviç, dhe pranon që "ëndërronte natë e ditë për takimin me Stalinin". 

73 Komente

Duke lexuar librin e një monstre mbi një tjetër monstër

absolutisht që po.

Themi Hitleri ishte monstra përgjegjëse për... etj etj... nuk themi ishte monstri smiley

ok, dakord. ma vret içik veshin "monstre", po po i besoj vendosmërisë tënde. smiley 

 Penar, Jerusalemi ka te drejte. Ne gjuhen shqipe monstra eshte vetem femer. (kucedra, lubia, shtriga etj). Mund te ishte interesant nje studim.

Ka te drejtë Jerusalemi.

***

Ore po të na shajnë në këtë mënyrë kumandarin, kjo nuk është parë. Na e bënë dhe homo. Ishte më mirë si i tmerrshëm normal.

 E mo, se edhe pak "cun i bukur" ka qene komandanti! smiley

E pata lexuar kete artikllin kur doli. Me habiti pak qe nje media perendimore po fliste per Hoxhen ne keto kohe, po jo aq shume te themi sa fjalimi i Enverit tek filmi Inside Man smiley aq me teper qe duhet tia shpjegoja amerikaneve kush ishte Enveri. smiley

 

P.S. Shkova ne Youtube te kerkoj mos gjeja nje video klip te pjeses se filmit Inside Man kur eshte fjalimi i Verit, dhe shkruaj aty fjalet per te kerkuar: "inside man" "enver hoxha". Habia e pare ishte qe kishte me shume rezultate per video klipe te Enverit sesa ketij flimit hollivudian shumemilion dollaresh. Habia e dyte ishte qe shumica e video klipeve per Enverin ne Youtube dukeshin si propogande pro  Hoxhes. smiley

Ketij po qe i them une perkushtim. Rruajtja e figures te se shtrenjtit tone Enver dhe ne faqet e internetit, te paster dhe te paprekur sic eshte ne zemrat tona. smiley

Pjesen e dyte te kesaj videos e solla te nje teme tjeter. 

Kush s'ka nerva ta shikoj te gjithe (i falet per Zotin) aty nga min 3:07, jep nga afer fytyren e xhaxhit ndersa pret ngushellimet per Stalinin ... sureale e them dhe njehere ...

 

Qe dhe nje te fresket fare nga Top Qeni per Ramiz Aline. E kane pasur te ftuar tek emisioni i tyre Top Show.

Nuk pata nervat per te lexuar artikullin, aq me pak te shikoj videon. Thjesht e solla si ilustrim, se ka dhe lidhje me kete temen. Nese ne vendet e tjera liderat komuniste u vrane apo u kalben burgjeve menjehere mbas permbysjes se komunizmit, tek ne ata jane akoma dhe sot, 20 vjet me vone, te ftuar ne emisione televizive, me nje platforme te gjere mediatike per te vazhduar propoganden dhe revizionimin e historise akoma dhe sot, dhe kjo ndodh zakonisht 'rastesisht' rreth datave signifikante te komunizmit shqiptar, si p.sh. ditelindjen e Enverit neser. Prit tani dhe nje interviste 'te rastesishme' nga Nexhmija, si vjet, dhe cdo vit te kaluar. smiley

Jam i sigurt qe dhe Enveri po te ishte gjalle do ti kishte te hapura dyert tek Top Qeni dhe mediat e tjera simotra.

Shprehja "pertej te majtes dhe te djathtes" qendron ne kete rast, por duhet plotesuar: Pertej te majtes dhe te djathtes, te vendosur ne komunizem.

Gjithashtu prit tani kur te vijne te gjithe socialistet e Peshkut qe u ankuan pse Blendi Fevziu i dha nje platforme mediatike Fatos Nanos (qe tek e fundit sado maskara qe eshte ka qene 3 here kryeminister post-komunizmit), dhe te protestojne ne te njejten menyre per Ramiz Aline, benjaminin dhe liderin e fundit komunist te Shqiperise. smiley

te ishte gjalle enveri, ppu nuk do kishte asnje koment me flamur kuq e zi. e sigurte, xhib. smiley

TV-ja e vetme shteterore do kishte hyre ne vitin e 25-te te rregjimit te kursimit, c'ka do te thote 2.5 ore program ne dite, nga te cilat 1 ore do ishin lajme.

alfons gurashi do drejtonte emisionin "Qendresa e kuqe" ndersa grupi i fundit armiqsor do ishte ai i arkeologjise.

HAHAHA,

Per mua je pak gabim. Do te kishte shume komentues me flamur kuq e zi, duke lavderuar idealet e Partise. Do te kishte pak ose aspak komentues nga jashte, sepse s'do t'ia mbante njeriu te kundershtonte.

Grupi i fundit armiqesor do te ishte ai i peshkut pa uje (pas ketij zbulimi nga anetaret vigjilente te Partise, te gjithe ne tek peshku do recitonim vjersha dhe do te diskutonim se c'do te vishnim ne paraden e 1 Majit). smiley

 emo, te ishte gjalle Enveri, nuk do na flisje hezber na Amerika tine! ketu, ketu do ta kishe koken! Dhe rrezik s'do kishte fare peshk pa uje, po ne do ishim te gjithe tu u perpelit si peshku ne zall... ose duke duartrokitur neper kongrese.... smiley

rrezik s'do kishte fare peshk pa uje

si t'a ben goja... qofte edhe t'a thuash... qofte edhe si mundesi hipotetike... si gjase e pamundur statistikore... probabilitet ogurzi... profeci mayane... si e nemur nostradamusi... univers paralel ... si shekspir... thuaj yjte s'jane zjarr.... thuaj skenderbe pa kruj... thuaj jeta eshte varr... por ... ti prego... mos... thuj gje... per PPU... smiley

smiley

 

 M'u thafte gjuha... mos shkrofsha me ne peshk ( ka filluar te behet denim i rende dhe ky)... mos futsha mish qengji me ne goje... smiley qe nje mendim i tille me fshiku mendjen per nje te qinden e sekondit... Jete te gjate sa malet PPU-se! smileysmiley

vetem nje perkthim do e lante gjithe kete... si ai me insekt dhe trendafil psh smiley

smiley

 He ti, me ke zbulu piken e dobet dhe po e shfrytezon, he? smiley

Sot i dhashe fund dickaje qe kisha ne dore, keshtu qe do kem kohe sa te dua per te perkthyer ndonje gje te bukur, po s'ta them se cfare... smiley Sorpresa! smiley 

Do ishte me interes te dinim ndonje gje mbi kujtimet  e monstrave Curcill dhe monstres Ruzvelt , se c'ndienin kur takonin monstren Stalin . Besoj z. Penar si qimtues i ketyre do te gjeje dicka .

Them se Enveri do titulluar zv / monster , kur mendon se kemi supermonstra sot qe na drejtojne . Le qe kur lexon ca "bij" shpirteror te super monstrave te sotme , si pune tellallesh , se kush i kujton keto minimonstra , te duket sikur je ne nje qebaptore me Kloneyn duke luftuar me monstrat .

O Idriso, mer daje,...Curcilli me Ruzveltin nuk ishin diktatoret qe dhane urdhera per cfarosjen, burgimin e internimin e miliona bashkeatdhetareve angleze apo amerikaneve te akuzuar si kulaker apo armiq te shtetit (ose kot fare...pa arsye).

Pastaj, Enveri na qenka poshte Sale kaqolit per mizori dhe pabesi...hah....me verte e ke apo tallesh...per zotin...ma hoqe dhimbjen e kokes!!! Edhe Dulla dora vete do lebetitesh ne varr nga komenti yt smiley

Nejse...muhabet koti!

Po fjala "jashtzakonshem" pse eshte ne thojza?!

79 volume!!! Nuk di a perfshihen edhe kujtimet dhe tituj te vecante tek ky numer, psh shenime per kinen, per naften, hrushovianet, titstet, eurokomunizmi, hmmm... prit, ... per lindjen e mesme. ah po, edhe "kujtime te vegjelise" smiley

kjo e fundit do ishte gja' konkurrenca letrare me kronike ne gur te kadarese. smiley

enveri sikur s'kish dashur ta botonte kete, sepse kishte aty ca "shejtanira", por nexhmija e kandisi, duke i thene "enver, po lexuesit e vegjel do te kuptojne, qe ne ate kohe nuk kishte parti (te punes) qe t'ju edukonte, prandaj...". keto prohira thuheshin seriozisht. dhe kerkohej te merreshin seriozisht. porosia ishte tekstuale "te studiohen me laps ne dore". edhe nga kjo nuk eshte cudi pastaj pse ne filmime te asaj kohe, apo edhe ne tablora shikon njerez me blloqe shenimesh ne duar, duke pare me shume vemendje si ne auditore universitare me ndonje leksion te jashtezakonshem, nga "qendra", dmth nga "dielli" qe lum kush merr nga rrezet e tija... per fotosinteze, po te ishte bime, apo per perftim te vitamines D ne rast me te mire, si dhe sic thote diku Carlin, me raste edhe ndonje kancer lekure. Pra u shnderruam me zor edhe ne popull stenografistesh.

nejse. e bukura eshte kur te japin leksione sot, pasi vdiq ali pasha si me thene, per valerene. smiley

kerkojne jo qiqra ne hell, se qiqrat do ishin OK, po kerkojne qe pse nuk kishte disidence, pse te mos funksiononte letersia nga Spaci, ose pse zeri i popullit apo gazeta Drita kishin perhere artikuj qe po te mos shkruheshin, po te mos permbanin ne te pakten 4-5 vende frazat "sipas mesimeve te vyera te..." apo "sic thekson shoku enver ", apo "nen vendimet jetedhenese te kongresit, plenumit gerr gerr gerr " etj etj, te kujtohej FAJI i indiferentizmit, dhe te permendej me patjeter fraza me "mefshtesi", "mungese vigjilence" dhe "armiku me i rrezikshem eshte ai qe harrohet". Pra kerkojne te dine, te nxjerrin shkaqet qe pse s'rriten baobabe ne Alaske. Dhe per kete shkojne thelle me zell prej studionjesi qe do e kishin zili edhe ata shkencetaret e akademise se udhetiemeve te guliverit.

cudia me e madhe per mua eshte se si ajo kohe vazhdon te prodhoje provokime ordinere edhe sot se bashku me viktimat perkatese, te cilat i marrin provokimet ordinere seriozisht.

"me stalinin" ka qene pyetje provimi ne filozofi. studente heroike per zotin!

Nje pyetje qe kam dashur ta bej gjithmone:

Vete, me doren e tij, i ka pat shkruar te gjithe librat?!

Me thene te drejten, ca prej tyre i kam pas lexuar, kur isha e vogel.  Emo, ke harruar "Kur hidheshin themelet e Shqiperise se Re" , por kam pershtypjen se keto nuk perfshihen tek 79 volumet, pasi kishte Veprat 1,2, etj...

 

p.s. Monster, ne shqip perbindesh.

Kam bindjen qe shkrimet jane autentike, por natyrisht ka patur perpunues letrare (nje emer e kam degjuar, por nuk e them, as privat) si dhe nje institut te tere, ku drejtoreshe ka qene e shoqja, nexhmija, dhe ku "aderonte" ne mos gaboj edhe Tosi (nano). detyra nr 1 e institutit ka qene padyshim, propagimi i ketyre "veprave" (se kshu quheshin.

Me duket se "Vepra" pati edhe te Hysniut (Kapos); por pas vdekjes dhe edhe te Mehmetit (Shehut), para vdekjes, gje qe thuhet se shkaktoi xhelozi te Enveri.

Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste?!

Sec me vine, vale-vale kujtimesh te asokohshme! Ato te Mehmetit u dogjen me pas, me duket.

Po. Ka qene andej nga pallati i Sportit me duket. Afer ishte edhe "shkolla e partise" me nja dy konvikte. Por per keto nuk e vej doren ne zjarr; s'jam shume i sigurte.

Kurse sot, shkolla e Partise eshte bere Universiteti Epoka! smiley

Juniversiteti Epoka, osht dhe Juniverstiet Turk, pervec te tjerash smiley

 

aty ka qen EM,me vone u mbush ajo shkolle si per ironi te fatit me te burgosurit politik qe s'dinin ku kishin koken.

PS.mostro-perbindesh

Monster, ne shqip perbindesh.

!!!

sa e fuqishme eshte naihere gjuha jone smiley

Ca fjale te shkatrrojne fare. Godasin.

Si kjo "Perbindesh" psh smiley

Perbindeshi jone,

sa i furishem,

sa i fuqishem,

sa i frikshem

smiley

Faleminderit Ana.

Ne fakt perdora "jone" qe te kujtonte pakez "gjuha jone, sa e mire, etj..."

"jone" per gjinine femerore, "yne" per gjinine mashkullore?

Po, Ols. Ne fakt, kete lloj gabimi e bejne thuajse te gjithe.

Udheheqesi yne - mashkullore

Udheheqesja jone - femerore

smiley

Ngaterrimi i jonë me ynë (me sakte zevendesimi i gabuar i yne me jone) me bezdis vecanerisht pasi e bejne edhe njerez me edukim te admirueshem. Kam pershtypjen se ka ndikim gjeografik/dialektik, se (shiko sa e kam vrare mendjen per kete!!) e has me teper ne njerez nga zona e Mallakastres/Gjirokastres.

Pershendetje, Blend! smiley

Eh, une s'e kam vrare shume mendjen per kete, ( jo sa ty, te pakten), por me bezdis gjithnje fakti qe ndryshimin mes "jonë" dhe "ynë" nuk arrijne ta dallojne as ata "njerez me edukim te admirueshem", qe permend ti, qe per mua, jane pa dallim feje, krahine dhe ideje. smiley

Me duhet te sqaroj edhe nje here se perdora "jone" ne vend te "yne" per te krijuar efektin e permendur me siper. Megjithate prape mbetet nje gabim...

Keshtu qe "mea culpa"!

Sqaroj gjithashtu se nuk jam as nga Mallakastra dhe as nga Gjirokastra edhe pse origjinen e kam aty afer.

PS: Kjo sa per te vene pikat mbi "i", mqs. me dogji. smiley

Kjo qe ka sjell Penari eshte si puna e ketij emri.

Nje qytetar shkon ne gjendjen civile, per te regjistruar djalin e porsalindur.

Nenpunesi- si quhet djali ?

Qytetari- Ne kujtim te babes e kemi quajtur Lec.

Nenpunesi-  Lec nuk eshte emer Shqiptar, nuk mund ta rregjistrojme.

Qytetari- Ateher po e quajm Kolec.( me mendimin me e thirr Lec)

Nenpunesi- Kol, po eshte emer Shqiptar, Kolec jo se eshte i huaj.

Qytetari- Cilat jane emra Shqiptare ?

Nenpunesi- Agim, Shkemb, Petrit, Sokol, Gur.

Qytetari- Shume mire , do e quaj Guralec.

Edhe Penari, ka gjete nje menyre per te kujtuar ditelindjen.

Urime !!!!!!

Paragjykim me skandaloz se ky veshtire te gjesh.

Sa keq me vjen, qe nuk shihemi dot me ne sy, koken zhytur ne llogore te llumta.

Nje brez tjeter, qe diktatorin as perjetoi, as e njohu as e perkrahu kurre, poltesisht po e vuan.

Cfare stigme, cfare damkimi qe i behet tjetrit. Sa i padrejte, fobik, absurd, aq edhe i trishte.

Qytetari- Shume mire , do e quaj Guralec.

smiley

Shume funny historia, po Penarit ne kete rast i ke rene kot ne qafe. Fakti qe cunat e qeverise se peshkut jane te majte s'do te thote qe jane dhe enveriste mer yahoo. Te majte jane gjysma, ne mos me shume, ne Shqiperi, enveriste jane vetem nje pakice e tyre.

Pastaj te flasesh per Enverin, apo per nje artikull mbi te, nuk te ben enverist automatikisht. Te flasesh si nje pjese e mire e peshqve me ne krye kapter Idrisin te ben enverist, ose te flasesh si disa te tjere qe s'e thone hapur tamam po jane gjithmone ne stol te pare kur kritikohet enveri, duke renditur gjithe gjerat e mira qe kishte ai sistem dhe gjerat negative qe ka kapitalizmi, gjithashtu te ben enverist. Po jo thjesht diskutimi mbi te.

Duam apo s'duam ne, Enver Hoxha eshte pjese e historise, ashtu si halja eshte pjese e shtepise.

hAHAHAHAHA,i madh je lumidrin, me shkrive se qeshuri.

Mos ngaterroni datat, njerez. Xhaxhi Enveri e ka me 16 tetor datelindjen, jo sot... smiley

apo, feste, tre dite para, tre dite mbrapa?! smiley

 

ma more pri goje

do rroc mo shume smiley

Paska qene kot fareai miku yt Lumas !

T'ja kishte vene Kar-ka - qeneleci . Dmth ta kishte ngatruar ate Lumasin e gjendjes civile , sepse ka brenda dhe qen. Megjithse qeni mund te zevendesohet me cdo emer shpendi si psh Zog.. Kar - ka -zogleci fundja dhe Enverleci...Vallai humor ke , sidomos kur i paraprin prurjeve me "tablo sinoptike " smiley . Per ideal te Partise je i madh . Nuk po them se kesaj radhe ja kalon dhe Emigrantit ne humor!

Idris,

deshiroj te me shuash nje kuriozitet, nese mundesh. Por e kerkoj sinqerisht, pa para-prapa gjykime smiley. Se qe je i kenduar, dhe i zgjuar, (per mencurine nuk mund te shprehem smiley ) mbrojtjen me kaq zell te sistemit qe u ndertua ne Shqiperi prej 1944 deri ne 1990 ne pergjithesi, dhe te Enver Hoxhes ne vecanti, e ben sepse:

1- Vertet beson se ka qene shume i mire?

2- Nuk ka asgje te vertete qe njerezit kane vuajtur?

3- Nuk eshte e vertete qe ka patur mungese lirie?

4- Ke patur poste te rendesishme?

5- Zhgenjimi prej tij ka qene kaq i madh sa e ke te pamundur ta besosh dhe vazhdon ta mbrosh?

 Kaq me vijne ndermend tani :0

Por te lutem, mos fillo me argumentat e "leshit" tip Vicidol e Shurra (ku para u-se mungon nje p) etj.

Faleminderit paraprakisht.

Ca pyetjesh te bukura.

Po shtoj dhe une ca

1 egziston lumturia?

2 E donte me shume Romeua Xhulieten, apo Xhulieta thjesht donte te martohej dhe bente sikur e donte me shume?

3) babai i xhulietes i paguante taksat, dhe a kishte bicikleta ne ate kohe?

4)Enverit do ti pelqente Bjordi nese do shifte BB?

Kaq kisha unesmiley)

Jepini Cezarit ate qe i takon Cezarit. Ja e shkulem diktatorin, e pshurrem dhe sikterisem por cfare mbeti ? Nje grope ne rrjedhen e kohes, nje vrime e zeze e cila thith pambarimisht frustimet tona pesedhjetvjecare?? Diktatori i jep vulen e tij kohes por koha nuk eshte vete diktatori. Sa me shume i largohemi asaj kohe, aq me shume ne preceptimin e brezave  qe nuk e  jetuan ate kohe diktatatori ka rrezikun te reduktohet ne nje leshko qesharak, tebdil bari , nje kukull naive ne duart e fatit te mbrapshte qe i ra persiper ketij populli.

Po ndodh e njejta histori si dikur kur diktatori dhe propaganda e tij Zogun e quante satrap dhe ne fantazine e femijeve filloriste tingellonte: Sa-trap paska qene. ! Studjues te huaj e cilesojne si diktatori dinak.Faktikisht ketu komunizmi mori trajtat me monstruoze. Cilat jane rrenjet e kesaj katastrofe?Dikush mund te thote kjo erdhi nga fakti se komunistet shqiptare (themeluesit) nuk e  kishin haberin e Marksit, as te teorive te shtetit dhe ekonomise(pra injoranca) . Po lexoj kujtimet e M.Gjilasit " Si e njoha Titon"   Autori pohon se si Tito, me arsim te cunguar dhe proletar, me ca kurse partie ne BS , u ngjit ne majat me te larta  dhe pavaresisht nga veset, mjetet makiavelike, intrigat etj. ,   krijoi kultin e tij te paprekshem por nuk u shnderrua ne diktator te tipit stalinist.Nejse , hapet shume muhbati dhe fantazia gelon.

Spiritus, mos u ngatarro kot, ketu po shkruhet me monstra te tipit Stalin, qe ekzekutoi 20 milione bashkeatdhetare te tij si dhe per Hoxhen nxenesin besnik qe e imitoi deri ne thelb. Ketu nuk po flitet per diktatoret ne pergjithesi. As per teorine e Marxit sa e zbatuan ata. Po te merreshim me ata te shek IXX eshte dhe Lenin edhe Tito, edhe Gomulka edhe Caucesku, edhe Brzhnjevi por edhe Kastro. Por te gjithe keta diktatore kane patur ate qe kundershtaret i kane perndjekur por edhe i kane lene te largohen e te shkruajne jashte vendit te tyre. Jefushenko e Solxheniski, ose edhe Gilas qe ti permend, po te kishin punuar nen diktatin e Ketyre dy monstrave nuk do tu degjohej jo emri, por edhe kockat nuk do tu gjendeshin. Prandaj edhe jane simbol ne monstruozitet. Ky joni shkoi edhe me tej e u be unikal nder diktatore, shkaterroi me themel objektet e kulteve fetare dhe klerin e te tre feve e perndoqi deri ne eliminim total.

 Do ishte me interes te dinim ndonje gje mbi kujtimet  e monstrave Curcill dhe monstres Ruzvelt , se c'ndienin kur takonin monstren Stalin

tek kujtimet e veta, Çurçilli shkruan se ne Jalte, perpara takimit vendosi qe mos te çohet ne kembe kur Stalini te hynte ne salle.

mirepo kur Stalini hyri, pa vetetedije, frap nje tu çuar si ushtar.

ps: personaliteti eshte cilesi e lindur tek njeriu, nuk fitohet me eksperience. tjetra eshte qe Enveri u be kriminel ngaqe ishte i rrethuar me kriminele. ne shqiperi u vendosen te njejtat ligje me vendet e tjera komuniste te europes lindore, por vetem ne shqiperi terrori u çua ne ekstrem, duke likujduar edhe me te voglin mendim te lire e te pavarur.

Enveri donte vetem te konsolidonte pushtetin. te tjeret per te pasur postet e pakta qe shteti miserabel shqiptar ofronte, spiunuan, burgosn e vrane, çdo njeri qe u ofronte mundesi, prej prejardhjes ose veprimtarise se tija private.

ajo qe behet dhe sot, mnjf. vetem se duke mos pasur se ku mbeshtetet vrasja, atehere korruptohet pothuaj çdo veprimtari e jetes. 

nuk na e pati fajin Enveri dhe aq  smiley

hmmm Jevgjeni Xhurashvilli... paska pese dit me e apelu, Mrrok. Kerkoka marrrje te fyerjes mrapc, nje falje (apology) publike dhe guess what... demshperblim monetar.

Mund te jete lajm koti per shume vende, por une do e vija si kryesor per ne. Shkon mire edhe me ate temen "Me Stalinin"! Fakte te thjeshta fare keto, qe rrezojne shume teorira mbi qasjen ndaj kategorise Stalin dhe diktator komunist. Tjetri ka urdheruar vdekjen e te pakten 724,000 vetave, thote artikulli (pa permend oficeret polake), dhe keto nuk i quhen per gje. Perkundrazi, ka nje vektor shume te forte rehabilitimi atje (ne Rusi) dhe vete diskutimi i ceshtjes, cuarja e problemit per gjykim eshte nje tregues i forte qe me dukurine/figurat ne fjale jo vetem qe nuk jane lare hesapet, por as qe ka "sy per Qabe" me qasjet emotive dhe eksklamative. Mendimi im eshte qe vetem me krimin baze, ate ndaj njerzve te thjeshte fare, qe nuk e ngriten zerin kurre dhe qe jane "ne rregull" me cdo rregjim, mund te kete nje shprese per ndarje fundore nga e keqja qe diskutohet. Dhe jo se krimet e perbindshme nuk jane; perkundrazi, jane, vecse jane si maje ajsbergu. Bejne drama dhe libra per se mbari, perlotojne sy, apelojne emocione te fuqishme... por me shume se kaq... vallaj... smiley

Jam i bindur qe ka perkrahes te Stalinit qe do thone qe keta 724 mije do kene thyer nje rregull a dicka dhe jane denuar ne baze te ligjeve te kohes, ashtu si ti denohesh sot me gjobe kur parkon gabim. Tocka. Ka te drejte, s'ka te drejte ai boti qe e thote kete, drugij mesele. Ec e gjeje. Te drejten s'e ka kush me tapi. Ndersa kur ti m'gjobit mu me makinen te parkume ne rregull, nuk ka bir none me fillu gerr verret.

FLM per linkun!

Tjetri ka urdheruar vdekjen e te pakten 724,000 vetave, thote artikulli (pa permend oficeret polake),

Kam pas nji ne shkolle ketu, me origjine cifute nga ukraina, qe e kishte fiksim kete te drejten e njerezve per te mbajtur arme! Argumenti i vetem i tij qe mbante uje (in hindsight, of course) ishte pikerisht pocaqia qe shkaktoi Stalini!

Thosh cifuti yne i mire: Po te kishte populli arme, dhe nqs ky do ishte nje fakt i njohur nga Stalini, ahere as ai nuk do guxonte t'a abuzonte popullin ne ate fare feje!

Nejse!

Debat shum i koklavit, Mrrok. Armet, si dhe denimi me vdekje. Te tilla qe mbase nuk do kene nje pergjigje fundore per nje te ardhme te afert. Nuk di...

Mire po e perseris !

Ne se nuk ke qene pjestare e "fsheses" do isha shume kurioz te dija prej teje ose dhe te me numuroje disa objekte kulti pervec Tyrbes se Vucidolit dhe  Gurit te Shatrivacit qe i bente te "pillnin " ato merhemet po te ferkoheshin . Per tyrben je vet i/e kenduar !

Respekte !

Me pas ndoshta i marr ne konsiderate edhe une pyetjet e tua ! 

Idris,

kerkoj ndjese qe nuk pata mundesi te ndjek pergjigjen tende.

Sipas fjalise se pare, lihet te kuptohet qe ke lene nje koment tjeter, por qe ndoshta Admin e ka fshire.

Pyetjet e mia ishin te sinqerta, ndoshta edhe pak naive, por gjithesesi te sinqerta.

Sa per sqarim, nuk jam femer smiley

Te jesh i bindur qe asnjehere s'jam marre me "fshesa" smiley Ti mendon se une jam "fshesaxhi"? Ta kam lene kete pershtypje? Madje po te them nje episod qe ndoshta nuk eshte per t'u mburrur, por gjithesesi po e them, se ndoshta behet me e qarte qe e kam pa te keq.

Ne fillim te vitit 1991, kur filloi ngritja e degeve te PD e PR ne rrethe, erdhen e me kontaktuan Drejtues te larte te PD, qe i gjen edhe sot ne Qeveri, e me kerkuan te Kryesoj degen e PD ne Qytetin tim. I falenderova, por nuk pranova. Jo se me mungonin aftesite, apo guximi, aq me teper qe miklimi ishte teper i madh, por nuk e gjeja veten te merresha me politike. Dhe nuk jam penduar aspak, ndonese ata qe pranuan, privatizuan edhe fabrika qe ishin nderuar ne fund te viteve 80-te. Por ky eshte tjeter moral.

Une e kam fjalen vetem per periudhen 1944-1990.

Megjithate, mirekuptoj edhe te drejten tende qe te mos pergjigjesh.

Respekte, gjithashtu!

Syri, ndoshta eshte vendi dhe casti per ta thene kete. Ideja qe jo pak ketu kane mbi Idrisin si "enverist", "shkolle e vjeter" e ku di se c'mufka te tjera, eshte nje keqkuptim qe vjen si rrjedhoje e njedimesionalitetit te tyre, pertacise ne zberthim te mendimit te tjetrit, marrjes shume seriozisht te vetes dhe te leximeve qe terheqin pas hunde ose si qorri pas muri, kufizimeve ne fushe te logjikes formale dhe nje mungese inherente ne fusha te shkencave ekzakte me pasoje nje varferi te spikatur ne analize dhe sinteze.

Jo i nderuar Sy dhe shumem i bukur , jo vetem i bukur !

Une mund te drejtoja cfaredo dege si te PD , PS  PP dhe pata edhe propozim zulmemadh nga te NM " do menoj nana per ty or BIR! smiley...por ashtu si Juve nuk pata deshire te angazhohesha . 

Une kam shume deshire te pergjigjem dhe te SHTRIHEM sa te jete e mundur ne ate bote te PAPERSERITSHME te Popullit e te Atdheut tim me emer SHQIPERI qe realizoi ne ato vite prej 44 deri ne 90 , por jo te prera me thike. Nejse ,vjen koha qe nje gje e tille edhe te mundesohet tek PPU . Kam besim. 

Megjithate gjithshka mbetet reciprocitet. Ne se me gjith mend me jep nje pergjigje per objektet e "kultit" te prishura ...une pranoj te te pergjigjem . Dhe qe te jemi ne nje mendje per te mos ta zgjatur , perjashtoje Enverin dhe po munde ne mes fut Meksin , Ceken F.Xhaferin , Saliun, Nanon , Godon etj te ditur ose te rij qe nxiten , perkaren dhe tejcuan kete nisme per aq sa JU keni dijeni . Ne se ke qene dhe vet pjestar na jep ndonje shembull se kush te "genjeu" dhe cfare bere konkretisht ndaj Objekteve te Kultit smiley

Gjithmone respekte duke mos te perjashtuar nga te privilegjuarit e "fshesareve" buddallej, frikacake dhe me mend deri tek gryka....te pakten ne kete rast komunikimi midis nesh ! 

: Po te kishte populli arme, dhe nqs ky do ishte nje fakt i njohur nga Stalini, ahere as ai nuk do guxonte t'a abuzonte popullin ne ate fare feje..

I nerumi Mrokell ...Besoj ke lexuar ndonje rresht nga Historia qe ato ARME oficeret polake smiley i perdoren per te vrare e masakruar si me shifra te zvogeluara rreth nja dy miljone Ruse.

Ja nje episod per Keninsbergun ( Kaliningradin)

I vune harten perpara dhe i thane se " Aleatet kerkojne qe Keninsbergu te mbetet nga ana e Perendimit sepse eshte "palca " e aristokracise Austriake"

Dhe ( sipas perkthimit te pare  ) qetesisht pyeti " Sa ushtare na jane vrare ne betejen per te marre kete qytet' ? - " 1 miljon e 2oo mije " - ju pergjigjen. "po nga gjermanet  sa jane vrare  per ta mbrojtur " - "Aty tek 500 mijshi - i thane " Shume gjak i yne eshte derdhur . Te qendroje nga ne ".

Libra si te atij mullahut anglez dhe te mullaheve tane SOT po ta perseris SOT nxjerr me TONELATA por ne kohen kur vershellejne gjylet vriten robt si milingona .....duhen njerez me karakter te FORTE jo llapaqener !

Jam i bindur qe nuk do vonojne punimet e Bweqireve ,filosofeve, sociologeve , shoqatave te Elses , Hunjve e me radhe ,per ta etiketuar UCK Historikisht si repart Terroristesh dhe po aq i bindur qe do shtyhen me brryla frymezuesit e tyre shpirteror kush te vendos lule tek varret e "Nene Shqiperi " me fal te Adem Jasharit" , per nje cike Atdhedashuri smiley

 

oficeret polake

Jo, jo i dashur!

Pa dash me hy ne debat me ty, du,  te t'a coj vemendjen ne levizjet e Stalinit ne vitet 30!

Koha e spastrimeve te medha, dhe ne mos qofsha i gabuar, koha e Ujes se Madhe ne Ukraine dhe Don!

Eshte kjo kohe kur njeriu shkonte si qeni ne vreshte, dhe as Bashkimi Sovjetik nuk ishte ne rrezik, as regjimi komunist jo! Ishte thjeshte nje abuzim i permasave te medha, qe, sipas opinionit (jo krejtesisht pa vlere) te ketij mikut tim arme-dashes, do mund te shmangej, nese populli kishte arme!

Nejse! smiley

Drizo

Po pertoja fort me shkrujt detaje historike, por nejse, nuk durova dot dhe:

1. Konigsbergu ishte zemra e Prusianeve te vjeter e jo Austrise (jo ndonje ndryshim i madh). Dhe sa per sulmin mbi qytetin ne 6-9 Prill te 1945 humbjet totale te sovjeteve ishin jo me teper se 60,000 (perfshi dhe te plagosurit). Me duket se e ngaterron me Stalingradin (ose Kievin, ose Mosken, ose Leningradin).

2. Dy milione Ruse te vrare nga Polaket? (armet e Polakeve??) Kur keshtu mer jahu. Rusia e ka "perdhunu" Polonine rregullisht qe nga koha e Pjetrit te madh... Lufta Ruso-Polake e 1919-21 u be ne Ukraine e Bjellorusi dhe gjithe-gjithe u vrane nja 100-150 mije USHTARE sovietike. Polonia nuk egzistonte para 1919 qe te "mbushte Ukrainen me arme"

Po e mbyll me kaq se do me marrin me shpulla per keto detaje. Sa per historine...lexo mer daje ca libra se me te thenat e veteraneve, ne e pinim kafen per nje jave ne Athine ne 1976n.

Te Fala

Nevrua

Koha e spastrimeve te medha, dhe ne mos qofsha i gabuar, koha e Ujes se Madhe ne Ukraine dhe Don!

E ke fjalën për Holodomorin ti Mrrok.

Megjithëse, rregjimi ishte në rrezik, të paktën sipas Stalinit. Se fermerët ukrainas refuzonin të organizoheshin në kolkoze. Kështu ai i la pa bukë fare.

p.s ai miku çifut ka të drejtë. Njisoj me ne, 97' nuk do kishte nëse populli mbante armë.

E drejte!

Rregjimi, megjithate, nuk ishte ne rrezik, sipas kuptimit tradicional te fjales "rrezik"!

 

I lindur në një shtet 99% agrar që drejtohej nga 1925 deri në 1939 nga një tip me emrin Zog, Hoxha erdhi në pushtet pas luftës së dytë botërore dhe fitoi shpejt famë si një ultra-stalinist, duke spastruar partinë vazhdimisht për 40 vjet dhe duke e zhytur vendin në varfëri të thellë dhe izolim pothuajse total.

Pse genjejne keta. Ne kemi qene 99% intelektuale, humaniste me tendenca post moderne. Pse si ata ishim ne, qe kane akoma gjakmarrje, dhe qe u vriten njerezit ne mes te dites me diell....

Enveri u prish ne Paris, se sa jetonte ketej ishte i ndjeshem...........
 

Nevro , paske damar luftetari dhe kjo me ben te ndihem bashkebisedues.

Do kisha deshire te bije ndonje argument tjeter perse nuk ju la "armikut " aiqyteti Prusian ?? Ke lexu ndonje gje , pervec ketij shkaku ?

Gjithsesi mire eshte por jo e domosdoshme , te mos thellohesh shume sepse po  behet fjale per nje "moster" pas lufte. A ke digju gjo per "armaten polake " aleate te Gjermaneve kunder Rusise ? Une deri tani nuk kam digjuar te kete armate pa oficere smiley 

Po qe per Pjetra e te tjere ,  zhytu se ka me , qe nga koha e Paneve ..dhe biles me thelle ne ate te majmuneve . Por gjithsesi dhe shume nuk na interesojne mardheniet midis se njejtes RACE . Problemi ketu qendron POLITIK si methene sot Per BUSHIN ...MONSTER per ngjarjet e te vraret ne IRAK ose dhe per sulme e vrasje te tjera ndaj teroristeve!

Dhe keshtu meqe ke qene i kafeneve , ndoshta te duket cudi qe e pinim kafen ne Athine! Paske qene Komisar , ose lloj .... se i ben vitet lesh e li smiley

Ne mos u truj hajde here pas here se i jep gjalleri !

 

Jo mer Driz jo, jam goxha i ri per te qene komisar, por meqe gjysma e familjes ishin ushtarake, keto gjona degjoheshin shpesh.  Meqe i hyme ketij muhabeti, une nuk eshte se i du fort Ruset (ose Sovietet meqe jane gati njesoj), por sa per Konigsbergun mire e bene se pas atyre shkaterrimeve qe pesuan, natyrisht qe duej ti denonin gjermanet deri ne palce (Plus i duhej dhe nje port i "ngrohte" ne Balltik). E drejte apo jo, ne kontekstin historik, u be dhe mire qe u be.

Armata polake ishte natyrisht rrjedhoje e krijimit te shtetit te ri Polak e sajuar ne fillim nga gjermanet e pastaj mori formen e ushtrise se nje shteti te pavarur me ndihmen e Francezeve te gjeneralit Maxime Wyngan. Por periudha 1917-1921 ishte kohe rrumpalle, me Polake e Sovietike duke fituar e humbur sa e sa here. Nejse, per polaket me vjen ca keq se kane vuajtur si ne allbanezet, por shume me teper se ne, jane me krenar per historine e tyre dhe aq sa kane mundur te arrijne te rrethuar nga ujqer te medhenj.

Kurse ne fund, per monstrat, po perpiqem te evitoj te vraret neper luftra, packa se eshte e veshtire te ndash shapin nga sheqeri. Me shume e kam me ata udheheqes, qe torturojne popullin e vet. Stalini, Mao, Pinoceti, Mobutu, etj, (pershi ketu dhe ish tonin prej Gjirokastre), marrin status te vecante ne ferrin tim imagjinar (Hitleri eshte nje cike jashte imagjinates time per denimin qe po ha!!)  Eh, historia e shkrete, thosh Mark Twein, nuk eshte se perseritet njesoj, por i vjen aty afer si nje vjershe kalamajsh.

PS. Sa per kafe, edhe ketu ne Amerike, nuk e ndaj ekspresin pa nja 4-5 here ne dite smiley

 

J. i nerum!

Ndoshta je nxituar pak dhe them se nuk te lejohet !

Ne kohen e Enver Hoxhes ishin depot ne mes te fshatrave , hapur , me roje shurdhe dhe sakate ...ose dhe ushtare pika hapjesh ( nja kater cope per qindra automatike , dhjetra topa e mortaja e tonelata municione) ! Kishte dhe "kunder " sistemit qe mezi pritnin te "rrembenin armet " smiley

Nuk po e vazhdoj me! 

Paqe nevriko....E mendova qe kishe damar "ushtaraku" ose "studiues ushtaraku" se u fute te Keninsbergu hairhaber smiley.

Une mbroj TEZEN qe "shkeputja nga konteksti  i ngjarjeve dhe veprimtarive te personaliteteve te kohes " duke i emertuar me nje logjike e fjalor te nje KOHE qe nuk ka asnje lidhje me te , qe nuk perfshihen tek njerzit qe bejne e pershkruajne Ligjesite Historike , qe nuk analizojne Fakte etj etj  por vetem ETKETOJNE ..... eshte shume pak per ti cilesuar  pjelle e MONSTRAVE .

Ndersa ata qe i "perpijne" keto me nje fryme i kemi ketu tek PPU nen siglen e SHURRES ( pas Sh vur nje P)  smiley . Ata shohin endra me Kucedra e Perbindsha , me Dragoj e Monstra qe me se fundi vjen Gjergj Elez Sali Berisha me Topuz dhe i vret, me Flake i djeg , me Shpate i pret dhe ....cliron Popujt anekend Botes ! smiley

Mali me malin nuk piqet , por kafja me kafen edhe piqet .Piqet per takohen smiley

Artikulli eshte i pakuptimte me duket. Eshte nje eksperiment alla Guardian!

Dikush i ka vene vetes detyre te lexoj librat e diktatoreve dhe te shkruaj per librin. Ky personi nuk ka qene kurre ne shqiperi, nuk di asgje per historine e  shqiperine.Kjo duket lehte qe nga paragrafet e para, te cilat  jane copy/paste i  rendomte i artikujve te tjere per shqiperine. I njejti rendim: Tall bythen me nje mbret me emrin Zog, Monstra/ Djalli me emrin Enver si edhe firmat piramidale me 97 (kete pjesen e fundit i ka bere delete autori se dallohet shume). Ahhhhh  po, mos harrojme edhe glorifikimi deri ne "hero" i Pitkinit per Shqiptaret!!!

Por ka nje te mire! Na meson se c'mund te ndodhe kur nje njeri ( sado i kulturuar ne vendin e tij) pa patur asnje njohuri per prejarrdhjen e librit/vendit eshte nje medioker i rendomte ne analize! Mbase eshte edhe fakti qe  te analizosh nje liber politik te viteve 70 me mendet e viteve 2000 eshte midiokritet.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).