Shembet pjesërisht hoteli në plazhin e Golemit, plagosen disa persona

GOLEM(UPDATE)- Një ngjarje e rëndë është shënuar pak më parë në zonën e plazhit në Golem. Një hotel 4 katësh është shembur pjesërisht, duke rrezikuar jetën e personave që ishin në të.

Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes mësohet se janë lënduar 5 nxënës kosovarë që ishin prej disa ditësh në këtë hotel për të pushuar.
Ata janë transportuar në spitalin e qytetit të Durrësit dhe për fat, sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia është drejtuar për në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e shkaqeve të shembjes së ndërtesës, që për momentin mbeten ende të paqarta.

Bëhet fjalë për shembjen e një ballkoni dhe të një muri mbajtës të dy dhomave, por të gjitha të dhënat janë paraprake.

4 Komente

Shyqyr qe nuk ishte me tragjik incidenti, se sa per shembien pjeserisht te hotelit, shume eshte vonuar, do pasojne ne rradhe edhe te tjere... smiley

he he... pak pesimist mesazhi yt. E kuptoj qe e kishe me shaka. Me kujtove nje shprehje te bukur, por me fal per nxitimin ne perkthim : 

Me mire te jetosh me shpresen qe ke pasur te drejt dhe te maresh vesh nje minut para vdeksej se e kishe gabim se sa te jetosh gjithe jeten pa shpres dhe idera negative dhe nje minut para vdekje te kuptosh se prap ishe gabuar. lol 

Të uroj nje mbasdite te kendshme smiley

 

 Mesim per urbanistiken e bashkive dhe te komunave dhe per inspektoriatin e ndertimeve, per te pare ter parametrat teknike gjate ndertimit, dhe jo vetem pas ndertimit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).