Serbi: Inisiativa te reja per Kosoven

Nga agjensia e lajmeve Beta, Tanjug

Beograd-- Presidenti Boris Tadić thote qe Beogradi do te vazhdoje te insistoje ne rifillimin e bisedimeve me Kosoven, dhe ende synon arritjen e nje kompromisi me Prishtinen.

Kjo strategji, pohoi Tadic per televizionin shteteror serb RTS, do te vazhdoje te implementohet pavaresisht nga vendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesis (GjND) mbi legalitetin e shpalljes te njeanshme te pavaresise prej Shqiptareve etnike te Kosoves.

Tadić gjithashtu theksoi se politika e paqes e "imunizon Serbine prej sulmeve qe mund ti behen prej publikut nderkombetar".

Sipas tij, "nuk ka asnje dyshim qe gjerat qe kane te bejne me Kosoven dhe Metohine mund te ndryshojne, ose si konsekuence e krizes ekonomike globale, ose prej ndryshimeve ne marrdhenie ne skenen politike nderkombetare. Ne rastin e dyte, fakti qe ne anen e Serbise rrjeshtohen dy shtete me influence, Kina dhe Rusia, eshte i nje rendesie madhore."

"Per sa i perket gjygjit ne GjND, ne do te marrim nje vendim ne kohen e pershtatme. Po analizojme cdo model dhe shpresojme per nje verdikt pozitiv per ne," thote Tadic.

Presidenti citohet nga faqja e RTS-se te kete thene, "Para disa vjetesh nje politikan boteror me pat thene, 'Heret a vone duhet te njihni pavaresine e Kosoves'. Ndersa sivjet, i njejti politikan me foli keshtu 'Se shpejti komuniteti nderkombetar do t'ju ktheje c'ju takon'."

4 Komente

Kaq idjot qenka me te vertete publiku serb sa te talle trapin dhe presidenti i tyre me ta? Po qe qenkemi me te ngjashem sesa mendohet? Tall trapin Sala me shqiptaret, tall trapin Tadic me serbet... ec e merre vesh; keta sikur kane qene shoke banke mer jahu!

E lexova,po nuk pashe gjekundi tallje trapi me popullin.

takova zotin ... ai m'tha mue, un i thash ati...

 

Ke ju kujton?

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).